Ngjarja ka ndodhur në Kaliforninë Jugore kur Troy Cansler, 47 vjeç, ka ndërhyrë gjatë një vjedhje, që ndodhi në vendparkimin e një supermarketi. Dëshmitar i një vjedhje, që iu bë një nëne të shoqëruar me një fëmijë të vogël, Troy Cansler, ndërhyri për ta shpëtuar. Gruaja, Krystina Hanrahan u qëllua pesë herë me thikë, ndërsa heroi i ngjarjes nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Banorët e zonës po mbajnë homazhe në vendin ku ndodhi ngjarja, për të shprehur mirënjohjen ndaj burrit që vendosi të sakrifikojë jetën e tij për të shpëtuar atë të një personi tjetër, që nuk e njihte. Vajza e tij u shpreh se ajo ishte shumë krenare dhe se i ati ishte gjithçka që mund të kërkoje nga një baba.
gazeta-Shqip.com



Leave a Reply