I dashur Sébastien,
Faleminderit që zgjodhe të përkthesh dhe të botosh romanin tim « Mëkati i Justinës », roman që u botua më parë nga ONUFRI çka ishte për mua një kënaqësi e veçantë e botimit në shqip.
Krijimi i shtëpisë tënde botuese, përkthimet e tua të mrekullueshme (kujtoj këtu dhe romanin tim te mëparshëm « Njê mungesë kaq e gjatë » (« Une si longue absence » botuar nga Fauves éditions), kurajo dhe puna jote këmbëngulëse për botimet në frëngjisht këtu në Paris, jo vetëm shkrimtarë shqiptarë por dhe nga Ballkani, tregon për shpirtin tënd humanist dhe përkushtimin tënd për letërsinë e popujve të tjerë . Por tashmë Shqipëria e Kosova bëjnë pjesë thellësisht në zemrën tënde.
Aventura tënde editoriale sapo ka filluar. Eshtë interesante se pas botimit këtë vit të romanit “La Maison jaune » të mikut tim të vjetër Bashkim Hoxha ti boton romanin tim, dy autorë, ish studentë në të njejten klase dhe ish kinesastë të Kinostudios.
Faleminderit mik i dashur dhe shumë urime për shtegëtimet e tua të ardhshme letrare në botën ballkanike e europiane


Burimi/Facebook


Leave a Reply