Që në kohërat e hershme, dhurimi i një unaze simbolizonte një premtim dashurie. Edhe pse bëhej fjalë për një rreth të thjeshtë prej hekuri apo floriri, çdo fejesë ose ceremoni martesore celebrohej në mënyrë solemne me ndërrimin e unazave. Me kalimin e viteve, përdorimi i unazës si një premtim dashurie po forcohej gjithnjë e më shumë.
Në vitet 1400, unazës së fejesës dhe asaj të martesës iu shtua edhe guri i diamantit, simboli i këmbënguljes. Një objekt përfaqëson një simbol, një kujtim që zgjat në kohë. Ja sepse realizimi i saj duhet të bëhet me materiale cilësore dhe të përshtatshme për atë krijim. Njohja e materialeve është mjaft e rëndësishme, sepse në fakt mund të dallojë një material nga tjetri. Popullariteti i unazave u shtua gjatë periudhës së mesjetës. Njerëzit mbanin unaza dhe për këtë nuk kishte rëndësi fakti nëse ishin të pasur apo të varfër.
Materialet më të përdorshme për unaza ishin: hekuri, bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetëm nga materiali prej të cilit ishte bërë unaza. Më pas, me kalimin e viteve ato krijuan një “kod” të vërtetë, ku materiali, vendosja, forma, pesha etj., dëshmonin fuqi dhe qëllim. Tashmë, unazat janë një bizhuteri e dashur si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt, por jo çdonjëri prej nesh e di se çfarë domethënie kanë ato, si “lexohen”, materiali apo gishti ku vendosen. Çfarë domethënie kanë në të vërtetë unazat?
Dora e majtë është dora e zemrës, dora e ndjenjave dhe intuitës, e artit, e reflektimit, e gjithë asaj që përfshihet në sferën emocionale; mbizotëruar nga hëna dhe argjendi. Është dora e të panjohurës dhe instinktit. Ndërsa dora e djathtë është dora e veprimit, e logjikës dhe arsyes, e mbizotëruar nga ari dhe dielli. Nëse mbajmë një unazë argjendi në dorën e djathtë, nuk shkaktojmë ndonjë çekuilibër në vetvete, por kjo tregon se jemi persona të prirur më shumë drejt instinktit, sesa logjikës dhe se kur bëjmë një veprim apo arsyetim, vendosim në përdorim më shumë intuitën sesa arsyen. E kundërta, nëse një unazë ari gjendet në dorën e majtë, tregon se forca dhe logjika jonë janë superiore ndaj instinktit, kështu jemi nga ata persona që mund të quhen “me këmbë në tokë”.
Gishti i madh – i korrespondon planetit Afërditë. Drejton vullnetin dhe logjikën.
Gishti tregues – i korrespondon planetit Jupiter. Është gishti i besimit, suksesit, fatit, sensualitetit dhe personave ambiciozë.
Gishti i mesit – i korrespondon planetit Saturn, planet i errët dhe melankolik, i cili tregon karakteristikat e tij të trishta. Është gishti i të kujdesshmëve, inteligjentëve dhe njerëzve të duruar.
Gishti i parafundit – i korrespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizëm, dhunti artistike, kritikë dhe sukses.
Gishti i vogël – i korrespondon planetit të Mërkurit dhe është i lidhur me mjekësinë, tregtinë dhe studimin. Tregon dredhi dhe spekulim.
Nëse mbani më shumë unaza në dorën e djathtë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: jeni plot vullnet, siguri dhe logjikë në marrëdhënie me të tjerët.
Gishti tregues: jeni ambiciozë, të aftë dhe arrini atje ku i keni vënë qëllim vetes.
Gishti i mesit: jeni seriozë, të besueshëm, kërkues, shpesh të ashpër dhe jo tolerantë.
Gishti i parafundit: jeni pasionantë dhe krenarë, me dhunti artistike.
Gishti i vogël: jeni të aftë për tregti dhe për t‘i kthyer fjalët e situatat ashtu siç ju leverdisin.
Nëse mbani më shumë unaza në dorën e majtë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: vështirësi në fushën sentimentale. Për ju familja është shumë e rëndësishme, në të mirë dhe në të keq.
Gishti tregues: jeni bujarë, idealistë dhe ju pëlqejnë lëvdatat.
Gishti i mesit: jeni pesimistë, kultivoni mendime të trishta dhe jeni të pasigurt për aftësitë tuaja.
Gishti i parafundit: jeni njerëz që u jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpejt në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni maksimumin.
Gishti i vogël: jeni persona me interesa të shumta, qëllime shumë të mira, por shpesh nuk arrini t‘i realizoni. Familja kushtëzon zgjedhjet tuaja në jetë. Keni vështirësi në komunikim.
faktesh.com
Leave a Reply