Femrat janë më të predispozuara të falin aventurat e partnerit të tyre, sipas një studimi të publikuar në revistën Psychological Science.
Si arritën shkencëtarët në këtë konkluzion? 500 çifteve ua shpërndanë disa pyetësorë, në lidhje me tradhtinë në çift, dhe kuptuan që arsyet për të cilën femrat dhe meshkujt janë të shqetësuar nga aventurat e seksit të kundërt janë shumë të ndryshme.
Sipas studimit, femrave nuk i pengon aq shumë fakti qe partneri i tyre ka bërë seks me një femër tjetër, por i shqetëson fakti që mund të ketë një lidhje emocionale me femrën tjetër, gjë që mund ta mbyllë lidhjen me to.
Meshkujt, përkundrazi, nuk mendohen tek implikimi emocional të cilin mund ta ketë partnerja tyre me një person tjetër, por i shqetëson fakti që mund të ketë raporte seksuale me meshkuj të tjerë.
Hulumtimi tregon që mbi 75% e femrave do i jepnin një mundësi të dytë partnerit në qoftë se ky do i tradhton. Meshkujt, surprizë ose jo, nuk besojnë në mundësinë e dytë, thonë që në qoftë se partnerja i tradhtoi një herë do e bej dhe herën e dytë dhe të tretë (vetëm 23% nga meshkujt e pyetur u përgjigjën që do i falnin një aventurë partneres).
Meshkujt, „skllevërit” e biologjisë së tyre?!
Pse tradhtojnë meshkujt? Shumë prej tyre thonë që nuk do e bënin, por janë „skllevërit” e biologjisë së tyre? T’i besojmë? „Kështu funksionon gjenetika jonë”, thotë një mashkull 32 vjeçar. „Historikisht, mashkulli duhej të shpërndante „farën” me sa më shumë femra që të sigurojë vazhdimësinë e specieve. Por kjo nuk domethënë që ne nuk mund të kontrollohemi. Është një luftë e përhershme midis moralit dhe mënyrës në të cilën jemi të ndërtuar”, shton ai.

Pak a shumë femrat dhe meshkujt, tradhtojnë për arsye të njëjta, më e shpeshta është : „kërkoj në vend tjetër atë që nuk kam në shtëpi”. Për këtë nuk është i fajshëm vetëm njëri nga partnerët, por të dy.
Interesant është dhe opinioni i një mashkulli i cili është i martuar qe 4 vjet, dhe i cili e ka tradhtuar gruan me
Interesant është dhe opinioni i një mashkulli i cili është i martuar qe 4 vjet, dhe i cili e ka tradhtuar gruan me një shoqe pune, edhe pse nuk ishte me „qëllim”, siç thotë ai: „Shoqja e punës nuk kishte trup 90-60-90, por i pëlqente të flirtojë dhe më jepte shumë vëmendje, gjë që më bënte të ndihem jashtëzakonisht mirë. Është shumë vështirë t’i rezistosh një provokimi të tillë, aq më shumë që atëherë kur veja në shtëpi, subjektet më të rëndësishme për të folur ishin faturat për të paguar dhe se sa të stresuar jemi…”
Sado e zhgënjyer të jesh nga dashuria, nuk duhet të flasësh në përgjithësi – t’i fusësh tërë meshkujt në një thes. Jo tërë meshkujt tradhtojnë, siç jo tërë femrat „shkelin shtrembër’, sepse edhe pse bëjmë pjesë nga e njëjta specie, jemi të ndryshëm mes nesh.
Edhe në qoftë se të tradhtoi, do i japësh një mundësi të dytë? Me siguri një gjest i tillë të demoralizon, të vret, mbase anulon gjithçka që ka qenë e bukur ne lidhjen tuaj ose mbase ti e do akoma dhe mendon që lidhja juaj mund të vazhdojë më tej, duke lënë mënjanë çka ndodhi. Varet vetëm nga të 2 partnerët.
„Unë u hakmora me të dashurin tim pasi që më tradhtoi”, thotë një femër. „ E tradhtova me mikun e tij më të mirë. Isha shumë e lënduar dhe zgjodha hakmarrjen për ta parë dhe atë duke vuajtur. Më vonë u pendova për gjestin tim, sepse u tregova impulsive.”, thotë ajo. Ata u ndanë sepse asnjëri nuk ishte në gjendje të kalojë mbi faktet që ndodhin. „Në qoftë se do mundja të ktheja kohën mbrapsht, do reagoja ndryshe, do i jepja një mundësi të dytë, sepse edhe unë kisha një pjesë të fajit”, shton ajo Një mundësi të dytë? ASNJËHERË!!!! Në qoftë se më tradhtoi një herë, me siguri do e bëj dhe herë tjetër.”, thotë një femër tjetër nga ato që kishin kompletuar pyetësorin.
Parandalon ose trajton tradhtinë?
Një femër thotë që për mos arritur në pikën „mundësia e dytë”, është i nevojshëm një komunikim efikas, ndershmëri, një jetë çifti e jetuar në maksimum, me ndryshime të përhershme që mos ndërhy monotonia… „Shumë femra bëjnë gabimin t’i hedhin tërë fajin mashkullit, që nuk mund të „përmbahet” ose që nuk e do edhe aq shume partneren. Por edhe femrat kanë fajin e tyre, sepse në qoftë se mashkulli ndihet jashtëzakonisht mirë me partneren, nuk do të kërkonte në anë tjetër çfarë i mungonte. Në qoftë se arrihet në pikën „t’i jap apo jo një mundësi të 2?”, duhet të kemi parasysh se çfarë pozicioni do mbani para tradhtisë së partnerit, edhe në qoftë se për momentin thoni që e keni falur”, thotë femra.
Edhe meqenëse është më kollaj të parandalosh se sa të trajtosh, zgjidhja më e mirë për t’u siguruar që i dashuri jot nuk do të të tradhtojë, nuk është t’i kontrollosh emailet ose telefonin ose ta përgjosh, por ta trajtosh tamam siç do ti të jesh e trajtuar që mos kesh tentim ta tradhtosh.
Këshilla vjen nga ana e një mashkulli, kryeredaktor Men’s Health, David Zinczenko, i cili ka publikuar një udhërrëfyes për dashurinë tek femrat dhe meshkujt. „Bëj kujdes tek shenjat të cilat të paralajmërojnë që ai/ajo ka nevojë për më shumë vëmendje: më shumë puthje, përqafime, lavdërime dhe romantizëm. Të gjithë duan të ndjenjë gjërat që i bënin të ndiheshin aq mirë në fillim të lidhjes. Mos harroni t’i tërhiqni vëmendjen përherë partnerit, dhe mos mendoni që në një lidhje jeni vetëm… të dy duhet të bashkëpunoni për ta mbajtur në këmbë lidhjen tuaj… Secili prej jush duhet të ketë kontributin e tij në lidhje!”/ditarionline/
Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti?
Përgjigja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë se ç’është më mirë të veproni.
Konstatoje tradhtinë
Më parë duhet ta kuptoni në vete faktin që në ndonjë moment keni vendosur të tradhtoni partnerin, pa marrë parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndërgjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa për fillim) atë që keni bërë, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje. Gjëja tjetër është se çka do të bëni me faktin të cilin ia keni pranuar vetvetes: që e keni tradhtuar partnerin.
Të tregohet apo të heshtet?
Këshillë apo zgjidhje universale për situata të këtilla nuk ekzistojnë, sepse çdo individ është i ndryshëm, gjithashtu edhe vetë çiftet. Mos kërkoni këshillë nga miqtë apo nga personat e afërt, pa marrë parasysh se sa keni besim tek ta.
Nëse ndieni nevojë të madhe që t’ia pranoni partnerit tradhtinë, ndoshta më e rëndësishme është që të vendosni se përse dëshironi ta bëni atë: për shkak se ju bren shumë ndërgjegjja apo për shkak se konsideroni që lidhja juaj nënkupton sinqeritet absolut.
Është e këshillueshme të pranohet se krizat në jetën e një çifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Çfarëdo që të ndodhë, duhen lënë hapur kanalet e komunikimit. Vetëm nëpërmjet tyre mund të përballohen konfliktet, ndryshe ato janë shkatërruese. Nuk ka dyshim që tradhtitë janë një realitet i vështirë për t‘u gëlltitur. Ato provokojnë plagë të rënda shpirtërore. Fatkeqësisht nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Ka raste që tradhtia tejkalohet falë sinqeritetit, ka raste kur pikërisht ky i fundit shkatërron gjithçka. I takon vetë “tradhtarit” të vendosë nëse për jetën e tij të përbashkët është më e mirë heshtja apo e vërteta.
Lehtësim shpirtëror apo frustrim
Asnjë lidhje nuk është konstante, kurrë nuk e njohim mjaftueshëm partnerin që të jemi të liruar nga përjetimi i rrezikimit apo rrezikut të lidhjes. Mirëpo, kur e dimë që dashuria është e brishtë, nuk është keq ta dimë që mund të jetojmë edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi në lidhje simbioze. Besnikëria është zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e zgjedhim besnikërinë – konstatojnë psikologët. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com


Leave a Reply