Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri.
Në një reagim në X, Slotkin theksoi se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë, ndërsa qeveria duhet të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.
Reagimi:
Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar të Michiganit lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, si edhe në vende të tjera evropiane.
Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojë llogari zyrtarëve të zgjedhur prej tij. Po kështu, qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë shtetin e së drejtës, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.
U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply