Nëse do të dëgjonim trupin tonë do të kishim një shëndet dhe zakone shumë të mira në të ushqyer. Nepsi është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave, trupi ynë na dërgon sinjale të caktuara për ushqyesit që kemi më tepër nevojë. Ne po ju tregojmë se çfarë thotë trupi ynë kur kemi dëshira të shfrenuara për disa ushqime:
1. Çokollata
Dëshira për të ngrënë çokollata tregon mungesë magnezi. Plotësimi i kësaj mungese mund të arrihet duke konsumuar kakao organik, bajame, fara të llojeve të ndryshme (kungulli, luledielli).
2. Ushqime të kripura (Kokoshka, fruta të thata me kripë)
Mungesa e klorit është një nga arsyet kryesore që ju bën te keni neps për ushqime të kripura. Dëshira për të ngrënë kokoshka apo fruta të thata konsumimi i tepërt i të cilave mund të jetë i dëmshëm, mund të zëvendësohet me kripë deti. Përdorni një kripë të jodizuar në ushqimet që konsumoni, dhe mund t’i lejoni vetes të shtoni pak dozën e saj.
3. Sheqerna dhe karamele
Dëshira për të ngrënë ushqime të ëmbla, si karamele apo çfarëdolloj ëmbëlsire, tregon mungesë kromi, sulfuri dhe tripofani. Këto mund të zëvendësohen duke konsumuar mollë, banane, brokoli, hudhër, patate të ëmbla, spinaq, dhe mish pule.
4. Mish të kuq
Nëse keni neps për mish të kuq vazhdimisht, do të thotë se keni mungesë hekuri. Megjithëse konsumimi i mishit të kuq përditë, është i dëmshëm për organizmin, atëherë ju mund ta zëvendësoni atë me thjerrëza, panxhar të kuq, dhe rukola.
5. Patate të skuqura
Dëshira e madhe për të ngrënë ushqime të skuqura tregon mungesë kalciumi, e cila mund të zgjidhet duke ngrënë produkte si: kosi, djathi, brokoli, bajame, fasule, qiqra, farat e susamit etj.
6. Pije të gazuara
Pijet e gazuara jo vetëm që janë të dëmshme, por tregojnë që trupi juaj ka nevojë për kalcium, mungesa e të cilit mund të zëvendësohet me ushqimet e përmendura më sipër.
/Shekulli Online/E.H./
Leave a Reply