
Si sot nje vit me pare u largua nga kjo jete nje mik i mire i shoqates “Alba – Dansk” ,nje mik e koleg i radio “Projektit 21”,por dhe nje mik i mbare i komunitet shqiptar ne Danimark dhe ai eshte Alimurat Iseni ,apo Lati sic jemi mesuar ta therrasim te gjithe. Lati ishte nje njeri i zemer mire ,shume i dashuruar me familjen,me shoket e miqte e tij,por ne menyre te vecante me sportin,qe ai qe ne femijerine e tij u muar rregullisht me sport. Me largimin e tij nga vendelindja dhe vendosjen e tij ne Danimarke,ai i zgjeroi njohurite e tija duke hyre ne disa kurse ,per tu perfeksionuar edhe me mire. Ai ka luajtur si portier ne fillimet e tij ,me pas sulmues dhe pas tranier dhe refer i sportit. Ai u aktivizua shume me te rinjte shqiptare ne Danimarke per ti pregatitur ata si profesioniste te mire ne fushen e sportit.
Por krahas sportit ai u muar dhe me veprimtarite e shumta kulturore te zhvilluara ne Danimarke ku shquhej per organizimin e tij ne menyre prefekte. Aty ku ishte Lati asgje nuk calonte. Ai ishte i kudogjendur. Ai aktivizohej edhe ne radio projekt ,me lajme per sportin ne fillimet e tij ne radio dhe me vone u perfeshi edhe ne aksionet humanitare,qe radio projekti organizonte per te ndihmuar familjet e deshmorve te luftes e te familjeve te kushte te renda ekonomike ,ne Kosove e Maqedoni.
Per punen e tij te palodhur ne komunitet ai u vleresua nga shoqata “Alba – Dansk me mirenjohjen e shoqates.
Alimurat Iseni do mbetet perhere mik i shoqates “Alba – Dansk”
I perjetshem kujtimi i tij
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
Kopenhagen- Danimarke 18 Dhjetor 2014


Leave a Reply