CV-ja është çelsi kyq i fitimit të një pune. Ka me qindra këshilla konfuze dhe kontradiktore për të bërë CV-në në formën më të mirë të mundshme .
Por, çka me të vërtet nuk duhet të përfshihet në CV-në tuaj. Lexoni këshillat më poshtë:
Mos e bëni shumë personale -Nuk është e n evojshme të vendosni në të fotografin tuaj, religjionin, drejtimin tuaj seksual ose bindjet politike.
Mos bëni gabime në të shkruar -50% e CV-ive që pranohen kanë gabime gramatikore ose në të shkruar. Kujdes me këtë.
Mos shtoni informacione të pa rëndësishme -Një punëdhënës shikon nëse ju jeni të kënaqur dhe të aftë për punën që keni aplikuar, kështu që shkruani vetëm gjërat e rëndësihsme, përvojën në punë dhe detajet.
Mos i tregoni hobitë tuaj -Përveq nëse hobi juaj ka rol të rëndësishëm në punën që po aplikoni, përndyrshe ajo është plotësisht e panevojshme të përfshihet në CV.
Mos u bëni negativ -Siguroni që mos të shkruani gjëra të këqija për punëdhënësit e mëparshëm.
Mos lëvdëroni veten -Nëse punëdhënësi dëshiron të dijë më shumë për ju, ai do të kërkojë referneca nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm.
Mos gënjeni -98% e punëdhënësve kanë pranuar që bëjnë hulutime për CV-të e marra, në mënyrë që të verifikojnë të dhënat.
Mos e stërmbushni me informacione -CV-ja nuk ka nevojë të jetë më e gjatë se 2 fleta A4.
Mos përdorni shumë kreativitetin -Mbani CV-në tuaj profesionale. Mos përdorni fonte dhe ngjyra të ndryshme.
Mos përdorni zhargonin e zakonshëm -54% e punëdhënësve tregojnë se vazhdimisht janë të irrituar nga CV-t klishe dhe të përsëritshme.
E.K-reporteri.net
Leave a Reply