Dhe sa vite tjera duhet të kalojnë për dy vendet fqinjë për vizita të tilla?
Dy dekada nuk janë pak. Problemet e shqiptarëve në Greqi qëndrojnë për më shumë se 35 vite, duke filluar nga procesi i “Lejeve të Qendrimit”, “Njohja e Pensioneve të Pjesëshme” etj.
Por…
Po t’i hedhim një sy vizitave zyrtare midis dy vendeve fqinje, do të shohim se për më shumë se 20 vjetë, asnjë kryeministër apo predident shqiptar nuk ka bërë vizitë zyrtare, ndërsa nga ana e shtetit fqinjë ka mbi 17 vjetë.
Përse ndodh kjo, nuk ka asnjë vullnet politik nga dy vendet?
Si sot, në muajin shtator të vitit 2006, ishte vizita e fundit zyrtare e ish-presidentit Z. Saki Berisha që kishte vizituar Greqinë, duke mbyllur këtë vizitë edhe me një takim me emigrantët në Athinë.
Nga ana tjetër muaji prill 2009 ishte vizita e fundit e ish-kryeministrit grek Z. Kostas Karamanlis. Pra janë këto dy vizita që i përkasin të kaluarës – dy dekadave më parë.
Sot në muajin shtator, pas 20 vitesh asnjë vizitë zyrtare nga kryeministra apo presidentë shqiptarë.
Por…
Tashmë Diaspora Shqiptare në Greqi është integruar më shumë se kurrë, duke e prekur Evropën ne jetën e tyre të përditëshme.
Fëmijët e tyre janë ekselentë në shkollat e këtij vendi Europian. Shumë prej tyre kanë hapur biznese të vogla të mesme e nga ato të mëdha.
Sot kanë bërë të mundur të kenë televizionin e tyre “Tribuna” dhe “Albania tv”…
Mesuesit me punë vullnetare kanë hapur kurse të gjuhës shqipe, duke bërë atë që nuk e bëri shteti për më se 30 vite, edhe pse qëndron një marrëveshje midis dy vendeve në vitin 2004, firmosur nga ministri i asaj kohe Z. Rukaj.
Megjithatë pozitive qëndron fakti se midis dy vendeve janë firmosur mbi 100 marrëveshje … Shiko më pak
Burimi/Facebook


Leave a Reply