
Çmimi Nobel për Paqe shkon në duart e aktivistes pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila e ndan këtë çmim dhe me aktivistin për të drejtat e fëmijëve, Kailash Stayarthi nga India
OSLO – E reja nga Pakistani, Malala Yousafzai, mori Çmimin Nobel të Paqes ditën e mërkurë, pas dy ditësh festime për punën e arritur lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Malala u bë personi më i ri në moshë që merr një çmim të tillë. Ajo u vlerësua për fushatën e saj globale pro arsimimit, pasi u qëllua në kokë në autobusin e shkollës, në vitin 2012.
Disa grupe njerëzish në Pakistan, e kanë akuzuar atë si një kukull të Perëndimit, pasi ka shkelur parimet e islamit konservator.
“Unë e tregoj historinë time, jo sepse ajo është unike, por se ajo nuk është e tillë”, tha 17-vjeçarja, emri i së cilës është titulli i librit të saj dhe i organizatës.
“Kjo është historia e shumë vajzave”, tha Malala në Oslo, gjatë përvjetorit të vdekjes së industrialist suedez, Alfred Nobel.
Edhe pse fokusi ishte pa dyshim në Oslo të mërkurën, fituesit e çmimeve Nobel në letërsi, kimi, fizikë, mjekësi dhe ekonomi ishin mbledhur në Stokholm, për të marrë shpërblimet e tyre nga mbreti i Suedisë.
17-vjeçarja, bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2014, deklaroi se dëshiron të bëjë karrierë politike dhe një ditë të afërt të bëhet kryeministre e vendit të saj.
“New York Daily News” raporton se, Malala e ndan këtë çmim edhe me aktivistin për të drejtat e fëmijëve, Kailash Stayarthi, nga India.
Malala Yousafzai u qëllua nga talebanët, pasi refuzoi që të linte shkollën dhe nisi fushatën për arsimimin e fëmijëve.
/Shekulli Online/ J.C./


Leave a Reply