Pëllumb Sulo
Dhjetra familje në Veri të Shqipërisë vazhdojnë të qendrojnë të ngujuara brenda shtëpive të tyre për shkak të rrezikimit të jetës nga gjakmarrja. Mes të ngujuarve ka edhe një numër jo të vogël fëmijësh, të cilët nuk mund të ndjekin edhe shkollën. Gjatë 20 viteve të fundit, strukturat shtetërore kanë ndërmarrë herëpashere nisma të ndryshme, por pa mundur të ndalojnë këtë plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare.
Zeri i Amerikes
DailyMail: 900 fëmije vuajnë ‘Gjakmarrjen’
Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri vijon të tërheqë vëmendjen e medieve të huaja, të cilat po i kushtojnë jo pak hapësira kësaj plagë mesjetare. Ketë radhë është Britanikja “Daily Mail” që ka realizuar një reportazh mbi fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, në qendër të cilit ka vendosur 3 fëmije që nuk e kanë shijuar asnjëherë jetën jashtë mureve të shtëpisë.
“Vëllezërit Zefi, 12 vjeç, Marseli, 7 vjeç dhe Marsela, 9 vjeç nuk i kuptojnë dot kënaqësitë e thjeshta të një fëmijërie të zakonshme. Ata nuk shkojnë në shkollë ose të vizitojnë miqtë, madje për ta të luash futboll rreth kopshtit të shtëpisë, është krejtësisht e paimagjinueshme.” – kështu nis shkrimi i botuar në “Daily Mail”.
“Këta fëmijë kanë kaluar tërë jetën të mbyllur, brenda shtëpisë së tyre në fshatin Bardhaj, pak metra larg qendrës së Shkodrës. Ata janë të burgosurit e gjakmarrjes, e cila e bën daljen e tyre jashtë shumë te rrezikshme. Këta fëmijë janë në mesin e 900 fëmijëve të tjerë që qëndrojnë të fshehur në shtëpitë e tyre për të shmangur gjakmarrjen, në bazë të kodit të lashtë të njohur si Kanuni, i cili i jep të drejtë një personi të vrasë dikë në shenjë hakmarrje për një vrasje të mëhershme.” – vijon shkrimi.
Sipas “Daily Mail”, vrasjet sipas Kanunit, njihen si gjakmarrje, dhe është e ngjashme me traditën italiane të gjakmarrjes. Kodi vlen për të dy besimet, të krishterët shqiptarë dhe ata myslimane, dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë krimin, familjen, martesën, trashëgiminë e pasurisë, dëmet si dhe sjelljen personale apo atë sociale.
Gjatë kohës së diktaturës, thuhet se Kodi ishte inekzistent, ndërsa ai u rikthye pasi Shqipëria nisi luftën e saj për tu bërë një vend me demokraci moderne dhe te begatë. Shumë njerëzve u mungon besimi në sistemin e drejtësisë dhe përpiqen ta vendosin vetë atë. Në shkrim theksohet se janë angazhuar mësues, të cilët shkojnë tre herë në javë në shtëpitë e të ngujuarve, në mënyre që ata të paktën të mund të marrin njohuri në arsimin baze. /TV1/
Komente
– Pa dashtë me u futë në polemikë me shtypin ndërkombëtar sepse artikujt i publikojnë ma tepër për aspektin tregëtar sesa për vlerën informative,due dy fjalë mbi Kanunin. Në Botën përendimore Kanuni ka jehonë mafie,krimit dhe prostitucionit.Pra e vêrteta êshtê që Kanuni i LEKË DUKAGJINIT,pêr pesê shekuj me radhê ka qene kodi penal dhe kodi civil i perdorur nê Shqiperi,Kosovê,Maqedoni dhe Mal te Zi Shqiptar.MJET KOMUNIKIMIT per mbare Shqiptarizmin kudo qe jetonin. Napoleon BONAPARTI eshte inspirue ne Kanunin per te hartue kodin napoleonian qe ka drejtue Europen deri sot. Me vjen shum keq qe te gjitha zonat Shqiptare e interpretojne Kanunin ne menyren ma rigoroze, sidomos nenet ekstreme. KY BARBARIZEM mesjetar qe vijon deri sot eshte TYRP per kombin Shqiptar se femijt jane engjuj shejt dhe…Kanuni ka shume gjera qe vlene me I ruje . Por gjake marrja eshte krejt kuner populit tone.
– Po vrasim njani tjetrin per marri e po shujme fise shqiptare . Po lame femijte pa educate e perparime ,po vrahen djem e ri po lame nana me zemra te coptuara . Me lane familen pa Antare e kjo Ashte varre kurre nuk shendoshte .
More shqiptare ne cod fe qe I lutemi zotit thote mos vra se zoti Kure ka thane Mose vra ka diet se eshte gjeja qe dhemb me se shumti si per ate qe vert Ashtu per ata qe eshte I vrame .
– Eshte Koha me u kthye perparimit e me lane gjake marrjen. Kjo gjake marrje vetem ne filma eshte e mjaftueshme .
Per hater te kombit shqiptare e zotit Benju burra e melidhe Besen mos me pas me gjake marrjen
– Nuk merret pêng jeta e tyre sidoqoftê puna.Pêr mos tê zgjatêm ma tepêr due tê vê nê evidence iniciativen Historike tê vitit 1971 e qujtur BESELIDHJA E MALSISE ku u vendos qê vetêm autori i krimit tê ndiqet pêr hakmarrje.Pra u aktualizue Kanuni sipas kohês.Si konluzion i angazhoj viset tjera Shqiptare tê marrin pêr model ketê vepêr madheshtore nê dobi tê KOMBIT. SHPRESOJ sê shpejti qê Besêlidhja e Malsisê tê kthehêt nê Besêlidhja e Shqipêrisê…ETNIKE. Me respekt MALSISË MADHE
– Me vemendje te madhe e kam lexua Kanunin,e sot kjo veper e lashte e permbledhur nga Gjecovi mund te interpretohet ne menyra te ndryshme e njeriu mund te hakmerret si te don ai, por vrasja e te miturve dhe e gjinise se bukur eshte rreptesisht e ndaluar.Per fat te keq femijet malsor ne Shqiperi e shijojne izolimin e do te ishte mire te behet nje reforme e te cduket njehere e pergjithmone vuajtja e sidomos ajo e femijeve eshte brengosese dhe eshte model i zymte per jeten e nje femije. Dhashte Zoti qe vrasja ndaj shqiptareve te skadoj nga cdo prodhim.
– Femija, sipas Kanunit nuk kane ra ne “gjak”. Ajo vlene vetem ne “Shqipnine Moderne”, e sidomos pjesen e Malesise. Sipas “Marrveshjes Malesise” vetem “vrasesi” ka dale ne “gjak”. edhe filmi “Falja e Gjakut” asht me teme te tille ku femija nuk ashte me teme te njajt ky fmija nuk lejohen te vijojne shkollen.
– Kanuni i Lekes nuk e len ne ngujim femin (gjinis mashkullore)deri ne moshen15 vjeçare,kurse femrat kurrsesi.Keto ngujime qe praktikohe tash ne Shqiperin veriore jane shtojsa krahinore ne kanun.Nje sqarim per ty Gega,beslidhja e malsis u vendos ne fundin e qershorit te vitit 1970,te shekullit te kaluar, lavdija u qofte atyre burrave malsor qe e vendosen,por edhe atyre qe e vulosen,dhe e ruajten.





Leave a Reply