
Sic ben te ditur Kryesia e Shoqates Alba – Dansk ,Kryetari i Shoqates z. Arben Hoxhaj prej disa ditesh ndollin per vizite pune ne shtetin e Maqedonise. Gjate ketyre diteve Ai u takua me personalitete te ndryshme te jetes politike dhe kulturore te shqiptarve te Maqedonise. Tema e atyre takimeve ishte bashkepunimi me i mire ne te gjitha fushat me mergimtaret tane e kjo te behet ne menyre institucionale nepermjet shoqatave qe veprojne ne Diaspore. Ne keto takime u shpalos puna e mire qe ben shoqata Alba – Dansk ne integrimin e shqiptarve ne jeten daneze,duke organizuar aktivitete me institucionet dhe shoqatat e tjera qe veprojne ne kete shtet Skandinav. Z. Hoxhaj dje u taku edhe me kryetaren e Komunes se Tetoves z. Teuta Arifi . Per me gjersisht cfare u fol ne kete takim do tju informojne ne nje shkrim tjeter te permbledhur nga vizita e Kryetarit te shoqates Alba – Dansk ne Maqdoni dhe nga takimet e tij … Me poshte po percjellim njoftimin qe Komuna Tetove ka nxjerre ne faqet e vet zyrtare…
Redaksia Alba – Dansk
______________


11.12.2014
Në sajë të ditës së sotme, Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim përfaqësues të organizatës shqiptaro-daneze, “Alba-Dansk”së bashku me kryesuesin e saj, z. Arben Hoxhaj. Në këtë takim u bisedua për aktivitetet e komunës brenda të cilave u shqyrtuan mundësi të bashkëpunimit konkret midis dy vendeve.
http://www.tetovo.gov.mk/getart.aspx?aid=844&lan=1


Leave a Reply