Te nderuar bashkombas, 100 vjetori i pavarsise po afron. Radio Projekt 21 dhe Alba-Dansk ju ftojne te jeni pjese e festimeve, qe do te organizojme ne kete 100 vjetor.
Behu dhe ti aktive ne kete jubile. Ashtu si ne Vlore 100 vjet me pare, ku nga 28 Netori deri me 2 Dhjetor u festua kjo feste e madhe e shqiptarve.
Se bashku me Radio Projekti 21 dhe shoqaten “Alba-Dansk”, le te festojme kete pervjetor kaq te madh te shqiptarve.
Ju anetare te Shoqates ” Alba-Dansk” dhe komuniteti e pafund i Radio Projektit 21, kudo qe ndodheni ,ejani se bashku te festojme ne nje program madheshtor ashtu sic i ka hije ketij pervjetori.
Ju ftojme edhe ju te dashur e te nderuar bashkombas qe jetoni ne shtetet fqinj ,si ne Suedi e Norvegji te jeni pjesemarre ne festen tone te perbashket te shqiptave.
Le te ndihet me i fuqishem se kurre zeri yne shqiptar.
Le te bucase e te tunden malet e te dridhen fushat e detet e oqeanet te cojne dallge nga zeri yne i fuqishem e solid,tu tregojme te gjithve, se edhe ne dime te fesojme e te gezojme per festen tone te pavarsise.
Te nderuar Motra e Vellezer !
Le te jete kjo feste per te gjithe familjen tuaj, komshinjet dhe miqte tane daneze ,merreni me vete dhe treojuni se si festojne shqiptaret ne nje bote te lire. Tu tregojme edhe atyre se ne jemi zeri i fuqishem i gjithe komuniteteve qe jetojne e punojne ne Danimarke.
Ne shqiptaret dime te punojme , dime edhe te argetohemi dhe dime te tregojme vlerat e traditat tona me te mira shqiptare.
Ne kete feste do te marrin pjese perfaqesues nga rreth 150 shoqata te huajve qe jane te rregjistruara ne Komitetin e shoqatave te te huajve (KUKS )dhe ne Komunen e Kopehages , ne Danimarke pjese e te cilave eshte edhe shoqata “Alba – Dansk” .
Ejani pra te festojme te gjithe kete 100 vjetor te Pavarsise se Shqiptarve .
Ky aktivitet kulmon m daten 01.12.2012, ne Nørrebrohalen.
Per saktesi te tjera, do ju veme ne dijeni ne ditet ne vazhdim, ne valet e radio Projektit 21 dhe ne faqen e Shoqates “Alba – Dansk”.
Me respekt
Kryesia e Radio “Projekt 21” dhe Shoqata “Alba – Dansk”.
Kopenhagen -Danimarke , 14 Tetor 2012.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply