Kriteret mbi të cilat është zgjedhur ky qytet janë: transporti i gjelbër dhe uji i pastër. Qyteti është gjithashtu ai me koeficientin më të lartë të lumturisë në kontinent.
Qyteti ka treguar gjithnjë një kujdes të madh për natyrën dhe ekosistemet, një vëmendje të madhe ndaj përdorimit të biçikletave dhe një mikpritje të madhe ndaj vizitorëve që parapëlqejnë ekoturizmin.
Këtë vit një sërë eventesh që kanë si synim promovimin e zonave të gjelbra dhe natyrës do të mbahen në Kopenhagen. Komisioni Evropian e zgjodhi kryeqytetin danez si Kryeqytetin e Gjelbër të BE-së për vitin 2014, ndër 18 qytetet e tjera.
Gjatë dekadave të fundit, politikanët kanë punuar shumë për ta bërë Kopenhagen sa më të përshtatshme për çiklistët vendas. Kur i dha çmimin qytetit, Komisioni Evropian theksoi përdorimin e transportit të gjelbër në Kopenhagë, sidomos përdorimin e lartë të biçikletave.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet vendore mësohet se rreth 35 % e njerëzve, të cilët janë banorë të Qytetit të Kopenhagës, shkojnë rregullisht në punë me biçikletë. Por në strategjitë e të ardhmes synohet si qëllim që kjo shifër të rritet deri në 50 %, në vitin 2015.
Që nga viti 2005, kur u vendos ky qëllim, qyteti ka arritur ta ulë me 20 % lëshimin e dioksidit të karbonit në atmosferë. Por Kopenhagen synon të bëhet kryeqyteti i parë ku përqindja e dyoksidit të karbonit të ulet ndjeshëm dhe deri në vitin 2025 ky nivel të jetë zero. Pjesë e këtij projekti është kalimi nga makina me naftë në makina elektrike, kurse qëllim mbetet që 85 % e makinave të jenë elektrike.
Fituesit e kaluar përfshijnë Stokholmin (Suedi), Hamburgun (Gjermani), Vitoria Gasteizin (Spanjë) dhe Nantën (Francë).
Çmimi i jepet një qyteti që ka arritur standarde të larta mjedisore në mënyrë të qëndrueshme. Ideja është që qytetet fituese mund të punojnë si modele për të tjerët në Evropë që janë duke u përpjekur për të përmirësuar gjendjen e tyre.
Sipas Qytetit të Kopenhagës, rreth 35 % të njerëzve shkojnë rregullisht në punë me biçikletë. Qëllimi është që shifra të rritet deri në 50 për qind në vitin 2015. Kopenhagen synon të bëhet kryeqyteti i parë ku përqindja e dyoksid karbonit deri më 2025 të jetë zero.
Që nga viti 2005, kur u vendos ky qëllim, qyteti ka arritur ta ulë me 20 % lëshimin e dyoksidit të karbonit. Pjesë e këtij projekti është ndryshimi nga makina me naftë në makina elektrike. Qëllimi është që 85 % e makinave të jenë elektrike.
Living.al






Leave a Reply