
Dashi
Demonstrime afeksioni nga ana e kolegëve dhe e miqve: do të keni raste të mira për të kaluar me ta momente të pëlqyeshme. Kushtojini kohë edhe vetes.
Demi
Organizoni një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit me njerëzit më të dashur për ju. Sot do të pësoni një gabim prej faj të dikujt tjetër.
Binjakët
Të reja të mira për këdo që jeton një dashuri të ndërlikuar apo ekstra: partneri nuk do ta vej re entuziazmin tuaj.
Gaforrja
Një miqësi mund të kthehet në dashuri. Do të keni dialog shumë të mirë në familje. Në punë do të ndieni shumë lodhje, por mbrëmja do të jetë e qetë.
Luani
Do të ndieni nevojën për t’u izoluar, për të reflektuar. Të tjerët nuk do t’ju kuptojnë. Mjafton që ju të keni besim në ato që do të bëni.
Virgjëresha
Jini të kujdesshëm ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Nuk janë miq të vërtetë. Qëndroni larg oportunistëve.
Peshorja
Do të ndiheni shumë të bezdisur nga disa situata që do t’ju përsëriten dhe nga diskutime të kota që do t’ju bëhen.
Akrepi
Sot do të jeni shumë të hutuar, ndaj bëni kujdes sepse mund të humbni diçka të rëndësishme. Nuk është mirë që ta xhelozoni partnerin për ta mbajtur pranë.
Shigjetari
Jini shoqëror me miqtë tuaj. Kontaktoni me persona të cilët merren me arsimin dhe shkollën, sepse do t’ju ndihmojnë shumë në punën që bëni.
Bricjapi
Për ju të bricjapit dita do të fillojë shumë mirë. Gjatë pasdites kini kujdes të mos përqendroheni te gjërat e padobishme dhe jodomethënëse.
Ujori
Është më mirë që t’u kërkoni falje personave të cilët i keni lënduar. Largoni të këqijat prej vetes. Miqtë e ndiejnë shumë mungesën tuaj.
Peshqit
Do të keni probleme ekonomike gjatë kësaj periudhe: ndonjë shpenzim i papritur mund të vërë në provë të vështirë financat tuaja.


Leave a Reply