Dashi
Dite përgjithësisht e qete dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ruani një komunikim te mire me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë mundësi me shumice për aventura kalimtare, por jo për lidhje serioze. ne planin financiar do keni goxha vështirësi megjithatë nuk do e humbni ne asnjë moment shpresën.
Demi
Nëse bëni kujdes me xhelozinë ne jetën tuaj ne çift gjithçka do shkoje mire sot. Po e tepruar situata mund te ndërlikohet dhe do mërziteni vërtet shume. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe ta lënë veten te lire. Vetëm ne këtë mënyrë mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do ndikohen negativisht nga Plutoni. Po nuk bëtë kujdes do keni probleme te mëdha.
Binjaket
Dite përgjithësisht e këndshme dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire pranë atij qe doni dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja, por jo me persona qe iu përshtaten me se miri. Kujdes mos fiksoheni pas personave qe kane probleme ne jete. Ne planin financiar mund te keni disa tronditje te vogla. Mos u shqetësoni.
Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te matur dhe te respektoni lirinë e mendimet e tjetrit. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece me se miri. Beqaret nuk do jene ne ditën me te përshtatshme për te kërkuar dashurinë. Prisni edhe pak kohe. Financat do kenë probleme nëse nuk bëni aspak kujdes me shpenzimet. Situata edhe mund te dale jashtë kontrollit.
Luani
Dite shume e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te papërshkrueshme ne krahët e partnerit dhe hera herës do iu duket sikur jeni ne ëndërr. Beqareve do iu jepen shume mundësi për ta gjetur princin e kaltër. Me financat duhet t’i bëni mire llogarite para se te kryeni shpenzime.
Virgjeresha
Shume nga dëshirat me te mëdha te çifteve do plotësohen gjate kësaj dite. Yjet do krijojnë mjedisin e duhur për t’u dashuruar dhe për t’u ndiere me se miri. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë personin e duhur, por pa shume fat. Ne planin financiar nuk duhen bere çmenduri edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire. Po gabuar sot do vuani për shume kohe.
Peshorja
Ka rrezik qe disa prej atyre qe janë ne një lidhje te tentojnë aventura kalimtare me persona te tjerë dhe kjo mund te sjelle debate te zjarrta. Pranojini gabimet dhe mos i mohoni ato qe keni bere. Beqaret do fillojnë ta pëlqejnë jashtë mase një person qe e kane njohur qe ne fëmijëri. Ne planin financiar nuk duhen marre vendime te nxituara sepse situata nuk do jete e qëndrueshme.
Akrepi
Edhe pse jeni ne një lidhje do ndiheni mjaft te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do jete mjaft e ngarkuar me pune dhe angazhime te tjera dhe nuk do mund te gjeje shume kohe për ju. Mos e akuzoni me pa te drejte. Beqaret do kenë një dite goxha te animuar, por serish nuk do e krijojnë një lidhje. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara. Nuk priten vështirësi.
Shigjetari
Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj sot dhe çdo gjë do e bëni se bashku. Do ndiheni mire pranë tij dhe mbrëmja do jete emocionuese. Beqaret gjithashtu do kenë takime vendimtare qe do ua ndryshojnë te ardhmen. ne planin financiar duhet t’i rregulloni sa me pare problemet pa arritur qe gjendja te behet e pandreqshme.
Bricjapi
Pas një periudhe te mbushur me debate dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do pajtoheni me atë qe keni ne krah dhe do i shihni gjerat me pozitivizëm. Beqaret do vazhdojnë te kenë një dite normale dhe pa asgjë te veçante. fati nuk do jete ne anën e tyre sot. Financat do jene te mira. Kujdes mos tundoheni nga ndonjë objekt dhe bëni çmenduri me shpenzimet.
Ujori
Do kuptoheni mjaft mire sot me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te linde asnjë mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat dhe te njihen me sa me shume persona. Ne këtë mënyrë do kenë me shume gjasa te krijojnë një lidhje. te ardhurat do kenë përmirësime. Do arrini me ne fund te shlyeni edhe borxhet.
Peshqit
Do keni një dite goxha te tensionuar sot juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do dini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret do pëlqejnë një person qe ka tashme një lidhje. Mos u fiksoni pas tij sepse do vuani tej mase. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Leave a Reply