
Dhe vazhdojne falenderimet e mija, me shoqaten Alba -Dansk.
Po kesaj here jane te mrekullueshme, natyrale, miqesore, plot jete…
Ajo dite ishte nje dite si te gjitha te tjerat, po punoja me disa poezi te vjetra, kur me vjen nje mesazh nga miku im i nderuar Arben Hoxhaj.
E lexova me kujdes njehere, dhe njehere, edhe nje here, po nuk besoja ate qe lexoja.
Mes komplimentesh per poezine, me ftonte te postoja ne faqen e shoqates, duke i derguar me email dhe me pas me to do te punonte miku i tij po dhe i imi, i nderuari Luigj Shkodrani.
Oh, sa u gezova !
Me vrull te pa pare shfletoja te gjitha poezite me te bukura ose dhe ato te radhes.
Peshperisja me vete duke i dhene perparesi atyre qe mua me dukeshin poetikisht me te mira.Nje ndjesi frike ,pse jo dhe pasigurie me kalonte trupin.
Keshtu postova te parat me nje turp euforik, me friken se mos i zhgenjeja e me thonin:Hej, ed, ndero profesion nuk eshte per ty poezia..gjithmone me zemer te ngrire, kisha tension derisa te vinte nje pergjigje, cfardo, sido qe te ishte, vetem te vinte.
Por kur njeriu mendon keq ,cuditerisht, zoti i sjell ndryshe gjerat.Nderkohe qe mendja bluante re te zeza dhe pertypte kohe flori vinte nje buqete me lule e ndertuar me disa komplimente.
Keshtu fillova te shkrij ngurtesite brenda meje, medyshjet i shuaja pak e ngapak.
Arbeni ka nje stil te embel ne te folur ashtu si edhe Luigji.Flasim per ate qe duhet.
Prezantimi ishte i bukur, i thjeshte, dhe njerezor.
Sepse si them une, njerzit e mire njihen nepermjet kaligrafise, fotografise, nga qendrimi nepermjet bisedes.
Pra, keshtu nisi kjo miqesi sa profesionale aq e respektuar, sa fisnike aq dhe dinjitoze.
Ndaj
sot,
Dua ti falenderoj perzemersisht per disponueshmerine,
enegjine pozitive..
Ju uroj jete te gjate, begati familiare, dhe suksese ne cdo aspekt,
Mirenjohje,
Me respekt,Ed !


Leave a Reply