ME ARSYEN TONË
Dashuria
I hapë të gjitha rrugët
Në të gjitha relievet
Të gjitha botërat i ëmbëlson
Të gjithë njerëzit i qetëson
…
Stubëll, 26 shkurt 2014
JETË E RE
Kjo që kemi filluar
Me plot dashuri
Në shekullin e ri
Është jetë e re
Plot liri
Stubëll, 26 shkurt 2014
GJYSHI IM GOJARTË
Me fjalë të mëdha
Perla dashurie
E trimërie
Ka ngrohur shekujt
Historinë e ka bërë
Të dashurohet në shqiptari
Gjyshi im
Gojartë
Që ka kthyer botën
Kah amshimi i lumturisë
Stubëll, 26 shkurt 2014
SIÇ THANË ATA
Gjithkund
Duhet të shihen
Dhe të përmbushen
Vetëm intereset e ngushta
Personale e grupore
Medet
…
Stubëll, 26 shkurt 2014
NËN RREZET E DASHURISË
Me mbretëreshën time
Çdo ditë
I bëjmë
Njëmijenjë mrekulli
Të lirë
Plot me krenari
Stubëll, 26 shkurt 2014
GJITHÇKA NË RREGULL
Mos u merakosni
Në mbretërinë tonë
Gjithçka është në rregull
Sepse
Me shumë sukses
Mbretëron e lumja dashuri
Stubëll, 26 shkurt 2014
S’KA FJALË
Në regjimi tonë
Në vend të fjalëve
Ka vepra dashurie
Plot kënaqësi
…
S’ka fjalë
Ka plot jetë dashurie
Stubëll, 26 shkurt 2014
NË MËNYRËN E TYRE
Lëvizin
Vetëm në një drejtim
Edhe kur iu themi
Dashuriua është këndej
Stubëll, 26 shkurt 2014
SYRI YT
Plot dritë
Vezullima
Dashuri
Syri yt
Për mua pikorientim
Për jetë
Ëmbëlsi
Formulë në dashuri
Stubëll, 26 shkurt 2014
NË MARSHIN TONË
Sikurse dje
Edhe sot
Edhe nesër
Do të jetë gjithmonë i ngritur
Flamuri ngadhnjimtar
I dashurisë
Stubëll, 26 shkurt 2014
DUKE HYRË N’AKCION
Shikojmë njëri-tjetrin
Dhe pyesim Zotin
Si e patëm këtë fat
Më t’ëmbëlit e botës
Bashkë
Në vallen e dashurisë
Stubëll, 26 shkurt 2014
DUKE ECUR
Shpesh ndalemi
Me mbretëreshën time
Luajmë valle dashurie
Dhe shijojmë nektarin
Siç na kanë mësuar gjyshërit
Stubëll, 26 shkurt 2014
NË TË GJITHË SHEKUJT
Na kanë shkelur
Na kanë vrarë
Nga të gjitha anët
Zoti ka qenë me ne
Na ka ringjallur
Dhe sot
Kultivojmë dashurinë
Në liri
Stubëll, 26 shkurt 2014
JEMI TË SIGURTË
Ky shekull i lirisë
Do të na forcojë të gjithëve
Në veprimet e shenjta të dashurisë
Sa bukur!
Stubëll, 26 shkurt 2014
NË TË GJITHA ANËT
Dashuria jonë
Ka zgjatur rrënjët
Dhe vezullon
Me lule njerëzie
Stubëll, 26 shkurt 2014
NË MËNYRËN TONË
E përqafojmë
Për të mos e lëshuar kurrë
Dashurinë
Stubëll, 26 shkurt 2014
N’ERRËSIRË
Janë humbur
Në heshtje
Duke kërkuar rrugët
Medet
Pa parë gjë
…
Stubëll, 26 shkurt 2014
VETËM KËSHTU
Ndryshe nuk bëhet
Nuk kultivohet
Dashuria
Vetëm kështu
Si po bëjmë ne
Shikoni
Dhe merrni shembull
Se
Vetëm kështu
Bëhet mirë
Dhe rritet
Stubëll, 26 shkurt 2014
BËHEM FJALË DHE VENDIM
Unë i dashuruari
Në qendër të fronit
Bëhem fjalë
Edhe vendim
Marr rrugën e dashurisë
Mes mrekullive
Stubëll, 26 shkurt 2014
ME MAGNET DASHURIE
Tërhiqen zemrat tona
Me hov mrekullie
Ecim shpejt
Dhe ngjitemi njëri me tjetrin
Për të lëpirë
Mjaltin e mrekullisë
Stubëll, 26 shkurt 2014
PLOT E PËRPLOT
Eni e shihni
Të gjithë
Shpirti im është
Plot e përplot me dashuri
Stubëll, 26 shkurt 2014
ME TË GJITHË JU
Do të vazhdojmë
Deri në amshim
Në marshin e bekuar
Të dashurisë
Stubëll, 26 shkurt 2014
KUR U NISËM
Kemi qenë
Shumë të vendosur
Të përmbushim
Mbi masën qindpërqind
Misionin eshenjtë
Të dashurisë
Stubëll, 26 shkurt 2014


Leave a Reply