SHBA PSE HESHTNI PER KRIMIN E ORGANIZUAR NE KRYE TE SHTETIT SHQIPTAR EDI RAMA SALI BERISHA RAMIZ ALIA
JU HIQENI SI ALEATE DHE PO BENI KRIM NDAJ POPULLIT KOMBIT SHQIPTARE ME HESHTN TUAJ
DHE NA OFENDONI NE SHQIPTARET PRO AMERIKAN KU PRISNIM EKZEKUTIMIN INTERNIMIN NGA KOMUNISTET DHE SOTE NIPRIT ETYRE
POPULLI KOMBI SHQIPTARE ESHTE SUPERFUQI ME HISTORI KULTUR
DJEPI QYTETERIMIT EVROPJAN E BOTERORE
KURE NJE DITE DO JU DUHEN DO JETE SHUME VONE
SKA QYTETERIM TJETER NE MESDHE ATA JANE VETEM SHQIPTARET KJO EBAZUAR SHKENCERISHTE
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndan mesazhin e fortë të Rubios: “Një vend që s’kontrollon kufijtë dhe s’prodhon dot, nuk mbron dot popullin”
Ambasada amerikane në Tiranë ka sjellë në vëmendjen e publikut shqiptar një pjesë nga qëndrimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbi mënyrën se si administrata amerikane e koncepton sigurinë dhe fuqinë e një shteti.
Në thelb të mesazhit qëndron ideja se siguria kombëtare nuk përcaktohet vetëm nga fuqia ushtarake. Sipas Rubios, një shtet duhet të ketë kapacitete ekonomike dhe prodhuese, kontroll mbi kufijtë, siguri energjetike dhe akses në burimet që konsiderohen jetike.
“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”, deklaroi Rubio.
Mesazhi është pjesë e një qëndrimi më të gjerë të kreut të diplomacisë amerikane, i cili e vendosi interesin kombëtar të SHBA-së në qendër të politikës së jashtme.
Rubio argumentoi se politika e jashtme nuk mund të trajtohet veçmas nga ekonomia, energjia, kontrolli i kufijve apo aftësia e vendit për të prodhuar vetë mallra strategjike.
Ai përdori gjithashtu një gjuhë të drejtpërdrejtë për rolin e administratës amerikane, duke deklaruar se qeveria e SHBA-së nuk funksionon si një organizatë bamirëse dhe se vendimet e saj duhet të prodhojnë rezultate në favor të qytetarëve amerikanë.
“Ne jemi këtu për të fituar. Ne jemi këtu për të fituar në emër të popullit amerikan dhe në emër të interesit kombëtar”, ishte një tjetër prej mesazheve të tij.
Rubio foli edhe për riorientimin e ndihmës së huaj amerikane, duke thënë se financimet duhet të lidhen me rezultate konkrete dhe me rëndësinë strategjike që vendet përfituese kanë për interesat e SHBA-së.
Edhe pse fjalimi kishte në qendër politikën amerikane, fakti që Ambasada e SHBA-së në Tiranë zgjodhi të shpërndajë pikërisht mesazhin mbi themelet e fuqisë kombëtare e ka sjellë atë edhe në debatin publik shqiptar.
Në një vend ku diskutohen vazhdimisht emigrimi i fuqisë punëtore, varësia nga importet, prodhimi vendas, energjia dhe siguria e furnizimeve, deklarata e Rubios prek një parim më të gjerë: një shtet është aq i fortë sa është aftësia e tij për të garantuar vetë funksionet dhe burimet jetike për qytetarët e tij.
Burimi/Facebook/Beslidhja Shqiptare Ne Botë


Leave a Reply