Tashmë orbita e Marsit, që për të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë e lehtë për t’u duruar, ka përfunduar dhe ju ndjeheni të lehtësuar.
Demi
Nëse do të vazhdoni të prisni t’ju vijnë gjërat nga qielli, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj.
Binjakët
Për të lindurit e kësaj shenje është Mërkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favor. Një kërkesë që do t’ju turbullojë pak.
Gaforrja
Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, naspektin, atë afektiv dhe në atë të punës.
Luani
Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël në përditshmërinë tuaj, dita do të jetë e mirë. Hëna bën që humori juaj të jetë mjaft i mirë.
Virgjëresha
Pas një periudhe jo shumë pozitive, po fillojnë të duken shenjat e para të optimizmit. Vazhdoni të jeni të tillë pasi gjërat po fillojnë të kthjellohen.
Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me ikjen e Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale.
Akrepi
Marsi që sapo ka hyrë në shenjë ju bën më dinamikë, por ju sfilit me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale.
Shigjetari
Nga suksesi në sukses, nga arritja në arritje dhe kështu, thuajse pa e vënë re fitohen pozita të tilla në shoqëri që ju bëjnë njerëz me peshë.
Bricjapi
Me Hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo ju jep mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik.
Ujori
Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni pak xhelozë?
Peshqit
Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që, të guxoni më shumë, ndryshe, do t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply