Londer – Sherri ne radhen per fast-food ne nje qender tregtare ne mes te Londres perfundoi me therjen per vdekje te emigrantit shqiptar Pelivan Zekaj nga nje grup zezakesh, kurse dje dhjetera shqiptare emigrante ne Angli, i bene homazhe ne vendin e krimit me buqeta lulesh, letra, nje flamur kombetar kuq e zi dhe postime ne “Facebook”. I larguar nga Shkodra vite me pare, 23-vjecari kishte hyre si ilegal ne Britanine e Madhe dhe per shkak te moshes se mitur perfitoi nje qendrim te perkohshem edhe pse ne te zeze. Gjate kesaj kohe Pelivani krijoi shoqerine e tij dhe miqte mes shqiptareve te shumte qe popullojne lagjen e njohur ne High Road. Policia britanike ka nisur prej dy ditesh hetimet qe jane perqendruar tek deshmite e klienteve te shumte dhe punonjesve te Burger-King ne qendren tregtare “Wood Green Shopping Center”. Pamjet e kamerave do ndihmojne ne identifikimin e autorit qe la te plagosur rende me disa goditje thike dhe me pas nderroi jete ne spital 23-vjecari Zekaj. Policia deklaroi per mediat londineze se te dyshuarit per vrasjen jane nje grup te rinjsh me ngjyre, qe kane qene ne radhe per fast-food ne dyqan dhe nisen te grindeshin me viktimen. Grindja perfundoi ne perleshje dhe goditje fatale me thika. E teksa “Scotland Yard” eshte vene ne kerkim te autoreve, efektivet mbajne te mbyllur qendren tregtare ku ndodhi krimi deri ne perfundim te hetimeve dhe sqarimit te ngjarjes. Gjithsesi policia lejon homazhet e te njohurve te 23-vjecarit nga Shkodra, pasi mesohet se familja e tij rri ne Shqiperi. Dje ka pasur shume mesazhe, buqeta me lule dhe letra te vendosura tek vendi i krimit. “Haringayindipendent.co.uk” jepte detajet e ngjarjes dhe te homazheve, teksa ne rrjetin social “Facebook”, miqte kishin leshuar ne foton e Pelivanit, mesazhin “R.I.P., u prefsh ne paqe miku yne”. Policia tha se krimi ndodhi mesditen e se premtes, ne ambientet e qendres tregtare. Gjate dites se sotme, shume lule dhe karta dedikimi jane vendosur prane qendres tregtare, e po ashtu edhe nje flamur shqiptar. Ne nje leter brenda nje buqete me lule, ishte shkruar; “Ne kujtim te te dashurit Pelivan. Nje mik i mire. Pusho ne paqe. Me shume dashuri Andi Toci dhe familja”. Kurse ne nje tjeter; “Ike shume i ri dhe shume shpejt. Ishe si nje vella per mua dhe ke qene pjese e familjes sime. Ne kurre nuk do te harrojme. Nga Darhim Hasula dhe familja”. Dhe sipas medieve, te pakten 20 miq te te riut jane pare per homazhe ne ambientet e qendres. Per ngjarjen nuk eshte bere ende nje arrestim zyrtar dhe shpresat jane varur tek filmimet e kamerave te sigurise. Sulmi ndodhi kur grupi i te rinjve nga fast-foodi kalonin direkt drejt kinemase dhe Zekaj gjendej ne shoqerine e miqve. Sipas medias angleze, Zekaj qendronte ne Londer ne te zeze, por nuk ishte person problematik.
ShkodraWS
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply