Dashi
Dëgjojini ato qe ka për t’iu thënë partneri sot sepse nesër do jete shume vone nëse pendoheni. Dikush tjetër mund te ketë qene një dëgjues me I mire se ju. Beqaret edhe pse do e kërkojnë pa fund dashurinë nuk kane për ta gjetur shpirtin binjak. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta stabilizoni situatën me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete.
Demi
Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete shume kompleks sot. Disa do iu nxitin te jeni tolerante dhe te kuptueshëm e disa te tjerë do iu nxitin te bëheni kokëfortë. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshoje jeta përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme. Te paktën jo për disa kohe.
Binjaket
Pas një periudhe te turbullt për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do marrin një tjetër drejtim. Do tregoheni edhe me liberale me partneri dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri se bashku vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por një takim i papritur do ua ndryshoje rrjedhën e gjerave. Financat do jene si zakonisht pa ndonjë ndryshim te madh.
Gaforrja
Kjo dite nuk do jete aspak e përshtatshme për te dashuruarit. Debatet do jene te njëpasnjëshme dhe asnjeri prej jush nuk do mbaje përgjegjësitë e tij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti mund t’i zhgënjejë pa mase. Situata financiare mund te përmirësohet nëse ju gjeni mënyrën e duhur për t’i menaxhuar te ardhurat. Yjet do iu ndihmojnë.
Luani
Nëse keni nevoje për me shume liri ne jetën tuaj ne çift, mjafton t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo te veproni sipas mendjes suaj. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do arrijnë te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Çdo gjë do jete shume me ndryshe për ta. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Gjendja do jete edhe me e mire sesa ju mendonit.
Virgjeresha
Shume nga ëndrrat tuaja te dashurisë do mund te plotësohen gjate kësaj dite. Nga ana tjetër, do keni te notat ide dhe mendime me partnerin për gjithçka do diskutoni. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person i cili nuk vlen aspak për ta. Mos u nxitoni sepse do lëndoheni tej mase me vone. Te ardhurat pritet te kenë disa përmirësime, por jo aq sa për te kryer transaksione.
Peshorja
Ka rrezik te ndodhe një revolucion i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do bëni ndryshime rrënjësore sigurisht qe ne bashkëpunim me partnerin. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te fillojnë shpejt një lidhje. Financat ka gjasa te kenë disa përmirësime te vogla, por qe ju do iu nevojiten tej mase.
Akrepi
Mos kërkoni ta kontrolloni apo te dominoni mbi partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kjo do iu sjelle probleme te mëdha me vone. Beqaret nuk do realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe kjo do i mërzitë pa mase. Nuk keni çfarë te bëni tjetër veçse te prisni. Ne planin financiar vendosni arsyen përpara dëshirave. Vetëm kështu nuk do keni probleme.
Shigjetari
Do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithë kohës do jeni te brengosur e te mërzitur. Beqaret do jene ne pritje te princit te kaltër, por ne fakt qielli i dashurisë nuk premton shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate. Nga ana tjetër mund te keni edhe fat ne ndodhe lotari, çka do e përmirësoje edhe me tepër situatën.
Bricjapi
Planetët do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do krijojnë një klime shume te ngrohte për jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni për mrekulli, sidomos ne orët e mbrëmjes. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Për financat do jete një dite pa probleme. Do keni mundësi te shpenzoni për ato gjera qe do iu duhen.
Ujori
Saturni do ndikoje negativisht ne jetën sentimentale te çifteve dhe do iu sjelle atyre probleme goxha serioze. Nuk do arrini dit për asnjë çast te diskutoni qetësisht. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te pranojnë ftesa sepse mund te takojnë edhe personin e duhur. Ne planin financiar do keni probleme serioze, por qe me pak durim dhe me ndihmën e miqve do iu dilni.
Peshqit
Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet qe do përjetoni do jene akoma me te fuqishme se me pare. Nga ana tjetër do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe me ne fund do e ndryshojnë statusin. Financat janë te mira, por po shpenzuat pa mase gjendja edhe mund te tronditet. Tregohuni te matur.


Leave a Reply