![]()
Shqipëria dhe Kosova angazhohen zyrtarisht për realizimin e një tregu të përbashkët ekonomik midis dy vendeve.
Krijimi i këtij tregu të përbashkët ekonomik Shqipër-Kosovë ishte në qendër të forumit të energjisë dhe industrisë së mbajtur të martën në Tiranë.
Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri theksoi në fjalën e tij rëndësinë e harmonizimit të kuadreve ligjore nga të dy shtetet për krijimin e një tregu të madh , çka do ta bënte më tërheqës për investitorët e huaj. “Projekti për një treg të përbashkët energjetik i bën kufijtë mes dy vendeve tona të padukshëm. Praktikisht nuk ekziston më kufiri, ai është vetëm në letër”, tha ai.
Por, theksoi ai jo vetëm mos pasja e një tregu të madh tërheqës për investitorët, por edhe mungesa e transparencës ka penguar investimet e huaja sa i takon shfrytëzimit të burimeve natyrore, që siç theksoi Gjknuri të dy vendet edhe Kosova edhe Shqipëria janë mjaft të pasura. “Nëse ne veprojmë si një shtet sa i takon politikave ekonomike përfitimet do të jenë shumë më të mëdha, duke krijuar edhe siguri të investimet strategjike dhe afatgjata”, u shpreh Gjiknuri.
Fushat e bashkëpunimit, sipas tij, janë të shumta, por sektori energjetik mund të kthehet në një promotor i zhvillimit eknomik. Vendet tona, theksoi ministri Gjiknuri, janë të bekuara sa i përket pasurive natyrore, por ajo që vihet re është fakti që shumë industri që lidhen me pasuritë natyrore nuk janë në fazën e tyre të zhvillimit.
Duke harmonizuar potencialet që kemi mes dy vendeve tona, do të krijojmë edhe rrjetet e interkonjeksionit. Ka ardhur momenti, që Shqipëria dhe Kosova të kenë projekte të përbashkëta në gjenerim. Duhet një harmonizim i politikave tona, dhe për këtë po punojmë”, tha ministri i Energjisë.
Ndërsa siguroi se qeveria shqiptare po punon për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, ministri Gjiknuri u shpreh se po fokusohemi tek eficenca e shtetit shqiptar sa i takon lehtësirave për investimet.Ai vuri në dukje se ka një interes të shtuar për hidrokarburet në Shqipëri, por theksoi ministri shpesh kontratat hidrokarbure ka rënë në duar të gabuara. “Ne nuk do lejojmë më këtë të ndodhë. Po marrim modelet dhe praktikat më të mira nga vendet evropiane, për të ftuar investitorët e huaj, sipas konkurrimit të hapur e të ndeshëm”, u hspreh ministri. Praktika e realizimit të kontratave do të ndryshojë, duke ndjekur praktikat europianë për të rritur transparencës dhe për t’u arritur sipas konkurrimit të ndershëm përmes tenderave.
Ministri Gjiknuri u ndal edhe në një tjetër çështje që është që ka të bëjë me projektin e gazsjellësit TAP. Për këtë ai informoi se po punohet për studimin e gazifikimit të Shqipërisë. “Po intensifikojmë marrëdhëniet me Azerbajxhanin. Zhvillimi i infrastrukturës së gazit do të sjellë mundësi të reja në ekonominë shqiptare”, tha Gjiknuri.
Ministri i Ekonomisë i Kosovës Fadil Ismajli tha se platforma e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike dhe ekonomisë do të sjellë përfitime për të dy vendet dhe rrit mirëqëninen e qytetarëve.
“Shqipëria përbën një prioritet për Qeverinë e Kosovës sa i përket bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh komplementaritetin e resurseve energjetike dhe ekonomike që kanë dy vendet’, tha Ismajli.
Ndërsa për administratorin e Përgjithshëm të Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku, nevojitet një rritje e bashkëveprimit të punës së dy qeverive për menaxhimin e burimeve natyrore. Buxhuku tha se “modeli ekonomik i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të bazohet tek pozicioni gjeografik, pasuritë natyrore dhe së treti krijimi i tregut të përbashkët, që shumëfishon mundësitë e zhvillimit dhe të tërheqjes së investitorëve të huaj”.
24-ore.com


Leave a Reply