![]()
Në Maqedoni në ora 19.00 u mbyllën kutitë e votimit dhe përfundoi votimi për zgjedhjet e dyfishta, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale.
Por menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, partia më e madhe opozitare LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) bëri të ditur se nuk njeh rezultatet zgjedhore, për shkak të manipulimeve dhe mashtrimeve dhe parregullsive.
“LSDM dhe opozita e bashkuar nuk njeh procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Pushteti i Gruevskit tregoi se nuk ka vullnet elementar për të realizuar zgjedhje demokratike. Pushteti edhe njëherë në mënyrë të ashpër uzurpoi të drejtën demokratik të qytetarëve, duke ushtruar kontroll të plotë të votuesve. Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE ka keqpërdorur tërë sistemin shtetëror për interesa partiake”, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Por, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në konferencën e fundit tha se procesi zgjedhor kaloi në një atmosferë të qetë dhe pa parregullsi e incidente.
“Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke mos patur parregullsi. Presim procesin e numërimit dhe para mesnate shpalljen e një pjese të rezultateve jozyrtare”, deklaroi për IBNA nënkryetari iKSHZ-së, Subhi Jakupi, duke shtuar se në kohë janë hapur të gjitha 3480 vendvotimet në tërë vendin.
Sipas të dhënave jozyrtare nga KSHZ-së, fluksi i votuesve pritet të jetë mbi 60 për qind për zgjedhjet parlamentare, ndërsa mbi 50 për qind për zgjedhjet presidenciale. Ky dallim është për shkak se një pjesë e shqiptarëve nuk kanë dalur në votime, pas thirrjes së partisë shqiptare BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) për të bojkotuar balotazhin për zgjedhjet presidenciale.
Organizatat vendore që vëzhguan zgjedhjet kanë bërë të ditur sot për parregullsi të evidentuara në disa qendra të votimit, por që ato nuk kanë qenë të përmasave të mëdha që mund të bllokonin votimet.
Organizata joqeveritare “CIVIL” që ka vëzhguar zgjedhjet ka bërë të ditur se vëzhguesit e saj në terren kanë vërejtur parregullsi si blerje të votave, organizim të votuesve si dhe votime familjare.
“Në disa zona sidomos tek komuniteti rom, një person ka votuar për më shumë persona me arsyetimin se votuesit janë analfabetë dhe nuk dinë shkrim dhe lexim. Një disa zona rurale, një burrë ka votuar për disa gra të një familje. Po ashtu në disa zona janë vërejtur aktivistë partiak që kanë shpërndarë materiale propaganduese partiake”, theksoi për IBNA, kryetari i “CIVIL”, Djabir Derala.
Këto zgjedhje janë vëzhguar edhe nga një numër i madh i vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. OSBE/ODIHR me numrin më të madh të votuesve nesër do të jap vlerësimin e parë për procesin e votimeve.
Vlerësimet lidhur me zgjedhjet i kanë dhënë liderët e partive politike si dhe dy kandidatët për president, George Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga opozita maqedonase.
Kandidati për president i VMRO-DPMNE, Georgje Ivanov tha se pret zgjedhje sikur në raundin e parë në atmosferë korrekte, të qetë dhe demokratike siç i ngjan një vendi evropian, Maqedonisë evropiane.
“Pas zgjedhjeve pres që të gjitha ata që do ta fitojnë besimin e qytetarëve t`i realizojnë premtimet e tyre që kishin në fushatë, që të kemi sukses dhe prosperitet në të gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët”, theksoi Ivanov.
Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski tha se shpreson për zgjedhje që do të kalojnë në atmosferë të qetë.
“Sinqerisht shpresoj se së paku dita zgjedhore do të kalojë në atmosferë të qetë dhe ashtu siç i ngjan një shteti i cili duhet të jetë evropian dhe demokratik” nënvizoi Pendarovski.
Kryeministri i deritanishëm dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski tha se ka shfrytëzuar të drejtën e votës dhe se pret që me këto zgjedhje të fitojë Maqedonia para se gjithash.
Kryetari i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti theksoi se shpreson dhe dëshiron një proces të votimit të mirë dhe pa probleme.
“Unë pres që këto zgjedhje të jenë udhërrëfyes i mirë për ardhmërinë euroatlantike të vendit dhe gjithsesi përmirësim i situatës ndëretnike në vend”, deklaroi Ahmeti i cili dha votën vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi që partia e tij kishte vendosur që të mos përkrahë asnjë kandidat për president.
Kryetari i partisë opozitare Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi theksoi se pret zgjedhje korrekte dhe demokratike.
“Pres qeveri të re, shpresë të re dhe gjëra të mira për Maqedoninë”, deklaroi Thaçi.
KSHZ sonte para mesnate pritet të shpallë rezultatet e para, ndërsa partitë politike gjithashtu do të japin rezultatet e tyre, të grumbulluara nga aktivistët e tyre partiak.
Në këto zgjedhje të drejtën vote kishin 1,7 milion qytetarë që votuan për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që për herë të parë organizohen në të njëjtën kohë.
53,1 % dalja për zgjedhjet parlamentare, 45,3 % për presidencialet
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 votuan 53,12 për qind për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe 45,34 për qind për zgjedhjet presidenciale.
Sipas të dhënave të publikuara nga nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi zgjedhjet akoma po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke mos pasur parregullësi që rrënojnë procesin zgjedhor.
Numri më i madh i votuesve për zgjedhjet presidenciale kanë dalur në komunën Novaci me 71,8 për qind, ndësa më pak në Zhelinë 9 për qind.
Ndërsa lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, numri më i madh i votuesve u regjistrua në njësinë e 4 me 60,8 për qind, Njësinë 3 me 60 për qind, Njësinë 1 – 54 për qind dhe Njësinë 5 me 51 për qind. Ndërsa në njësinë e 2 ka 49 për qind dhe Njësinë 6 kanë dalur 43, 6 për qind. (INA)
Pjesëmarrja në 17:00
Njësia zgjedhore
Zgjedhës të regjistruar
Numri i vendvotimeve
Vendvotime të procesuara
Gjithsej votuan
Pjesëmarrja
NZ 1
297.686
522
504
162.023
54,58%
NZ 2
306.067
504
504
152.263
49,84%
NZ 3
280.890
682
682
168.455
60,06%
NZ 4
280.810
599
569
170.028
60,79%
NZ 5
286.435
655
655
147.774
51,64%
NZ 6
304.458
516
516
132.704
43,62%
Deri ora 13:40 votuan 33, 7 për zgjedhjet parlamentare, 26,9 për presidencialet
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në ora 13.40 kanë votuar 26,9 për qind e votuesve për zgjedhjet presidenciale dhe 33, 7 për qind për zgjedhjet parlamentare.
Sipas KSHZ, deri tani nuk ka pasur raste të evidentuara të shkeljes së kodit zgjedhor dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, jehona më e madhe e votuesve është në Novaci 53 për qind, Kratovë 47 përqind, Berovë 38 për qind dhe se jehona më e vogël në Zhelinë 5,3 për qind.
Ndërsa për zgjedhjet parlamentare jehona më e madhe është në Novaci 54 për qind, Qendra e Zhupës me më pak për qind apo 12, 4 për qind.
Pjesëmarrja në 13:00
Njësia zgjedhore
Zgjedhës të regjistruar
Numri i vendvotimeve
Vendvotime të procesuara
Gjithsej votuan
Pjesëmarrja
NZ 1
297.686
522
503
95.353
32,12%
NZ 2
306.067
504
503
88.721
29,08%
NZ 3
280.890
682
676
103.580
37,01%
NZ 4
280.810
599
567
97.453
34,86%
NZ 5
286.435
655
655
86.902
30,37%
NZ 6
304.458
516
516
69.820
22,95%
Pak votues deri në ora 10:45
11:17 – Në Maqedoni jehona e votuesve deri në ora 10:45 nuk ka mbërritur as në 10 për qind.
Sipas të dhënave të shpallura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në këtë orë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar 9,58 për qind e votuesve, ndërsa për zgjedhjet presidenciale deri në ora 10:45 ka qenë 8,93 për qind.
Numri më i madh i votuesve ka dalur në Novaci, Kratovë me rreth 20 për qind, ndërsa më pak në Dibër rreth 3,6 për qind dhe Tetovë 4,8 për qind.
KSHZ raportoi se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet. Jehona me e madhe e votuesve pritet gjatë orëve të pasdites. Në vendvotime ka dy fletëvotime, njëri për zgjedhjet parlamentare dhe tjetri për zgjedhjet presidenciale.
Sipas KSHZ jehona e votuesve për zgjedhjet parlamentare 2013 deri në ora 10:30 ka qenë 14, 3 për qind. (INA)
PJESËMARRJA NË 10:00
Njësia zgjedhore
Zgjedhës të regjistruar
Numri i vendvotimeve
Vendvotime të procesuara
Gjithsej votuan
Pjesëmarrja
NZ 1
297.686
522
522
29.133
9,80%
NZ 2
306.067
504
504
26.379
8,63%
NZ 3
280.890
682
678
37.340
13,32%
NZ 4
280.810
599
536
31.070
11,37%
NZ 5
286.435
655
655
27.834
9,73%
NZ 6
304.458
516
516
16.005
5,26%
07:00 – Maqedoni, sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Qytetarët do të japin votën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit por edhe zgjedhjen e deputetëve.
Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.
Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave 5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit. Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila dje votoi nëpër përfaqësitë diplomatike në tre zonat zgjedhore Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në tërë vendin.
Kutitë e votimit janë hapur nga ora 07.00 e mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në ora 19.00.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.
Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.
Zgjedhjet po ndiqen me interes të madh edhe nga mediat e huaja, të cilat kanë akredituar gazetarët edhe ekipet e tyre televizive.(INA)


Leave a Reply