
Gjatë një operacioni policor, të zhvilluar një ditë më parë, për goditjen e një grupi të organizuar kriminal të trafikut të përsonave në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia shqiptare arrestoi 15 persona dhe shpalli në kërkim ndërkombëtar edhe një tjetër. Operacioni u bë në bashkëpunim me organet amerikane të ybatimit të ligjit, Operacioni policor pёr ndalimin e tyre u shtri njёkohёsisht nё 6 rrethe tё vendit; nё Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi të Madhe, Durrёs dhe Elbasan dhe për realizimin e këtij operacioni antitrafik bashkëpunuan Drejtoria e Forcёs sё Posaçme Operacionale nё Departamentin pёr Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rёnda nё Policinё e Shtetit si dhe Drejtoria e Policisё sё Qarkut Shkodёr së bashku me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda.
Pesë prej të arrestuarve janë banorë të rrethit të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës ndërsa 9 të tjerë banorë të Tiranës. Në prangat e policisë ka rënë edhe një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare, bashkëpunëtor i këtij grupi kriminal. Ndërsa përsoni i shpallur në kërkim ndërkombëtar është një i ri 28 vjeçar nga Malësia e Madhe. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ajo që, bazuar në provat e paraqitura nga prokuroria, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për pjesëtarët e këtij grupi.
Operacioni policor antitrafik u zhvillua nё kuadёr tё njё hetimi intensiv tё shtrirё nё harkun kohor tё 4 muajve, duke shkёmbyer informacion tё vazhdueshёm me agjencitё ligjzbatuese amerikane.
Sipas policisë së shtetit, gjatë operacionit dy prej të arrestuarve; njëri shtetas shqiptar dhe tjetri maqedonas, ju sekuestruan sasi të mëdha dollarësh, ndërkohë që në banesën e një tjetri u sekuestrua një armë zjarri automatike si dhe municione luftarake.
Gjithashtu, policia njoftoi se, nga hetimet e gjertanishme dhe shkёmbimi i informacionit me autoritetet ligjzbatuese amerikane, është arritur në përfundimin se kёta shtetas, nё bashkёpunim me njёri-tjetrin, kanё organizuar dhe realizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarё nё drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt fitimit, qё varionte deri nё 24.000 dollarё pёr përson.
Është ky rasti i parë, me përmasa të tilla, i zbulimit të një grupi kriminal, që organizonte trafikimin e shtetasve shqiptarë në drejtim te Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt përfitimeve financiare. Ende nuk dihet se sa është numri i përsonave, që ky grup i mirëorganizuar ka arritur të trafikojë, po ndërkohë po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë së tij.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Gjykatën e rrethit gjyqësor të Shkodrës prej një muaji po vazhdon një proces gjyqësor ndaj 12 përsonave, përfshirë edhe kryetarin e komunës Postribë, të cilët akuzohen se përmes fallsifikimit të dokumenteve zyrtare, kanë ndihmuar një numër përsonash për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply