Ilir Borova
Si per t’u gdhire e Enjte…
Kur mburresh pa kuptim…
Shokut të tij në park,i mburrej një plak.
Jam shumë i kënaqur nga jeta që kaloj.
Zoti,s’më ka lënë me të gjitha pak,
eci me bastun,nga sytë miop, por shumë dëgjoj…
Un’ jam tetëdhjet’e dy,e veshet i kam spice
nga shtrati pa lëvizur,degjoj zogjtë në mëngjes,
të gjethit fëshfërimë,hapat ne rrugice,
kur dikush ec udhës, e dua t’a përshëndes…
Mundet të dëgjoj -vazhdoi avazin plaku,
mollën kur rrëzohet nga dega e shkundur,
dhe orën e murit që nga vjen tik-taku,
e më tregon mëngjesin,plaka pa më tundur…
E përcolli tjetri,pa luajtur as qerpikun,
s’po i besonte hiç ato të shokut ”bëma”…
Ky do më thot’ mendoi,dëgjoj dhe qukapikun,
që ndodhet në pyll larg, nja dy a tre të shtëna…
Po mire o mik i dashur,-filloi që t’i thotë,
c’marke e ke orën që e dëgjon me natë…?
Plaku që ”dëgjonte” i’a ktheu me zë të plotë:
-Qëparë kur e pashë, ishte pa pesë…shtatë.
me respekt për orëndreqësin…iLbO
skica nga Arben Kristani



Leave a Reply