Deri në fund të muajit qershor 2026 në Shqipëri ishin të punësuar 22,6 mijë shtetas të huaj, nga 18 mijë që ishin në 2025. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit filipinasit, indianët dhe egjiptianët kryesuan punësimet e reja, ndërsa bizneset po mbështeten gjithnjë e më shumë te fuqia punëtore nga jashtë për shkak të emigracionit. Punonjësit e huaj zunë 3.1% të totalit të të punësuarve në vend. Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje do të forcohet
Të rinjtë thonë se arsyeja kryesore e punësimit në Shqipëri është paga e lartë deri në 50% më shumë sesa në Indi. Por gjithashtu punësimi në vend po iu jep atyre mundësi për përvojë në tregun europian.
“Në Shqipëri fitoj rreth 50% më shumë të ardhura mujore sesa në Indi dhe me pagën time arrij të mbështes familjen për të përmirësuar cilësinë e jetës”, deklaron 25-vjeçari Mayur Prajapati, një nga dy inxhinierët indianë i cili prej dy vitesh punon në këtë kompani.
Burimi/Facebook/syri.tv


Leave a Reply