Dhe ky çmim shkoi për restorantin danez “Noma” që u shpall restoranti më i mirë në botë në ceremoninë e përvitëshme “San Pellegrino World’s 50 Best Restaurant Awards”, duke zbritur nga froni restorantin spanjoll “El Celler de Can Roca”.Cilësia e gatimit, cilësia e shërbimit, miksimi i kuzhinës tradicionale me atë moderne dhe mbi të gjitha shija origjinale ishin disa nga kriteret e përdorura nga juria në përzgjedhjen e restorantit më të mirë për vitin 2014.
Cmimi iu dorëzua të hënën kryekuzhinierit dhe bashkëthemeluesit të “Noma”, Rene Rexhepi një shqiptaro-danez i suksesshëm në fushën e kulinarisë.
Ai ka lindur në vitin 1977 në Kopenhagen. Babai i tij është një shqiptar nga Maqedonia, emigrant në Danimarkë, ndërsa e ëma e tij është daneze.
Tetova1




Leave a Reply