Mos qaje ,degez e brishte, liri e shpirtit tim
Ti syth, sot mos u vyshk ne prag te celjes
Ti zemer ,mos u mashtro nga ky perendim
Ti mendje, mos u bej prehe e urrejtjes
Ky diell qe lindi sot ,ndricon per dashurine
Dhe ky mengjes antik do rroje gjithmone
Ti ike,por ne shpirt me le lirine
-Me the-Jetoje ti dashurine tone.
Me ndjek shprehje e vjeter qe dikur ta pata thene
Kur vjeshte e lehte lemonte gjethet me nxitim
“Te gjalle dashurine edhe te vdekurit e lene”
“Te gjallet perjetojne mes tyre dashurine”
Ndriqon shprehje e zemres,nje mendje te pervuajtur
Agimi I nje dite,nje enderr zgjon me te bukur
Dashurine e te dashurve nese kemi per ta ruajtur
Do te jetojme krenare,te qeshur dhe te lumtur
Do te defrejme bashke dhe jeta do na flase
Per nje enderr te re,qe fle por ka per tu zgjuar
Edhe pse te ndare ,prape do jemi bashke
Dhe pse pa njeri tjetrin ,do rrojme te gezuar
Leave a Reply