
Emrat / Mafia e protezave te Spitali Ushtarak, skema e korrupsionit me operacionet dhe pajisjet ortopedike, farmacitë e lidhura, si ndahen paratë që u ‘rrjepin’ pacientëve. I përfshirë edhe një trafikant kokaine. A do veprojë SPAK-u?
Në Spitalin e Traumës, përpos aferave me tendera, pajisje pa faturë, ilaçeve të skaduara etj., vepron prej vitesh një grup me natyrë kriminale, i cili përdor spitalin publik si biznes privat, për përfitime personale/familjare, skemë korrupsioni dhe si mekanizëm për zhvatjen e pacientëve. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin ‘grupi i protezave’, i përbërë nga mjekë pranë Spitalit Ushtarak, drejtues të spitalit, pronarë farmacie dhe biznesmenë që kanë monopolin e pajisjeve ortopedike.
Pacienti paraqitet në Spitalin Ushtarak, kontakton njërin nga anëtarët e grupit kriminal me bluzë të bardhë dhe planifikon operacionin. Fillimisht, doktori, sidomos Vilson Ruçi, tenton t’a bindë pacientin që operacionin t’a kryejë tek klinika e tij private, e quajtur Spitali LifePlus, pranë Spitalit Ushtarak, me bashkëpronare në letra gruaja e tij, Dorina Ruçi.
Nëse pacienti këmbëngul që operacionin t’a realizojë në Spitalin e Traumës, grupi kriminal nis zbatimin e planit B, i cili konsiston sërisht në zhvatjen e pacientit, edhe pse ka paguar për vite me radhë sigurime shëndetësore. Pacientit i thuhet se spitali publik nuk ofron protezat, të cilat sipas rasteve kushtojnë nga 4 deri në 5 mijë euro, plus 2 deri në 3 mijë euro për ‘shërbimin’, për të cilin grabiqarët me bluzë të bardhë paguhen një herë nga taksapaguesit shqiptarë.
Qëllimi është që pacienti jo vetëm të blejë protezën, por t’a blejë në farmacinë e duhur, pjesë e grupit kriminal dhe që ndan paratë me ‘rrjepësit’ me bluzë të bardhë. Mes disa farmacive, më aktive shfaqet famacia Farmavitta e Gert Peshkatarit. Ky i fundit ka një rrjet prej 30 farmacish, të cilat janë përfshirë në skema mashtrimi dhe korrupsioni.
Nëse SPAK do të ketë vullnet për të goditur këtë skemë të frikshme korrupsioni, lehtësisht do të zbulojë që pjesë e skemës është edhe Bardhyl Guçe, një profesionist në trajtimin e patologjive ortopedike, por një ‘ujk i vjetër’ korrupsioni, pasi merr 1 mijë euro për çdo operacion. Bardhyl Guçe, krahas tarifës fikse për çdo operacion në Spitalin Ushtarak, dyshohet se merr përqindje nga Gert Peshkatari për çdo pacient që dërgon për të blerë protezat në farmacitë e tij.
Nga monitorimet, dëshmitë dhe regjistrimet, pjesë e këtij rrjeti rezulton edhe mjeku ortoped Flamur Vellku, i cili përdor Spitalin Ushtarak për të ‘peshkuar’ dhe zhvatur pacientët. Vellku u merr pacientëve deri në 1 mijë euro për operacion në Spitalin Ushtarak dhe tarifa më të ulëta për konsulta, gjithnjë nëse nuk i bind për t’i çuar në spitalet private ku punon vetë, përfshirë edhe lavatriçen e pastrimit të parave, Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Pjesë e kësaj skeme dyshohet se është edhe mjekur ortoped Alfrd Cake, i skeduar si lidhje korruptive e drejtoreshës Edlira Bode në manipulimin e procedurave tenderuese. Cake rezulton pjesë e KVO-ve në disa procedura tenderuese të dyshura si korruptive dhe të manipuluara.
Fatos Olldashi, shef i Klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ka një rol të rëndësishëm në veprimtarinë e mafies së protezave. Olldashi operon kryesisht në ‘gjuajtjen’ e pacientëve që paraqiten në Spitalin e Traumës, për t’i çuar dhe zhvatur në spitalin privat të Klod Allajbeut. Meqenëse vendosja e protezave prek nervat, neurokirugu ka një rol të rëndësishëm në këto operacione që kryehen në Spitalin e Traumës.
Veprimtaria korruptive e ‘grupit të protezave’ pranë Spitalit të Traumës do të ishte e pamundur pa rolin e ‘ustalleshës së korrupsionit’ Edlira Bode, e cila shpenzon paratë publike për krasitje pemësh, lule, mirëmbajtje, mobilim zyrash etj., ndërsa dyshohet se ka sabotuar shërbimin e ofrimit të pajisjeve ortopodike falas. Prej 10 vitesh, për të furnizuar Spitalin e Traumës me pajisje mjekësore për ndërhyrje ortopedike janë kontraktuar kompanitë TRIMED dhe Layo, mbështetur nga kompania Medicamenta e trafikantit Ilir Shehu, me emër të ndryshuar pas dënimit në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Burimi/Facebook/Demaskimi


Leave a Reply