Ke bere apo nuk ke bere dicka per te cilen pastaj je penduar me vone?
Ke bere dicka pastaj je ndjere keq per muaj dhe vite te tera pasi e ke bere??
Pendimi eshte pothuajse e njejta ndjenje si ndjenja e fajit me ndryshimin e vetem qe pendimi shfaqet vetem pasi situata tashme ka ndodhur. Mendja jote ti dergon keto ndjenja sepse do te jete e sigurte qe ti te mos besh me te njejten gje ne te ardhmen.
Pendimi eshte nje emocion shume i fuqishem dhe ai zakonisht ka paur sukses ne detyrimin e njerzve te mendohen shume here para se te bejne perseri dicka te keqe qe mund ta kene bere dhe me pare, por a e di qe ndjenjat e pendimit mund edhe te te rrine ne shpirt per vite te tera deri sa te bejne te ndihesh keq ne cdo moment te jetes tende?
Pishmanet e grubulluara nder vite
Se ke vene re qe shume njerez sa me shume rriten aq me keq ndihen? Mund te degjosh nje djale te ri qe thote: “Mos vajta 20 vjec, me iku adoloshenca, me iku jeta”, ose mund te degjosh nje burre te thote: “Ca tmerri te vesh 40 vjec kaq shpejt”.
Nje nga arsyet me te forta qe na ben te ndihemi keq sa me shume rritemi ne moshe eshte pishmanet per gjerat qe kemi bere ne te kaluaren, ose pishmanet per gjerat qe nuk i kemi bere. Marrim si shembull nje burre qe vlereson shume sinqeritetin dhe tipin e hapur dhe arrin 30 vjec pa arritur akoma qe te frenoje veten per te mos genjyer. Me shume mundesi nje nga rsyet qe e ben ate te ndihet keq ne moshen 30 vjecare eshte pishmani i grumbulluar gjate gjithe viteve te jetes ndersa ai vetem genjente.
Sa me shume rritemi aq me shume pendohemi per qellimet qe nuk i kemi arritur dhe per endrrat qe nuk kemi mundur ti bejme realitet. Nese dikush ka pas nje qellim te madh ne jete dhe nuk ka bere ndonjehere shume perpjekje per ta arritur ate qellim, atehere cdo vit qe kalon dhe qe rritet ai do te ndihet akoma dhe me keq per shkak te pishmaneve te grumbulluara.
Nga ana tjeter kjo do te thote dhe qe nese dikush ka bere gjerat qe ka besuar se jane te vlefshme dhe ka ecur ne drejtim te qellimeve te tij atehere ky person nuk do te ndihet keq kur vitet kalojne, perkundrazi do te ndihet shume here me mire.
Si te parandalosh grumbullimin e pishmaneve
Nese beson se dicka ka vlere per ty, atehere filloje ta besh ate gje tani. Nese beson ne Zot, atehere fillo te afrohesh me te sot, nese mendon se po ben dicka te gabuar atehere hiq dore prej saj tani, dhe nese ke endrra te medha, fillo te luftosh per to qe tani.
Perndryshe, ndjenjat e tua te zhgenjimit dhe te fajit do te te kthehen ne pendim dhe ky pendim mund te te shoqeroje per gjithe pjesen e mbetur te jetes tende. Edhe nese tani je 50 vjec, 60, apo edhe 70 vjec, nuk eshte vone, sepse sapo te fillosh te levizesh ne drejtim te qellimeve te tua, te vlerave dhe standarteve qe beson, per nje kohe te shkurter mendja jote automatikisht do ti terheqe te gjitha ato sinjalet e keqija qe te ka derguar deri tani dhe ndjenjat e pendimit do te zhduken.
Zakonisht ne vazhdojme ti kemi ndjenjat e pendimit per aq kohe sa ne ndjejme efektin e keq te gjerave qe kemi bere, por sapo te bejme dicka per kte, dhe sapo efektet e atyre gjerave te zhduken, po ashtu do te zhduken menjehere dhe pendimet tona.
Zbulime.wordpress.com nuk eshte nje site i komplikuar, as nje enciklopedi e merzitshme, por eshte nje vend perfekt ku ti mund te gjesh informacione te thjeshta, efektive dhe shume te zbatueshme ne jeten e perditshme. Nese mendon se kjo eshte reklame atehere thjesht lexo komentet per te pare se cmendim kane vizitoret per kte site.
Koha nuk i sheron plaget, por vecse i rrit me shume.
Koha sheron cdo plage

Cdo here qe hapni ndonje liber apo faqe interneti ku flitet per plaget qe njeriu merr ne jete, do te gjeni tek keto mendime si: Koha sheron cdo gje, nese je i/e merzitur thjesht prit ca kohe dhe do te te kaloje etj. Nese do ti kerkosh mendim nje shoku/shoqe gjithmone do te te thone te presesh deri sa te zhduket e gjithe merzia, sepse te gjithe keta besojne se koha sheron cdo plage. Ne fund te fundit te gjithe e kemi vene re qe kur na ndodh dicka shume e keqe, ndjenjat e keqija qe e shoqerojne kte ngjarje diten e neserme fillojne ta humbin intensitetin e tyre dhe brenda disa javeve mund te zhduken plotesisht.
Nga kjo duket sikur koha eshte nje sherues perfekt, apo jo? Ne fakt koha asnjehere nuk sheron, ajo mundohet te punoje gjithmone kundrra teje. Dhimbja qe ti mendon se u zhdukmund te jete thjesht e ndrydhur dhe e shtypur, por thelle ne brendesi ajo eshte akoma atje…
A sheron koha ne te vertete?
Nje pjesetar i faqes tone Hugoo tha ne nje koment: Koha eshte zjarri qe djeg cdo gje pervec vetvetes. Njerzit qe kane deshtuar te arrijne dicka ne te shkuaren kane tendencen te shfaqin inat dhe acarim ndaj cdo personi qe i qendron afer. Keta njerez jane te inatosur me vete jeten e tyre, kur ata nuk kane marre nga jeta ate qe kane dashur, kane vendosur tja zbrazin inatin njerzve te tjere perreth qe nuk kane asnje faj.
A e di qe femijet qe abuzohen dhe keqtrajtohen qe ne moshe te vogel, e kalojne gjithe pjesen tjeter te jetes se tyre me “friken nga njerzit” dhe me ankth prej te gjitheve, deri sa te marrin ndonje trajtim te vecante?
A e di qe pasiguria qe dikush ndjen sot mund te jete nje rezultat i ngacmimeve para 20 vjetesh qe kur ka qene ne fillore?
Pse nuk i ka sheruar koha gjithe keto plage? Dhe pse nuk jane zhdukur edhe pas gjithe atyre viteve qe kane kaluar? Thjesht sepse plaget emocionale nuk mund te sherohen duke i injoruar ato. Kur ti i injoron plaget emocionale mendja jote thjesht i shtyp ato dhimbje, por heret apo vone kjo dhimbje do te te vizitoje ne forma te tjera, si ne rastin e njerezve te inatosur me jeten qe shfyjne inatin tek cdo njeri qe u del perpara.
http://zbulime.wordpress.com




Leave a Reply