Kush ta fali bukurinë
Kush ta fali bukurinë
Që t’ë më trerosh të zinë!
Kur të pashë për të vluar,
Pëllumbeshe pendë-shkruar,
Bubu!plumb në kraharuar,
Plumb që vret duke gjëmuar!
Mbledhur shoqet me një qoshe,
Diç, m’ju flisje, diç m’ju thoshe,
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.
Pa me syçkëzat e tua,
Sy-larme!c’me folë mua.
Leshrave t’ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur në mes në balle,
Të më vesh në dhe të gjallë.
Dimër
Shpirti im që sot u mbyll
Dhe gëzimin m’a përzuri.
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.
Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar.
Duke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa më qit as pipëlim
Tërë fili, tërë jeta.
Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë te ti
Jet’ e trembur se mos vdesi…



Leave a Reply