Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar, Ju uron nji fundjavë të paqtë familjare!
Nji takim vllaznor, i shumëpritur dhe i shumëdashur, me kontributorët e veçant të Luftës së Kosovës 1998–1999, përfaqësues të Ushtrisë Shqiptare në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, nga Padeshi deri në Qafë Morinë.
Burra që, në ditët ma të vështira të Kombit, përgatitën, mbështetën e organizuan luftëtarë të UÇK-së, duke mos kursyer asgjë, ruajtën kufijtë e trojeve shqiptare, edhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të popullit.
Takimi u zhvillua në Selinë Qëndrore të “Imazhit Shqiptar & Identiteti Kombëtar”, në Tiranë, ku bashkëbiseduam për ma shumë se tri orë me Kolonel Halil Kuçanën, drejtues i Divizionit të Tropojës në atë periudhë, dhe Prokolonel Rexhep Kortoçin.
Tri orë që u dukën si tri minuta!
U hapën kujtime, dëshmi dhe episode të panumërta nga terreni i luftës; u fol për Tropojën, Padeshin, Qafë Morinën, Rrafshin e Dukagjinit, për luftë e fundit dhe për luftërat në shekuj në mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe për shumë nga ato ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e qëndresës shqiptare.
Biseda u ndal veçanërisht te Lufta e Kosovës, Lufta e Koshares dhe tragjeditë e Rrasës së Zogut, aty ku dhjetëra luftëtarë të lirisë ranë në pritë e pabesi dhe dhanë jetën për Lirinë Kombëtare.
Këto histori nuk duhet të mbeten vetëm në kujtesën e atyre që i kanë përjetuar.
Duhet të tregohen, të shkruhen, të dokumentohen dhe të kthehen në filma dokumentarë, që brezat që vijnë të njohin të vërtetën dhe sakrificën e atyre burrave e grave që u vunë përballë rrezikut për lirinë e Kosovës dhe të Kombit Shqiptar.
IMAZHI SHQIPTAR & IDENTITETI KOMBËTAR
NË KOSHARE & TE RRASA E ZOGUT
Për më shumë NEOSHQIPTARIZËM!
Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Lirisë së Kosovës!
Pushofshi në paqen e jetës së pasosme!
Homazh për Luftëtarët e Lirisë në Koshare dhe te Rrasa e Zogut, ku dhjetëra bij të Kombit ranë në pritë e pabesi dhe dhanë jetën për Lirinë Kombëtare.
PËR MË SHUMË ETIKË, DREJTËSI E VËRTETËSI, DREJT FALJES!
JAM UÇK!
I nderuar mik, vëlla e shqiptar i vërtetë,
Pak më shumë për Luftën!
Pak më shumë për Lirinë Kombëtare!
Duhet dhe lypet ma shumë për Shqypninë,
për Shqipninë,
për Shqipërinë, Shqiptarinë e Shqiptarizmën!
LUFTA PËR TË MBROJTUR LUFTËN
Lufta për të pasqyruar të vërtetën e Luftës së Shenjtë Kombëtare, të Epopesë së Lavdishme të Kombit Shqiptar, duhet të fillojë, pikë së pari, me të vërtetën, dëshminë dhe dokumentin.
1. Të vlerësohet, të tregohet dhe të dëshmohet me fakte origjinale çdo pikë gjaku e derdhur për Lirinë Kombëtare: përmes dëshmive të luftëtarëve, fotografive, filmimeve të terrenit dhe arkivave të masmedias shqiptare, të huaj e ndërkombëtare.
2. Të dokumentohet dhe të paraqitet e vërteta për çdo Dëshmor e Hero të rënë për Lirinë Kombëtare, shqiptar apo i huaj.
3. Të dokumentohet me fakte edhe puna e strukturave drejtuese dhe e çdo Luftëtari të Lirisë, me dosje, dëshmi dhe materiale sa më të plota.
4. Etika, e Vërteta dhe Drejtësia duhet të jenë tempulli ynë në gjykimin dhe vlerësimin e historisë, larg ndikimeve emocionale, politike, krahinore, fetare apo shoqërore.
5. Nuk mund të vlerësohen njësoj ata që kishin detyra shtetërore dhe paguheshin nga taksapaguesit shqiptarë e euroatlantikë, me ata që luftuan vetëm për idealin dhe e vunë në rrezik kapitalin më të shenjtë: jetën dhe pikën e fundit të gjakut.
6. Edhe roli i masmedias gjatë Luftës së Kosovës duhet të vlerësohet me gjakftohtësi, profesionalizëm dhe drejtësi. Gazetarët, kameramanët dhe mediat që ishin në terren, shpesh në kushte jashtëzakonisht të vështira, kanë lënë nji pasuri të jashtëzakonshme dokumentare për historinë.
7. Për këtë periudhë disponoj materiale të shumta, që nga shtatori 1998 deri në përfundimin e Luftës, më 12 qershor 1999.
8. Çdo Luftëtar i Lirisë që ka derdhur qoftë edhe një pikë gjak për Lirinë Kombëtare meriton nderim të veçantë. Sakrifica e tij nuk mund të matet me fjalët, postet apo dekoratat e të gjallëve.
9. Si Forum “Imazh & Media”, përmes Festivalit Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”, do të vazhdojmë të ruajmë, dokumentojmë dhe prezantojmë dëshmitë e kësaj Epopeje të Lavdishme, duke dhënë edhe Çmimin e Madh “Imazhi i Luftëtarit të Lirisë” dhe duke sjellë para publikut materiale filmike e fotografike nga Lufta e Kosovës, nga Koshara e deri në frontet e tjera të lirisë.
10. Në fund të mbramjes, nji thirrje vllaznore:
Të gjithë së bashku të vëmë nga nji thermi të së vërtetës së kësaj Lufte të drejtë e historike, për të plotësuar mozaikun e saj legjendar e heroik dhe për t’ua lënë brezave që vijnë.
Me Burrni e me Durim,
Zoti na sjelltë Shpëtim!
Lavdi Dëshmorëve!
Të Lirë, Ilirë!
Jam Shqipëri!
Me Urti e me Trimëri,
dalëngadalë do të bëhemi Nji!
KOMBI SHQIPTAR, IMAZHI IM!
Përkushtimisht,
Prof. Dr. Av. Astrit Memia
O miqtë e mi të ditëve të vështira të Shqiptarisë, Demokracisë, Paqes, Prosperitetit, Lirisë e Kombëtarisë sonë!
JAM UÇK!
Zoti e bekoftë Shqiptarizmën dhe NEOSHQIPTARIZMIN!
P.S. Turpi i mbuloftë ata shqiptarofolës që dje u rreshtuan në kahun e kundërt të historisë dhe të aleancës euroatlantike, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si udhëheqës. Historia i gjykon njerëzit jo nga kolltukët ku ulen, por nga qëndrimi që mbajtën në ditët kur Kombi kishte më shumë nevojë për ta.
Lavdi përjetë Heronjëve & Dëshmorëve të Lirisë!
Respekt e mirënjohje për Luftëtarët e Lirisë!
E Vërteta është amaneti ynë për brezat!






Burimi/Facebook


Leave a Reply