
Autor: Rexhep Kryeziu
Me fjalën herrje nënkuptojmë eliminimin e lastarëve të rinj e të tepërt që janë zhvilluar në vendin e prerjes, në çepa, harqe, në kokën e gigjës, në krahët dhe trupin e kordonit, në bazën e trupit të kordonit dhe në çepat rezervë.
Herrja bëhet kryesisht me dorë dhe në kohën kur lastarët e arrijnë gjatësinë 10-20 cm d.m.th kur në grigjë të dallojmë lastarët prodhues nga ata joprodhues.
Në hardhitë e reja, deri në moshën e tyre 3 vjeçare, si dhe tek ato ku është në vazhdim e sipër formimi i kordonit apo forma bazë të hardhisë, dhe ku nuk është i nevojshëm dallimi i lastarëve prodhues nga ata joprodhues, herrja ndërmerret më herët, kur lastarët e zhvilluar arrijnë gjatësinë 3-6 centimetra. Herrja e sythave dhe lastarëve në këtë fazë të zhvillimit arrihet shumë lehtë, ku edhe me prekjet e lehtë ato eliminohen.
Në kushtet ku paraqitet rreziku i ngricave të hershme në pranverë, herrja duhet të ndërmerret kur ky rrezik kalon.
Me herrje, nga gigja eliminohen para së gjithash lastarët e tepërt ujë thithës, e mandej lastarët joprodhues dhe lastarët e tepërt prodhues apo me zhvillim jo të mjaftueshëm, pa marrë parasysh se prej cilave sytha janë zhvilluar.

Në qoftë se prej një sythi janë zhvilluar 2 apo 3 lastarë, kurse në këtë rast, gjatë herrjës lihet vetëm një lastar prodhues apo joprodhues më i zhvilluari, kurse lastarët më pak të zhvilluar eliminohen.
(Autori është ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, shkrimet në këtë portal janë të shkruara enkas për lexuesit e portalit RahovecPress)
Kur lastari i ri arrin gjatësinë nga 8 – 20 cm, është kohe ideale për fillimin herrjes së parë të vreshtës në cung. Është me rëndësi të madhe sepse nga kjo herrje me paramendim ngarkohet hardhia me numrin e llastoreve të planifikuar për masën e prodhuese të vreshtës.
Si duket një Hardhi ende i pa herrur nga varioteti Rizvaner (MülerTurgau)
Si duhet të duket në parim po e njëjta hardhi mbas herrjes e ngarkuar me 12 deri 14 lastar prodhues, plus 1 deri 2 lastar rezerve në kokën e hardhisë.
Herrja e lastarëve. A: para herrjes, me lastar joprodhues anësor; B: mbas herrjes lastari prodhues, pa lastarin joprodhues anësor
Herrja e gigjës së hardhisë në cung.




Leave a Reply