Do ta shurdhoj boten
me heshtjen time.
Dashakeqesit
zvarre do t’i terheq
gureve te jetes
thep me thep
te butesise qe kam,
qe me step.
Ne enderra do tu dal
here engjell, here djall.
Mbreteroj sallon madheshtor,
ne 49 metra katror.
Rrethuar jam me thjeshtesi
Kurora e dashurise
me ka hijeshi
Fuqi me japin
dy engjejt,
djemte e mi
Shpeshhere
buzet me vrapojne
drejt rrefimit
dhe ndalen te kafshojne
njera-tjetren
Heshtje.
Perlotja
me krip plagen e shpirtit
Dhimbjen time
çdo dite
e ujis me shprese
dhe enderrat
vetem me buzeqeshje.
Ne çdo moment
jam vetja
e per zili
s’me ze etja.
Gjurmet e dhimbjes
as bora e sivjetshme
nuk i mbuloi.
Yllin e mengjesit
strehuar kam ne gji
per te me ndriçuar
naten me stuhi.
http://www.shqiperiaonline.tv/poezi/vera-istrefi-dhimbja-ime/



Leave a Reply