Pëllumb Memisharaj – Solist valltar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Pëllumb Memisharaj në shtator të vitit 1974 emërohet pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku punoi me përkushtim deri në shkurt të vitit 2004.
Pëllumb Memisharaj është shquar si talent i kërcimit të valleve popullore shqiptare, si një virtuoz shpërthyes dhe krijues në skenë. Të gjitha këto veti të shoqëruara nga një plastikë elegante dhe temperament i gjallë. Gjatë karrierës së tij artistike si solist i parë, është shquar për vullnet dhe disiplinë të fortë artistike. Në repertorin e tij ka me qindra valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, duke filluar që nga malësia e Kosovës e deri në Çamëri. Në turnetë artistikë që ka ndërrmarrë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si brenda dhe jashtë vendit në: Jugosllavi, Greqi, Turqi, Itali, Francë, Ghjermani, Kanada, Austri, Egjipt, SHBA, Suedi, Kinë, Norvegji, Zvicër e gjetkë, Pëllumbi ka qënë pjesëtar i trupës së valleve si solist, ku edhe është vlerësuar për talentin e tij nga shtypi dhe mediat e kohës. Përveç repertorit të valleve, që mbajnë firmën e koreografit Panajot Kanmaçi, Pëllumbi ka interpetuar, përmes kërcimit mjeshtror të tij, edhe vallet e vëna në skenë nga Besim Zekthi, Gëzim Kaceli e Besim Jazexhiu. Ai mbetet një individualitet në artin e kërcimit.
Lamtumirë Mjeshtër!



Burimi/Facebook/Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor


Leave a Reply