Te nderuar bashkeatdhetare qe jetoni e punoni ne Danimarke !
Emisioni “Njerez te Humbur” qe transmetohet ne valet e Tevizionit Publik Shqiptar (TVSH) kerkon ndihmen e komunitetit tone ne Danimarke, per gjetjen e nje personi te seksin,mashkull nga Kosova,qe ka humbur lidhjet me familjen e tij qe ne vitin 2002.
Keshtu qe nga familjaret eshte prezantuar ne kete emision,si njeri i humbur,ndaj nese e njeh apo ka pare dikush ,mund te kontaktoni ne menyre te drejteperdrejt me emisionin”Njerez te humbur”,me stafin e Ambasades Shqiptare ne Danimarke dhe ne kontaktin me kryesine shoqates “Alba – Dansk” ne Danimarke,ku ka faqen e saj ne internet ne http://albadansk.dk/.
Ky eshte nje mision humanitar,jo vetem per misionin qe ka marre ky staf i ketij emisioni,por per te gjithe ne,qe te ndihmojme e te kontribojme ,qe keta persona te lidhen e te komunikojne me familjen e tyre,nese jetojne diku sot.
Me poshte po ju percjellim te dhenat e personit ne fjale.
Per momentin nuk e kemi foton e tij,por me te ardhur nga stafi i “Njerez te Humbur” ne do ta afishojme.
I bejme thirrje nepermjet faqes se shoqates “Alba – Dansk” personi i cili kerkohet dhe mendohet se jeton ne Danimarke te paraqitet sa me pare ne adresat e lartepermendura,qe ky problem e prekupim i familjes te mbyllet sa me pare dhe familja ti kthehet normalitetit dhe puneve te perditshme,larg stresit e shqetesimit per njerun e tyre.
Shpresojme ne mirekuptimin dhe bashkepunimin me te gjithe ju te nderuar vizitore qe do ta lexoni kete mesazh te derguar nga ana jone ne kete faqe.
Stafi i faqes “Alba – Dansk”
Personi ne fjale quhet Basri Azizi dhe ka keto te dhena:
Emri : Basri
Atësia: Ahmeti
Amesia: Ramize
Mbiemri: Azizi
Datelindja: 29.07.1969
Vendlindja: Fshati Ballance, Komuna Vitise, Kosove
Basriu kontaktin e fundit me familjen e ka patur ne vitin 2002 nga Hollanda, por gjate publikimit te historise se tij ne emisionin e kaluar kane marre informacion se personi qe kerkohet mund te jetoje ne Danimarke. Personi qe dha kete informacion, ishte takuar me te ne muajin gusht te 2012 ne nje restorant turk ne Amsterdam dhe, sipas tij, Basriu i kishte pohuar se jetonte ne Danimarke, madje ai kishte edhe nje makine me targa daneze.
Historia e tij do te trajtohet ne emisionet e ardhshme, deri ne arritjen e nje rezultati te suksesshem, dhe kjo mund te arrihet fale bashkepunimit dhe ndihmes se cdo shqiptari qe mund te kete informacion ose kontakte me te.
Duke ju falenderuar paraprakisht per kontributin tuaj, po ju japim me poshte edhe te dhenat e kontaktit me stafin e emisionit:
“Njerez te Humbur – Missing People”
Tirane, Albania
Tel. +355 42 274 592 / 593 / 594
SMS: +355 66 41 41 500
www.njereztehumbur.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply