![]()
Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë, pas konsultimeve me komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, ka thënë se krahasimi i Kosovës me situatën në Krime, është i papërshtatshëm për shkak se njerëzit në Kosovë, janë vrarë me vite të tëra, para se NATO-ja të merrte aksionin e saj.
Obama i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi në Bruksel. Ai ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë, pas konsultimeve me komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti amerikan ka thënë se nuk ekzistojnë mënyra për ta larguar ushtarakisht Rusinë nga Krimeja, por për aq kohë sa SHBA-ja dhe Evropa mbeten të bashkuara, sipas tij, rusët do ta kuptojnë se nuk mund të shkojnë përpara.
“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk kanë asnjë interes në kontrollimin e Ukrainës. SHBA dhe NATO nuk kërkojnë konflikt me Rusinë”, ka thënë Obama. (REL/INA)


Leave a Reply