
Xheladin A. Çitaku
DRITËHIJE PERËNDIMI
Në skena teatrosh imagjinare
sajuar dëshira n`thellësi mendimi,
ndërdije ngashnjimesh hapërdare
ngarë azdisshëm n`hove padurimi
n`atelie galerishë të zymta, skicuar
shtrirë n`areale dështimi verbues
n`strehën e shpërfilljes ekspozuar
shëmbëlltyra të tundimit miklues
përkëdhelur ëndrrimet rrëmujshëm
peisazhin ngjyruar penel i ngarendjes
akorde eksitimi përfytyruar krupshëm
hardalisur pafre në ritmet e rendjes
n`horizonte lëbyrëse dritëhije perëndimi
t`përjetimit ngjethës në relieve fantazie
braktisur fundësisht përçapje ndijimi
ndryrë përjetësisht n`kafaze babëzie
n`fluska vegimesh shpresash të vyshkura
vizione t`pavetëdijes mbështetur n`paterica
frenuar dhimbshëm ndjesitë e yshtura
vrullin e përflakjes mbërthyer n`mornica
elanin prangosur n`mimikë pëshpëritëse
fjalët përpirë, ngurosur n`brendësi
ngjirjen shkërmoçur në nota vërtitëse
n`shkallaret e jetës, strukur n`katandi.
BURIMI – FACEBOOK


Leave a Reply