Por një gjë e di mirë: nuk di të gënjej, nuk di të mashtroj, sepse jemi rritur në një derë ku nderi dhe respekti kanë qenë mbi gjithçka dhe nuk i kemi shkelur asnjëherë!
Ndoshta kjo është arsyeja pse rruga ime është më e vështirë, por unë nuk do të mposhtem! Nuk mund të bëhem dikush që nuk jam, nuk mund të mohoj edukatën dhe vlerat me të cilat jam rritur, vetëm për t’ia dalë në jetë.
Më mirë të vuaj me ndërgjegje të pastër, sesa të fitoj duke shkelur nderin tim!
Unë po bëj aq sa mundem, me aq sa kam dhe me zemrën time të pastër. Por Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për fjalë, ka nevojë për njerëz që nuk dorëzohen, për njerëz që nuk e shesin të vërtetën dhe që nuk e harrojnë kurrë se kush janë e nga vijnë.
Ndihmoni, sepse koha nuk pret! Nuk do të rrojmë 500 vjet sa Shqipoina. Jeta kalon shpejt dhe ajo që lëmë pas është emri, nderi dhe gjurma që lëmë në këtë botë.
Unë do të vazhdoj përpara, sepse mund të më marrin shumë gjëra, por nuk do t’i lejoj kurrë askujt të ma marrë dinjitetin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Burimi/Facebook


Leave a Reply