
Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri kete fundjave beri nje vizite ne qytetin e Tropojes. Por sapo zbriti nga makina e tij, pati nje sulm verbal ndaj tij. Ne nje kamera amatore duket se ministri Tahiri u gjend i vetem perballe nje personi i cili filloi ta shante dhe ofendonte me ze te larte.
Personi i cili sulmoi Ministrin u zhvesh dhe filloi ta shtynte ministrin e Brendshem.
Nje skene sa e turpshme aq edhe e rrezikshme.
Nje person i vetem qe ofendon duke i bertitur ministrit ne sy me ze te larte “Ti je legen” , ndersa askush nga policet nuk tenton te nderhyje dhe te ndaloje kete skene te shemtuar.Te vetmit persona qe nderhyne jane disa banore te Tropojes qe me shume nderhyjne per te ruajtur te irrituarin se sa te mbronin ministrin.
Dhe menyra se si e largojne personin e irrituar eshte me e shemtuara e mundshme. Ata shajne ministrin nga motra qe te qetesojne te irrituarin:
“Lere c’ia q… motren”
Valle me nje minister kaq te pafuqishem dhe me nje polici qe shikon sehir, kur ministrit te saj i kanoset jeta, cfare lufte ndaj krimit mund te pretendohet???
Index.al


Leave a Reply