
Në mbrëmjen e së hënës, më 2 qershor, një kroçierë e gjatë 70 metra ndaloi në afërsi të portit të Sarandës dhe prej andej pesë jahte luksozë u ankoruan në bedenat e portit.
Bëhet fjalë për kroçierën “Seabourn”, ku personi më “Vip” ishte presidenti i klubit të futbollit Monako, Dimitri Rybolovlev. Ai ka zgjedhur gjirin e qytetit jugor për të festuar ditëlindjen e vajzës së tij 25-vjeçare, Ekaterina.
Përveç bosit të skuadrës së Principatës në Francë, ishin edhe rreth 65 personalitete të famshëm dhe miliarderë. Grupi i personave ka udhëtuar nga Korfuzi në Sarandë në një vizitë “blic” private.
Mes tyre ishin pronari i kompanisë më të madhe të verërave në Amerikë, përfaqësues revistash mode dhe drejtues të lartë nga gazeta “New York Time”.
Miliarderët në mbrëmje u mblodhën sërish në kroçierë për të festuar 25-vjetorin e Ekaterina Rybolovlev. Ajo është e famshme po aq sa babai i saj, duke qenë një nga femrat milionere të botës, e cila është edhe pronare e dy ishujve grekë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply