![]()
Meqë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 16 mars 2014, shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu si në zgjedhjet e 6 qershorit 2010, për Këshillin Kombëtar të Shqiptarve, shqiptarët e Luginës së Preshevës dolën me entuziazëm dhe masovikisht në zgjedhje dhe nuk i dëgjuan apelet e lider(uca)ve të Preshevës për bojkotim, duke i thyer edhe kësaj kufizimet partiake dhe duke votuar jo si anëtarë të kësaj apo asaj partie politike, por vetëm si shqiptarë.
Kështu, interesi kombëtar dominoi mbi përçarjet dhe kalkulimet antishqiptare të kryetarëve të disa partive, që të gjitha së bashku nuk mund ta mbushin një autobus me ndjekësit e politikës së privatizuar midis sponzorëve që kanë zaptuar komunën dhe përvetësuar buxhetin me tenderë të dyshimtë dhe kundërligjorë.
Nuk u ka mbetur atyre asgjë tjetër, pos që të paraqiten me një “Reagim” dëshprues, duke “njoftuar opinionin”, pa qenë vet fare as në proces dhe aspak në ngjarje lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve?!
Çka dijnë ata për këto zgjedhje?
Asgjë!
Sepse, pra, ishin jashtë këtij procesi.
Madje, deklarojnë se kinse u paska “vjedhur, manipuluar dhe denigruar vota e sovranit- shqiptarit?! Siç!!!
A e dini se kish e thotë këte?
Këtë e thonë ata që ishin rojtarë të votës së Çedomir Jovanoviqit dhe të Uglaninit, argat të të cilëve u bënë këta, duke caktuar komisionerë të vet.
Pra, u radhitën për votim për serbët dhe boshnjakët, kundêr shqiptarve! Kështu, në shek. XXI, “patriotët” tanë që aktualisht qeverisin një komunë në koalicion me “Sveti Sava”-n, Radikalët e Sheshelit etj. që i zëvendësuan drejtorat shqiptarë me serbë.
Këtë reagim e nënshkruan madje edhe Rahmi Zylfiu i UDSH-së, i cili mbeti i vetmuar, ashtu si Skender Destani kohë më parë, kur mbeti vetëm pa asnjë këshilltar!
Edhepse UDSH mori pjesë komplet në zgjedhje, duke u deklaruar haptas dhe publikisht në Bujanoc nga kryetari i degës në tubimin promovues, si dhe pothuajse të gjithë anëtarët e Preshevës.
Ngushëllimet tona për dështimin e simpatizantëve joshqiptarë që i mbështetët me shpirt e zemër kandidatët serbë dhe boshnjakë, por humbën!
Vallë, pse nuk ju gëzon fakti se fituan dy deputet shqiptarë?
Egoizmi juaj, a nuk ju duket se është thellësisht antishqiptarë?
Mos vallë ju ka hyrë frika se ju janë të numëriara ditët në zhvatjen e pushtetit lokal?
Mos po ju trishton fakti se shqiptarët e Luginës së Preshevës ua kthyen shpindën mu ashtu si ju ua kthyet shpindën Shqipërisë, Kosovës dhe miqëve tanë ndërkombëtarë?
Keni shumë arsye për ta vajtuar dështimin tuaj, meqë jeni mësuar të qeverisni pa legjitimitetin e popullit.
Në vitin 2006 R. Mustafa dhe S. Destani qeverisët me 13% të votave, meqë PVD i bojkotoi zgjedhjet për kryetar komune.
Vallë, si nuk u turpëruat atëherë fare?
Në këto zgjedhje nuk kishte mauna me miell dhe gjëra të tjera për ta korruptuar votën, siç kishte ndodhur me ju në disa mjedise. Dhe ne i mbyllëm sytë dhe vjedhjet industriale ua falëm.
Ju nuk ditët as të falemnderoni publikisht e burrërisht për zemërgjërësinë tonë për hirë të interesave kombëtare të shqiptarve.
Keni tê drejtë të dëshproheni, por nuk keni të drejtë as të pranoni e as të mohoni diçka që nuk ju përket juve.
Prandaj, ky i ashtuquajtur “reagim”apo “njoftim”, nuk po dihet se çka është, sepse e kishit përzier punën, është dashur të shkruhet nga dikush që sadopak merr vesh nga drejtësia dhe politika dhe mos me u turpërua kështu botërisht.
http://ina-online.net/opinione/40959.html


Leave a Reply