-
Mes maleve të egra dhe të mrekullushme gjenden shtepitë karakeristike, të shpërndara ngado në luginën e Thethit, në të gjitha pjesët e fshatit. Nga Thethi ju mund të shikoni të gjitha qafat e maleve dhe majat kurorë më të bukura në alpet e Europës, të mbuluara me bimë Alpine, prej nga ku mund të shihni të gjithë luginën. Nëse shkoni në Radohimë mund të shikoni edhe malin e Jezercës i cili është 2659 metër mbi nivelin e detit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 96, datë 21.11.1966, zona malore e Thethit, me sipërfaqe 2630 ha, nga e cila 1680 ha pyje dhe pjesa tjetër kullota dhe sipërfaqe shkëmbore, shpallet “Park Kombëtar” dhe administrohet nga D.SH.P, Shkodër.
Mjedisi fizik dhe Pozita gjeografike.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike më e rëndësishmja e zonës veriore, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ai bën pjesë në komunën e Shalës, të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore të dy blloqeve më të sipërme, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërseritshme të tilla si: maja e Radohimës, (2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m), Alisë (2471 m),etj. Në lartësitë 750- 800 metër, poshtë në luginë shtrihet fshati piktoresk i Thethit .
Veçoritë gjeologjike: Thethi gjendet 172 kilometra larg Tiranës, nga të cilat, 148 kilometra janë të asfaltuara, ndërsa 24 kilometrat e fundit janë të paasfaltuara. Lugina e lartë e Thethit është një nga zonat më të veçanta të turizmit malor shqiptar, nga më të përmendurit edhe nga të huajt. Në zemër të alpeve veriore, mes shkëmbinjeve historik, gjelbërimit verbues dhe burimeve të kristalta kjo luginë e rrallë figuron rreth 900 metra mbi nivelin e detit.
Veçoritë e relievit. Parku shtrihet në luginën e lumit të Thethit. Shpatet malore kanë pjerrësi të madhe dhe të thyera me kënde16º-35º, por ka raste edhe të pakalueshme 45º-60º e deri në 90º. Lugina ka formën e një grope, e modeluar nga veprimtaria akullnajore. Lumi i Shalës ka formuar tarraca në dy anët e tij dhe një zallishtore.
Veçoritë klimatike. Parku ka klimë të ashpër në dimër me rreshje dëbore që shkojnë nga 1.5 m në pjesët e ulta e deri në 3 m në pjesët e larta. Parku ka mesatarisht 2900-3000 mm rreshje shiu në vit. Temperaturat luhaten nga 20ºC deri 26ºC në qeshor, ndersa ne dimer variojn -14ºC deri -20ºC.
Veçoritë hidrografike. Lumi i Thethit buron në lagjen Okol dhe pershkon te gjithe thethin, ku i bashkangjiten edhe disa perrenj dhe burime qe thethi i ka me shumice. Ne Nderlyse bashkohet me përroin e Kapërres dhe formojnë lumin e Shalës, i cili derdhet në Drin. Lumi i Thethit është i kthjellët e i shkumëzuar, me prurje 1000-1300 l/sek e temperaturë mesatare të ujit 7ºC, dhe është i pasur me troftën e malit. Parku ka përrenj të shumë si ai i Dhenve , i Gurrës, i Shkafit,i Bores,i Ashtit,i Ukashit etj. Gjithashtu ka edhe burime të shumta si në Okol, Nikgjonaj, etj. Egziston një mrekulli në Theth që e quajnë Ujëvara e Grunasit e cila ka një lartësi mbi 30 m të rrënjës së ujit. Një tjetër ujëvarë në Theth është dhe Ujëvara e Gjeçajve e cila ka nje lartesi mbi 24 m të rrënjës së ujit nga një grykë shkëmbore shume e bukur.
Veçoritë e tokave. Parku shtrihet në toka të murrme pyjore, mbi të cilat janë të vendosura pyjet e parkut, dhe pjesërisht në tokat livadhore malore, mbi të cilat janë të vendosura kullotat alpine. Në pjesën jugore të parkut është i formuar kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë, 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra deri në 30-40 m i gjerë. Në Theth ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinje të vegjël dhe një hidrocentral funksional. Në periudhën Maj – Nentor Thethi vizitohet nga 5000 – 10.000 turistë të huaj dhe shqiptare.
Syri i kaltër në Kaprre
Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kaprre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri.
Nga vendi ku parkohet mjeti dhe deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për personin që ecën me ecje normale. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Pusi i zi është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i cfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë. Gjatë rrugës duhet të kesh parasysh të ndjekësh shenjat që janë bërë nga banorët e zonës.
Ujëvara e Grunasit
Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila me Vendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës.
Ujëvara e Gjeçajve
Kanioni i Grunasit
Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve.
Sapo jeni futur në Theth dhe jeni duke zbritur për në qëndër, sipër rrugës nacionale, do ju shfaqet ujvara e Gjeçajve, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, dhe rreth 25 metër e lartë.
Eksplorimi i Shpellave speleologji /ngjitje shkembore
Thethi ka edhe monumente të tjera natyrore siç janë shpellat. Speleologu mund të shohë disa shpella të vogla dhe me bukuri të jashtëzakonshme në Theth: Shpellën e Qyqes, shpellën e lugut të Shakujve, shpellën e Kuqe”, shpellën e ndërgurëve në fushë të Thethit “mbi Ulaj”, shpellën e Pepes ne Okol dhe birën e Ujit në qafë të Pejës. Bira e Ujit në qafë të Pejës në kohë shirash nxjerr ujë, që furrnizohet nga liqene akullanjore nëntoksore: liqenet e Vuthajve dhe të Jezercës. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve alpinistë, speleologë, gjeografë dhe gjeologë, janë shpellat vigane të Harapit mbi Okol dhe shpella e Rrathëve mbi Ulaj. Përmasat e mëdha dhe dukuritë interesante të këtyre shpellave si liqene nëntokësore, sifone, galeri stalaktitesh e stalagmitesh etj., kanë qenë shkaku i krijimit të legjendave nga banorët në shekuj.
Liqenet akullnajore të qafës së Pejës
Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit
Vaskat e gurit
Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.
Si mund të shkojmë në Theth?
Ardhja ne Shqiperi nga Toka
Në Republikën e Shqipërisë, me anë të rrugëve tokësore mund të hyhet përmes këtyre vendeve fqinjë:
MALI I ZI
Nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, qe lidh Shkodrën me Podgoricën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 19.00.
Nëpërmjet pikës së Murriqan, që lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
Nëpërmjet pikës së Vermoshit, që lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Malin e Zi. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00.
GREQIA
Nëpërmjet pikës së Kapshticës, që lidh Korçën me Selanikun. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 orë pa ndërprerje.
Nëpërmjet pikës së Kakavijës, që lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.
Nëpërmjet pikës së Qafë Botit, që lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
Nëpërmjet pikës së Tre Urave, që lidh zonën e Përmetit dhe Leskovikut me Konicën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
MAQEDONIA
Nëpërmjet pikës së Qafë Thanës, që lidh Pogradecin, Librazhdin, Elbasanin me Strugën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
Nëpërmjet pikës së Tushemishtit, që nëpërmjet bregut jugor të liqenit të Ohrit lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe Ohrin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
Nëpërmjet pikës së Bllatës, që lidh Peshkopinë me Dibrën e Madhe. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
Nëpërmjet pikës së Goricës, që kalon nga bregu verior i liqenit të Prespës së Madhe duke lidhur këtë zonë me Otoshevon dhe pjesët e tjera të Maqedonisë. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 19.00
KOSOVA
Nëpërmjet pikës së Morinës, që lidh Kukësin me Prizrenin.
Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.
TRANSFERIME ME MJETE PUBLIKE
Nga Tirana ne Shkoder: 98 km. Çdo nje ore.
a) Stacioni i autobuzëve prane sacionit te Trenit.
b) Stacioni i mikrobuzëve prane rrethrrothullimit te Zogut te Zi.
Nga Shkodra ne Theth: 72 km, Ne oren 07:30 AM dhe ne 15:00 PM.
c) Stacioni i mikrobuzëve te Thethit, 10 – 12 vendesh, ne zonen e Rus-it.
TRANSFERIME ME AUTOMJETIN TUAJ APO ME AUTOMJETE ME QIRA:
(preferohen mjetet e larta, ose dy diferencialshe).
Nga Shkodra ne Theth, itinerari qe duhet ndjekur eshte; 72 km.
Shkoder – Koplik – Dedaj i Shkrelit – Boge – Fusha e Okolit – Qafe T’thores – Theth dhe behet ne 3 ore.
Ardhja ne Shqiperi nga Deti
Hyrja nëpëmjet rrugëve detare në Shqipëri mund të kryhet nëpërmjet porteve kryesore me anë të linjave detare që ofrojnë shërbimet e tyre si për pagjerë ashtu edhe për mallra të tonazheve të larta.
Hyrjet kryesore per ne Shqiperi jane:
Durrës: Nga Portet Italiane te Ancona, Bari, Brindisi dhe Trieste.
Vlora: Porti Italian i Brindisi.
Shëngjin: Porti Italian i Bari.
Saranda: Ishulli Grek i Korfuzit
Ardhja ne Shqiperi nga Ajri
Bëhet nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, i cili ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe vetëm 20 minuta larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Lidhja midis aeroportit “Nënë Tereza” dhe Tiranës kryhet nëpërmjet shërbimit të taksive (20 Euro) dhe autobuzëve (që nisen pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë ose nga Aeroporti drejt destinacioneve të kërkuara dhe kushton 2 Euro). Aeroporti është i pajisur me Duty Free Shops. Veprimet doganore kryhen gjatë 24 orëve pa ndërprerje.
Vere
Pushime Familjare
Familjet janë të mirëpritura në Theth!
Një territor mikpritës, ku mund të kalosh ditë të paharruara bashkë me fëmijët e tu: ku kombinohen argëtimi dhe relaksi, aktivitetet sportive dhe rekreative për të ndarë me fëmijët tuaj argëtimin dhe harene. Për tu relaksuar sëbashku me familjen tuaj, lëreni veten të zhyteni në një natyre për tu zbuluar, në jetën rurale, të kafshëve, të artizanatit, të agroturizmit dhe ricetave të shijshme tradicionale. Natyra e Thethit ofron eksperienca të reja dhe apasionante per tu provuar sëbashku, larg jetës stresante të së përditshmes në qytet.
Pushime ne Grup
Toka dhe qielli, shkëmbinjtë dhe uji… natyra e Thethit është një palestër e vërtetë në qiell të hapur që nuk mbyllet kurrë, ku ju mund të praktikoni më të mirën e aktiviteteve në natyrë, në kontakt me një natyrë spektakolare dhe emocionuese. Testoni veten, rizbuloni anën tuaj sportive dhe aventureske në Theth! Natyra e Thethit ofron mundesi per ecje trekking te lehta dhe te veshtira (hard and soft trek) duke iu pershtatur te gjithe grupmoshave, qe shkojne nga ecjen ne destinacionet natyrore me te aferta ne kohe dhe shkalle veshtiresie sic jane Ujvara, …etj…., e deri tek ngjitjet ne pikat me te larta si liqenet e grira te Jezerces nga me aventurieret.
Propozime të shumta dhe itinerare për pushimet tuaja aktive në grup në Theth me:
përshkrime të hollësishme, të dhënat teknike, hartat dhe rrugët për sportet verore: shetitje/marshime, çiklizëm malorë, peshkim, kanotazh, speleologji, etj.
Pushime në Fshat
Të njohësh nga afër vëndet dhe tokën, në kontakt me vërtetësinë e gjesteve dhe shijeve të thjeshta që duken si të humbura. Zbuloni në një nga qoshet e Alpeve Shqiptare, në Theth, mikpritjen e ngrohtë të Guesthouse-ve, agroturizmave, dhe B&B (Bed and Breakfast) Shtrat dhe Mëngjes për kalimtarët.
Natyra, relaksi, gjërat e thjeshta, familjariteti dhe produktet gjenuine. Janë këto përbërësit e një pakete pushimesh të jetuar në zemër të fshatit, në Theth. Ditë pushimesh në afersi të malit, per tu kaluar në shtëpi tipike alpine të ndërtuara në harmoni të plotë me natyrën që e rrethon, ku mund te shijosh produkte bio dhe konservime te prodhuara ne shtepi.
Pushimet me shijen e kulinarisë
Majat me dëborë, tavolinat plot!
Asonancë që kujton traditat, një bashkim perfekt: kënaqësia e të jetuarit malet bashkë me kënaqësinë e ushqimit të mirë. Panorama të shkëlqyera, një territor gjenuin i mirëfilltë, një kuzhinë e pasur me pjata të thjeshta dhe të shijshme, të shoqeruar me verërat, rakinë apo edhe lëngjet e frutave të tokës. Thelbi i malesisë është ky dhe shumë më tepër, gjithcka për të zbuluar …
Turi Theth-Valbone
9000 lekë për person
Përshkrimi i turit
Dita e pare
Mengjes: Ora 06.30, Nisja nga Tirana (Zogu i Zi).
Paradite: Ora 12.30, Mberritja ne Theth. Sistemimi ne Bujtine dhe dreka.
Pasdite: Ora 14.30, Visite ne destinacionet: Ujavara e Thethit dhe Kanioni i Grunasit. 4 ore ecje vajtje-ardhje; shkalla e veshtiresise e lehte/mesme.
Ora 18.30, Ne kthim, visite te Muzeu Historik, te Kulla e Ngujimit, dhe Kisha e Shen Gjonit me shpjegim nga ciceron i posacshem.
Ora 20.30, Darka me ushqime bio e gatime tradicionale te zones.
Dita e dytë
Mengjesi: Ora 06.30-07.30, Servirja e mengjesit.
Paradite: Ora 08.00, nisja per ne Valbone ne rruge kembesore. Per te kaluar ne Valbone duhet te ngjitesh ne Qafen e Valbone e cila eshte 2200 meter mbi nivelin e detit dhe zbritja ne Valbone. Dreka me vete.
Per te arritur ne Valbone, do duhen rreth 4 ore ecje ne kembe ne rruge mali, pjesa kryesore eshte ne ngjitje, per cantat mundet tu shoqeroj nje kale. Ne ngjitje ju do dilni ne Bregun e Bubes qe eshte nje kullot me livalle shum te bukura. Pastaj vjen qafa e Valbones me nje pejsazh mahnites qe ke Thethin pas shpine dhe te pret njeri prej fshatrave me te bukur Rragami i Shales qe jane me origjin nga Thethi pjesa kryesore e tyre.
Kohezgjatja ne per te arritur ne Valbone eshte 4 ore. Shkalla e veshtiresise: e mesme.
Pasdite: Ora 15.00, Akomodimi ne bujtinen pritese ne Valbone, pas pushimit i zoti i shtepis do ju njohi me historin Valbones dhe te Rragamit dhe se si kalohet dimri ne keto ane.
Ora 16.30 – 20.00, Moment i lire, pushim, relax.
Ora 20.00, Darka me ushqime bie e gatime tradicionale te zones, muzike, argetim.
Dita e tretë
Mengjesi: Ora 07.00-09.00, Servirja e mengjesit.
Alternativa 1 e Kthimit:
Paradite: Ora 09.00, nisja e kthimit drejt Tiranes.
Ora 12.00, mberritja ne Gjakove te Kosoves dhe mundesia kohore per nje xhiro turistike dhe pushim kafeje ne pjesen muzeale te Qytetit.
Ora 14.00, rruga e kthimit nga Gjakova ne Tirane.
Alternativa 2 e Kthimit:
Paradite: Ora 6.00, Zgjimi dhe nisja per ne fjerz per tu kthyer nepermes kanionit te Komanit me traget ose anije te vogel, njera nga pikat me te bukura ne Shqiperi.
Ora 09.00, arritja ne Koman dhe kthimi ne Tirane me furgon, mundesi pushimi kafeje ne bare restorant “DEA” dhe kthimi drejt Tiranes me furgon te prenotuar.
Shënime
Ne cmim jane te perfshire: udhetimi me furgon nga Tirana ne Theth dhe kthim; guida, transporti i brendshem nga Nderlysa ne Theth, ushqimi dhe fjetja per dy nete ne guesthouse.
Ne cmim nuk jane te perfshira: kerkesa ekstra nga sa me siper si, konsumi i pijeve alkolike qe nuk prodhohen nga familja, kafete ne bar, etj)
Numri minimal i grupit: 12 persona
Per grupe me te vogla turi eshte i realizueshem por me pagesa te drejtperdrejta per shpenzimet e secilit sherbim. Cmimi per person, fjetje/mengjes/dreke/darke ne Guesthouse: 2500 lek (20 euro), ne Valbone eshte 3000 Lek ose 25 Euro.
Kujdes duhet te jeni te paisur me pasaport ose me karte identiteti sepse do kalojme nepermes Kosoves qe ka pike doganore.
Turi dy ditor
6,000 lekë për person
Përshkrimi i turit
Dita e par�
Mengjes: Ora 06.30, Nisja nga Tirana (Zogu i Zi).
Paradite: Ora 12.30, Mberritja ne Theth. Sistemimi ne Bujtine dhe dreka.
Pasdite: Ora 14.30, Visite ne destinacionet: Ujavara e Thethit dhe Kanioni i Grunasit. 4 ore ecje vajtje-ardhje; shkalla e veshtiresise e lehte/mesme.
Ora 18.30, Ne kthim,� visite te Muzeu Historik, te Kulla e Ngujimit, dhe Kisha e Shen Gjonit me shpjegim nga ciceron i posacshem.
Ora 20.30, Darka me ushqime bio e gatime tradicionale te zones.
Dita e dyt�
Mengjesi: Ora 07.00-09.00, Servirja e mengjesit.
Alternativa 1 e Kthimit:
Paradite: Ora 09.00, nisja e kthimit drejt Shkodres.
Ora 12.00, mberritja ne Shkoder dhe mundesia kohore per nje xhiro turistike dhe pushim kafeje ne qytetin e Shkodres.
Ora 13.00 � 14.40, rruga e kthimit nga Shkodra ne Tirane.
Alternativa 2 e Kthimit:
Paradite: Ora 12.00, kthimi drejt Shkodres.
Ora 15.00 � 16.00, 1 ore mundesi pushimi kafeje ne Shkoder dhe kthimi drejt Tiranes me furgon te prenotuar.
Shënime
Ne cmim jane te perfshire: udhetimi me furgon nga Tirana ne Theth dhe kthim; guida, transporti i brendshem nga Nderlysa ne Theth, ushqimi dhe fjetja per dy nete ne guesthouse.
Ne cmim nuk jane te perfshira:� kerkesa ekstra nga sa me siper si, konsumi i pijeve alkolike qe nuk prollohen nga familja, kafet ne bar, etj)
Numri minimal i grupit: 10 persona
Shenim: per grupe me te vogla turi eshte i realizueshem por me pagesa te drejtperdrejta per shpenzimet e secilit sherbim. Cmimi per person, fjetje/mengjes/dreke/darke ne Guesthouse: 2500 lek (20 euro)
Turi kater ditor
12,000 lekë për person
Përshkrimi i turit
Në turin kater ditor ju mund të vizitoni ato që janë të përfshira në turet dy dhe tre ditore dhe një ngjitje në qafen e Pejës dhe Gropën e bukur dhe liqenin akullnajor të qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite do të ngjiteni në majën e Hrapi, në lartësinë 2217 meter mbi nivelin e detit.
Në këtë tur janë të përfshira, transporti nga Tirana dhe kthimi përsëri në Tiranë. Fjetja në një nga bujtinat ku përfshihen edhe tre vakte me ushqimet me të shijshme që keni ngenë ndonjëherë!
Kontakt
E-mail: info@thethi-guide.com
Tel: +355 69 20 46 333
thethi-guide.com










Leave a Reply