Komiteti Ushtarak i NATO-s theksoi nevojën për praninë e KFOR-it dhe përpjekjet rajonale për të nxitur parrezikshmërinë dhe mirëqenien.
Nga Ivana Jovanoviç dhe Pol Barker për Southeast European Times në Beograd dhe Stamboll
KFOR duhet të mbetet në Kosovë për të siguruar sigurinë, tha Komiteti Ushtarak i NATO-s. [Reuters]
Ndonëse KFOR mbetet integral ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në fund të fundit do të luajë një rol më të rëndësishëm, thanë analistët nga Ballkani gjatë një takimi të Komitetit Ushtarak të NATO-s
Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore në takimin, i cili u mbajt muajin e kaluar si një pararendës ndaj takimit të ministrave të mbrojtjes të Aleancës të martën (9 tetor) dhe të mërkurën.
Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre ndaj KFOR-it dhe sigurisë në rajonin më të gjerë. Zyrtarët përsëritën gjithashtu nevojën për një zgjidhje politike jetëgjatë, duke inkurajuar të gjitha palët të vazhdojnë me diskutimet nën patronazhin e BE.
“Ne pamë se si në të ardhmen NATO mund të mbështesë zhvillimin e e një zgjidhjeje jetëgjatë politike ndaj çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor,” i thaSETimesgjenerali Knud Bartels, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Gjeneral-lejtnant Drago Lovriç, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Kroacisë, tha se prania e KFOR-it dhe një angazhimm për të zgjidhur çështjet e sigurisë qenë pika të rëndësishme diskutimi gjatë takimit.
“Besoj se angazhimi i vazhdueshëm i NATO-s do të japë një kuadër të nevojshëm sigurie që do të lejojë zgjidhjen e problemeve me mjete politike dhe negociata,” tha Lovriç.
Florian Qehaja, drejtor i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, tha se përfundimet e konferencës riafirmuan nevojën për një prani të mëtejshme të KFOR-it në vitet që vijnë. Pakësimi gradual i forcës aktuale duhet të jetë paralelisht me konsolidimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe një dorëzim të përgjegjësive ndaj policisë së Kosovës, me qëllim që të mbështetet integrimi i NATO-s, tha ai.
KFOR, i cili një kohë numëronte 50,000 trupa, është përbërë tani nga afërsisht 5,600 trupa nga 30 vende, sipas uebsajtit të NATO-s.
“Sa për Ballkanin Perëndimor në tërësinë e vet, NATO po inkurajon përpjekjet e Malit të Zi dhe BiH për të përparuar më tej në mbrojtjen dhe reformën politike,” i tha Qehaja SETimes. “NATO duket të jetë më para-vepruese në bindjen e qeverisë serbe për shoqërimin e mëtejshëm me [Aleancën] dhe potencialin e integrimit të vendit në organizatat e veta.
Disa analistë thonë se bashkëpunimi është një përbërës më i rëndësishëm për parrezikshmërinë rajonale dhe stabilitetin se sa anëtarësimi në NATO, që është një çështje e ndjeshme politike në disa vende. Megjithatë,paqja në Kosovë varet nga KFOR.
“Bashkëpunimi rajonal është garantuesi i stabilitetit në Ballkan, por është fakt se paqja në Kosovë, për fat të keq, është e paqëndrueshme pa praninë e trupave të NATO-s …[kjo] duhet të jetë një sinjal i qartë për udhëheqësinë serbe për të thelluar bashkëpunimin dhe dialogun me NATO-n,” tha Nikola Petroviç, drejtor i Qendrës së Fondit të Çështjeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, në Beograd.
Bartels theksoi se dhënia e sigurisë në Kosovë është qëllimi kryesor i KFOR-it.
“Situata në Kosovë është përmirësuar që nga viti i kaluar, megjithëse mbeten disa çështje të sigurisë,” tha Bartels. “KFOR është tërësisht i vendosur të zbatojë mandatin e OKB për të siguruar një mjedis të sigurtë e të parrezikshëm dhe lirinë e lëvizjes.”
Në këtë raport kontribuoi korrespondenti i SETimes në Bukuresht, Paul Kiokoiu.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply