
Petraq Pali
(Per Ata zonja dhe zoterinj qe jane te Interesuar,i biri i Autorit _pJp_, Ju Uron Lexim te Kendshem )
HISTORIA E QEPAROIT
JANKO LL. PALI
(Mësues i Merituar)

HISTORIA
E
QEPAROIT
Përgatiti për botim
Petraq Pali
albin
Tiranë, 2003
JANKO LL. PALI

Historia e Qeparoit
Janko LL. Pali
Redaktor: Thanas B O C I
Parathenie
Vasil Qesari
Design & layout:
Suela Kolpepaj
Në Kompjuter:
Dhimiter Qesari
Petraq J. Pali
Sponsorizues : Petraq J. Pali
© Fondi familjar Pali
ISBN: 99927-51-40-1
Shtypur në shtypshkronjën : Dita 2000
albin
Tiranë, maj 2003

HISTORIA E QEPAROIT
Botimin e librit “Historia e Qeparoit”,
financuar nga kursimet e mia familjare, ua bëj
dhuratë bashkëfshatarëve qeparotas dhe miqve
të mi kudo që janë nëpër botë,ne masen qind per qind në plotësim të
amanetit e dëshirës së tim eti, Janko Ll. Pali dhe
për të përkujtuar e nderuar emrin e veprën e tij.
Petraq Pali
USA,mars 2003
=================================
HISTORIA E FSHATIT QEPARO
… Me ç’thotë legjenda e, pas të dhënave të marra nga
pleq, rezulton se Qeparoi ndodhet në këtë vend ku gjëndet
sot prej 300 a më shumë vjetësh. Duhet megjithatë besuar
se vendi ku është sot ka pasë qënë vazhdimisht e kurdoherë
i banuar prej fisesh që, ose u përtrazuan me të tjerë klane
që më vonë reciprokisht u asimiluan ose, për arsye të
luftërave a grabitjeve pirateske të kohëve të kaluara, u
shpërngulën e, në vënd të tyre u vendosen fiset e sotme
që, siç dimë, kanë ardhur nga brendia e Labërisë, ose nga
gjetkë, siç do shikojmë edhe me poshtë.
Banimi i lashtë, pikërisht në këtë pozicion, mund të
vërtetohet nga gojëdhëna që brez pas brezi trasmetohet se,
kur këtu qe vënd me pyll e s’kish as banim a gjurmë banimi,
një bari nga të lagjeve përreth fshatit, duke kullotur bagëtitë
brënda në pyll, u gjënd pa pandehur para një shtylle të
gurtë, në kamaren e së cilës ndodhej një konismë (ikonë) e
vjetër e Shën-Marisë e, para saj, varur në degë të një lisi (
filizi i të cilit ndodhet edhe sot ), një kandil, kush e di prej sa
kohe i vendosur aty, mu në mes të pyllit.
Ky bari nga barku i Gjon Kondit, u habit së tepërmi e,
me t’u kthyer në lagjen e tij jashtë fshatit të sotëm, rrëfeu
ç’kish parë e gjetur. Kjo u duk për të tërë një çudi por edhe
një vend i shenjtë e, pastaj, me që vëndi aty dukej më i
përshtatshëm për banim, u vendos që të gjitha lagjet që
banonin në afërsi të pyllit e përreth, si: Lagja e Mërtokaj,
Rrëza, Gjinpogdan e të tjerë, të zbresin nga kodrat, ku gjer
atehere jetonin të ndarë e, të themelojnë një fshat të ri e të
përmbledhur në vëndin ku u gjënd ikona. Atje pikërisht
ku, kush e di sa vite më parë, kishin jetuar sigurisht banues
të mëparshëm, që tani ishin zhdukur pa ditur për ç’arsye,
kur e ku…
Thuhet se pikërisht ky ka qënë dhe fillimi i ndërtimit
të fshatit Qeparo, në vëndin ku është sot. Duke marrë
parasysh lartësinë e pozitën strategjike të shkëlqyer për
kohën, horizontin e hapur panoramik, ndodhjen afër një
fushëze të vogël po të begatshme e pjellore, afërsinë e
bregdetit e, nga kjo, klimën e butë ndryshe nga lartësitë ku
banonin, s’ka si të mos mendojmë se, ky vënd u lakëmua
për banim nga gyshërit e fundit, siç kish qënë preferuar
edhe së lashti nga më të parët tanë, para kush e di sa
shekujsh.
Mjaftohej populli i atyre kohëve me punime bujqësore
në tokën që ndonjë feudal posedonte, a merrej me blektori
ndër malet e zhveshura që rrethojnë vëndin e, diku,
praktikonte edhe piraterinë a kusërinë e detit, okupasion
me të cilin janë marrë kurdoherë banuesit e brigjeve të
Adriatikut e të Jonit qysh më parë, pa dyshim para se të
vinin romakët e t’i kërkonin llogari mbretëreshës së Ilirisë,
Teutës, po për këtë shkak. Po, duke qënë afër detit, këto
vënde kishin gjithashtu dhe rrezikun të goditeshin edhe
vetë prej piratëve shëtitës të huaj e, ndoshta, këtu do jetë
dhe arsyeja që fshati ynë të figurojë për shumë i vjetër dhe
lashtë i banuar, por të mos ekzistojë asnjë legjendë që të
shkojë më tutje nga 300 a 400 vjet.
Po mund të pyesim, si u gjënd shtylla e vjetër me ikonën
në mes të një pylli të dëndur, ku kullosnin berrat e një bariu?
Probabilitete të mëdha janë që, vëndi të ketë pasë qënë i
banuar qysh në lashtëri, e të ketë pasur goditje nga piratët
normanë (?) të cilët, të nisur nga brigjet e tyre veriore, aty
nga shekujt X e XI e, duke vozitur ndaj jugut, s’lanë gjë pa
bastisur, siç vërteton historia: gjithë anëdetin verior të
Mesdheut, qysh nga brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë e,
kuptohet, edhe këto tonat. Siç tregojnë të dhënat historike
rreth veprimtarisë së piratëve në përgjithësi, po në veçanti
të normanëve, nga shkelja e tyre ndaj vëndit, mallit e
njerëzve, asgjë s’mbetej më. Shuhej jeta e atij vëndi e, për
shumë e shumë kohë, s’guxonte kush t’i afrohej bregutdetit
nga frika e ndonjë shkelje tjatër pirateske, frikë që
trasmentohej brez pas brezi e shkonte gojë më gojë.
Që vëndi ynë ka qënë banuar fort lashtë, mund të
vërtetohet edhe nga monumentet që ende sot ekzistojnë në
breg-detin tonë si gërmadha e, që janë ndërtuar prej
venecianëve në shekujt e parë të këtij mijëvjeçari në formë
kullash. Një ndodhet në vëndin Shpella e Frëngut e një tjetër,
sot gërmadhë, në Pyrgjezë. Që fshati ynë e periferia e tij
kanë qënë të banuara, dëshmohet edhe po të marrim si
shenja banimi shumë të lashta, ndërtimet primitive që
ndodhen në vëndin e quajtur Karros në veri-lindje të fshatit
të sotëm e në Gradishtë, në distancë afër 3 km. prej tij.
Karrosi është një majë kodre me lartësi 300 metra nga
suprina e detit, prerë thikë nga ana e perëndimit mbi
grykën e fushës poshtë dhe, e mbrojtur mirë, se formon
një majë konike të rrethuar në një distancë prej afër 80 –100
m. e me dy radhë gurësh të mëdhenj në formë harku, të
ndërtuar, pa dyshim, për mbrojtje të atyre që banonin në
majën konike. Pamja nga larg e kësaj pozite është qartësisht
strategjike, po edhe fort e vjetër po të vëzhgojmë
dispozicionin e gurëve e të rretheve që janë ndërtuar si mur,
të vendosur në dy vija njëra pas tjetrës, me nje distancë
prej 20 – 25 m e paralel në formë gjysëm hëne. Si izoipse !…
Përpos këtyre thuhet se, përjashta ledheve (mureve)
fort të lashtë, si nga pozicjoni po dhe nga ndërtimi në mënyrë
primitive e pa lidhje, me lëndë mbërthenjëse po ashtu
krejt të thatë, janë ndodhur disa varroshe mbuluar me
pllaka guri (vendi këtu është krejt guror) që vëndasit i kanë
pasë quajtur që shumë herët Varret e Jelimëve, emërtim
ndoshta i shtrëmbëruar i fjalës Helen ose ndoshta Ilirian
(?). Ndonjë nga këta varre është hapur dhe, në të jenë gjetur
skelete njerëzish me kockë të madhësisë jo ordinare të
kohëve tona, si dhe ndonjë copëzë e thërrmuar poçe prej
balte të pjekur, gjurmë byzylikësh prej bronxi a hekuri me
gjithë që, deri sot, s’është bërë aty ndonjë kërkim sistematik
me qëllim të caktuar arkeologjik.
Thuhet gjithashtu se, kur klanet a fiset e vendosura në
periferi të pyllit ku u gjend ikona, u çvendosën për të
ndërtuar fshatin e ri përreth vëndit të shënjtë të saj, filluan
e prenë drunjtë e shpyllëzuan terrenin për të ngritur
banesat e, s’patën nevojë të kërkojnë larg material ndërtimi
e qereste, mbasi drunjtë që prenë në vend ishin aq të trashë,
të mëdhenj e të përshtatëshëm, sa i përdorën aty ku qenë
për të plotësuar të tëra nevojat e tyre, për të gjitha banesat
që, një pas njëri, ndërtuan…
Kjo mund të jap shkas të besohet se, mbas bastisjes
shkatërruese të qëndrës së banuar shekuj më parë, vëndi i
shkretuar vetëvetiu u bë pyll me dru të egëra, lisa,
shpardhe, ilqe e të tjera të cilat patën kohë, në rrjedhojën e
viteve, të bëhen të tilla, të mëdha e të forta, aq sa të shërbejnë
si qereste për të gjithë fshatin e ri që u ndërtua aty, para një
kohe që mund të stimohet në tre a katër qind vjet.
Sidoqoftë, vëndi pat tërhequr gjat kohës, me vetitë e
bukuritë e tij, fise, klane e çeta të ndryshme nga vetë brendia
e vëndit ose edhe nga jashtë. Ata tërhiqeshin, ndoshta nga
natyra po edhe nga kushtet politike të krahinës së bregdetit,
e cila për shkaqe që njihen nga historia, kish mundur të
sigurojë për të shtatë fshatërat që e formonin, një fetfa (
dekret ) të posaçëm nga Sulltanët që nga fillimi i shekullit
të XVI-të me dhënien e disa favoreve lehtësuese ( të quajtura
venome ), për sa u përkiste marrëdhënieve të asaj kohe me
administratën e Perandorisë së Madhe Turke.
Në mbështetje të këtyre venomeve, popullsia e të shtatë
fshatërave: Himarë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Pilur, Dhërmi
e Palasë gëzonin të drejtën të mos paguanin të dhjetën e
prodhimeve, as xhelepin (taksë bagëtish), të mos shkonin
ushtarë, të mbanin armë, me një fjalë, kishin disa kushte
që as një krahinë tjetër e Turqisë nuk i godhonte ! Mund të
tërhiqeshin dhe nga klima e butë e bregut të detit, fort më
e pëlqyer karshi ashpërsisë së klimës së vënd banimit të
tyre. Po, edhe kushtet e jetesës prej robi, nën feudalët e
spahitë e Turqisë vëndës apo jo, i shtrëngoi disa fise prej
tyre të shkulen nga ku rronin e të kërkojnë një vëndbanim
të ri. Humbja e lirisë, ndërrimi i jetesës me anadollakun
mbi krye, po më tepër edhe qëndrueshmëria e liria relative
e njerëzve të bregut ndaj shtypjeve e shtrëngimeve të
turqve për të ndërruar besimin, bënë që kohë pas kohe,
Bregdeti të invadohej nga fise, bajraqe, klane ose individë
nga krahina të tjera.
nr 2…
Këto shtegëtime, me pakicë apo me shumicë, u grumbulluan
këtu e, avash-avash, formuan të nëndë lagjet
(mëhallat) e katundit tonë të cilat mbajnë edhe sot akoma,
emrin e vend-banimit të tyre. Kuptohet se këto ardhje të
fiseve të ndryshëm, nuk janë bërë për njëherë bashkë po
veças, sigurisht në kohë të ndryshme. Kjo vërtetohet edhe
nga zgjedhja e vëndit ku u vendosën përreth fshatit të
sotëm, në largësi të njëra tjetrës, se duhet menduar që edhe
shtypja e Turqisë bëhej kohë mbas kohe, sipas krahinave e
simbas kushteve të këtyre, jo në njëjtën kohë, kurdoherë e
kudo.
Këto pra, i bënin gjyshërit tanë të shpërngulen nga ku
ishin e të vijnë e të ngulen, së pari në vëndet Bragjin,
Mërtokaj, Rrëzë, Gjin’pogdan etj. ku edhe sot akoma,
gjëndën shënjat e banimit të tyre, me tjegulla të thërmuara,
gurë, ledhe etj. Të nentë mëhallat (lagjet) e fshatit që u
formuan prej tyre egzistojnë edhe sot. Ato janë:
Lagjja BRAGJIN rrjedh nga fshati Terbaç
Lagjja POGDANAJ “ “ “ Zhulat
Lagjja NDREGJINAS “ “ “ Velçë
Lagjja MËRTOKAJ “ “ “ Kallarat ose Pejë(?)
Lagjja BALLGURAS “ “ “ Progonat
Lagjja GJIKËBITAJ “ “ “ Vranisht
Lagjja PEÇOLAT “ “ “ Çamëria
Lagjja RUSHAJ “ “ “ (?)
Lagjja DHIMËGJONAS “ “ “ Korfuzi
Sigurisht, çdo mëhallë, bark a lagje nga të ardhurit këtu,
ka secila edhe një histori e kushte të veçanta, për ikjen a
largimin nga vëndi i tyre i parë. Le të marrim lagjen
BRAGJIN:
Këta rrjedhin, siç thamë dhe më lart, nga katundi
Tërbaç, të cilit turqit i kishin vënë synë për t’i ndryshuar
me përdhunim besimin. Prifti i vëndit Papanika, duke parë
se laku po i ngushtohej dita ditës e se besimtarët po shkisnin
për arsye të ndryshme duke u bërë muhamedanë, filloi të
mendojë ç’do të bënte për vehte e për familjarët e tij. Kur
turqit ju drejtuan personalisht të hiqte rason, të vinte
çallmën e hoxhës e të ndërronte dhe emrin, ai nuk pranoi
dhe u grind me renegatët. Mbasi rrodhi gjak, ai me të pesë
djemtë e dy vëllezër, u mbyll në shtëpinë e tij. Po rrethimi
ngushtohej, gjaku derdhej, të rrethuarit plagoseshin e
vriteshin nga rrethonjesit e, kështu, Papanika, një natë
dimri vendosi: Del nga rrethimi me jatagan në dorë dhe
me njerëzit e tij vrapon në fshatin Kallarat, i cili nuk qe
islamizuar ende. Atje e pritën sipas zakonit duke e cilësuar
si të arratisur e në nevojë mbrojtjeje.
Po, pasi Kallarati ishte fshat jo larg Tërbaçit, Papanika
e kuptonte se, shpejt a vonë, do të dëmtohej nga armiqtë e
kështu që nuk e ndjente veten fort të siguruar e kërkonte
shteg a vënd ku të largohej e të siguronte djemtë e njerëzinë
nga sulmet e renegatëve të Tërbaçit. Po, nga ana tjetër,
mendonte edhe për vete, që të mund të vazhdonte t’i
shërbente Zotit në profesionin e shënjtë në të cilin qe plakur.
Thonë se aso kohe Qeparoi, për fat, qe pa prift e pa
kumandar fetar e trim që t’i udhëhiqte në luftrat e tij kundër
lakmive të fshatit muhamedan fqinj, Borshit, i cili, për
marrëzitë dhe kufizimet e kohës i pa kënaqur me kufijtë e
gjërë që kish marrë në kurriz të fshatrave më të vogëla
përreth, kërkonte të gllabëronte edhe tokat e Qeparoit e t’i
bënte banorët e tij çifçi të tyre, në mos t’i zhdukte fare…
Ne kushte te tilla Qeparoi lajmëroi Papanikën, që
ndodhej ne Kallarat, të urdhërojë me gjithë të tijtë e i premtoi
ta bëjë prift të famullisë së tij e, njëkohësisht, t’i falte mall e
pasuri për të jetuar. Ky e pranoi ftesën e miqve të rinj dhe
erdhi këtu, para treqind vjetësh dhe u bë kryetar e
themelues i barkut Bragjin në fshatin tonë, në kujtim të
lagjes së tij të parë që la në fshatin e vjetër Tërbaç. Fisi tjetër
i Papanikës që mbeti në Tërbaç, kushërinj e nipër, nderruan
besimin po edhe të islamizuar, prapë nuk harruan lidhjen
gjakësore të tyre me të arratisurit, Papanikën e njerëzit e
tij, lidhjet e të cilëve edhe sot akoma përmënden e mbahen
deri – diku…
Ndërkohë është fakt se, kur më 1845 pat vdekur këtu
Polimer Spiro Gjika Bragjini, person i shquar i asaj kohe,
për të ngushulluar të këtushmit, kanë ardhurë nga Tërbaçi
dhjetë krerë a parësi, jo vetëm për të ndjekur zakonet, po
dhe për të treguar se nuk ishin harruar lidhjet e para midis
atyre e neve, këtu. Edhe sot vazhdon të jetë njëfar afrimi
shpirtëror e simpati, kur me rast takohen ndonjë i qeparotas
me ndonjë banues të sotëm të fshatit Tërbaç.
Nga të 5 djemtë e Papanikës, vetëm dy u shtuan e lanë
trashëgimtarë: Gjokë Prifti, gjyshi i Bragjinasve te sipërm
e Gjikë Prifti, gjysh i Bragjinasve të poshtëm. Papapnika,
ardhur në Qeparo, u betua se do të mbronte interesat fetare
e kufitare të vëndbanimit të ri, me gjithë fuqinë e tij e të
klanit të tij.
Në atë kohë fshati ndodhej në grindje të vazhduar me
fshatin fqinj Borsh, të cilin e kish në kufitë e tij lindore e që
aso kohe numuronte 250-300 familje të besimit muhamedan
e që përbëhej nga renegatë vëndës po edhe nga turq të
vërtetë, të ardhur nga Azia e Vogël, siç është edhe sot familja
HAJDINI, që heq origjinën nga qyteti Hajdin i Anadollit,
në brigjet e detit Egje.
Banuesit e Borshit s’ishin të kënaqur me kufijtë e gjëra
që qeveria turke ( Dovleti ) i kish favorizuar duke u dhënë
toka e, duke i bërë kufitarë me 9 a 10 copë fshatëra, po
donin të merrnin dhe tokat e pakta që pati Qeparoi, i cili
me 60 a 70 familje që numuronte atehere, familje të varfëra,
u kundërshtonte ashpër, herë duke u mbrojtur e duke u
zbythur brënda kufijve të tij e, herë duke i sulmuar e
ndjekur më tutje rrymës së lumit të tyre që, asokohe e deri
më 1912, rridhte në mes të fushës së tyre.
Gjatë këtyre përpjekjeve Papanika zhvishte rasën,
ngjishte armët e, me jatagan në brez si ushtar i thjeshtë, u
kallte tmerrin kundërshtarëve borshjotë duke u dhënë
shëmbëllin e tij personal, kurajo e guxim, kopesë së tij
shpirtërore, të paktë në numur po trima me fletë ! Pas
betejave ai linte armët dhe, si shërbyes besnik i
Orthodhoksisë, predikonte nga alltari e bekonte në emër
të Krishtit, turmën e besimtarëve. Kur vdiq Papanika, të
dy fshatrat, të lodhura, erdhën me se fundi në një
marrëveshje e u pajtuan për një farë kohe. Nga Borshi qenë
vrarë në ndeshje me tanët më tepër njerëz dhe, që të bëhej
një ndreqje përfundimtare e grindjeve, u vendos, me
pëlqimin e të dy palëve, t’i lihej Borshit, si një lloj shpërblimi
( djetë ) për humbjen e tyre, vëndi që ndodhej këtej lumit të
tyre, vënd që më parë ishte i yni. Kështu që kufitë e dy
fshatërave u caktuan në rrëzë të malit Gjinvlash nga lindja
dmth. Rrëza e Dede me Rrahun e Hoxhe. Ky pajtim vazhdoi
për shumë vjet e qeparotasit, për t’u njohur më fort kufiri i
tyre i ri, rindërtuan e mbajtën më këmbë kishëzën e Shën-
Marisë që ndodhej e vjetër në rrëzë të malit tonë Gjinvlash,
në Gallata e që gërmadhat e rrënuara të saj, janë edhe sot
mbuluar me sqina e driza.
Po Bragjinajt më vonë ranë prapë në gjak për grindje të
tyre personale me Borshjotët, me Kuçin po edhe me
Mëhallën e Rrushe që, aso kohe, ish më e madhja e fshatit,
ndoshta se këjo lagje s’ka mbajtur qëndrim të mirë në
konfliktin e tyre me Borshin e Kuçin. Të shtrënguar nga
çdo anë, ata u detyruan të largohen vëndit, duke u hedhur
me gjithë mall e plang që kishin, në ishullin e Thonuzit
(Strakëna) ku edhe u vendosën, të pritur mirë nga banuesit
e paktë të ishullit, qoftë për mikpritjen tradicionale të tyre,
qoftë edhe pse çeta e shkuar atje me njerëz e bagëti, me
armë dhe në numur të mirë, përbentë nje fuqi që u duhej ta
respektonin. Të ngulur aty, u muarrën me punë blektorale
e bujqësore e, thonë se edhe sot, atje ndodhet një vënd që
quhet Vreshtat e Bragjine.
Në atë kohë e sipër e, duke përfituar nga largimi i një
çete të fortë nga Qeparoi, borshjotët filluan përsëri të
rivendikojnë kufij të reja dhe sërish filluan grindjet duke
skalitur e duke shtuar urrejtjen e parë e cila, qysh nga koha
e pajtimit, kish filluar të ulej e s’po çfaqej shumë hapur.
Qeparotësit e shihnin që nuk do të vononte të shtohej
grindja dhe mëria dhe vinin pak si të kërrusur, se e ndienin
veten më të paktë në numur e, nga kjo, vendosën
unanimisht që t’i kërkojnë Mëhallës së Rushe, (për hir të
interesit të përbashkët e për të mos u turpëruar në luftën
që shihnin se do bënin me fqinjët e lindjes, të cilët i kishin
shtuar më shumë pretendimet e kërkesat), vendosën, pra,
që t’u kërkojnë fshaçe Rushe të falin gjakun për çetën e
larguar të Bragjinasve në Thonuz.
Me gjithë kundërshtimin e tyre, fshati diti t’i bindi e,
në fund, ata dhanë jo vetëm faljen e gjakut, po dhanë dhe
varka të tyre e, me një pari të mëhallës, vajtën në Thonuz
për t’i bindur Bragjinët të kthehen përsëri, brënda besës,
në gji të vëndlindjes që kërcënohej keq nga fqinjët lakmiqarë
e të pa shpirt.
Kështu dhe u bë. Bragjinët, ndonse të instaluar mirë
në vëndin e ri të tyre ku, me kalimin e kohës, patën shtuar
edhe ekonominë po edhe u kish shkuar mbarë edhe në
njerëz, ( por, të brejtur nga brënda prej nostalgjisë për
vëndin e bukur e trim që kishin qënë të shtrënguar të linin
para vitërash ), me shumë qejf e dëshirë u bindën e, të gjithë
bashkë, u kthyen në vënd. Thonë se kur arritën këta në
bregdetin tonë, uleshin e puthnin zallin e detit. Fshati i priti
me shumë gëzim e, për ditë me radhë, kremtohej në fshat
kthimi i tyre.
Mbas kësaj, paritë e të dy fshatërave u muarrë vesh
dhe të pajosur të dy palët, tanët me ungjillin e borshiotëve
me kuranin, që u shërbenin për betimin solemn se, pas
kësaj do të respektonin striktërisht kufijtë që do
caktoheshin, kësaj here deri në qime, shkuan në vëndin
Rrëza e Dede. Duke i treguar shoku-shokut ku duhej vënë
kufiri e duke bisetuar me pasion, u grindën përsëri e, në
grindje e sipër, një nga fshati ynë, Buzëbardhi i Pane, nga
fisi i Pogdane, i inatosur se një nga borshjotët e fyejti kush
e di me çfarë sharje, qit armën dhe vret në vënd një nga
paria e Borshit që ndodhej në pleqësi. Gjesti i nxituar i
Buzëbardhit hapi plagët e vjetëra e, borshjotët, duke qënë
më të shumtë, ngjosnë e vranë atë ditë 12 qeparotës (7
Bragjinaj e 5 nga mëhallat e tjera). Këjo qe një ngjarje që
nuk parashikohej. U bë spontane e rëndoi shumë mbi të
dyja palët, ndonse s’kemi të dhëna sa u vranë atë ditë nga
të Borshit. Mendohet se fshatarët tanë do kenë pasë shkuar
në mbledhje pa qëllim të keq e jo të armatosur në sasi të
mjaftë, nëse marrim parasysh numërin e madh të viktimave
nga ana jonë.
Vrasësin Buzëbardh dhe fisin e tyre Pogdan e qortuan
si fshat, po edhe nuk u pelqeu t’i kishin aty prezent, mbasi
ishin bërë shkak i një kobi të madh që ra mbi fshat me
vrasjen e 12 vetëve gjatë grindjes me Borshin, ditën që
kishin dalë të dy palët për të rregulluar çështjen e grindjes
në kufi, grindje që edhe sot vazhdon deri diku, t’i mbajë të
dy fshatërat jo shumë të afruar shpirtërisht. Për këtë arsye
të gjithë barqet e fshaçe, vendosën që krejt fisi i Pogdane të
largohej vëndit me soj e sorollop e të ngulej në afërsi të
Sarandës e, më tepër, në fshatin Lëkurës, ku qëndruan një
farë kohe shumë a pak të gjatë.
Mes të vrarëve të kobëshm të asaj dite qe dhe Spiro
Dedezhupa, pari e fshatit tonë, që la pas tij tre djem: Gjikën,
Qeskon e Kriston. Vrasja e shëmtuar e plot gjak e asaj dite
mbajti pushkën ngrehur mes dy fshatërave, për shumë vjet
akoma. Qeparoi i bënte ballë me trimëri çdo sulmi të
fqinjëve, kështu që pas disa vjetësh, të vrarët nga Borshi u
bënë më të shumtë nga ata të fshatit tonë, se tanët, më të
gjallë e më të revoltuar për padrejtësitë që u bëheshin, nuk
e linin shtegun pa i dhuruar kokrra plumbi fqinjit nga
lindja. Nga kjo borshjotët, të hidhëruar nga dëmet në gjak
e duke parë se askurrë nuk do arrinin të vinin zap e nën
këmbë njerëzit e paktë e heroikë të Qeparoit, me gjithë se
ata ishin tre herë më të shumtë në numur, menduan të
kërkojnë ndihmën e katundit Kuç që kish filluar, edhe ky,
të bëhej muhamedan duke ndërruar besimin.
Marrëveshjen me Kuçin e mendoi dhe e vuri në zbatim
Bedo Agaj i Zenel Nikës nga Borshi, bir muhamedani, po
nip i të krishtërit Nika. Kuçiotët, me nam si grabitës e të pa
fre, pranuan me gëzim aleancën me Borshin kundër
Qeparoit (ndoshta për qëllime vetjake, siç do shikojmë më
poshtë) e s’vonuan të ndeznin luftën edhe ata kundër
gjyshërve tanë, të ndodhur tanimë mes dy zjarresh. Për
pesë vjet me radhë, thotë gojëdhëna, trimat e paktë po
zëmërluanë të fshatit tonë mbajtën luftën gjallë duke luftuar
kundër dy fshatërave të mëdha: Borsh e Kuç, të bashkuar
kundër nesh. Duhet marrë para sysh se asokohe Kuçi do
ketë qënë fort i madh, po të vëmë re kufijtë e gjëra që kish
e që shtoheshin çdo ditë edhe nga dhurtitë që merrnin si
shpërblim për ndërrimin e besimit e që e bënë të qe fqinj
me fshatrat: Bolenë, Kallarat, Pilur, Himarë, Qeparo,
Kudhës, Çorraj, Nivicë e Lopës etj. E, kështu, një grusht
prej 60-70 familje qeparotase u bënin ballë me guxim më
shumë se 500 familjeve armike të bashkuara.
Në këto kohë të errëta për ne, fshati ynë udhëhiqej nga
Papanika i dytë që mbeti si udhëheqës e prijës mbas vdekjes
së Spiro Dedezhupës dhe Nikë Zhulatit ose, siç i thoshin
për hir të trimërisë së tij, Nikë Keqit me Gjin Pogdanë, këta
të fundit, nga fisi i Pogdane. Bragjinajt e Pogdanajt bënin
dëmtimin më të madh në armiqtë. Ishin të bashkuar e qenë
prijsit e përçuesit e çdo sulmi a të çdo mbrojtjeje, të
ndihmuar për së afërmi nga Ndregjinajt e barqet e tjera me
radhë.
Thuhet se gjatë një sulmi që bënë kuçjotët, ata u futën
në kufi të fshatit deri pak më lart nga kishëza e Shën-
Spiridhonit e kërcënuan pa pritur të futen në fshat e të bëjnë
bastisje e kërdi. Papa Nika me Nikë Keqin, dolën të
armatosur, sulmuan me jataganë në duar, i zbythën kuçjotët
përtej çezmes së Lizikoit e, aty, në sulm e sipër, nga një
plumb kuçiot u vra Nikë Zhulati i Pogdane, në vëndin e
quajtur Udhëndara, këtej përroit që e ndan vëndin e vrasjes
nga çezma. Për këtë vrasje muza popullore ka thurur këto
vargje:
Papa Nikë,……

Nr 3
Papa Nikë, o mjekër cjapi, do të të mirret fshati!
Në paça Nikë Zhulalë…kurrë s’do ma mirri fshanë !
Gjin Pogdani i vdekurë e kordha mbeshteturë !
Së fundi, Borshi me Kuçin, duke parë se me luftë nuk e
mposhtin dot Qeparonë ose ta ndiqnin a ta shtronin,
menduan dhe në verë të atij viti, vunë zjarr në grunjërat e
fshatit tonë me qëllim që, me anë të urisë, t’i detyrojnë të
përulen ose të zhduken. Këtë radhë gjyshërit tanë, për
mungesë të ushqimit, shtrëngohen të lënë vëndin, çkulen
dhe shkojnë e ngulen më të shumtët në Lëkurës të Sarandës,
atje ku më parë e me rast të vrasjes që pati bërë Buzëbardhi,
qenë dërguar për dënim gjithë fisi i Pogdane. Kjo ngjarje
mund të ketë ndodhur para ndoshta 200 vjetësh, (aty nga
1730-1750) (?).
Duhet përmëndur se gjatë këtyre luftërave të
parreshtura që Qeparoi bënte kundër fqinjëve të tij grabitës,
asnjë nga fshatërat e Breg-Detit nuk mori pjesë. Këta rrinin
spektatorë e nuk lëviznin, për mungesë solidariteti bashkë
karahinor po, dhe nga frika se s’donin të përzihen në një
grindje të dëmëshme që bënin tri fshatrat e mëdha. Dy të
mëdha në numur e tjetri i madh nga trimëria !
Largimi i krejt katundit tonë bëri që kuçjotët dhe
borshjotët ndanë tokat e Qeparoit, mbasi plaçkitën e dogjën
fshatin që u kish qëndruar nën hundë me vite me radhë e
që, me pushkën e tij që s’lajthiti, kish hapur aq varre në
zëmrat e familjeve të dy fshatërave. Ndarja e tokave të
Qeparoit dhe mos respektimi i kufijve të caktuara vazhdoi
për shume vite, deri sa kuçjotët me lakminë e tyre, filluan
grindjet me fshatin e vogël Pilur që ahere përbëhej prej 50-
60 familje e ishte i vendosur në afëri të vetë Kuçit, në vëndin
Katundi i Vjetër. Në atë vend janë akoma dhe sot godina e
kishës dhe gërmadhat e banesave të mbytyra nëpër përralle
e ilqe, dru pylli rritur aty pas largimit të sforcuar të fshatit
Pilur. Ky, i shtrënguar nga Kuçi, la vëndin dhe u shpërnda
ca andej e ca këndej. Po katundi i Himarës, duke ndjerë se
largimi i Pilurit nga vëndi i parë i tyre e vinte këtë në fqinjësi
imediate me Kuçin muhamedan, të fortë po edhe
lakëmonjës, përmblodhi pilurjotët dhe i lejoi të ndërtojnë
fshatin e tyre të ri, në vëndin e saj Gjonadhe, dmth. aty ku
edhe sot ata janë. Jo vetëm këtë, po për një periudhë të mirë
kohe, i mbajtën me ndihma të çdo lloji, në paisje, ushqime
e sidomos në armë me qëllimin e urtë që, në u tekej
kuçjotëve të vareshin përmbi Himarë, duhej medoemos të
shkelnin mbi gjokset malësore prej burrash të pilurjotëve
që, vazhdimisht patën mbajtur kufijtë e vendin, duke u
përleshur sy për sy e dhëmb për dhëmb me fqinjin e tyre
të madh, Kuçin.
Dhe asgjë s’e ndalonte Kuçin që të lakëmonte pushtimin
dhe grabitjen edhe të fshatit Himarë, i cili me të 300 e ca
familjet që kishte atehere e me tregëtinë që bënte me
Venecjanët, po dhe me toka të gjëra e kullota të
përshtatëshme deri diku, s’kish si të mos u binte në sy ! Po
himarjotët qenë trima, qenë shumë, qenë të pasur në armë,
në paisje, në miq, ndihmoheshin lehtë nga deti, e kjo bëri
që kuçjotët, pas disa tentativash periodike plot dëm karshi
Himarës, s’guxuan më ta sulmojnë haptazi. Si shënjë e
lakmisë së tyre kemi gërmadhat ende të mbajtura të
xhamisë që ata ndërtuan në vëndin Lerë, futur si pykë midis
kufijve Qeparo-Himarë, po që s’mundën ta mbajnë gjatë e
për shumë vjet, po e lanë e u shkretua ashtu siç duket edhe
sot. Depërtimi, pra, i kuçjotëve në kufi të Himarës nuk u
shkoi për mbarë e, në kërkesë të ndonjë preje tjetër, kthyen
sytë nga juga e s’vonuan të fillojnë veprimtarinë e tyre
grabitqare që tregonte epshin e tyre luftarak e rrëmbyes.
Duhet shtuar këtu se fshati i Himarës nuk mori pjesë
aktive në grindjet që kish Qeparoi me Borshin, po i patën
ardhë në ndihmë mjaft herë Qeparoit, me armë a ndonjë
ushqim ose, nga që simpatizonin përpjekjet e tyre për të
jetuar në mes të ujqve që i rrethonin ose, nga që interesat e
tyre vetjake u diktonin të jepnin dorën dhe ata që Qeparoi
të mos zhdukej nga ku qe, po për të njëjtën arsye që u
interesuan e përmbëlodhën dhe Pilurjotët e i ngulën në
vëndin e tyre, në Gjonadhe.
Pas një periudhe shumë a pak të gjatë, pas pushtimit të
Qeparoit dhe ndarjes së tokës së tij me Borshin, kuçjotët
filluan të kërkojnë sherr me vetë Borshin duke i grabitur e
duke i rrëmbyer me plang e me gjë të gjallë. Dhe me të
vërtetë kuçjotët, popull kurdo në vënd dhe i pa larguar,
malësor, rezistent dhe këmbëngulës, filluan të bëhen të
rrezikëshm e të pa pëlqyer edhe për vetë aleatët e tyre
borshjotë. Këta, në realitet me fond të keq e të dobët, po të
pamëshirshëm për ndonjë të pa fuqishëm që do t’u binte
në duar, janë popull më i sheshtë, më i zbutur, më i frikuar
po më i ngritur dhe i qytetëruar. Borshjotët kishin pasur
kurdoherë në qejf nënëpunësinë në shërbim të sunduesit
turk, po ashtu edhe shtegëtinë nëper kurbete e, si rrjedhim,
qenë më pak luftarakë e guximtarë se kuçjotët dhe gjetën
belanë me ta.
Kuçjotët, duke mos i përfillur fare, vendosën të dërgojnë
një fshatar të tyre në Borsh që t’u thosh këtyre se Kuçi kish
nevojë për të gjithë territorin e Qeparoit dhe duhej që këta
të hiqnin dorë nga pjesa që e kishin marrë kur e ndanë më
dysh. Ky shkoi nga Kudhësi, Qeparoi dhe zbriti në bregdetin
e Borshit në Kamarezë, preu një degë mërqinje dhe,
duke i bërë zë një pendari që lëronte në arë aty pranë rrëzës,
i thotë të shkojë e të lajmërojë agallarët e Borshe se, qysh
prej asaj dite, kufiri Kuç–Borsh do jetë aty ku u vendos
mërqinja. Pendari pa një pa dy, i tronditur nga ky lajm i
papritur nga lakmia e tepëruar e fqinjit po dhe nga mënyra
e trajtimit që i bëhej fshatit tij nga aleati Kuç, ndali qetë, i la
nën zgjedhë dhe shkoi në fshat që t’i trasmentonte parisë
porosinë që i bëri i Kuçjoti.
Bedo Agaj, vetë ai që kishte pregatitur dhe ngjosur
miqësinë me Kuçin dhe largimin e Qeparotasve, shtron në
mbëledhjen e Agallarëve çështjen dhe u thotë se, grindja
dhe lufta me Kuçin nuk kish interes e gjëndja s’do ketë
tjatër ilaç veçse të miqësohemi me Qeparonë sërish e t’i
ftojmë të kthehen përsëri, në vëndin e tyre nga Lëkurësi, (
ku siç thamë më lart, ishin vendosur pas luftës së ashpër
që kishin bërë të dy fshatërat bashkë ). Me fjalët e tij bindëse,
ua mbushi mëndjen duke u thëne se, kur të vijnë qeparotasit
në vëndin e tyre, ne s’do kemi më kufi me kuçjotët e, në
mendofshin të na bëhen havale, duhet më parë të sheshojnë
Qeparonë, pastaj të vijnë të ndeshen me Borshin.
Ky argument i fortë bëri që të arratisurit e Lekuresit të
thirren vetë nga paria e Borshit që të kthehen në vëndin e
tyre serish, se çdo gjë e vjetër është falur dhe u premtuan
solemnisht se nuk do t’u kenë mëri e urrejtje për çkishte
ngjarë më përpara. Kështu që gjyshërit tanë, që e kishin
plagë në zëmër largimin nga vatrat e tyre, u besuan thirrjeve
bërë nga ish armiqtë e tyre, e godhuan me shumë gëzim e
mallëngjim lajmërimin e faljes dhe, pa u vonuar, u nisën
me ç’kishin mall e gjë e u kthyen ne vëndlindjen e dashur.
Arritën pikërisht një të shtunë të madhe ! Festimi që u bë
atë ditë dhe atë vit, ditës së nesërme të Pashkëve, përmëndet
se nuk është bërë më kurrë herë tjetër. Populli i mjerë, i
kthyer në vatrat e djegura e të braktisura, plot gëzim e hare,
shkoi ato ditë të shënjta e mandej u muar me zell e mundim
të rregullojë sërish çerdhen e tij, nëpër gërmadhat e djegura
të ish banesave të vjetëra, të rrethuara me ferra e me driza
e të bëra gurë gurë, nga zjarri e nga koha.
Kur kuçjotët morën vesh marrëveshjen Borsh-Qeparo
dhe kthimin e këtyre të fundit në vëndin e tyre, s’guxuan
më t’i ngacmojnë duke çmuar trimërinë e vetmohimin që
këta kishin treguar më parë kundra tyre. Keshtu, vendosën
t’i lënë të qetë e çështjen në heshtje, duke mos kërkuar më
të njihen si zotër të pjesës së tyre, e cila u kishte rënë me
ndarjen që kishin bërë me Borshin kur sulmuan Qeparonë
dhe e shtrënguan të shpërngulet vëndit, nga që i dogjen të
grunjtat dhe e dënuan që të vdesë urie, me kuç e me maç.
Thuhet se qysh ahere të dy fshatrat, Borshi dhe
Qeparoi, s’patën bërë më luftë për kufij, ndonëse
vazhdimisht gjatë dhjetra viteve të kaluara, grindjet për
kufij kanë qënë gjallëruar në formë periodike dhe herë pas
here. Po këto kanë qënë zbutur e shuar me anë
marëveshjesh që, kohë pas kohe e me raste, janë bërë mes
parësive të katundeve që mblidheshin në besë e në kufi,
herë këndej e herë andej e vendosnin një farë kompromisi,
për të mos acaruar më grindje që kishin sjellë aq dëme më
parë në të dy fshatërat.
Për hir të këtyre marrëveshjeve të mira, fshati ynë që ka
qënë i varfër me furnizimin e lëndës djegëse, u lejua të priste
dru në fushë të Borshit deri në një farë kufiri e, me kusht që
të mos dëmtoheshin pronat e mbjella e të mos shkuleshin
gjerdhet e vendosura buzë lumit, me qëllim që të ruheshinn
pronat ose arat e mbjella nga ndonjë vershim eventual e
kurdoherë fort i dëmshëm i lumit. Ky kusht, në vetë vehte
fort i drejtë dhe i arsyeshëm, për fat të keq nuk ka qënë mjaft
i respektueshëm nga drubërësit nevojtarë të fshatit Qeparo
e, mjaft herë, grindjet e mëpastajme që janë bërë me fqinjin
tonë lindor, kanë pasë më tepër si shkak fërkimi këtë mos
respektim të kushtit të ruajtjes e mosdëmtimit të pronave.
Gjithashtu, mbasi fshati ynë nuk kishte ku të bluante
bereqetrat, se s’kish mulli në vënd, populli ynë ka qënë i
pranuar të shkojë e të bluajë në mullinjt e Borshe, a në fushë
a në Krrizë a në vetë fshatin e tyre, pa qënë askurrë penguar
a i ndaluar për këtë punë a për çdo tjetër nevojë.
Bile për një farë kohe, që ka vazhduar sigurisht dhjetëra
vite, Mulliri Bede në fushë të Borshe, i dorëzontë falas
Manastirit tonë në Krizë për çdo vit, 16 kv. misër si dhurti
për të siguruar klientelën e fshatit tonë për në atë mulli.
S’do mënd që ai kusht kish më tepër anë tregëtie, po dhe
kjo tregon se marëdhëniet midis dy fshatërave kanë qënë
fort të sjellura e të njerëzishme dhe ishte harruar, si të themi,
grindja e më parëshme që ish bërë sebep e kish gjakosur të
dy anët.
Kjo gjëndje, deri diku e durueshme dhe e mirë, ka
vazhduar gjer në vitin 1912 kur, për arsye ndoshta jashtë
vullnetit të të dy palëve, harmonia dhe fqinjësia e mirë e
tyre u prish rrënjësisht e vazhdoi të jetë e tillë deri sa erdhi
në fuqi qeveria e Pushtetit Popullor më 1944, mbas një lufte
të ashpër të mbarë popullit tonë që zgjati më se pesë vjet
kundër fashistëve italjanë, nazistave gjermanë e
tradhëtarëve të vëndit dhe u bë vëllazërimi i krejt vëndit e
u shuan përgjithmonë sherret, grindjet për kufij, kullota,
prona e gjë tjetër.
Më 1912, për shkak të luftërave Ballkanike po edhe të
rrymave jo fillokombëtare, me të cilat patën qenë ushqyer
popullatat e nënështruara ndaj Turqisë e të cilat edhe turqit
vetë i këdhelnin e i mbanin gjallë, sidomos në Shqipëri,
plasi prapë një gjëndje e keqe midis dy fshatërave tona, po
këtë radhë nuk ishte për çështje kufijsh. Qëllimi i djallëzuar
i turqve, që na kishin ndarë në turq e kaurë, për të qënë
kurdoherë në grindje e për të mos u bashkuar kurrë që t’i
ngjallnin asaj telashe, kish sjellë frytin e vet dhe, kur ushtritë
greke depërtuan me rastin e luftës në tokën tonë, populli i
Borshit, lidhur shpirtërisht por dhe nga besimi i përbashkët
me Turqinë që po perëndonte e për inat të grekëve (të
krishtërëve që e rrethonin), mbyllën kufirin me Qeparonë.
Në kohë e sipër një çetë greke me në krye Spiro Milon
nga Himara, kish zaptuar krahinën tonë me të shtatë
fshatërat e kish ngritur flamurin grek, duke pritur të
pushtohej Janina e të varej ushtria e grekëve që të pushtonte
vëndin, siç dhe e bëri më vonë pushtoi gjithë Shqipërinë
jugore. Në atë kohë (dhjetor 1912), një pjesë e ushtrisë turke,
nën komandën e Xhevit Pashajt, arratisur nga Bitoli i
Maqedhonisë nën presionin e ushtrisë serbe, zbret poshtë,
vjen një pjesë e vogël në qytetin e Delvinës e me një top që
i kish mbetur, (rrugës ishte shpartalluar), bombardon me
tre a katër gjyle fshatërat Nivicë e Shënvasi (që dukeshin
karshi Delvinës) dhe që, siç u informuan nga vëndësit, ishin
të krishtërë, dmth. grekë.(!?)
Popullata e këtyre fshatërave të mjera, goditur
papandehur e në befasi, kapet nga paniku e shkulet nga
vëndi me ç’kish veshur e, të tmerruar, marrin rrugën që i
çonte drejt krahinës sonë, me qëllim që t’i largoheshin sa
më shumë topit mizor që u kalli datën e i frikoi aqë sa të
marrin zhveshur, rrugën e arratisë duke lënë mall, plang e
bagëti në mëshirë të fatit. Ardhja e tyre, të tmerruar e lakuriq
si të thuash, sensibilizoi fshatrat që qenë rrugës për në
Himarë (ku ata menduan se do të gjënin strehim) e u kalli
edhe atyre panikun e datën. Katundet Lukovë e Piqeras
tmerrohen nga rreziku që patën Nivica e Shën Vasili e, pa
nje pa dy, çkulen dhe ata me nxitim e, duke lënë fshatrat
shkretë, përgjysëm zhveshur, marrin rrugën e arratisë duke
u drejtuar për në krahinën tonë. Edhe fshati ynë, ku kaluan
të shpërngulurit për pak pësoi po të njëjtën katastrofë e la
edhe ai, të gjitha në mes të sheshit e zbriti në breg të detit,
me qëllim qe të futeshin në ca vaporë grekë që kishin ardhur
për të evakuar për në ishullin e Korfuzit popullatën e të
katër katundeve që kishin lënë vëndin e tyre: (Nivica, Shën
Vasili, Lukova e Piqerasi).
Populli i fshatit tonë u tmerrua me ç’pa e ç’dëgjonte
dhe rrezikoi të linte edhe një herë tjetër vëndin e të hidhej
përtej detit, ku s’do bënte veçse një jetë mizore prej
muhaxhiri plot vuajtje e mjerime. Për fat të mirë, shkulja
dhe largimi nga vëndi nuk qe veç një frikë e madhe që nuk
mbajti shumë, aq më tepër se nuk u dëgjua erë rreziku e
qysh te nesërmen në mëngjez, filloi përsëri të kthehej në
vatrat e veta që pati braktisur në një moment dobësie e pa
qartësisht të justifikuar. Anijet që u kërkuan nga komanda
greke e pushtimit të Himarës, erdhën në bregdetin tonë,
morën refugjatët e të katër fshatërave dhe i çuan në Korfuz,
ku ata ndëjtën deri sa mbaruan të dy luftërat Ballkanike, si
ajo e të katër aleatëve kundër Turqisë, edhe ajo tjetra, kur
aleatët u kapën më shoqi shoqin në të ndarët e “thelave”…!
Borshiotët, para fatit të mirë që u mbetën në duar të
tyre të katër fshatrat, intakte por të shkreta, nuk nguruan
të vërsulen mbi to dhe të vënë dorë pa u trazuar nga askush
mbi gjithë mallin, bagëtinë, plangun që patën lënë të zotët.
Me karvane të tëra mbartnin nga ato fshatra gjithë ç’qe për
të transportuar, qoftë sende ushqimore, vajra, drithë, pemë,
qoftë plaçka e orendi shtëpie.
Të gjitha i grabitën, i mbartën e, në fund, u vunë zjarrin
e i dogjën shtëpitë e banesat e katër fshatrave, ndoshta nga
që u thoshte mëndja se ata s’do të ktheheshin më për zot të
tokave e mallit të tyre. Fshati ynë, i lidhur me Himarën e
për të mos pasur atë fat, u mbrojt vetë dhe kufiri Borsh –
Qeparo u bë i pa kalueshëm gjatë gjithë dimërit 1912-13.
Me rënjen e Janinës, pas pushtimit gjakësor të malit Bizhan
e triumfit te ushtrive Ballkanike, borshjotët dhe muhamedanët
e afërt me bregun e detit, u dorëzuan si turq në
komandën e Himarës (në pranverë a në verë të vitit 1913)
e u futën nën sundimin e okupacionit grek për të ndjekur
edhe ata fatin që do kishin gjithë krahinat jugore të
Shqipërisë, mbas mbarimit të luftës.
Mirëpo qysh në nëndor të vitit 1912 ishte ngritur në
Vlorë flamuri i Shqipërisë së lirë dhe fuqitë e mëdha e kishin
njohur të drejtë kërkesën e shqipëtarëve e, në mbarim të
luftës, i dhanë urdhër ushtrisë greke të lëshonte vëndet e
pushtuara, të cilat u njohën në qershor 1913 si territor i lirë
i shtetit të ri të sapo shpallur sovran.
Greqia, së cilës i vinte keq që të lironte tokat që kish
pushtuar, bëri ç’mos që të mos largohej këtej, me shpresë
se eventualisht ato do mund t’i mbeteshin asaj, ndaj përdori
intrigën e organizoi të ashtuquajturën Qeveri te
Përkohëshme, një krijesë qesharake, të kryesuar nga një
renegat shqiptar, Gjergj K. Zografo, me qëndër në
Gjirokastër e bëri mobilizimin e vëndit, ( gjoja vetë vëndi
kërkonte të mbetej nën shtetin grek!). Bandat e mobilizuara
të Vorio-Epirit, ( ashtu u quajt “republika” e ngritur nga
grekët dhe Zografi! ), të ndihmuara dhe nga intrigat që
bënte aso kohe Esat Pashë Toptani dhe dobësia e Qeverisë
Shqiptare të Durrësit, me në krye princ Widin, patën fusha
të lira veprimi dhe, duke bredhur pa ndeshur në rezistencë
të organizuar, dogjën e bastisën lart nga treqind e ca
fshatëra të besimit muhamedan qysh nga Korça,
Gjirokastra, Kurveleshi etj.
Borshjotët, qysh kur u shpall se ushtritë e Greqisë u
urdhëruan të largohen këndej, ngritën veshët, mbyllën
kufijtë përsëri e morën haptazi anën e rezistencës kundër
grekëve që largoheshin.
Kjo gjëndje jo miqësore në bregdet, mbyllja e kufirit, e
mullirit e çdo marëdhënie me ne, sidomos që ishim fqinj,
bëri që bandat e Vorio-Epirit t’i afrohen e, një çetë e fortë e
tyre, nën komandën e kryebanditit Karasevdasë, t’i bjerë
Borshit nga mali. Ndërkohë çetat territoriale të breg detit,
të mobilizuara e të vëna në këmbë të komandës greke të
okupacionit, e sulmuan nga perëndimi dhe nga jugu e
kështu borshjotët, mbasi zbrazën qëndresën e tyre, Kalanë,
(të marrë me sulm nga ana jug-perëndimore), u zbythën
për në Krizë, në fshat të tyre. Por zbritja e Karasevdasë
nga mali nuk u la më kohë që të qëndronin dhe, e braktisën
vëndin, duke lënë edhe ata, në radhë të tyre e në mëshirë
të fatit, jo vetëm ato që kishin fituar me bastisjen e grabitjen
e katundeve fqinj të krishtëra, po edhe të gjithë ç’kishin
përmbëledhur pak e pak gjatë shekujve, si plang e mall
për luftën e jetës. U pushtua pra Borshi, u grabit, u plaçkit
dhe u dogj, viktime dhe ky si të treqind fshatërat e tjera të
djegura nga bandat, të përçuara shtrëmbër, për hir të
ndarjes shpirtërore që kishte mbjellë Turqia po dhe i
planeve djallëzore të Megal-Idesë.
Popullsia e larguar e Borshit, e cila nuk pa dëm në
njerëz, po vetëm në mall e gjë, u shpërnda qysh ahere nëpër
krahinat e fshatërat e shtetit shqiptar e sidomos në Vlorë
dhe, vetëm pas luftës së madhe, u kthyen një e nga një e
pak familje. Fshati i tyre u reformua po nuk arriten të
ngrejnë sërish fshatin e madh prej afër 400 familjesh që ish
para djegjes së qershorit të vitit 1914. Shumë u vendosën
aty ku u instaluan e, një sasi e mirë e tyre, shtegëtoi për në
Turqi e s’u kthye më. E gjithë këjo, sigurisht, nuk ishte një
punë e mirë, qe një luftë vëllavrasëse që, për hir të ideve
përçarëse të huaja e të pa qartësisë politike të vëndit, solli
mjaft dëm.
E fundit grindje për çështje kufiri që ndodhi midis
Qeparoit, e Borshit ka qënë në vjetët 1934-1935 me krye
plak, në Qeparo Polo Zahon (Kapetani). Për të rregulluar
acarimin, u bënë mbledhje të mjafta në Protopapë e në Rrëzë
të Dede e u suall një farë kompromisi jo fort i drejtë e
vendimtar, por i mirë, sa për të zbutur sado pak gjëndjen e
ngrehur. Në mbledhjet që u bëne aso kohe, mernin pjesë
nga ana jonë: Nine Guma, Naqe Spirogjika, Vangjel Leka,
Dukë Todhëri e të tjerë, ndërsa nga ana e Borshit, Beqir
Gjongjeçi, Bexhet Husi, Zeko Xhelili e ndonjë tjetër.
* * *
Nr 4
Për të pasur një ide të jetës që bënin gjyshërit tanë gjatë
kohës së errët të sundimit turk, aty nga shekujt XVIII dhe
XIX, radhisim këtu më poshtë, disa ngjarje që i përkasin
një barku të fshatit tonë, Bragjine, për të cilët kemi folur në
fillim të këtyre shënimeve. Këto kanë qënë mbledhur e lënë
të shkruara pasardhësve të familjes së tij, nga Nikollaq
Polimeri (Spirua i Spirogjike), njeri i kulturuar që ka jetuar
deri në dhjetë vjeçarin e fundit të shek. XX. Këto shënime
shumë të vyera do të kishin edhe më vlerë, sikur të qenë
pasuruar dhe me shënime të tjera që do t’u përkisnin
ngjarjeve të vëndit që, pa dyshim, ka pasur me shumicë në
ato kohë të ngatërruara, po dhe barqeve të tjera të fshatit.
Një e metë e madhe, e theksuar edhe përpara edhe këto
kohët e fundit prej nesh është që, brezat e rinj nuk kanë
pasë kujdes që ato gjëra interesante që dëgjonin nga moshat
e kaluara e që e kishin kohën të matur, t’i përmbledhnin e
t’i mbanin të mos humbasin, se këta i kanë marrë me vete
deri sa nuk ua kërkoi njeri t’i grumbullojë. Kjo e metë ka
karakterizuar sidomos brezat që kanë kaluar edhe pse vetë
s’e kanë vënë atë ujë në zjarr, po dhe sepse askush nga
udhëheqjet që herë pas herë kemi pasur, s’kanë qënë në
lartësinë e duhur të largpamësisë e të kërkonte nga kushdo,
po sidomos nga të rinjtë arsimtarë, studente e intelektualë
që të kishin parasysh një kërkesë të tillë, sa herë këta do
ishin në afrim e në takim me njerëz më të moshuar se vetja,
për arsye se këta, duke pasë jetuar kohë të gjatë përpara
tyre, me doemos duhet të kenë jetuar e vuar ngjarje që do
ishte e interesit të mos humbnin. Me siguri do të kish material
të shumtë për të mbledhur siç janë: kujtime ngjarjesh,
episode, rrëfenja, fjalë të urta, këngë, folklor, përralla e çdo
gjë tjatër që do t’u nxiste vëmendjen dëgjuesve e që do të
meritonin ruajtjen.
Kur Spiro Dedezhupa u vra në grindjen me borshjotët,
për shkak të Buzëbardhit e Pane të fisit Pogdan, se s’duroi
fyerjen nga një i borshjot, ai pat lënë tre djem: Gjikën,
Qeskon e Kriston. Thuhet se Gjika me 60 qeparotas shkoi
në Stamboll për hajdutëri, por aty u tradhëtua nga disa
lazaratas që e njohën dhe s’e pati gjatë, mbasi po prej tyre,
u vra. I vëllai, Qesko Spirua, pas peripecish në vënd, këtu,
u hodh në Itali, u fut në trupat shqiptare që mbreti i Napolit
mbante aso kohe si gardë të tij e që i pëlqente t’i mbante
pranë të veshur me veshjen e tyre tradicionale, dmth me
fustanellë, tirq me xhufkë, xhup e peshlli. Mbasi shërbeu
disa kohë aty, në një ndeshje që u bë në Romë, u vra në
shërbim të mbretit të Napolit duke lënë këtu dy djem, Stefan
e Vjero Qeskon; i pari i këtyre nuk pati pasardhës, ndërsa
i dyti u bë gjysh i këtyre që janë edhe sot me atë emër si
llagap ( Qeskaj ).
Sa për vëllain e tretë, Kriston, ai u bë prift dhe shtegëtoi
në Maqedoni, në Mal të Shënjtë e në Stamboll e, pas 18
vjetësh u kthye në vënd me emrin Krisantho me mjaft mall
që kishte grumbulluar gjatë kohës në kurbet. Flitet për këtë
se, pas tetë vjetësh kurbet, donte të kthehej e u nis të vinte
në vënd mjaft i pasuruar. Mirëpo rrugës, diku larg, ra në
hajdutë rrugësh e plaçkitës që e çveshën nga gjithë ç’kish e
ky s’e vazhdoi më rrugën po, ashtu siç mbeti pa gjë, u kthye
sërish në kurbet, qëndroi edhe 10 vjet të tjerë e, më në fund,
u kthye prapë në vënd po këtë radhë shëndoshë e mirë. Si
klerik që ish u muarr me zbukurimin e rregullimin e
Manastirit tonë në Krizë ( aty nga 1810 ), të shën Mitrit, me
shpenzime të veta e administroi disa kohë e, kur ka vdekur
është aty brënda mbuluar, duke e lënë Manastirin në një
gjëndje fort të mirë, nga stolia po dhe nga malli.
Gjikë Spirua, i cili siç thamë u vra në Stamboll nga
Lazaratas, pati lënë këtu një djalë, Spiron, që lindi më 1770
e vdiq më 1853, në moshë të kaluar e tetë vjet mbas vdekjes
së të birit, Polimer Spiro-Gjika që u mbyt në det duke u
kthyer nga Kastria ( Porto-Palermo ) më 1845 (?). Në atë
kohë, ashtu si gjatë gjithë kohës kur na u dhanë venomet
gjyshërit tanë ( edhe më pas, deri më 1939-40 ), kishin nevojë
të mblidheshin herë pas here me shoqi shoqin e të
bisedonin rreth pretendimeve e sherreve që Qeveria Turke
e gjithë kohëve gjënte shkaqe e hidhte çikëra për të
gërvishur sa do pak të drejtën që na kishte dhënë vetë
Sulltani me venomet e drejta që gëzoheshin vetëm nga
krahina jonë (dhe e Mirditës në Veri ) e që u kishin mbetur
si halë në sy të gjithë atyre që na urrenin për vete urrejtje,
ose për zili a nakar.
Kështu që edhe kësaj here, na qënkej bërë një mbledhje
e gjithë krahinës në Kastri e, mbasi u bisedua aty gjatë e
gjërë për hallet e krahinës, të deleguarit u nisën të
ktheheshin, sekush në fshatin e tij. Edhe Polimeri u nis,
pra, hipur mushkës për në shtëpi, po në mbrëmje mushka
u kthye vetëm pa te zotin, pa ditur si e qysh qe zhdukur
rrugës. Për këtë u dha alarmi e pothuaj gjithë fshati u ngrit
në këmbë e kërkoi ditë e natë të gjëndej njeriu që u nis nga
Kastria mirë e shëndoshë, mirëpo rrugës u bë “erë e vesë”.
Ditët shkonin po njeriu s’mund të gjëndej dhe u bë problem
për të gjithë. U shkonin nëpër mendje shumë mendime,
po s’mund të vendosnin. Ahere del i quajturi Naç Mali e
kallzon një histori të çuditëshme që ja kish rrëfyer i ati i tij,
Malo Gjoni. Ky i paskej thënë se, kur qe i vogël, djalosh,
kish bërë vaki e kish shkuar nga vëndet tona një kallogjer
me emrin Kozma, i dërguar nga Patrikana e Stambollit të
shëtiste Maqedoninë e sidomos Epirin e asaj kohe dhe t’u
predikonte popullatave besimin tek Krishti e qëndrimin
në orthodhoksi, për zhdukjen e të cilës Perandoria
Muhamedane Turke përdorte çdo mjet, si dhelet, edhe
dhunën.
Ky, predikues që gjithë Jugu i Shqipërisë e njeh me
emrin Shën Kozmai, paska pasë ardhë edhe në fshatin tonë
e qëndroi në mes të sheshit Qafë, në vëndin ku është
vendosur rrënja e rrapit, i cili u mbuall qysh ahere me porosi
të shënjtit. Mbasi foli gjatë e gjërë me popullin e bëri disa
profecira a të dhëna alegorike, shfaqi dëshirën që të shkojë
në Himarë. Populli i tërë, si një njeri i vetëm e mori nga pas,
si njeri vërtet të shënjtë, (ja rrefente këto Malo Gjoni të birit,
Naçit, i cili me rastin e zhdukjes së Polimerit e kujton dhe e
tregon në njerëzit e të zhdukurit). Kur shënjti kaloi Përruan e
Dafinës, pikërisht aty ku mbi det kishte mbirë një rrënjë fik i
egër i zi, që ndodhet edhe sot, shenjti u ul, mori një gur dhe
e hodhi pa fjalë në det. Turma që e ndiqte s’guxoi ta pyeste
përse e bëri atë gjest po e ndoqi pas, e, kur arriti në Himarë,
një prej tanëve guxoi dhe e pyeti ç’qëllim kish vallë hedhja
pa fjalë e atij guri në det, rrugës nga vinte ?
Ahere shenjëtori u thotë se e hodhi atë gur në atë vënd
se, mbas shumë kohe, aty do zhdukej një njeri i mirë dhe i
njohur e që nuk do gjëndej veç i mbytur e, pikërisht aty ku
ra guri, do dilte edhe kufoma e tij. Populli, që e dëgjoi u
habit së tepërmi për ç’tha shenjti dhe, mbasi u përshëndet
me të, u kthye në fshat e rrëfyen çfarë u kish ndodhur
rrugës. Kjo ndodhi, pra, ju kujtua Naçit tani që ishte plak
për vete se e kish dëgjuar qysh kur qe djalosh dhe nxit
fisin e të zhdukurit të venë e të kërkojnë aty ku kish
parashikuar shënjti.1
Njerëzit e të zhdukurit, kur dëgjuan këtë ndodhi, nuk
nguruan po qysh atë ditë shkuan në vënd e, për çudi të
tyre dhe të të gjithëve, gjetën në det duke u lëkundur nga
dallgët trupin e buavitur e të dëmtuar të të zhdukurit
Polimer Spirogjika. Qysh asaj kohe e deri sot, atij vëndi i
ngeli emri tek Fiku i Polimerit.
Sa për arsyen se pse ky ra në det e u mbyt, është një
gojëdhënë që thotë se, kur ky bënte bisedimet në Kastri
për ditë me radhë, bashkë me shokët e fshatrave të tjerë
dhe hanin e pinin në një tryezë, një pjesëtar një ditë kërkoi
nga shërbimi që gotat e filxhanët e kafesë të mos
trazoheshin, por sejcili të shërbehej me të tijat. Kjo Polimerit
i tingëlloi keq në vesh dhe e mori për vehte, se ai vetë e
dinte që vuante nga një sëmundje lëkure e cila ja kish
prishur nurin (fytyrën. shën.im P.P) dhe ju duk sikur shokët
donin të ruheshin nga vetë ai, ndaj kërkuan të ndahen enët
e të mos bëhej shërbimi i trazuar.
1 Shën-Kozmanë e vranë ca fshatarë fanatikë vëndës gjatë pelegrimit të
tij, diku afër Beratit, përpara se të mbrinin njerëzit e Ali Pashë Tepelenës
që e kërkonin ta gjenin për ta çuar perpara pashait, në pallatin e tij. Kjo
për arsye se kur Shën Kozmai shkoi ne Janinë, Veziri e pat pyetur nëse do
shkonte në Stamboll e ai ja pohoi: Po !… Pashait s’i u dha që t’i sqaronte
nëse gjallë a vdekur e, për këtë, pat dërguar nergut njerëz që ta sillnin e të
sqarohej. Në të vërtetë, Veziri i Tepelenës shkoi vërtet në Stamboll, po
vetëm koka e prerë e tij, se kishte ngritur krye kundër dovletit të madh.
(Shenimi i J.P.)
Thonë gjithashtu se atë sëmundje Polimeri e kish
kontraktuar jo për fajin e vet, po mbasi ishin derëhapët e
tek ta hynin e dilnin mysafire të larë e të pa larë, kur i thonë;
ndoshta kishte bujtur ndonjë që vuante nga ajo e keqe e,
mbasi rregullat higjenike në atë kohë ishin larg nga të qënit
të respektuara, të zotët e shtëpisë, pa i pastruar mirë enët e
të ushqyerit a rrobat e të bujturit, i kishin përdorur ashtu
siç qene e, mikrobi i sëmundjes ngjitëse i’u ngjit këtij vetë
dhe e pat shëmtuar aq sa të ruheshin shokët prej tij. I fyer,
pra, prej vërejtjes që i bëri shoku, ky mendoi se s’e vlente
më barra qeranë të jetonte më, i përbuzur nga shoqëria dhe,
ka çdo propabilitet që, duke kaluar në atë shteg të keq mbi
det, është vetë vaisur nga mushka e ra dhe u mbyt.
Ish me të vërtetë humbje e rëndë ajo e Polimerit, bash
në atë kohë që vihej në zbatim nga Sulltan Mahmudi i II-të
reforma e madhe e tij, Tanzimati, reformë që synonte të
unifikonte sistemin fiskal të Perandorisë e që, për rrjedhim,
vinte në dyshim edhe venomet e krahinës sonë që ishte frikë
të prisheshin. Për këto arsye e, për të ruajtur të paprekur atë
të drejtë që vetë Sulltanët i’a kishin dhënë krahinës sonë qysh
më 1519, paria e fshatrave mblidheshin e bisedonin si t’i
bënin ballë lakmisë që kishin të gjithë, për të na prishur e
për të na nënështruar, njisuar e shkelur edhe ne.
Spiro Gjikë Spirua, ende i ri, rekrutoi afërsisht 80
fshatarë e shkoi me ta në Egjypt për të kërkuar fat, siç bënin
aso kohe shumë shqiptarë që bridhnin me pushkë në sup,
nëpër kufijtë e gjëra të Perandorisë Turke, si kryetarë çetash
për t’u pasuruar me grabitje a si mercenarë në shërbim të
Turqisë, a të ndonjë tjetri që i paguante më shumë, qoftë
mbret, princ a feudal, kudo që të ishte. Ata i tërhiqte aty
fati i shkëlqyer dhe suksesi i rrufeshëm që kish pasur në
atë vënd Mehmet Ali Pasha, një shqiptar nga Kavalla e
Maqedhonisë, i cili pa gjë e plang, po i mbushur me trimëri,
mënçuri e vlerë, shkoi në Egjypt e arriti aty të merrte në
duar sundimin e vëndit, të shkëputej nga Sulltani e të
themelojë një shtet në luftë me atë që e dërgoi aty e që, deri
kohët e fundit, qeverisej nga pasardhësit e tij, i fundit nga
të cilët, mbretëroi gjer më 1952, kur një kryengritje popullore
e rrëzoi, e dëboi dhe ngriti shtetin e ri egjyptian pa Farukër
e dinasti, po me formë Republike. Ushtar i këtij vëndi ka
qënë edhe Gjikë Leka nga fshati ynë, gjyshi i Spiro Mino
Lekës…
Spiro Gjikë Spirua, gjatë peripecive të tij nëpër Egjypt e
Arabi, pati njohur edhe Veiz Pashë Saliçezmën, që ishte
nga Dhoksaj i katundit Kudhës, fqinjit tonë. Ky quhej Gjaur
Pasha, se nuk ish bërë muhamedan e kish fituar rytbenë (
ofiqin ) nga vetë Sulltani, vetëm me trimërinë dhe
besnikërinë e tij. Ndihma e këtij dhe zotësia e vetë Spiros,
bëri që ky i fundit të kthehej pas disa vjetësh në vënd, fort
i pasur në armë, në gjë e në emër.
Në këtë kohë Ali Pasha, vezir i Janinës, ndodhej në luftë
me Mustafa bej Delvinën, bir i Selim Pashë Pallaskës, mik
i babait të tij, Gjikë Spiros që u vra në Stamboll, siç kemi
thënë. Për t’i ardhur në ndihmë mikut të të atit, ai mbledh
një grup bashkëfshatarësh dhe vrapon në Delvinë për luftë
kundër Ali Vezirit, ndonse pranë këtij në këtë kohë
ndodheshin gjithë fare fisi i tij si ushtarë, oficerë etj. si: Zaho
Kapetani, Zaho Vlashi, Dhimë Mëhilli e të tjerë.
U bashkua Spirua me trupat e Mustafa Beut, me ato të
Nivicës dhe të Shën Vasilit, afersisht 1500 shpirt, u ndeshën
me hordhitë e Ali Veliut duke hyrë triumfatorë në Delvinë.
Po Aliu nuk vonoi të sulmojë sërish Mustafa benë, e zuri
rob dhe e burgosi në Kala të Janinës. Sa për Nivicën e Shën-
Vasilin që, si aleat me armikun e tij, beun e Delvinës e kishin
luftuar, i ndëshkoi pa mëshirë në Pashkë të Madhe të vitit
1798 kur, befasisht i sulmoi, mbasi pat rrethuar kishën ku
ata ishin grumbulluar për të kremtuar ditët e shënjta të
krishtërimit. I theri banorët gjer me një, i dogji fshatrat duke
marrë skllave gratë e fëmijët, të cilët i shpunë në Janinë, ku
gratë e bukura e të reja i mbylli në hareme.
Spiro Gjika, me humbjen e mikut të tij, Mustafa beut,
pa që s’kish vënd në teritorin ku sundonte Veziri i Janinës
e u hodh në radhët e ushtrisë Ruse që aso kohe kishte
pushtuar të shtatë nisitë dhe arrin të mbajë gradën e
kapitenit ( ka dokument të vitit 1804 ).
Haxhi Bedo Borshi e Kiço Vlashi nga fshati ynë që, për
vite me radhë ishin në shërbim të Ali Pashait, armiq që të
dy të betuar të Spiros, e kallzojnë tek pashai dhe e paraqesin
si fort të rrezikshëm, mbasi interesohej fort për djalin e
Mustafa beut të Delvinës, Shahinin, i cili dhe ky ndodhej
asaj kohe në Korfuz pranë Rusëve e ishte, pa dyshim, një
agjent i huaj. Ali Pashai, pas këtyre denoncimeve, s’vonoi
dhe dërgon e rrëmben të dy djemtë e mitur të Spiro Gjikës, i
merr në Janinë dhe, me anë të kushëririt të tij, Zaho Kapetanit
po dhe të afër 80 qeparotasve që kish në shërbim, e lajmëron
Spiron të vijë në Janinë, t’i falet Pashës duke i premtuar
falje, nderime e grada.
Spirua, i shtrënguar nga marrja peng e djemve, vendos
të dorëzohet tek Veziri e, mbasi kungon në Korfuz, rrëfehet,
lë shërbimin dhe niset për Janinë ku Ali Veliu paskej
tërhequr dhe burra të tjerë nga fisi i tij, me qëllimin e keq
që ky të dorëzohej pa tjetër. Ky, mbas dy ditë udhëtimi,
mbërrin në Janinë dhe kërkon e takohet më parë me vëllanë
e qumështit të Vezirit, të quajtur Thanas Vaja që shërbente
dhe si bojë e tij. Ky, për fat, e simpatizon e me mënyrën e tij
e zbut Ali Pashanë, e shpëton nga thonjët e tij, mbas shumë
peripecish e rreziqesh. Spirua, tani nuk lëviz më, i qëndron
besnik Aliut ashtu siç ja kish dhënë besën, deri në kohën
kur Pashai u shpall nga Sulltani si rrebel e kryengritës.
Mbas zhdukjes së Aliut, i cili u eleminua me të gjithë sa
kish gjak të tij, në bij, nipër e fis, Spiro Gjika u tërhoq në
fshat ku jetoi i nderuar dhe i stimuar.
Kur në vitin 1828 – 29 Sulltan Mahmudi i II deshi të
aplikonte në tërë Perandorinë Turke një reformë financiare
të re, sipas sistemit evropjan, krahinat e Shqipërisë së Jugut
e sidomos të Labërisë, me kryetarët e tyre, bashkohen e
betohen të ngrenë krye, të kërkojnë bashkimin me shtetin
Grek ( shih ARVANITES, histori nga Elimon Arvaton,
Dorianëve të Helenizmës së re të Kosta Birit, Athinë 1972 ), të
fillojnë kryengritjen në Himarë e të japin të parët shëmbullin
e një kryengritje për çlirimin e Epirit dhe të Shqipërisë Jugut
e bashkimin e tyre me shtetin Grek. Po, më parë, ishte e
nevojëshme që muhamedanët të siguronin nga Qeveria
Greke premtimin se do respektohej besimi i tyre si edhe
traditat e klasës së tyre, besnike brënda në shtetin Grek e,
të gjithë bashkë të siguronin nga ana e tij edhe përforcimin
ekonomik të kryengritjes. 56 agallarë, pra, ja dorëzuan me
besim planin e tyre babait të gjeneralit Spiro Milo e ky i
shkroi të birit që të kumtojë çështjen në Qeverinë Greke e
të provokojë një përgjigje me shkrim nga ana e Kapodistrias
për tërë çështjen e kryengritjes së Toskëve si edhe për
kushtet që ata i patën vënë. Në arshivën e Vllahojanit është
edhe sot kerkesa e Spiro Milos drejtuar Dh. Ipsillantit, të
cilën po e radhisim këtu më poshtë:
Shumë i ndritur Marshall !
Baba im më shkruan nga Himara qysh më 20 të prillit se
56 agallarë të Labërisë, të bashkuar ngushtë dhe te betuar midis…
nr 5
Shumë i ndritur Marshall !
Baba im më shkruan nga Himara qysh më 20 të prillit se
56 agallarë të Labërisë, të bashkuar ngushtë dhe te betuar midis
tyre, i njoftuan sa me poshtë:
a) Se janë gati të ngrejnë flamurin Grek për krahinat me
një ushtri prej 4000 vetësh.
b) Të dorëzojnë fortesën e Vlorës në Qeverinë Greke.
c) Të nënshtrojnë Qeverisë Greke gjithë krahinat e Vlorës
dhe ata të qeverisen me ligjet greke dhe kërkojnë:
1-Lirinë e besimit.
2-Ruajtjen e nderit të haremeve të tyre.
3-200.000 grosh në dorë për regullimin ekonomik të tyre.
Në se e respektuara Qeveri pranon ato propozime të
agallarëve, ata dëshirojnë të marrin vërtetim me shkrim nga
shkëlqesia e tij. Dhe për besë japin peng fëmijët e tyre dhe disa
agallarë të njohur. Mbasi ata kanë besim të madh tek unë,
kerkojnë të shkoj aty i pajosur me letrat e Qeverisë mbi Iljaz
Aga Lekën, Kadi Lekën e agallarët e tjerë. Duke u gjëndur nën
udhëheqjen tuaj fort të ndritur, e quaj për detyrë timen t’i
drejtohem drejt për së drejti Shkëlqesisë suaj që të përçoni
kërkesën time ku duhet. Nuk di në se politika do lejojë të
respektuarën Qeveri të pranojë sa më lart. Po nuk shket dhe
nga urtësia juaj, cilat e sa të mira do të jenë rrjedhimet e një
diversioni të tillë të këtyre agallarëve, do të lehtësohet Himara
dhe gjithë fshatërat e krishtëra do rrëmbejnë armët.
Pres përgjigje me shkrim të Lartësisë suaj dhe mbetem me
të gjithë nderimin.
20 Qershor 1829. Teqe e Thives
Kryetar i bindur i Gardës
SPIRO MILO
Pikërisht ahere gjëndja ekonomike e Greqisë qe fort e
vështirë dhe e varfër e vetë Qeveria i shkruante Eynardos:
Këtë çast që të shkruaj nuk kam as një obole në arkë.
Revolta vazhdoi gjer më 1830, kur Rushit Pasha erdhi
në Bitole (Manastir) e, me mendimin që të shpërblente
shërbimet e shqiptarëve që kishin marrë pjesë në shtypjen
e kryengritjes se Greqisë më 1821, i ftoi aty e i mbyti të
gjithë, mbas një gostie tepër të bollëshme. (Po trazirat
vazhduan se më 1831 ngrihen Bushatasit, më 1836 e 37
çohet Labëria me Ali bej Fangonica, më 1839 Prishtina,
Tetova e me 1845 Gjakova. Në tetor 1847 Gjoleka ngrë
Kurveleshin e me 200 muhamedanë e 100 të krishtërë
sulmon dhe hyn në Delvinë…)
Më 15 gusht grumbullohen ne Kurvelesh gjithë bejlerët
e agallarët toskë, kryetarë çetash e përfaqësues të krahinave
në kryengritje dhe i shkruajnë një kërkesë Mbretit Othon,
Qeverisë së tij e Parlamentit Grek, me të cilën u lusin
autoriteteve më të larta shtetërore të shtetit të lirë që t’i
pranojë si shtetas, në rast se kryengritja do të kishte si
rrjedhim aneksimin e vëndit me Mbretërinë e Greqisë me
kushte të veçanta që do synonin, natyrisht, mbrojtjen e
besimit të tyre. Po, mbasi një lloj të tillë mbrojtjeje e
parashikonte tani edhe Kushtetuta për nënështetasit me
tjetër besim e, mbasi në kërkesë janë në atë pikë, po edhe
në të tjera, ndoshta kërkesa e tyre synonte thjesht që t’ju
njihej shtetësia Greke, brënda në teritorin turk e, në këtë
rast, do të mbroheshin edhe ata siç mbroheshin si grekë
me prejardhje, të krishtërët orthodhoksë, banues të trevave
të nënështruara që bënin pjesë në kishën Greke me anë të
konventës që ish bërë mes Greqisë e Turqisë më 1840.
Nëneshkruajnë kërkesën e tyre, e vërtetojnë me vulat e
tyre dhe e dërgojnë me Murto Çalin, i cili do të parashtronte
këtë kërkesë të tyre. Këtu, më poshtë, vihet kjo kërkesë me
fjalët e tyre mallëngjyese dhe të dorëzuarit e tyre në kujdesin
e shtetit të lirë të Grekëve:
Shumë të ndriturve Kryetar e Parësi të tokave Greke në
Athinë, Madherisë tij Othon, Mbretit të Greqisë, vëllezërisht
ju përqafojmë dhe ju njoftojmë:
– Ne po ju dërgojmë ( i preromeni ) të përulur ankimin
tonë, mbasi kemi ngelur popull i varfër, të poshtëshënuara
kaza ( epikratie ) në trevën e thatë gurore, pa as një dituri, po
vetëm armë mbajtës. Qysh kur Konstandinopoja u pushtua
nga Sulltanët e mëparëshëm deri më sot jemi sjellur të
nënështruar në urdhërat e sunduesve të vendit Vezirëve,
Kajmekamëve deri Myselimeve, 33 pothuaj Sulltanëve, për 400
vjet kemi derdhur gjakun tonë në çdo robërim që u ishin
caktuar, po kush nuk don Mbretërinë dhe zotin nuk e don;
ushuret (usulia ) e mëparëshme u hoqën, na vunë të reja që
nuk durohen dot në vëndet tona; na vendosën “dho dhekadhen”
në çdo kaza tonën dhe gjykonin pas hatrit e pa drejtësisht jo
për riza të Zotit e të Profitit, po me zerle e në mënyrë shtypëse;
si vëndas jo të gjykojnë si gjithë mbretërit e Evropës dhe për
këtë u bëmë kryengritës ( apostate) ndaj Mbretit tonë që e
kishim veqil dhe babë të të gjithë neve muslimanëve e, i jemi
ankuar kaqë e kaqë herë, me lutje e me lotët tona dhe nuk na
dhanë përgjegje ( djastima), po as harxuallat tona ose kërkesat.
Nuk i vinte keq Mbretërisë për neve fakir fukarenjve dhe nga
kjo, dërgojmë njerinë tonë të posaçëm, t’u flasë me gojën e vet
me shkëlqesinë që duhet. Nëse, Madhëria e Mbretërisë suaj,
na kombolas ose na pranon të bëhemi nënështetas, të
poshtëshënuarat pesë kazara me ligje të kapitullacioneve që do
të na japë e do t’i japim për qetësinë tonë. Për rixha të Zotit,
t’ju vijë keq edhe për ne që, si krijesa të zotit që kemi lindur
lakuriq edhe do të vdesim nga ana e të Plotfuqishmit ! Dhe në
se shpresë shpëtimi nuk ka për ne, le të vdesim dhe nga shpata
e njerëzve; në ka thënë zoti, kështu le të bëhet.Ju lusim kështu
kazarat e më poshtme:
Vlorë, Delvinë, Menahje, Kurvelesh, Mallakastër e
Sipërme dhe e Poshtëme, Berati dhe Dionista, gjithësej pesë
kazara; lutemi t’i vijë keq Mbretërisë suaj e në qoftë se nuk na
don, ka thënë zoti që të vdesim, nuk duam më të rrojmë sipër
tokës dhe, në qoftë se Mbretëria juaj na don, na lajmëroni që
të bëjmë edhe të tjera kazara ( epikraties ) me vete dhe me
garanti për të pasur besim si të dojë Mbretëria juaj.
Prurësi, do t’u thotë më gojë vetë, ju do të na përgjigjeni
mbi këto dhe, le të bëhet vullneti i zotit. Të dashurit tuaj,
kryetarë e sahibij të të pesë kazave, nënëshkruar me gjithë vulat
e tyre. Kemi dhe dokumentat e ish Merhum Sandra, të
plotësuara përmbi neve e, kush të na gjykojë po në ditën e
gjykimit do të përgjigjemi. Asgjë tjatër. 47 vula bejlerësh e
agallarësh. Ja dhe vulat e më sipërme si Sahibij të vëndit tonë,
t’i shikoni mirë e t’u përgjigjeni me garanti, për vërtetimin
tuaj dhe sigurimin.
1847 – më 15 gusht. Kaza e Kurveleshit, Delvina sanxhak,
Zenel Gjoleka, Xhelil Aga ( Picar ), Sejko Bulushi, Muharrem
Beluli, Abdyl bej Koka, Lulo Çapari, Muhamet Selmani, Muço
Prronjo, Zahir Pronjo, Osman Kuçi, Muhamet Abazi, Xhata
Sejfo, Latif Elmazi, Kapo Siftari, Lame Huso, Mustafa Bedo,
Miftar Pina, Sheh Durua, Elmaz Çobo, Xhafer Dema, Ahmet
Dino,
Avllona sanxhak: Beqir Velo Kanina, Hadër Sulo Kanina,
Mustafa Bino Kanina, Sadik Armeni, Muhamet Muço, Ismail
Mekati, Zeqo Xhafa (Karbunara), Pasho Selman Koculasi,
Haxhi Tahir Mavrova, Dalip Xhelo Mavrova, Selim aga Vlora,
Fejzo bej Lato Kanina, Malko Nelo Lopasi, Xhaxha Martallozi,
Abedin Shehu, Sadedin Vasjari, Ahmet aga Vasjari, Mehmet
Qollasi, Osman Kapo Fratari, Beqir Braçani, Lulo Abazi,
Zenel Hodo, Ibrahim Cimbro, Lilo Qëndro, Metah Çobo, Talo
Habili, Sinan Dervishi, Hito Daut Mavrova, Zimbo Kesti,
Mehmet Drashovica, Ymer Ali Kudhësi, Mustafa Bega, Bega
Ismail, Dervish Ali Dukati, Kambet Çelo Tragjazi, Metan Ali
Dukati, Mahmut Hoxha, Dule Zoto, Seliha Hasani, Haxhi
Hoxho Cmokthina.
Mallakastra dy: Rrapush aga Kaptenbashi, Shaban
Peshtani, Skjeto Hisi ( Qesarati ), Sulejman Çelo Toçi, Osman
Bilo, Dule Mato Kalivaçi, Sadik Luftena, Ramka Kamari,
Ahmet Matalozi, Mahmud Lana Levani, Xhaxha Levani.
Shtëpi: 1388 Mallakastra e Sipërme, 2911 Mallakastra e
Poshtme, 1011 Redymb e Myzeqesë, 711 kasabaja e Beratit,
2830 nahije e Topalltisë, 1399 e Skraparit, 590 Tomorica, 4500
kaza e Vlorës, 1840 kaza e Devines, gjthesejt 21620.
Kërkesa ju dorëzua qeverisë Greke. Po për fat të keq,
kur mbriti ne Athinë Myrto Stefan Çali (Qeparo), Kryeministri
i Greqisë Jan Koleti, i cili për arsye se dhe vetë ishte
Epirotas nga Sirakua e Janinës e do të bënte çmos që të
plotësohej kërkesa, ndërroi jetë. Më një të shtatorit, ai
atdhetar i madh u shua me brengë se linte pas Greqise në
kufijtë e saj të ngushtë edhe vëndlindjen e tij të veçantë e
nën sundimin osman. Vdekja e tij shpërndau një pikëllim
të madh për epirotasit dhe dëshpërim se, ishte një para
shënjë e keqe për mbarëvajtjen e përpjekjes, e cila u shua
me ndërhyrjen e Mehmet pashait të Thesalisë.
Në lëvizjen e Labërisë kundër reformes, merr pjese
edhe Spiro Gjika, bashkohet me besëlidhësit e me Shahin
Delvinën e pregatiten të presin hordhitë turke, të cilat, nën
urdherin e Emin Pashait, arritën në Janinë. Disa nga krerët
e Lidhjes ju shkëputën besës së lidhur dhe ju dorëzuan
Pashait, i cili për t’i dhënë dërmën përpjekjes për
kryengritje, pati thirrë në Janinë Shahin Bej Delvinën e
Ismail Bej Vlorën. Ky, ndonëse i këshilluar nga miqtë e
shokët që të mos shkonte, se mund të rrezikonte, nuk mbajti
vesh e shkoi atje i besuar nga fjalët e pashait që ishte i
ngarkuar të shtypte revoltën e Labërisë. Sa vajti në Janinë
e ju dorëzua Pashait, ai vuri sejmenët e tij të cilët e vranë.
Muza i thotë: Qaj moj Vlorë e moj Kaninë, Smail Benë e vran’
Janinë.
Ndërsa Shahin Bej Delvina, përkundrazi, nuk u besua
në ftesën e Pashit e nuk shkoi në Janinë ku, sigurisht, do
kishte gjetur po fatin e Ismail Vlorës. Mbeti në Delvinë,
besnik i lidhjes, ndonse krerët renegatë si Veiz Vasjari, Çelo
Picari, Omer Vrioni etj. u bashkuan me Emin Pashën, i cili
sulmoi së pari Gjirokastrën. Krerët e kësaj, edhe keta të
frikuar, i’u dorëzuan Pashait duke tradhëtuar lidhjen e
shokët që kishin vendosur të mos dorëzoheshin po të
luftonin. Pashai u nis prej Gjirokastre për në Delvinë, ku
ishin grumbulluar e qëndronin gati për ndeshje me të
Shahin beu, Bregasit dhe Kurveleshasit.
Muza popullore thotë:
Shahin bej, Shahin Delvina,
Mos ju trëmb Çelo Mehmetit,
Se ka taraf bregn’ e detit,
Parësin’ e Kurveleshit…
Po e tillë është kënga për Shahin bej Delvinën dhe
besëlidhjen kundër Turqisë gjatë kryengritjes kundër
Tanzimatit:
Ç’të erdh’karta nga Janina,
Bir o bir, Shahin Delvina!
Shahin bej, djalë dovletit,
Mos ju trëmb Çelo Memetit,
Se ke tarafn’e bregut detit
Dhe gjysmën e viljajetit,
Parësin e Kurveleshit,
Që lufton me pallë sheshit.
Ke breg detin dhe Avdulë,
Nga Nivica Kiço Dhulë,
Që është i pari me vulë,
Që pa të nuk bëhet punë,
As për Turq, as për Kaurë.
Besëlidhësit, pas lajmeve të këqia që muarën lanë
Delvinën dhe bënë planin të rrethonin ushtrinë turke të
Emin Pashait e, për këtë, u shpërndanë andej ketej, sikur
nuk kishin qëllim që të luftonin. Mirëpo natën i bien në
befasi ushtrisë turke, e rrethojnë dhe i lënë vetëm një shteg
kalimi në Dragatika, ku qe vendosur Spiro Gjika me të tijtë.
Pashai, i tmeruar kur pa që qe rrethuar, dërgon Çelo Picarin,
renegatin që pat tradhëtuar lidhjen, për t’u takuar me Spiro
Gjikën. Në takimin që bënë, Çeloja kërkoi që t’i lejojnë të
shkojnë pa dëm dhe, në mburrjet që ky i bën fuqisë së
madhe të Pashait, Spirua gjën rastin e i thotë:
E di, Xhelil Aga, se është marrëzi e s’duhet të dalim kundra
e të ngrëmë armët ne vetëm kundër dovletit. Po krahina jonë
nuk qe vetëm kur u bë lidhja edhe ti vetë e di këtë. U bashkua
me ju Preveza, Korça, Kosturi, Berati, Vlora dhe dhanë besën
që të mbajmë fort veneomet dhe të drejtat tona e nderin e
Shqipërisë me gjakun tonë. Na dhatë besën që të mos na shkelë
halldupi dhe të mbahemi fort të bashkuar se, po të ishim bashkë
të gjithë, telashe boll do kishte Dovleti që të na vinte poshtë.
Po Vrionasit të parët, ti i dyti e, pas atyre dhe Kosturllinjtë,
më pas dualltë bese, u bëtë shkak e lidhja u dobësua, u nda
Shqipëria dhe mallëkim paçi !
Gjirokastra, që pat dhënë fjalën se do vdiste në Peshkëpi, i
priti halldupët si krushq, por, krahina jonë do luftojë vetëm e
vetëm për fjalën e besën që patën dhënë si Shqiptarë të vërtetë.
Besa që ju shkelët e tradhëtuat gjithë çeshtjen tonë u zuri sytë,
Xhelil Aga, u dorëzuat qorrazi e tani jini robërit tanë. Dorëzoni
armët dhe kaloni pa as një frikë ku të dëshëroni.
Përpara të pa mundurës që të bëjnë ndryshe, ushtria
Turke u dorëzua, lëshoi armët te Shahin Beu e u la e lirë të
largohej pa u prekur. Po, pas pak kohe, Emin Pashai me
Çelon, duke mos duruar dot turpin që pësuan në ndeshjen
e parë, sulmuan sërish Delvinën e Shahin-benë që tani pat
mbetur pa taraf, se Lidhja ishte prishur nga tradhëtia e
shumë krerëve.
Megjithatë, Shahin Beu nuk dorëzohet po me mikun e
tij, Spiro Gjikën, arratisen nga vëndi, hidhen në Korfuz me
mendim që t’u vinte ndonjëherë falja nga Sulltani. Mbasi
autoritetet angleze, tani në sundim të shtatë nisive, pas rënjes
së Napolonit e të Francës, nuk i pritën mirë, po i trajtuan si
dy personazhe rebelë ndaj Portës së Madhe, e lanë Korfuzin
e, Shahin beu shkoi në Gjirit, ndërsa Spirua iu drejtua ishullit
Egina, ku aso kohe kishte selinë e qëndronte Kapodistria,
qeveritari i parë i shtetit të lirë Grek. Prej andej, shkoi në
Thivë, ku qëndroi dy vjet gjer sa me ndihmën e shumë
miqve, i erdhi falja nga Turqia. Shkoi, pra, tek Rumeli-Valesi,
mu në Janinë, i cili e priti shumë mirë dhe i dha edhe një
shkresë për qeveritarin e Delvinës që, i mirëtrajtuar, të kthehej
në shtëpi. U kthye në Qeparo ku jetoi i qetë e i nderuar si
patriot i mirë e besnik. Vdiq këtu në fshat, duke lënë vetëm
një djalë (tash 8 vjet më përpara i mbytur rrugës nga Kastria
sië kam shkruar më lart), me katër djem të këtij të fundit:
Foton, Dhimitraqin, Qiricin dhe Nikollaqin, disa prej të cilëve
Folëm gjatë për barkun e Bragjine se, një prej tyre, pat
mbledhur disa shënime, po s’duhet lënë pa përmëndur
edhe barqet e tjera të fshatit se, edhe ata, duhet të kenë
pasë historinë e tyre, qoftë në bashkësi me të tjerët, qoftë
në veçanti ose ndonjë ngjarje që do të kish kuptim që të
përmëndej. Për fat të keq, nuk është ndodhur kush nga
mëhallat e tjera të fshatit që të grumbullojë material nga të
lashtët e çdo barku e të dilte prej kombinimit të këtyre
historia e gjithë fshatit tonë që, siç thamë më lart, kush di
të na thotë prej sa qindra në mos mijëra vjet ka pasë qënë
banuar, qoftë këtu ku ndodhet sot, qoftë në rrethinat e tij,
siç dëshmojnë gërmadhat që e rrethojnë apo gojëdhënat e
më të moshuarve.
Për sa i përket fisit tim, Pogdane, me origjinë nga
Zhulati i Kurveleshit, para më se katërmbëdhjetë brezash,
po rradhit këtu poshtë disa gjëra që s’do ishte e udhës të
zhduken e të humbasin mbas neve që na i kanë trasmetuar
të parët tanë, me gojë të tyre1. Në faqet e këtij fashikulli,
kemi përmëndur fisin tonë Pogdane kur, ky me prijsit e tij
Papa Nikë Zhulatin, Gjin Pogdanin e ndonjë tjetër e së bashku
me Papa Nikën e Bragjine, u bënin ballë mësymjeve të
dy fshatrave të bashkuar Borsh e Kuç që sulmonin për të
bastisur e djegur fshatin tonë që u kish mbetur halë në sy.
Gjithashtu në faqen e mëparshme, po këtu, kam
përmëndur prapë fisin tonë, me rastin e vrasjes që bëri në
kufirin tonë me Borshin, i quajturi Buzëbardh i barkut tone,
1 Po i radhit siç m’i pat dhënë ungji im, i ndjeri Leonidha Pali i Markos,
njeri shumë interesant për kujdesin e tij të gjërë e historitë e tij, për sa u
përket berqeve të ndryshme të fshatit tonë a banuesve të tij, në vitin 1928
kur kthehesha nga Franca, ku pata shtegëtuar para afër njëmbëdhjetë
vjetësh nga Greqia, ku kisha shkuar qysh në vitin 1914 të mësoja zanatin
e mekanikut në uzinën e trenave të qytetit Pire . (Janko Ll. Pali)
Pane, brënda fisit Pogdan. Persëri, po ky Buzëbardh’, edhe
një herë tjetër kish lojtur një lodër të keqe që i pati kushtuar
fort shtrënjtë gjithë fisit, të madh e të vogël. Këtë ma pat
rrëfyer nëna ime (1862-1945 ), para 50-60 vjetësh: Në një
kohë të caktuar, kur i gjithë fisi ndodhej në fshat,
Buzëbardhë bie në grindje me fisin e Ndregjine, për arsye
se, një prej tyre, i martuar me një bijë nga tonat, pas një
kohe pak a shumë të gjatë e pa arsye të fortë, e kishte dëbuar,
e kish poshtëruar dhe s’kishte mëndje ta pranonte përsëri
për grua. I ngrati Buzëbardh’ dolli një ditë në mëngjez me
bagëtitë e tij tutje nga Orotoi kur, pas pak, kundroi se afër
tij qëndronte dhe i Ndregjinasi që kish poshtëruar gruan e
tij, bijën tonë, duke kullotur edhe ay bagëtitë e veta. Si pa
të keq Buzëbardhi i flet dhe i bie rrotull shkakut që e bëri
të përzërë gruan e ta detyrojë këtë të qëndrojë bijë e kthyer
pa ndonjë arsye të fortë pranë fisit të saj të lindjes. Po i
Ndregjinasi, fodull siç duket, nuk denjoi që të shpegojë
asgjë dhe i thotë se atij nuk i duhej gjë, mbasi ajo punë ka
mbaruar dhe ajo, mirë është tek është se nuk ka për ta
rimarrë kurrë.
Buzëbardhi, i revoltuar për padrejtësinë e lënies së bijës
sonë, i afrohet avash avash e i thotë qetë se, po nuk e merr
përsëri si grua deri nesër, atehere do kesh të bësh me mua.
Po ai, as deshi t’ ja vinte veshin e nuk u përmënd, kështu
që Buzëbardhi, pa një pa dy, ngrihet dhe e vret dhe, kështu,
krejt Pogdanasit bien në hasmëri, mbyllen brënda se s’duan
të japin shteg që të hakmerreshin Ndregjinasit që ishin, siç
duket, të mjaftë në numur edhe ata. Po pak ditë pasi ishin
mbyllur brënda dhe nuk dilnin nga shkaku i hasmërisë,
filloi të ndjehej ndër ta mungesa e miellit të bluar dhe u pa
nevoja të shkonin të bluanin në mullinjtë e katundit Borsh.
Vendosën, pra, që në fshehtësi të madhe, të dalin tinas
nga fshati aty afër mesit të natës e të shkojnë të bluajnë
disa nga gratë e tyre të ngarkuara me drithë, por të
shoqëruara edhe prej disa burrash se, në ato kohë, nuk
lejohej fshehtësi (atij që respektonte nderin dhe emrin e tij)
që të dërgonte gratë e, sidomos në mulli, në një katund
tjetër të largët siç ishte Borshi. Mirëpo ky plan i fshehtë,
duket pati çfryrë diku e, Ndregjinasit për t’u hakmarrë,
armatosen mirë dhe, në vëndin Kruakatund bëjnë një pritë
ku rrethuan vëndin dhe prisnin Pogdanajt që, kur të
shkonin, t’i vrasin, ashtu me të pa besë. Mirëpo, siç duket,
fisit tim i digjej pishë, si kundër thonë, dhe Buzëbardhi
(përsëri ky) që shoqëronte gratë, diçka ndjeu dhe, para se
hasmët të fillonin të shtien, ky u sulet me guxim, shtie mbi
ta, vret një nga të pritës e, me jatagan, plagos edhe një tjetër
mjaft rëndë sa, edhe ky, pas pak kohe vdes nga plaga. Kjo
ngjarje qe një punë e madhe e Ndregjinasit mbetën me turp
edhe një herë tjatër, sepse shkuan të hakmerren, por u
vranë1.
Si u bënë edhe keto dy vrasje, zënka midis të dy fiseve
u bë e ashpër dhe fshati, ashtu siç duhej po edhe zakoni e
kërkonte, në një mbledhje të posaçme që bëri në lidhje me
këtë grindje fort gjakësore e për të zbutur fisin e Ndregjinasve,
vendosi që fisi i Pogdane kësaj here, të dëbohej
nga vëndi, të paguante dietën për gjakun që derdhi dhe të
largohej sa më parë nga fshati, në një vënd që do t’u
caktohej. Ky vendim ishte një masë zakonike që merrej në
atë kohë, më tepër për të evituar derdhje gjaku më të madhe,
sepse me largimin e vrasësve në shkallë fisi, nuk i jipej e
drejtë askujt që të bënte hakmarrje e vetëgjyqësi, mbasi kjo
Këtë, histori ma ka përmëndur edhe vetë i ndjeri Manol Leka duke u gajasur
se “shkuam të hakmerremi me ju Pogdanaj, po na vratë përsëri”. (J.P.)
shndërohej vetiu në dënimin e shpernguljes e shperblimit
të dëmit të pësuar. Dëbimi dhe shpërngulja e krejt fisit nuk
ishte vetëm largimi i fisit, si njerëz, për një kohë të caktuar
në një vënd a brinjë të izoluar a të largët, po njëkohësisht,
duhej paguar dhe djeta d.m.th shpërblimi nga vrasësit i të
dëmtuarit me gjithë çka u ndodhej si të holla, armë, enë,
vegla, berkaçe ose me pasuri të patundur si ara, vreshta,
kullota a ndonjë pemë që asokohe kanë qënë fort të rralla
në zonën tone. Banorët e zonës sonë atëherë merreshin
kryesisht me blektori ose shkonin mercenarë e, për një tok
mexhite, shisnin gjakun e tyre si ushtarë në dovlet në këmbë
të atyre që paguanin, ose merreshin edhe me kusari deti e
fort pak me bujqësi që, dhe këtë, e ushtronin me mjete nga
më primitivet.
Kështu, shpërngulja e fisit tonë Pogdan, u caktua nga
tërësia e klaneve të fshatit për një kohë prej tre vjetësh në
vëndin Panorma, brënda kufive të katundit tonë, karshi
Kastrisë (Palermos) ku, dhe sot emërohet vënd banimi i tyre
Lugu i Gjonoshate ( që është emër i dytë i fisit Pogdan ) e që
ka një nuancë përçmimi, si njerëz të egër, të pa gdhëndur e
kokë fortë, emër që edhe sot, diku përmëndet me rromuzin:
Gjonoshat e trëmbë fshat.
Vendimi qe tamam i zakonit dhe të parët tanë u
shperngulën pa grindje e pa fjalë në Panormë, në një brinjë
të egër e pa ujë, të zhveshur nga çdo lloj pasjeje sado e vogël
e asaj kohe, për arsye se çdo gjë që kishin pasur në zotërim
deri ahere, kishte shkuar në favor të hasmëve për të paguar
dëmshperblimin a djetën.
Qëndruan aty gjithë kohën e caktuar dhe, kur kjo u
plotësua ashtu siç e kerkonte zakoni, ishin përsëri të lirë
dhe si të tillë u kthyen përsëri në fshat. Tani për ta fillon
nje jete
që kishin para largimit e që kish shkuar në duar të
Ndregjinajve për djetën, ose që ish shitur tek ndonjë tjatër,
përpara se të shkonin në Panormë, të dëbuar e të zhveshur.
Tregojnë se një ditë, gjatë kohës që Pogdanët
ndodheshin të larguar në Panormën e thatë e pasurija e
kamja e tyre e tundëshme qe zhdukur në favor të
Ndregjinasve, një nga bijat e fisit tonë, e quajtur Dafe
Kabashe, grua e bëshme dhe e forte, aq sa s’kish për t’u
patur zili e nakar Jelimeve përrallore as në bukuri por dhe
as në stukturën trupore, ( siç thonë, ajo kur mbante kaçi
foshnjën e saj, nuk e zbriste krahësh për t’i dhënë të pinte
po kaptonte mollat e gjirit të saj për mbi supet e veta ), ish
ulur në një rryp toke në vëndin Krrekë të familjes Koste dhe,
duke punuar, logatej duke qarë për njerëzit e fisit të saj
Pogdan që ishin larguar e hiqnin të zitë e ullirit në
Panormën e thatë ku të hante të gjallë gjarpëri.
Ky rryp i ngushtë toke duket se gabimisht nuk ishte
përfshirë në tërësinë e mallit që ishte dhënë për djetën dhe
kish mbetur ashtu si pa zot dhe e punonte një bijë e jona.
Ankthi që i mbushte shpirtin për njerëzit e larguar ngadalëngadalë,
u shndrua në një vajtim me zë të fortë që jehonte
për rreth në tërë fushën. Tamam në atë ditë dhe në orën
kur shtigjet e kodrat jehonin nga zëri kumbonjës i Dafes,
kalonte mbi kalë duke u kthyer nga Italia ku shërbente si
oficer në ushtrinë e mbretit të Napolit një i Lekaj
(Ndregjinas), në vëndin Shtegu i Kovaçit.
Ky ndali dhe i impresionuar nga zëri, nga forca e
vajtimit e nga ligjet, u kthye e pyeti ata që e shoqëronin se
kush qe ajo që qante me aq ngashërim dhe çfarë i kishte
ndodhur. Suita e tij i shpegoi se qe një bijë e fisit Pogdan,
që qan për njerëzit e saj që ishin të dëbuar e larguar nga
fshati për çështje gjaku e, pikërisht, me fisin e tyre dhe qenë
duke shpërblyer djetën me izolimin e tyre në Panormë. Kur
ky dëgjoi gjithë këto, u prek fort që nuk ishte marrë haku i
njerëzve të tij dhe pyeti nga vinte vaji. I thanë se një rryp
toke ( i Koste, deri më 1956 ), qe harruar të shkonte në mallin
e djetës dhe, ajo, bija e tyre, vjen dhe e punon aty e vajton
për ndodhitë e rënda që ranë mbi fisin e njerëzit e saj. Ahere,
ai, thotë: Qerratarëve, u paska mbetur milaqeja në vënd !
Përsëri do të kthehen ! Dhe ata u kthyen…
Me vuajtje e mundime ata e vunë përsëri plangun e
braktisur a të përlënë në favor të të dëmtuarve e u bënë
përsëri vëndalli e malldarë, siç u njohën deri kohët e fundit,
kur sistemi i ri i shndëroi edhe ata në proletarë të thjeshtë.
Do të ishte mirë të përmëndim diçka rreth mënyrës së
jetesës, me se merrej, ç’bënte populli i fshatit tonë gjatë jetës
së tij mijëvjeçare në bregdetin e Jonit.
Jeta blegtorale e bujqësore, pa dyshim, ka karakterizuar
këtë popull. Sa për fuqinë e tij ekonomike, me siguri, kjo
s’ka pasë qënë fort e lulëzuar, për arsye qoftë të zhvillimit
të tij shoqëror jo shumë të ngritur, qoftë edhe për arsye të
shtypjes që ky ka pasur mbi kokë nga ndonjë pakicë të
kamur por, sidomos nga invadimet e shumëllojëshme gjatë
shekujve që e kanë shkatëruar e varfëruar. Më e tmerrshmja
shtypje që ky ka provuar është pra padyshim robëria turke
që për afër pesë shekuj me radhë, i ndënji mbi zverk, e
cfiliti dhe e rreckosi pse, gjithë begatitë që mund të rridhnin
nga mundi dhe vitaliteti i tij, shkonin në dobi të atyre që
kish mbi kurriz, halldupit anadollak.
Nuk i ndihmuan, sigurisht, në ngritjen e mirëqënies
së tij dhe taksat e detyrimet që i paguheshin sunduesit me
raste të ndryshme, po edhe mënyra e trajtimi i atyre mjeteve
të pakta që kishin në dorë për të çfrytëzuar tokën ose edhe
mjetet e tjera të jetesës që bënin ! Prapambetja e përshtatur
kohës dhe gjëndja prej të shtypuri, po dhe shtrëngesa e
jetës, e bënte gjyshin tonë të ngratë të mendonte e të
kërkonte mënyra të tjera jetese, qoftë edhe jo brënda kuadrit
të drejtësisë a të arsyes. Trim e guximtar siç ka qënë
kurdoherë populli ynë, rezistent e i durueshëm në çdo të
keqe që e ka gjetur, i ka dhënë rast të provojë dhe mundimet
e rreziqet e një jete aventureske, qoftë në brendi të tokës,
qoftë dhe duke shfrytëzuar ujrat e mëdha që lagnin
anëdetin e tij, si në veri ashtu dhe në jugë, duke provuar
fatet e suksesit edhe me kusarët e detit.
Këtë mjeshtri duket se gjyshërit tanë e kanë ushtruar
qysh nga kohë imemoriale, për deri sa historia përmënd
që në shekullin e III-te para erës së re e në kohën e
Mbretëreshës Teuta piratët shqiptarë. Kaq e kishin
përvetësuar atë mjeshtëri dhe ishin bërë aq guximtarë, sa
nuk ngurronin të sulmonin e të grabisnin dhe anijet e
Romës së Madhe, gjë që u muar si shkak i luftës së parë
Iliro-Romake. Ky lloj “punësimi”, ndoshta frytdhënës, po
jo i drejtë, dhe kurdoherë i rrezikshëm, pati tërhequr burrat
e anëve tona në shekuj e, më pastaj, deri pak breza më parë
në detin Adriatik e Jon. Ata kanë qënë fort të frikshëm për
çdo anije që do guxonte të kalonte nëpër këto anë pa qënë
në gjëndje e në kushte të mira vetë mbrojtjeje.
Në lidhje me këto eskursione që njerëzit tanë bënin kohë
Kalaja Porto Palermo lart (catia…horizontale poshte qemere guri) Foto pjp
Nr 6
Në lidhje me këto eskursione që njerëzit tanë bënin kohë
pas kohe me armë në dorë, qoftë për shkak të varfërisë
ekonomike, qoftë dhe për shkak të lakmisë që është prej
natyre në shpirtin e kujtdo që të kërkojë të hedhi në dorë
gjëra që s’i ka, (cilësi që ndoshta tek ne, shqiptarët, mund
të themi se është pak më e theksuar), kemi legjenda e të
thëna, ose këngë që, edhe sot, përmënden se u janë kënduar
atyre burrave që, me guxim të tepruar, merreshin me atë
lloj sporti. Nuk mund të themi se nuk e meritojnë këngën a
lavdinë ata trima që guxonin e çanin dallgët e detrave fort të
rrezikshme si tonat, të imbarkuar në disa lloj barkash të bëra
me lesa e trina degësh e thuprash të lyera me pleh qesh.
Në këtë “sektor” pune, thonë se dikur, në kohën që
Korfuzi ishte nën sundimin e Anglisë, (përpara 1863
),ngrihen nga fshati ynë trimat Qyrjako Kapasi,Vasil Kristo,
Llambro Kaçi, Aleks Gjikoka, Margarit Kola dhe, nën
kryesinë e Polo Priftit, hidhen tinas në Korfuz dhe hyjnë në
shtëpinë e Arhondit Skullariq. Grabitën aty ç’mundën, me
përjashtim të thesarit të tij që s’e gjetën dot e u larguan që
nga Armiroi (fshat i ishullit) e me barkën e kohës dalin në
Sugë të Qeparoit. Por autoritetet angleze i diktuan, i marrin
prapa me një fregatë ushtarake, ndalen përpara fshatit tonë
dhe e bombardojnë këtë në brinjat e rrethet, si ndëshkim
per grabitjen (rreth vitit 1853). Fshati, i frikuar nga kjo ndodhi
e për të mbrojtur familjet, këshillohen me shoku shokun,
ngrënë një flamur të bardhë e një grup burrash zbresin në
bregdet e i luten komandantit të fregatës të mos godasi me
top fshatin e pafajshëm, mbasi hajdutët nuk janë prej nesh,
por myslimanë të pa njohur nga fshatërat për rreth. Kësaj
ndodhie i ka kënduar Muza, me këto vargje:
Në Skalomë e në doganë, lule Polo Prifti lule,
Seç doli fregata mb’anë “ “ “ “
Kërkon Polo Kapedanë “ “ “ “
Mban toslluka me çaparë “ “ “ “
Ndë Sarandë seç e kapnë “ “ “ “
Tek kercen me xhebehanë “ “ “ “
Polo Prifti e soj bene “ “ “ “
Brenda në karave trenë “ “ “ “
Kur vështruanë qesenë “ “ “ “
Treqindmijë aspra i gjenë “ “ “ “
I tillë përmëndet edhe Qesko Spirua, po nga fshati ynë,
i cili me një bandë hajdutësh dhe me një barkë nga më
mjeranët me lesë e pleh kau, vete ndaj Vlorës, kapërxen
Hundën e Dukate, kthen nga Sazani e drejtohet në
Pashaliman, ahere brinje e qëndër stanesh. Pa një pa dy,
bien si miq në stanin e të quajturit Sinan Aliu nga Dukati.
Ky, malldar zakonlli siç ishte, nuk nguroi t’i presi në stan
ashtu siç e do zakoni. Po natën banda e ardhur çohet, del
tinas, bastis stanin, rrëmben mallin sa mund të trasportonin
dhe u futën në barkë e nisen për t’u kthyer nga patën
ardhur.
Këjo pabesi e gradës së lartë, që s’mund të justifikohet
veçse duke marrë parasysh gjëndjen e pagdhëndjes në të
cilën gjëndej evolusioni mendor e shoqëror i njerëzve të
asaj kohe, nuk u diktua veçse në oret e para të mëngjezit,
kur miqtë, të cilët ishin pritur si miq të mirë natën e
mëparëshme e, pastaj, ishin futur me gjithë mall të grabitur
në barkë e kishin marrë detin aq sa i zoti i stanit të grabitur,
s’kish çfarë të bënte. Sinan Aliu, i indinjuar për sjelljen e
këtyre njerëzve që, pa pikën e turpit e të drojtjes, shkelën
me të dya këmbët traditat e zakonet bujare të mikpritjes,
hipi mbi një kodër afër buzës së detit dhe i bëri zë bandës
që u binin kupive të barkës, me qëllim që të largoheshin sa
më parë nga bregdeti ku kishin bërë atë yner…dhe u thotë:
Oooo !…Qesko Spirua moreee !!! Ke bërë mirë që u solle
ashtu, por dije se: Ja veriu, ja garbiu, ja baft i Sinan Aliut, do
të kthehesh përsëri këtu!…
Dhe u largua pa pyetur me se çfarë do të bëhej. Po në
të vërtetë, kalimi dhe dalja nga e ngushta e Hundës së
Dukatit, ka qënë e është edhe sot e kësaj dite e vështirë se,
rryma të ndryshme erërash e mundojnë çdo anije e, shpesh
herë, bëhet e pa kalueshme. Ashtu ndodhi edhe këtë radhë
për bandën e Qesko Spiros nga Qeparoi. Pasi u mundua
tërë ditën për t’u larguar nga gjiri i Orikumit dhe nuk
mundi ta kapërxejë atë vështirësi, deshi nuk deshi, e shtyrë
dhe e vënë përpara nga një ere jo e favorëshme, në mbrëmje
u kthye përsëri në vëndin e nisjes.
Kthimi i tyre në ato kushte mund të qe shkak i ndonjë
përleshjeje në të cilën, padyshim, banda pirateske e Qesko
Spiros do të ishte eleminuar nga vëndësit me plot të drejtë.
Mirëpo Sinan Aliu, burrë bujar, nuk kërkoi sherr, i fali të
dorëzuarit dhe e priti sërish bandën, u miqesua me të e,
bile, u bë edhe vëllam me kryetarin e saj. Kjo miqësi e lidhur
në ato kushte të çuditëshme, vazhdoi gjatë dhe bile edhe
më pas, nga vetë personat që e lidhën e për shumë vjet.
Një tjetër e dhënë në lidhje me veprimtarinë e elementit
dy a tre breza para nesh… kokëzjarr të fshtit tonë, është
dhe ajo ngjarja që u bë në Kastri, brënda rretheve të katundit
tonë, kur një anije e rëndësishme me vela e flamur francez,
pati podhisur nga koha e keqe aty.
Duke përfituar nga rasti ngrihen e shkojnë në Kastri
për të bastisur anijen e huaj natën Q.Kapasi, V.Kristua,
Ll.Kaçia, K.Polua e ndonje tjatër i atij takëmi. U afruan me
not, zgjidhën barkëzen e vogël (një fellukë) e, me anë të
saj, vozitën e hipën në kuvertën e anijes. Therën pa mëshirë
ekuipazhin dhe Qirjakua ndeshet me kapitenin fort të gjallë,
i cili e mposhti atë po, në atë çast, çpohet i mjeri nga jatagani
i Vasilit, që i griu brinjet e ra në shesh. Kostë Polua thonë
që hyri në kabinën e kapitenit të karavit dhe zgjoi nga gjumi
dy djemtë e mitur të këtij që, fëmijë siç ishin, tmerrohen
me çfarë shohin e kërkojnë të shkojnë tek i ati që dergjej
mbi shtresën e anijes, i therur edhe ai, si i gjithë ekuipazhi.
Britmat inoçente të të dy fëmijëve që thërrisnin babën
e tyre, nuk i mallëngjyen bishat që u kallën datën po,
përkundrazi: Koste Polua i mori dhe, me preteksin se do
t’i çojë të gjëjnë babanë e tyre, i përcjell e i vërvit që të dy në
Sterrën e Kastrisë. Kjo ngjarje kaqë e shëmtuar, e tmerrshme
dhe e pa njerëzore, bëri bujë të madhe. Ankimet e Francës
pranë Portës së Lartë për këtë grabitje pirateske dhe për
krimin e shumëfishuar ndaj shtetasve të atij vëndi, bënë
që Qeveria Turke thirri në Janinë pranë Pashait të japin
llogari Sokrat Lekën për dhëndërin e tij, Qirjako Kapasin,
Gjikë Palin për kushëririn e tij, Pilanin, pjesëmarrës që të
dy në masakrën e shëmtuar të kryer në limanin e Kastrisë.
Këta shkuan në Janinë e, mbasi Pashai i nuriti dhe u
fiksua mbi ngjarjen e përpara pafajësisë së tyre i lëroi dhe,
këta u kthyen shpejt dhe shëndoshë e mirë në shtëpitë e
tyre. Ahere u dërgua për të kapur hajdutët Jakup
Drashovica me 300 mazapë, po pjesëtarët e bandës kishin
dalë maleve, me përjashtim të Vasil Kristos, i cili u ndodh
në shtëpi, po doli me sulm dhe: shpëtoi rrethimit. Muza
flet kështu per këtë ngjarje :
Më saba kur doli ylli, del o kapedan Vasili,
Ç’u rrethos kull’e Vasilit, del Vasil se ta rrethosnë…
Sa për hajdut Qirjako Kapasin, për te cilin Muza
Popullore ka pasë konsakruar kaq e kaq këngë, ky u bë i
dëgjuar më tepër kur me shokun e tij, Bilbil Sako
Progonatin, zunë Postën Qeveritare e ropën hazinenë që
trasportohej me të. U ropën nëndë mushka me lira floriri
që u ndanë në gjithë çetën e përbërë prej tetëdhjetë
hajdutësh, ngjarje kjo që mund të ketë ndodhur midis viteve
20-40 të shekullit të XIX.
Koshadhet që qeveria Turke dërgonte pa pushuar për
kapjen e këtyre hajdutëve kaq të guximshëm, sa të ngrinin
dorë edhe mbi hazinenë e vetë Sulltanit, në shumicen e
rasteve ktheheshin nga bastisjet duarbosh.Por në një nga
rastet kur plasi koshadhja dhe të katër vëllezër Kapasaj
ishin brënda në shtëpi, ndodhi që dy prej vëllezerve të
kapeshin.Fillimisht,me të diktuar ardhjen e koshadheve
turke, të katër vëllezrit trima mundën t’i shpëtojnë rrezikut
dhe u shpërndanë në errësirë ne shtigjet e grykat që ata i
njihnin aq mirë.Dy prej tyre u strehuan në Malin e Pihoit,
por të nesërmen në mengjes u diktuan nga ushtarë ndjekës
që nga Buza e Burrave nga që, me daljen e diellit u ndritën
armët e florinjta .Dy vëllezrit, të sigurtë se i kishin shpëtuar
rrezikut, s’e pandehën se do të diktoheshin e rrethoheshin.
Aty u kapën të dy, Fotua me një tjatër, emrin e të cilit s’e
kam ndër mënd se ngjarjen e kam degjuar vetë nga nëna
ime, qysh kur isha i njomë. Për këtë ndodhi Muza thotë:
Ahere në ato radhë motra o Krishtaneja 1
Që more përpjetë malë “ “
Dhe prapa katër fanarë “ “
Për të nxjerrë hakun e bastisë së Jakup Drashovicës,
Qirjakua i lirë, shkon në Drashovicë, (siç thonë), bastis
gjithë fshatin dhe në shtëpi të Jakupit torturon njerëzinë,
vret gjind dhe me meçër gjoja në tumane të grave, i telendis
dhe mbasi u hakmuarr tmerrësisht, largohet pa pengesë.
Vlerësimi i kokës së tij nga Sulltani e bën që të largohet
vëndit e të shkojë më vonë në Thesali ku, edhe sot është
një lagje me emrin e tij : ta Qyrjakatika. Arrin e merr falje
nga mbreti i Greqisë e shkon në Athinë ku qendron i qetë,
e ema e Q Kapasit
tani plak me një pension të vogël, po krenar e hijelartë,
mban varur kurdoherë në mesin e tij jataganin e kaq
hynereve që i kishin dhënë atë emër të dëgjuar.
Mirëpo kur në Athinë u dha urdhër që askush të mos
mbante armë dhe shefi i policisë Jani Kosta, ndoshta dhe
për inat e nakar deshi ta vëri në zbatim, kapetan Qirjakua
nuk deshi t’i bindej se nuk pranonte të ndahej nga arma e tij
e gjithë jetës. Jani Kosta vuri dy djemtë e tij dhe këta e
çarmatosën me dhunë kur Qirjakua shkonte i qetë në mes të
rrugës pa menduar se do t’i bëhej një plan i tillë. Kjo qe arsyeja
që kapedan Qyrjakua, pak më vonë shkalloi ; ai nuk mund
të duronte dot çarmatosjen me dhunë e heqjen e armës nga
mesi i tij në të gjallë me pahir. Vdes pak kohë më pas në
Athinë, duke lënë një djalë, Nine Kapasi, i cili jetoi tërë jetën
në Greqi e nuk është dëgjuar më i gjallë a i vdekur.
Një nga këngët që i këndohen më shpesh kapedan
Qirjakos është kjo:
Dielli që lëshon çika hane hane o Qirjako !
Të kërkon kapetan Gjika “ “ “
Të don për tek është e liga “ “ “
Tek e liga e tek është nderi “ “ “
O Qirjako ylyveri “ “ “
O yliver e fanua “ “ “
Sorkadhi që shkel mbi thua “ “ “
Hajdut maleve langua “ “ “
Nëndë vjet e s’u dëgjua “ “ “
Më Qafë kur u tregua “ “ “
Gjithë fshati u gëzua “ “ “
Qirjako ç’u bënë djemtë “ “ “
Bjeri varrit të dalç vetë “ “ “
Të rrëmbesh pallën e shkretë “ “ “
Midis gjithë kapetanëve të fshatit tonë që u famëzua
gjat shekullit të IX-te, vënd të veçantë i ruhet Kapetan Gjikë
Thanasit, nip nga fisi ynë ( nip nga Doda, vëllai i Palit dhe
i Dhimës, bir i Mines ). Megjithëse nip nga Palajt, në një
rast kapetan Thanasi pati një ndeshje të egër me
babagjyshin tim, Stefan Palin, ngjarje që në vetvete, si gjithë
të tjerat ,shpreh shumë nga ai temperament, nga ato motive
e tabjate që karakterizonin shumicën e kapetanëve e
kokëzjarrëve të Bregut.Kishte ndodhur kështu : një
mbrëmje më parë Thanas Gjika kish shkuar bashkë me
shokë të tjerë e kishin bastisur dyqan-shtepinë e një endësijabanxhi
që banonte në një shtëpizë të Pale e që, vetëvetiu,
si i huaj, ndodhej në mbrojtjen e të ndjerit Stefan.Ky,
(Stefani) ,i prekur rendë nga cënimi që i qe bërë mikut
jabanxhi ,e goditi Thanasin me shkop më të hyrë të rrugës
Pogdane për shkelje banimi, dhe kapetani,nxjerr jataganin
që të ndëshkonte atë që e goditi. Pikërisht aty u ndodh i
ndjeri Flloro Dhimëgjoka, i cili u vërvit e i zuri tehun e
jataganit që të mos bëhej vrasje. Mirpo kapetan Gjika, kur
pa kush i preu hovin, nuk i pëlqeu personi se edhe disa
arsye të tjera personale e shtynin që të mos ndeshej me të (
për disa fjalë që ishin folur e që cënonin nderin e gruas së
Flloros ), i bërtiti këtij me inat që të largohej e të mos i dilte
përpara. Po ai s’e lëshonte tehun dhe aqë më tepër e
shtrëngonte atë. Gjithë inat, kapetan Gjika, heq mbrapsht
jataganin dhe i pret dorën Flloros midis gishtit të madh
tregues.
Zhurma e përleshjes tërhoqi aty edhe njerëz të tjerë dhe
shamata u qetësua, po plaga që kish marë Flloro
Dhimëgjoka qe e rëndë e nga kjo ky vdiq pas një kohe të
shkurtër. Shamata u bë, siç thamë, tek dera e oborrit të Foto
Aliut dhe shtëpiza-dyqan e endësit jabanxhi ndodhej
pikërisht aty, ku unë kam ndërtuar shtëpinë time më 1930,
në oborrin e të quajturve Marekateshaj nga fisi ynë e ku
babagjyshi im Stefan, pat ngritur edhe ai shtëpinë e tij kur
u nda nga të dy të vëllezërite tij, Spiro, ( i ati plakut Foto
Pali ) dhe Zaho, (ati i të ndjerit Marko Pali. ? +1910) .
Zaho Pali kishte marë pjesë në kryengritjen Greke dhe,
me krijimin e shtetit të lirë grek, atij i dha qeveria e asaj
kohe pasuri e vënd afër qyteti Patër dhe u instalua aty,
ndoshta mjaft mirë. Po malli i vëndit a, kush di për çfarë
arsye, e shtynë që ta shesi atë pjesë të çiflikut që kish aty
dhe të armatosë një skune (anije e madhe me vela) e, me
gjithë plang e mall, u kthye persëri në vënd, ndoshta rreth
viteve 1840 – 50. Thonë se blerësi e nxori çmimin e blerjes
së çiflikut qysh në vitin e parë me shitjen e stafidhes që
vëndi e prodhonte shumë mirë.
Pas vrasjes së Flloros, kapetan Gjika arratiset e shkon
trim me rrogë i Shahin Bej Kokës në Delvinë. Mbas një farë
kohe Shahin Beu, interesohet për trimin e shquar që kish,
ndërhyn tek hasmit këtu të cilët e falin dhe Gjika kthehet
në fshat. Përzë gruan, martohet me të motrën e Gjikë Spiros
dhe qellon për vrasje Ll. Vlashin si fyes i nderit të tij. E vret
këtë më 1827 dhe, në kryengritjen e Kurveleshit e të Ismail
Bej Vlorës, ky me bregasit i qëndron besnik me gjithë çetën
e tij shtëpisë ku shërben.
Çobo Golemi, kryetar i revoltës me Ali Rubinë nga
Bolena, Selam Hasan Velçën, Veiz Vasjarin, Rrapo Hekalin,
mbasi rrethuan Delvinën, u ndeshën me çetën e bregasve
dhe Ali Hoxhë Bolena, që ishte vëlla me hajmali me kapetan
Gjikën, i bënë zë këtij të fundit të largohej në donte që të
shpëtonte. Po kapetan Gjika, nuk donte me as një mënyrë
që të dorëzonte istikamet dhe, u ndez një luftë e ashpër.
Gjatë kësaj Aliu plagoset rëndë, bie rob e çohet tek vëllami
si i tillë. Gjatë kësaj ndeshje, në të cilën kapedan Gjika
dallohet si fryma kryesore e qëndresës, Zaho Vlashi nga
Qeparoi, hasëm personal i tij, entusiazmohet nga qëndrimi
më se burrëror i bashkë fshatrit të tij dhe vete i bën zë që të
mbajë fort istikamet, se ishin duke mbrritur në ndihmë një
çetë prej më se 800 bregas. Ky lajm plot kurajo por dhe
afrimi i Mushirit nga Janina me ushtri kundra rebelëve, i
bën këta që të largohen të thyer.
Heroi i ditës, kapetan Gjika, kthehet e hyn në Delvinë
triumfonjës, pritet me nderime të mëdha e gostitet nga vetë
zonjat e Koke, me ndere të shumta. Ishte pashka e vitit 1828.
Nderimet që i bëhen kapetan Gjikës nxisin Mushirin të
kërkojë ta njohë e, ky shkon në Delvinë i çuar nga katër
gra fisnike që e shoqërojnë për t’i bërë një nder që shumë
rrallë i është bërë ndonjë tjetri, sado merita të gjithëanëshme
të ketë patur, e sidomos në atë kohë, kur zonjat
muhamedane s’dilnin askurrë pa qënë të mbuluara me
ferexhenë tradicionale. Çohet pra kapedani në serajet e
Zeqo Kallapodhit dhe ky bashkohet me kapetan Gjikën e
shkojnë për vizitë tek Mushir Pashai. Kapetan Zaho Vlashi,
hasëm e në gjak me kapetan Gjikën për të vëllanë, duke
parë nderimet jashtë zakonit që i bëhen këtij, i afrohet, e
përqafon e duke e mburrur për ç’bëri, i thotë: Të nderoj e të
dua si vëlla, o bir i Mines (bijë e Pale) po, që nga Protopapa e
këndej, se atje jemi hasëm…
Mushir Pashai, në të hyrë të kapetan Gjikës shoqëruar
nga Zeqo Kallapodhati, ngrihet e i përgëzon me fjalë të
ngrohta e i kërkon çfarë shpërblimi do nga Dovleti për
shërbimet e mëdha që ky i bëri atij. Kapetan Gjika, si patriot
i mirë, s’kërkoi gjë për veten e tij, po i parashtroi Pashait
kërkesën që venomet që gëzonin të shtatë fshatërat e
Himarës Perëndimore, t’i gëzonin edhe të tetë fshatërat e
tjera të bregdetit jugor d.m.th.Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukova,
Shën Vasil i, Nivica, Fterra e Çorrajt të bashkuar tok. Pashai
pranoi t’i referojë Divanit ( Qeverise Turke ) dhe mbetën
në fjalë që, kur të kthehej nga Dibra e Madhe e cila aso
kohe kish filluar të lëvizte, Kapedan Gjika të shkonte në
Stamboll me Mushir Pashanë e të paraqiste edhe me gojë
kërkesën. Për ndeshjen me rrebelët, Muza këndon:
Te taborri me mëlqinja,
Ç’të foli Çobua primë,
Hajde poshtë o djalë i mirë,
Të shoç këllëç vetëtimë !
nr 7
===================Muza këndon:
Te taborri me mëlqinja,
Ç’të foli Çobua primë,
Hajde poshtë o djalë i mirë,
Të shoç këllëç vetëtimë !
Vali Pashai i Janinës, pas pak kohe, i dërgon letër
kapetan Gjikës dhe e thërret në qëndrën e Valillëkut për
nevoja të Shtetit. Ky mbëledh 300 burra dhe, në krye të
tyre, shkon aty dhe pritet me nderime nga Pashai e përcillet
prej tij për në Dibër ku ushtritë e Sulltanit kishin hasur
vështirësi nga kryengritësit e asaj krahine. Niset për aty
me në krye të hordhisë flamurin e Turqisë, që e mbante në
duar djaloshi Çane Zaho, ahere 16 vjeç, nga fshati ynë. Pas
16 ditë udhëtimi, taborri arrin në Dibër dhe hyn me një
herë në përleshje. Lufta e ashpër që ky bën me Gegët e
trimëritë e tija bëjnë që këta ta thërasin në duel. Siç kish
qënë zakon në ato kohëra, kur thirreshin trima të dalluar
nga të dy palët në sy të hordhive, këto gjatë kohës së duelit,
mbanin qetësi e rrallë, shumë rrallë mernin ndonjëherë
pjesë për këtë apo për atë që ndeshej në duel . Mirëpo kësaj
here nuk u respektuan ndershmërisht kushtet e duelit.
Kapetan Gjiken e vranë tradhëtisht nga mbrapa. Kështu
mbaroi kapedan Gjika më 1829, duke luftuar për Dovletin
68
JANKO LL. PALI
në Dibër të Madhe. Rreth vrasjes së tij thonë se, kur Pashai
komandant mori vesh se u vra kapetan Gjika, tha: Mos ma
thoni këtë fjalë se, jashtë besës, e kam si djalë ! ( se ishin fe të
ndryshme. Shën.im J.Pali)
Gruaja e tij, e motra e Gjikë Spiros, e qau me bejte duke
i thënë ndër të tjera edhe këto :
Ç’u kujtua derk i derkut,
Hoqi koqen e jelekut,
E ja vuri plumb dyfekut,
Vrau kapetan e bregut !
Gruaja e tij, e para, martuar me Zaho Palin, kur erdhi
lajmi i vrasjes së tij, i kërkoi leje burrit të saj të dytë që të
shkonte e ta qante edhe ajo, ndonse ai e kish ndarë e
poshtëruar. Burri i saj, Zahua, e lejoi duke i thënë: Po, të
shkosh ta qash se ke shkuar jetë me të… Dhe, kjo, shkoi e ndër
të tjera i tha:
Qaj bejlereshë për benë
Ti sa more derramenë…
Pa u ja shkova lezenë.
Muza popullore nuk e ka kursyer thurjen e këngës
rreth këtij trimi dhe ndër të tjera i thotë:
Se ç’të erdhi një tesqere, Gjikë Thanasi, o lule
Mbëlidh trima me lefe “ “ “
Për të vatë në More “ “ “
Maksus për muharebe “ “ “
Seç t’u bë një blumb rrufe “ “ “
Të goditi e dot s’e pe… “ “ “
69
HISTORIA E QEPAROIT
Anames pallaskave “ “ “
Pas jelekut kadife “ “ “
E t’u nis gjaku rrufe “ “ “
Të kërceu kallcave “ “ “
Kur u përgjunje dhe re “ “ “
Ç’u kujtove edhe the “ “ “
Më mbet nëna kallogre “ “ “
Edhe gruaja e ve “ “ “
Pashanë shtrëmbër e pe “ “ “
Avdyl Vasilit1 i the… “ “ “
Shtëpinë amanet ta le. “ “ “
Materiali rreth kapetan Gjikës është marrë nga goja e
të ndjerit Taso Koçi, plak fort i ditur e, çuditërisht, me
kujtesë të mirëmbajtur që ka vdekur në moshën më se 80
vjeç. Këto të dhëna ndeshën pak, me ç’kemi radhitur më
përpara në këtë fashikull rreth Spiro Gjikës në lidhje me
luftën e Delvinës ku, roli kryesor, luhet nga ky vetë. Fakt i
pa kontensuar është se në Delvinë është bërë një luftë midis
rrebelëve kurveleshas dhe, është kapetan Gjikë Thanasi që
ka lojtur rolin kryesor si mbrojtës besnik i qeverisë turke
po, për më tepër, ngaqë ndiqte politikën e mikut të tij,
Shahin Delvinës, me të cilin e lidhte miqësi e vjetër dhe pa
hile. Si pasojë, mund të bazohemi dhe në kengët që i janë
kënduar këtij e jo ndonjë tjetri, për yneret e tij, qoftë aty
apo në Dibër, ku la edhe kokën, qoftë në ngjarjet e Delvinës
apo, nga thirrjet që i bënin Pashallarët e Portës së Madhe.
Ja dhe një tjetër:
1 Abdyl Vasili nga katundi Borsh ishte me kapetan Gjikën far e fis dhe
fort të afruar. (J.P.)
70
JANKO LL. PALI
Dërgon pashai fermanë,
Kërkon Gjikë Kapetanë,
Edhe Gjika kur mësoi,
Ngriti bajrakun e shkoi,
Në Dibër vate qëndroi,
Në mes të lumit kaptoi,
Një plum në pallaskë e çpoi,
Pashait vanë e i thanë,
Vranë Gjikë Kapetanë,
Mos ma thoni këtë fjalë,
Jashtë besës e kam djalë.
Ose:
Emin Pasha ç’të dërgoi,
Lule Gjikë Qeparoi,
Kartërat nuk t’i pushoi…
Ngjarjet e shekullit XIX-të, kanë lënë mbresa të thella
ne popullin e katundit tonë, nëse marrim parasysh këngët
që këndon ky në lidhje me Tanzimatin, Luftën Ruso-Turke
të 1878-ës, ose në lidhje me aventurën e Lëkurësit të shkurtit
1878. Në faqe e mëparshme, të këtij fashikulli, përmënden
disa gjëra që i përkasin agjitasionit që pati lëkundur njerëzit
e krahinës sonë, kur Sulltan Mahmudi i II -të, deshi të vinte
në zbatim reformën e tij fiskale e të unifikonte të gjitha
krahinat e Perandorisë karshi Thesarit Qeveritar.
Edhe në këtë kohë, edhe më vonë më 1847 kur
Kurveleshi me Gjolekën, Tafil Buzin, Çelo Picarin e të tjerë,
ngritën krye dhe kërkuan të bëjnë lidhje me shtetin grek e
të shkëputen nga shtypja e turkut, përsëri një njeri nga
fshati ynë, ishte ai që qe ngarkuar të çonte mesazhin e
parësisë së Shqipërisë së Jugut te qeveritarët grekë të asaj
71
HISTORIA E QEPAROIT
kohe. Dhe Stefan Çali ynë luajti me guxim e zotësi rolin e
ndërmjetësit midis dy palëve, ndonse çështja nuk pati as
sukses, as e arriti qëllimin që pati, sepse personi që do
merrte në dorëzim mesazhin ( thirjen ), pati pushuar së
ekzistuari pak kohë më parë. (Jani Kolesi, k/ministër Grek
i asaj kohe nga Sirakua e Janinës ).
Sa për ngjarjen e Lëkurësit, fshati ynë ndoshta pa e
dashur, pati marrë një pjesë të mirë, sepse tetë vetë nga
fshati dhanë jetën në altarin e urrejtjes që gjithë elementi
shqiptar ka ushqyer gjatë kaq shekujve kundër turkut
osmalli që pati qëndruar si zot në të gjithë vëndin tonë.
Në vitin 1875-77, ana veri-lindore e gadishullit të
Ballkanit pati një lëvizje të rëndësishme, ku bullgarët kishin
çuar krye kundër sundimit turk. Qeveria Turke, ahere me
potencjal të fuqishëm, nuk nguroi që me çdo mjet, me hekur
e zjarr, të shtypi kryengritjen e bullgarëve. Por mënyra
barbare e trajtimit që i bëri revoltës së drejtë të një populli
të shtypur, bëri shumë bujë në opinionin publik botëror
dhe kancelaritë e Evropës u tronditën me llojin e represionit
që Turqia përdori kundër një populli të vogël. Fuqitë e
Mëdha të asaj kohe, vendosën t’i drejtohen Turqisë që të
zbuste pak mënyrën e ashpër e të pa njerëzishme që
përdorte karshi popullit bullgar. Mirëpo Rusia, fuqi e
madhe po dhe sllave nga fisi, për interesat e sja e në dukje
se i dhëmbej për vëllezërit e Ballkanit, nuk nguroi t’i
shpallte luftë Turqisë, të ndeshej ashpër me të duke zbritur
nga territori i Rumanisë dhe të rrethojë qytetin Plevnë të
cilin, më në fund, edhe e mori së bashku me ushtritë
rumune. Për rrethimin e Plevnës Muza e popullit tonë, që
kurrë s’ka nguruar të këndojë e të bëjë ligje e vjersha për
çdo ngjarje a ndodhi me rëndësi që ngjiste brënda ose jashtë
kufirit tonë, ka berë një këngë e cila edhe sot këndohet:
72
JANKO LL. PALI
Plevnë e madhe male male,
Plevn’e vjetër pse s’u fale ?
S’falem sa të digjem fare!
Osman Pasha i kalave,
300 mijë rusë i vrave,
Plevnënë me gjak e lave.
Osman Pasha o lule,
Dy tre vjet muhasare,
Pa taim e xhep-hane,
Thirre asqer e u the…
O Caush o onbashllarë,
Vini dyfekëtë rradhë,
E yxhym mbi qarratarë,
Ja sheit, ja dalim mbanë !
Edhe një tjatër :
Ana e Tunës rënkon,
Gjithënjë topi lëvon,
Osman Pasha po lufton,
Bën nizamë me Moskovn’
Ky bën par’ay qëllon,
Dhe rizaknë kumandon,
Dhe kur e sosi rizaknë…
Theri të shkretinë kalë,
E ndau në asqer ta hajnë !
Marrja e Plevnës nga rusët bëri që ushtria turke të mos
mbahej më dhe, duke u zbythur arriti e ndjekur nga rusët
në portat e Stambollit, të cilin, ushtritë ruse nuk i ndalte
më gjë që ta pushtonin. Mirëpo Fuqitë e Mëdha e, sidomos
73
HISTORIA E QEPAROIT
Anglia, nuk dëshironin me as një mënyrë që Stambolli të
binte në duar të rusëve, për arsye që i dinte ajo vetë po që
dhe kushdo i kuptonte. Vihen, pra, të gjitha Fuqitë e Mëdha
e kërkojnë nga Rusia që ta ndalë përparimin dhe të mos
arrinte me Turqinë e rraskapitur një akt paqeje sipas
kushteve që do t’i diktonte ajo, ngaqë, sipas Fuqive të
Mëdha, për t’i pajtuar të dy palët, duhej të mbëlidheshin
shtetet e Evropës e kështu t’i jepej fund luftës !
Rusia, edhe pa dashje, u pajtua me vendimin e të pesë
Fuqive të Mëdha e, mbasi u ndal me fuqitë e saj ushtarake
në Shën-Stefan, mbeti në pritje të mbledhjes që do të bënte
Evropa në Berlin. Kështu del në skenë Kongresi i Berlinit i
cili dhe për ne, shqiptarët, ka pasur rëndësi të veçantë se,
aty, për herë të parë një delegacion shqiptar me në krye
Abdyl Frashërin, i kërkoi Kongresit të njihte dhe të drejtat
e Shqipërisë, si popull i shtypur nga Turqia. Edhe këtë
ngjarje historike, Muza nuk e ka lënë pa kënduar:
Abdyl shite pasurinë
një barrë flori,
Ja hype vaporit vetë
shkove në Berlin,
Se doje të qaje hallë
Ti për Shqiperinë
Dhe Bismarku të pyeti:
Djalë nga je ti ?
Unë jam nga Shqipëria
Abdyl Frashëri…
Të lutem mendoni mirë
Dhe për Shqiperin’
Mos e bëni pjesë pjesë
Sikur s’ka njeri…!
74
JANKO LL. PALI
Në atë Kongres merte pjesë edhe fqinji ynë i jugut,
Greqia, e cila rivendikoi në atë Kongres që t’i jepeshin dhe
asaj krahinat e gjendura nën Turqinë, po me popullatë
grekofone e me besim të Krishterë ( si Thesalia, Maqedonia,
Epiri e ndonjë tjatër ). Po për të dhënë një provë se ato
krahina ishin greke e për të bërë bujë përpara Kongresit,
Qeveria Greke, nën kryesinë e Delijanis-it, organizoi një
çetë, e cila duhej të zbarkonte në bregdetin e Sarandës, të
futej brënda në territorin e Epirit, të ngrinte popullatën
grekofone si dhe ata të krishterë, që të kërkonin bashkimin
me Greqinë e çlirimin nga shtypja shekullore e Anadollit.
Këjo çetë, e ngritur në Athinë, në Pire a Llavrio, ose edhe
gjetkë, ku kishte shqiptarë bregas dhe epirotë të tjerë, pati
për prijës e komandant Jorgji Stefanin nga katundi ynë,
ahere oficer në gjindarmërinë Greke me gradë majori. Ky,
pra, i porositur nga Qeveria dhe i besuar për të bërë atë
diversion që do t’u shërbente diplomatëve grekë në
Kongres, ( të mbështeste me fakte (!?) të thënat e tyre ),
thirri pranë tij e rekrutoi afër 250-300 vullnetarë, midis të
cilëve ndo njëzet a më shumë kanë qënë nga fshati ynë.
Qeveria Greke, më parë se të dërgonte çetën, kishte bërë
punën pregatitore për këtë qëllim edhe, me anë të agjentëve
të saj, midis të cilëve ishin Laskë Gjindashi nga Lëkurësi,
Anastas Spiro Kristo nga Piqerasi, një i Papaj nga Himara
( ku ky i fundit ishte dhëndër ) si dhe Foto Polimeri nga
Qeparoi ( Për këtë të fundit thonë se nuk ishte në grup, as
agjent i akredituar, po rastësisht ishte ndodhur në Qëndraj
në Piqeras, kur ndahej pjesë pjesë lakrori që u kishte vënë
para Qeveria Greke me dërgimin e një sasie të madhe të
hollash, më qëllim të agjitonin e të bindnin popullin të
ngrinte krye e të kërkonte bashkim me mëmën ( ?! ) Greqi e,
75
HISTORIA E QEPAROIT
mbasi u ndodh dhe ai në lëmë, kur i thonë, mori si pjesë
një mushkë të ngarkuar me mexhite turke! ). Muza e
popullit dhe kësaj ngjarje i këndon keshtu:
Delvinë e zeza Delvinë,
Ç’gjynah pate bërë tinë…
Që në Korfuz të shtynë,
Për napolonat tremijë
Me Gjindash Lëkurësin,
Anastas Piqerasin,
Foto Gjika me Musllinë,
Fati Fotos i ndihmoi,
një mushkë mexhite ngarkoi !
Midis të rekrutuarve të çetës u ndodh edhe gjyshi im
mga mëma, i ndjeri Dhimë Dede, i cili shërbente aso kohe
në ishullin e Korfuzit si gjindarm. Ky, me të marrë vesh se
çeta u bë gati e do të hidhej përtej detit, shkoi, u regjistrua
e iku pa menduar se në vëndin e shërbimit linte gruan e
fëmijën në mëshirë të fatit. Veprime të tilla aq të pjekura
s’mund të spegohen, veçse me turbullirën shpirtërore të
shumicës shqiptare të asaj kohe, kur urrejtja e padurimi
për të shpëtuar nga zgjedhe turke, nuk i linte të kuptonin
edhe rrezikun shovinist grek etj. Në rastin konkret kjo erdhi
ndofta edhe ngaqë kryetari i çetës jua bëri të gjitha të lehta
e i bindi duke ju thënë se do të ktheheshin përsëri në vëndet
e tyre shumë shpejt, pasi të kishin hedhur disa pushkë për
të bërë zhurmë.
Pikërisht, ndër ata ishte dhe ungji im, i ndjeri Kolë
Pali, vëllai i babës tim, njezet a njëzet e dy vjeç. Ky ndodhej
me punë në Llavrio, ku ishte zakon të shkonin për punë
fshatarët tanë në atë kohë. Edhe ky, në thirrjen që ju bëri
76
JANKO LL. PALI
patriotëve komandanti i çetës, për të dalë të çlirojnë vëndin
nga Turqia, s’nguroi por me shokë shumë, shkon e
rregjistrohet vullnetar, armatoset e futet në çetë e del me të
në stere. Zbarkon çeta në Sarandë që, aso kohe nuk qe veç
një gji deti pa rëndësi e pa banorë dhe, hidhet në katundin
Lëkurës. Qendroi aty mjaft ditë, ndoshta duke pritur
ndihmat nga Greqia, qeveritarët e së silës kishin premtuar
se do t’u dërgonin ushqime, pajime, municione e çdo gjë
tjatër. Por lajmi i ndodhisë u përhap si rrufe në të gjithë
Shqipërinë dhe me parullën: “O burra, se na mori Junani
tokën !”… u shkulën me mijëra e mijëra shqiptarë nga çdo
krahinë e, turma – turma shkuan edhe nga fusha jonë, duke
kënduar e duke sharë Junanin1 e pa besë dhe mbrritën në
Fushë të Delvinës, e cila po nxihej si miza e lisit nga njerëzit
që ishin grumbulluar për të luftuar çetën.
Kjo, pas përpjekjes që bëri në ditët e para të zbarkimit,
gjatë së cilës bëri shumë deme në fshatërat rrotull, u
qartësua se luftëtarët shqiptarë që mblidheshin përditë nuk
mund të mbaheshin në gurin e thatë të Lëkurësit për kohë
të gjatë e pa lëvizur. Kur u grumbulluan pra, aq sa
s’duheshin më, luftëtarët sulmuan çetën dhe e shpartalluan
duke i bërë pjestarët e saj të iknin kush andej e kush këtej,
pa rregull e në shkatërim të plotë. Kështu, të vrarë e të
shpartalluar, nuk mund të zinin as anën e detit e të
hidheshin nga kishin ardhur, për arsye se, ndërkohë një
anije ushtarake turke kishte ardhur e kishte zënë
ngushticën e Korfuzit në ujrat tona. Prej kësaj pengese
s’ishte e mundur jo vetëm që t’u vinte ndonjë lloj ndihme,
po edhe asnjë nuk do të shpëtonte dot në rast shpartallimi.
Dhe kështu ndodhi.
1 Junani – greku (J. Ll. P.)
77
HISTORIA E QEPAROIT
Qiric Gjikoka, flamurtari i çetës, pas shpartallimit
mbështolli flamurin për mezi e u lëshua në det me qëllim
që të hidhej përtej, në ishullin e Korfuzit e të shpëtonte të
paktën flamurin, të mos binte në dorën e turqve të anijes.
Po, tek notonte, u diktua nga anija dhe këta e patën për
qejf që ta vinin në shënjë, deri sa e vranë dhe humbi së
bashku me flamurin. Në ndeshjen e ditës së mbrapme, edhe
i shkreti ungji im, pati fatin e keq të plagosej nga një plumb
që i shpoi të dyja kofshët. Nga ky shkak, kur u bë
shpartallimi i çetës, gjyshi im që e shoqëronte, preferoi të
kthehej në fshat për arsye se i plagosuri, me të dyja kofshët
copë, nuk kishte mundësi të tërhiqej në ndonjë drejtim tjetër.
U nisën, pra me të keq e duke shpresuar se do mund të
arrinin gjallë në fshat me gjithë se kjo, nuk ishte e lehtë
sepse rrugët ishin të mbushura me çetat e ndryshme që
kishin marrë pjesë në luftën për të përzënë e për të hedhur
në det Junanin. Sigurisht këta, që ishin luftëtarë të palës
tjetër, rrezikonin t’i kapnin, ndaj ishin të detyruar të
pladiteshin ditën dhe natën të udhëtonin nëpër shtigje të
pa shkelura dhe, kështu, udhëtimi i tyre me njeriun e
plagosur zgjatej rrezikshmërisht në ato ditë të asaj trazire
të madhe, në afërsi të vëndit ku u krye rrëmujë.
Të vuajtur e të hallakatur me uri e me etje e duke
mbartur me radhë të plagosurin me disa fshatarë të tjerë,
arritën në mbrëmje natën në Qafë të Kores, në kufi të fshatit
Shën-Vasil, ku gjetën një stan e ku vendosën të kalojnë
natën, mbasi u informuan deri diku se ai stan ishte i
shënvasjote e jo i ndonjë tjetërti. Për fat të keq të tyre, ata
nuk ranë në stan të ndonjë të njohuri, qoftë nga Shën Vasiu
apo nga Nivica a ndonjë tjetër, po ylli i keq dhe ora e
shkronjës së tyre, i çoi të binin në një stan të Qëne dhe
Kërme nga Progonati, të cilët e patën shumë qejf që t’i
78
JANKO LL. PALI
prisnin duke u betuar se ishin kaurë e i ftuan që të mos
kishin asnjë qeder se do të gdhiheshin mirë e, të nesërmen,
mund të niseshin për ku kishin hallin.
Gjyshi im, më i regjur pak nga shokët e tij dhe që
mbahej pak më i fortë se ata, sikur filloi të ndjejë se kishin
rënë keq e nuk donte të largohej nga pushka e tij, të cilën e
mbajti gjithmonë pranë, me gjithë betë e rrufetë e pritësve.
Këta e kishin kuptuar se u kishin ardhur në shteg vetë ata
të Junanait dhe pregatitën planin si t’u a bënin natën që të
mos i zinte dita. Gjëndja e të plagosurit sa vinte e keqësohej
dhe mysafirët e panë se ishte e pa mundur të shkuleshin me
natë e të largoheshin, pa u dhënë shkas zotërve të stanit të
alarmoheshin e të kërkonin arsyen jo të zakontë të largimit
të tyre nga stani natën. Kjo mund të ndizte sherr që,
sigurisht, nuk do të ishte në as një mënyrë në dobi të tyre.
Vendosën pra të qëndronin po, vetëm të kishin kujdes
e të mos i jipeshin gjumit, kaq të nevojshëm po edhe kaq të
rrezikshëm për atë natë të kobëshme që u pati rënë në short
në muajin shkurt. U vunë e hëngrën ndoshta mirë, (stanarët
donin të hiqnin çdo dyshim, -shën autorit) dhe, të lodhur e
të rraskapitur siç ishin, u mbështetën pak si për t’u
shplodhur, po duke menduar fort si do të dilnin nga duart
e atyre njerëzve, që nuk u dukeshin vërtet ashtu siç
përpiqeshin të tregoheshin.
Dhe pikërisht në ato momente u krye atentati ! Të zotët
e stanit lëshuan më parë qëntë me qëllim që, sido që të
ndodhte, të mos mundte askush prej të ardhurve të shkiste
jashtë se, atë që nuk do arrinin ndoshta ta bënin vetë, do ta
bënin qentë e tyre, qen stani të asaj kohe që nuk linin as
zogun e jo më njerëzit. Një prej stanarëve doli dhe, nga
jashtë, drejtoi pushkën mbi gjyshin tim dhe e vrau, tek po
vakej i mbështetur në brinjë afër zjarrit.
79
HISTORIA E
HISTORIA E QEPAROIT
Me vrasjen e tim gjyshi, u pa që s’kishte më shpëtim
për të tjerët të cilët, me gjithë se të vakëlluar nga mundimi,
nga lodhja e nga zjarri, u hodhën, rrëmbyen pushkët të
merrnin hakun e vetes së tyre. Mirëpo nga jashtë i goditën
me batare sa ranë të gjithë të vrarë pikë dhe, kur vajti vrasësi
e i hoqi pushkën nga duart, thuhet se njëri nga tanët i foli
vetë pushkës duke i thënë : Mos qofsh dyfek Junani po s’e
more vetë hakun…
Të gjitha këto të dhëna që radhita këtu i pat treguar
Milo Naçi, ( ati i të ziut Dukë ), pjesëtar edhe ky në çetën e
Jorgj Stefanit, i cili edhe ky, pas shpartallimit u përpoq të
kthehej në fshat, se s’kish ndoshta nga shkonte për t’u
bashkuar me grupin tjetër të shokëve që, të shpartalluar e
të rraskapitur, nuk dinin dhe ata nga t’ja mbanin. Edhe ky,
për fatin e tij, pa dashur ra natën tjetër në po atë stan ku
kishin rënë edhe njerëzit tanë dhe, siç thoshte, vetë çobanët
e kapën se ishte vetëm e i pa armatosur dhe e lidhën, e
nxorën jashtë kasolles, në shi e në brymë, me mendim që
ta vrisnin të nesërmen. Lidhur siç qe ai pa një djalosh që
doli jashtë kasolles të shikonte a ishte robi aty. Ky nuk e
ndiente veten të gjallë nga të ftohtit e natës po dhe nga
frika se, nuk i tregonte gjë të mirë izolimi e lidhja jashtë në
atë natë shkurti. Pati guxim e ju drejtua atij djaloshi dhe e
pyeti se ç’mendonin çobanët të bënin me të. Ai, pa nguruar,
tha se në mëngjes do ta vrisnin e do t’ua a hidhnin qenve.
Ky ahere i lutet çunit ta zgjidhi pak se kish nevojë për ca
minuta. Për fatin e tij të mirë, djaloshi u bind, e zgjidhi dhe
ky nuk vonoi më, ja mbathi me sa shpejtësi kish e u zhduk
duke u shpëtuar xhelatëve që, kur e morën vesh, s’kishin
çfarë të bënin se i arratisuri tashmë ndodhej larg.
Me një frymë ky, pra, u largua nga Maja e Kores e, në
mëngjes pa gdhirë mirë, ra në Rrahe të Hoxhe, në Gallata,
80
JANKO LL. PALI
lakuriq, siç e kishin bërë Qënajt e Kërmajt, u takua me
mëmën time që shkonte me shoqe në Mulli të Bede, në Borsh.
Kur kjo e pyeti për ndonjë lajm andej ku e dinte se kishte
edhe babën, por edhe kunatin, të ziun Kolë, ai nuk tregoi
gjë dhe vetëm të nesërmen tregoi ndodhinë që u bë në
stanin e Progonate, në Qafë të Kores. E mjera mëma ime, e
martuar në shtator të 1877, nuk e mbajti shaminë e bardhë
të nusërisë veçse pesë muaj se, në shkurt të vitit të ardhëm
e vuri të zezë, për zinë e babait e të kunatit dhe nuk e ndërroi
më, deri në gusht 1945 kur nderroi jëtë.
U zgjata pak mbi ndodhinë e Lëkurësit për arsye se,
qeparotasit veçanërisht, e paguan me gjak atë ndërmarrje
të Qeverisë Greke. Veç gjyshit e xhaxhait tim u vranë në
atë natë edhe gjashtë të tjerë. Të pamirëinformuar e të
paditur për qëllimet e vërteta të Greqisë, të mashtruar nga
propaganda e Megallidesë, pa ndikimin e duhur të faktorit
shqiptar, me urrejtje për turkun osmanlli, por me plot
komplekse për të ardhmen e tyre, ata pa e menduar mirë,
u nisën nga ku ndodheshin në kurbet, në vise të ndryshme
të Greqisë, lanë çdo gjë në mes të sheshit, rrëmbyen armët
e u hodhën në luftë, pa bërë llogaritë shumë hollë. Ku vinin?
Dhe përse vinin?…
Nga ana tjetër edhe arsye të tjera, tregonin se ata do të
humbisnin luftën sepse, Turqia, aso kohe ishte ende goxha
shtet i fortë dhe i madh, aq sa dhe vetë shteti grek nuk do
kishte mundësi t’i bënte ballë e jo një çetë qesharake nga
numuri, të kishte shpresa t’ja dilte mbanë. Për më tepër
“vullnetarisht” asnjë ndihmë nuk u erdhi nga Greqia, sepse
kur ata u nisën me shtytjen e Qeverisë së Delijanisit, ky u
përmbys në Parlament dhe vendin e tij e zuri si
kryeministër Spiridon Trikupi, i cili ishte në kundërshtim
politik me të parin e, nuk donte t’ja dinte fare për trupën e
81
HISTORIA E QEPAROIT
ekspeditës që kishte mbetur rrethuar me det e nga toka.
Thonë se, për ato veprime dhe humbjen e thellë i bie barra
së tepërmi edhe komandantit të trupës, që u mbërthye në
qafën e Lëkurësit e nuk u hap në ndonjë horizont më të
gjërë, që të dinte e të mundte të manovronte sipas situatës.
Muza jonë popullore e ka kenduar edhe këtë ngjarje
dhe, siç do shohim edhe më poshtë, edhe vetë rapsodi ynë
popull e ngarkon prijsin me faj, nga që ngeli i mbërthyer
në një vënd e, sidomos, aqë të izoluar e të pa përshtatshëm,
siç ishin në të vërtetë fshati edhe Qafa e Lëkurësit. Ja ç’thotë
ajo, për atë ngjarje aq tragjike e aq fatkeqe :
Seç erdhi një kartë për mbi qir* Vasilë
Doreshkrime J PALI
JPALI & Spiro Rusha,studjues !
Nr 8
Ja ç’thotë
ajo, për atë ngjarje aq tragjike e aq fatkeqe :
Seç erdhi një kartë për mbi qir* (zotin ) Vasilë
Dolli Jorgj Stefani me dyfek martinë,
Telit se ç’i ranë brënda në Janinë,
Doli në Sarandë s’vate dot Delvinë !
Pashait i thanë e ky mbledh hordhinë,
Dolli kapedani bobo me martinë.
Gratë e Kurveleshit zun’ e ulurijnë,
Për trimat që u vranë që vanë e s’po vijnë.
Dolli Jorgj Stefani, bobo, me martinë,
Dolli në Sarandë s’u hodh dot Delvinë.
Jorgj Stefani nga Qeparoi
djemt e Zhulate ç’i shoi…
Ose:
****
Ç’erdh vapori zerelli
Nëpër det si mal i zi,
Ruan vëndin me dylbi
* Zotin (P. J. P)
82
JANKO LL. PALI
Që Sarandë e në Kastri,
Ku bie Lëkurësi,
E qëllon në themeli
Aqë sa dil tos dhe hi !
Në kundërshtim me ardhjen dhe qëllimet e çetës së Jorgj
Stefanit dhe për t’u treguar besnik i Dovletit, thuhet se
Sokrat Leka nga fshati ynë, në krye të 70-80 burrave nga
fshati, shkuan te armatosur në Delvinë. Ju paraqitën Pashait
si ndihmë Dovletit kundër Junanllive që shkelën tokën e
shënjtë të Atdheut, të gatshëm për të derdhur gjakun në
përzënien e tyre. Mirëpo Pashai, duke çmuar gjestin e
Kapetan Sokratit e falenderoi atë nxehtësisht dhe e lejoi të
kthehej përsëri në vënd, për arsye se ndeshja kishte
mbaruar e çeta e yshtur dhe e organizuar nga Junani, ishte
shpartalluar e asgjesuar. E ndjera mëma ime, më pati thënë
se në atë ekspeditë pati marrë pjesë edhe babai im.
Ekspedita me të vërtetë është bërë dhe, qëllimet e saj, janë
sigurisht ato që radhitëm, vetëm koha ekzakte e kryerjes
së saj mund të jetë me pikëpyetje. Kjo sepse vendi ynë i
ngrati e baballarët tanë vazhdimisht kanë pasur telashe e
trazira rreth venomeve të shek XVI-te, kur këto ju akorduan
Bregut nga vetë Sulltani i asaj kohe, si shpërblim të
shërbimeve të shquara që i kishte bërë Iljaz Pasha , djalë
nga një prej fshatrave të Bregdetit. Muza thotë:
Mbreti ferman e dërgoi…
Bregut detit të m’i thoi :
Që në shkall’ të Qeparoit…
xhelepe dhekati s’pagoi
Iljaz Pasha ja dhuroi !
83
HISTORIA E QEPAROIT
Venomet që kishte Bregdeti i Himarës (edhe Mirdita),
ishin disa privilegje të dhëna Krahinës në bazë të të cilave
vëndi ynë nuk shërbente në ushtri, nuk paguante tagraxhelepi
(mbi bagëtitë), as dhekati (e dhjeta mbi prodhimet),
as vergji (tagrë banesash) e, Bregasit, mund të shkonin
kudo në krahina të tjera duke mbajtur armët. Po këto
lehtësira që nuk i kishin të tjerët, i nxitën kurdoherë e
vazhdimisht këta1 që të ankoheshin ku mundnin më lart
dhe, nga kjo, kohë pas kohe ofiqarë të ndryshëm bënin
çmos që që t’i prishnin e t’i cungonin sa më shumë.
Koha e Tanzimatit, reformës fiskale të Sulltan
Mahmudit (1830-1840) po edhe koha e Hyrjetit (1908-1910),
ishin dy periudha të rrezikshme gjatë të cilave dhe pak u
desh që ato venome të hiqeshin fare. Po vetë qëndrimi i
urtë e burrëror i etërve tanë ka ditur kurdoherë që t’i ruajë
e, këto vazhduan, deri në çlirimin e vëndit pas luftës
Nacionalçlirimtare.
Muza edhe kësaj radhe i ka kënduar kështu:
Nëndë qind e dhjetë viti
Vitinë që shkoj komiti
Dërgon kallauz jeziti
Than’ Himara krye ngriti
Se ç’u shkul Mytesarifi
Asqer nga Preveza ngriti
Himarës ç’ja vërviti
Ja derdhi si mizë lisi…
Veç kësaj, edhe një tjetër këngë, është thurur për këtë :
1 Krahinat e tjera – shën im; J. Ll. P.
84
JANKO LL. PALI
Himara dhe ty Mirditë…
Dy krahina yj me dritë
Gjithë jeta me Turqinë
Dhekati, xhelepe s’kishnë
As ushtarë nuk vijnë…
Pa dhe kur bënin pagime
Një mexhite për shtëpinë
Deri në Sulltan Haminë !
Kur pastaj u bë hyrjeti
Than’u përtëri Dovleti !
I mjeri, o Breg i detit…
Asqer Turk po si rëmeti
Ta rrethuan anë e mbanë
Me tre taborë nizamë
Zgjedhurë afif me armë
Me Myteserif Pashanë
Kërkon firma po s’i dhanë
Se kish trima kapedanë.
Që Stamboll u ngrenë e vanë
Nxuarnë në ditë fermanë
Për venomet që patnë
Deshnë s’deshnë na i lanë1 !
Ngritja e Flamurit Kombëtar në Vlorë më 1912 nga
patrioti Ismail Qemali e shokët e tij, e gjën vëndin tonë
(Shqipërinë e Jugut – shën. im J.P.) të pushtuar nga një çetë
greke qysh më 5 Nëndor. Ajo kishte ngritur flamurin grek
dhe, e ndihmuar nga ca elementë vendas, simpatizanë të
Greqisë së Madhe, ndalon çdo aktivitet pro lëvizjes kombëtare
e përpiqej me propagandë t’i kthente ndjenjat ndaj fqinjit
1 Dëgjuar nga Taso Koçi – 1950. Shën. i autorit
85
HISTORIA E QEPAROIT
të Jugut. Keshtu shkon edhe periudha gjatë viteve 1912-
1913-1914, me një sërë trazirash e luftimesh vëllavrasëse
shkatërrimtare deri në 1915 kur Ushtria Greke e mbajti
vëndin të pushtuar, ndonse Fuqitë e Mëdha e kishin
lajmëruar të largohej nga Jugu se tokat e kësaj ishin pjesë
integrale e shtetit të ri e sovran të Shqipërisë.
Mirëpo plasja e Luftës së Parë bëri që tokat e Shqipërisë
të lakmoheshin nga ndërluftuesit e, për të mbrojtur interesat
e tyre, ata nisën një e nga një t’i pushtojnë, dyke filluar nga
Perandoria Austro-Hungareze e cila, mbasi vuri përpara
ushtrinë serbe, e ndoqi pas e pushtoi gjithë Shqipërinë e
Veriut e të Qëndrës, duke arritur deri në lumin Vjosë e duke
eliminuar administratën shqiptare të mbretit të parë të
vëndit tonë, Princ Vidit. Ky, për shkak të Luftës Europiane
e të trazirave të brëndëshme e intrigave të Esat Pashë
Toptanit, (të atij tradhëtari të madh për të cilën s’u gjënd
një fjalë e mirë nga tërë kancelaritë e Europës kur ju bë
gjyqi i vrasësit të tij, patriotit të madh, të ndjerit Avni Rustemi
në Paris 1920) por, dhe për shkak të çështjes së Vorio-Epirit
të Zografit, iku dhe braktisi vendin e, nuk pretendoi per t’u
kthyer përsëri aty ku Fuqitë e Mëdha e kishin emëruar Mbret
që të trashëgonte kurorën e të madhit Skënderbe.
Ushtria italjane ishte aleate e Austro-Hungarezëve, po
i la dhe i tradhëtoi (se Aleatët i patën premtuar me Traktatin
e Londres që t’i jepnin shpërblim mbi kurriz të Shqipërisë).
Ajo e pa të arsyeshme të hidhej përkëtej Adriatikut e të
pushtonte Vlorën dhe hiderllandin (rrethinat) e saj,
konform kushteve që kishte siguruar me traktatin në fjalë.
Ndërkohë, Austro-Hungarezët, të cilët kishin zbritur deri
në lumin Vjosë, e panë të arsyeshme që ta zgjerojnë
pushtimin dhe të shtyjnë e të përzënë ushtrinë greke nga
krahinat e Jugut e të zaptojnë vendin, nga Vlora e deri në
86
JANKO LL. PALI
Korçë ku ishin ngulur hordhitë frënge të gjeneralit Saraj që,
më parë, kishte zbarkuar në Selenik e kish formuar Frontin
Aleat të Maqedonisë. Ky front ishte i pari që sgaburisi ( u
shkatërrua – shën im J.P.) kur erdhi koha, me 1918 e, duke
dhënë shenjën e parë të mundjes së afërt të Gjermanisë e të
shokëve të saj, Bullgarisë, Turqisë e Austro-Hungarisë, e
cila u dorëzua pa kushte në Nëndor të 1918-ës.
… Në mbarim të luftës, kur gjithë ushtritë e huaja u
larguan nga territori ynë, autoritetet Italiane, me të drejtat
që u kishin siguruar fshehtas perëndimorët, gjetën rastin e
mirë ta mbajnë vendin të pushtuar se u vinte për dore që të
hidhnin dorë mbi tokat tona, që të zmadhonin e të pasuronin
domenet e tyre. Por kjo e pa drejtë s’kish si të qendronte
mbasi aty ishte vëtë populli shqiptar që vendoste për fatet e
tij e jo të huajt që e nxorën në treg për të bërë punën e tyre e,
as italjanët, që kishin kaq qejf që ta gllabëronin këtë vend e
që u dukej aqë e lehtë ta përvetësonin.
Populli ynë, kur pa se Italia po ngulte këmbë që të ngelej
këtu e të mos largohej, (me gjithë paralajmërimet që i kish
dhënë), nuk nguroi të bashkohej i tëri e t’i shpallte luftë, e
cila u duk që në fillim se s’do dilte mbarë për pushtuesit
se, qysh në përpjekjet e para me çetat vullnetare, ata u
tërhoqën nga pikat e avancuara të hiderlandit të Vlorës e u
strehuan në ishullin e Sazanit që e mbajtën gjer në mbarim
të Luftës së Dytë Botërore kur, të mundur nga koalicioni
antifashist, e dorëzuan tek të zotët.
Këngë të shumta janë kënduar rreth këtyre ngjarjeve,
të cilat do të mbeten përgjithmonë:
Evropa shkruajnë e thonë
Ç’është kështu që dëgjojmë
Bëhetë dyfek në Vlorë
87
HISTORIA E QEPAROIT
Shqipëtarëtë luftojnë
Me një nbret dyzetë milionë…
E me se luftojnë vallë ?
Me sopatë e me hanxharë
Dyfekët lidhur me gjalmë….
Ja dhe një tjatër :
Te ura në Drashovicë
Qëllon topi i Italisë
Komisjon e Shqipërisë
Ka në jet’1 që ta vithisë
O ti Shqipëri e bardhë
Shumë ta kanë sevdanë
Italia me Gjermanë
Të keqen ta kanë marë…
Ose :
Me katër qind komita
Ç’u vërsule nga Babica
E zure tpin nga grika
Italjanëtë nga frika
U trëmbnë sa u ra pika
Tepelenas pse vajtoni
Selam Musanë kërkoni
Trimn e mirë mos e haroni !
Kur më 1920 trupat italjane të pushtimit u larguan duke
u strehuar në ishillin e Sazanit, krahina jonë nuk u bashkua
1 ka nërmend, ka synim (P.J.P.)
88
JANKO LL. PALI
njëherësh me administratën Shqiptare të shtetit të ri por
krijoi në vetmi, një administratë të veçantë Autonome të
Himarës. Ishte kjo një pjellë e intrigave të dështuara të
partizanëve të Megali Idesë, e mbeturinave ideore të
okupasionit grek, i cili ishte larguar sipas Marëveshjes së
Kapshticës e cila ish bërë në kufirin greko-shqiptar fill pas
presionit që Fuqitë e Mëdha i patën bërë Greqisë për të
lëshuar viset që patën pushtuar në Shqipërinë e Jugut ).
Administrata Autonome e Himarës që përfshinte të shatë
fshatërat e krahinës, u formua nën kryesinë e vëllait të Spiro
Milos nga Himara, Nikos e, u tolerua të ekzistojë, në
kundërshtim me parimet e Kongresit të Lushnjës të Janarit
1920. Kjo, ndofta u tolerua ngaqë u gjykua se nuk do ishte
e leverdishme që të paraqitej populli i shtetit tonë në grindje
të brëndëshme, ndërkohë që pikërisht sa po reformohej
sërish bashkimi i përgjithshëm i sapo dalë nga lufta.
Gjithashtu në ato momente shteti i ri shqiptar nuk e kishte
marrë ende veten nga plagët që kishte si fushë lufte e
ushtrive të të gjithë Evropës po edhe per përpjekjet e tij
trimërore pësuar në heqjen qafe te breshkamadhit
lakëmimtar që s’mund të shqitej këtej.
Jeta e Himarës Autonome, si krahinë që nga Qeparoi e
gjer në Qafën e Llogorasë, u zgjat një vit, deri në qershor
1921 dhe vasaliteti i saj ishte nën shtetin grek sa, edhe rrogat
e nëpunësave që kishte, kërkoheshin e paguheshin nga
Bashkia e Korfuzit. Kryetar i “Himarës Antonome”, Niko
Milo, i dërgonte borderotë për çdo fund muaji për të tërhequr
paret e fonde të tjera, që do duheshin sigurisht, për
nevojat e ndryshme që i paraqiteshin kryesisë Liliputane të
Himarës.
Në pranverë të vitit 1921 Qeveria qëndrore e Tiranës
kërkoi që edhe krahina jonë, të bashkohej me shtetin
89
HISTORIA E QEPAROIT
shqiptar e, për këtë, u zgjodhën dy delegacione nga të dy
palët, të cilat shkuan në Korfuz, ku u bë marëveshja e cila
vendosi që Administrata Autonome e Himarës të pushojë
së qënuri e të hynte tash e tutje në Administratën Qëndrore
Shqiptare.
Në këtë kohë unë ndodhesha në fshat, (pas kthimit të
shkurtër, në pranverën e vitit 1921 nga kurbeti, tash nga
Franca), dhe isha deshmitar i bashkimit të Krahinës sonë
me Qeverinë qëndrore të Tiranës, në bazë të marrëveshjes
që u arrit aso kohe në Korfuz, midis përfaqesuesve të Shtetit
Shqiptar dhe atyre të “Krahines Autonome” të Himarës.
Sic kam thenë edhe më lart, kjo e ashtuquajtur “krahinë
autonome”, ishte një krijesë grekofile nën kryesinë e Niko
Spiromilos, vëllai i majorit të gjendarmërisë greke Spiros, i
cili më 5 Nëndor të vitit 1912, zbarkoi ne Spile te Himarës
me një fuqi të vogël andartësh grekë, pushtoi fshatin e
Himarës, ku gjer atëhere qëndronte një garnizon i vogël
turk dhe kërkoi dhe paritë e fshatrave të tjera të krahinës
që shkuan e u lidhën me të e u dorëzuan ndaj pushtimit
grek.
Kjo ndoshta plotësonte dhe dëshirën e ndonjë pjese të
popullatës se krahinës që kishte qenë e helmatisur për një
kohë të gjatë prej shkollave greke dhe prej propagandës së
kishës me Patriarkanën e Stambollit në krye.
Zbarkimi grek në Himarë u shërbente mirë edhe
familjes së Mile se do t’u praroste tash e tutje tabanin e
vyshkur të idesë së tyre fillogreke dhe, në anën tjetër, do
t’u shërbente përpjekjeve dhe synimeve shoveniste të
Greqise, si një diversion për luftën që bëhej në atë kohë në
malet e Janinës, Bizhan, Shën Nikoll, Manolasë, për të
pushtuar atë qytet, që shfaqte preludin e ndonjë zbarkimi
të dytë më të rëndë aty, me qellim që t’i merrte kraheët
90
JANKO LL. PALI
ushtrisë turke që mbronte Janinën dhe ta vinte këtë në mes
dy zjarresh. !
Po zbarkimi dhe pushtimi i krahinës prej grekërve
tregoi qartë se nuk shihej me sy të mirë prej një pjese të
shëndoshë të popullsisë vendase, e cila shihte në të një
ngjarje e precedent me pasoja të rrezikshme për vendin,
sepse do të çonte në armiqësimin e fshatrave tona me të
gjitha fshatrat muhamedane, prej të cileve krahina jone
është e rrethuar !
Ne fshatin tonë Miço Leka, krushk me Miljat e Himarës,
u shfaq kundër politikës grekomane për pasojat që kjo
mund te kishte më vonë ! Po ashtu edhe Nine Guma, po
qeparotas, për të treguar mos pajtimin e tij me politikën
grekomane, vuri mbi kokë një qylaf të bardhë dhe doli më
qafë, si shenjë proteste për greqizimin e vendit, me de facto
pushtimin e tij nga Greku, që në Qeparo e deri në Palasë !
Po majori dinak grek luajti një politikë të përshtatshme
dhe filloi të ndërtojë organikën e pushtimit, duke vendosur
në cdo fshat nga një person të tijin, si kryetarë të
garnizoneve që gjasme do të shërbenin për të ruajtur vendin
nga ndonjë e keqe nga jashtë krahinës.
Ne fshatin tonë vuri Polimer Polon, që e kishte burrë
motre, në Dhërmi caktoi Simo Zhupën që e kishte vëlla të
së emës, ndërsa në Vuno mundi të mbështetej te Spirajt,
me të cilët ishte krushk, se i vëllai, Jani, ishte dhendërr në
atë familje ! Më vonë edhe në Kuc (se arriti deri atje) pati
caktuar si kryetar “të bashkisë” Kadri Gjoleken, ga familja
e dëgjuar e atij fshati. Ne Himarë kishte kundërshtar
Dhimiter Andrucin (+1924), Dr Jani Rrexhon dhe Miço
Karajin, të cilët s’kishin qenë askurrë të pajtuar me familjen
e Milo Janit, atit të tij.
Në fazën e parë të pushtimit të tre këta treguan mos
91
HISTORIA E QEPAROIT
pajtimin e tyre me të, duke mos i shkuar as për ta
mirseardhur, siç benë të tjerët. or “mysafiri” pushtues,
dinak siç ishte, po dhe ne interes te ndermarjes qe kishte
filluar, mbas pak kohe filloi e i mikloi se donte të miratohej
nga të gjithë inisiativa që pati marrë. jo për ata që e kishin
në shërbim, por edhe për të vetë kishte jo vetëm rëndësi
poltike, por dhe per të fituar mall e lavdi, si dhe për të
ngritur prestigjin e familjes e cila, per shkak të aktivitetit të
plogët shoqëror të atit te tyre, Milos, uk ishte më ne pajtim
me pretendimet e saj si oxhak!
Këhtu me dinakëri Dr. Rexhon e miqësoi duke e afruar
e pranuar si mjek zyrtar në vend po dhe për nevojat e
“detashmentit” ( se s’kishte tetë mjek). Miç Karanë e emëroi
drejtues të zyrës Doganore të Spilese ! Thuhet se dhe djalit
të këtij i dha bursë, e keshtu ja mbylli gojen. Vetem Dhimitër
Andruci nuk pranoi askurrë të pajtohej me të dhe mbajti
nje qendrim krenar duke mos ju afruar …oborrit te tij ku
interesi, paqartësitë, helmet propogandistike, dallkautlleku
etj, kishin tërhequr polemin e vendit !
Në Qeparo, kur u informua se krushku i tij, Leka ishte
shprehur keq, e mori me të mire dhe i emeroi djalin, Polon
si doganjer ne limanin e Kastrisë, ashtu si dhe dhëndërin e
tij, Miço Dhramin si roje dogane !
Theotoq Spirogjika nga fshati ynë, duke paë këto lloj
akraballeqesh, si shenje proteste, thonë se qëlloi me pushkë
drurin ku varej flamuri i Greqise ne Kastri dhe nga kjo… u
emerua edhe ky gjithashtu roje dogane ! Te tre keta
qeparotas e mbajtën detyrën dhe, më vonë, kur ushtritë
dhe pushteti grek u larguan definitivisht nga vendi, shkuan
dhe ata ne Greqi, ku e ushtruan atë punë per gjithe jeten e
sa dualen ne pension.
Por vetëm organizimi civil nuk mjaftonte që pushtuesi
92
JANKO LL. PALI
të arrinte qellimet që kishte. Ishte nevoja te organizonte
dhe mbrojtjen e vendit dhe të sigurohej nga ndonje sulm
eventual i popullsisë muslimane të fshatrave të Kurveleshit
e të Lumit të Vlorës, të cilët nuk e honepsnin ardhjen e
Junanit në afërsi të vatrave të tyre. Ndaj “kryetari i
autonomisë “mobilizoi pjesën më të madhe të popullsisë, e
armatosi dhe i urdhëroi që çdo fshat të ruante kufijtë e veta
me çetën e vet ! Në Qeparo u ngarkua si komandant çete
Polimer Leka, vëllai i dhëndërrit të tij, Naqes, i cili, bashkë
me Jani Milon, të vëllanë e pushtuesit, kaluan tërë dimrin
e vitit 1912 në malin e Çorre, bashkë me një rreshter të
ushtrisë së rregullt greke, si komandant zyrtar, ( me vonë
rasti e solli që ta njoh me gradën nen/kolonel, komandant
në kampin e perqendrimit në Pire, sic më ngjau )
Krahina jonë e pushtuar nga greku, ishte tani e
organizuar për mbrojtje me elementë vendas, të cilët , me
thirrjet e pushtuesit për shpëtim të “Patridhës” !, nuk
mënuan të angazhoheshin, duke u shtuar edhe me një
numur të konsiderueshme “patriotesh”, të cilët lanë
mërgimin në Greqi, Francë a gjetkë, erdhën në Breg dhe u
inkuadruan ne çetat e ngritura nga greku e veglat e tyre.
Nuk vonoi dhe “Autonomia” priti sulmin e parë të
çetave të Labërisë. Qysh në Janar 1913, nje sasi e
konsiderueshme vullnetarësh nga fshatrat rreth dhe nga
lumi i Vlorës sulmuan Pilurin, taborrin mbrojtës të gjithë
jetës së Himarës ! U luftua atje një ditë e një natë dhe me
gjithë se fuqitë e vendit qenë të pakta në krahasim me ato
të sulmuesve, këta nuk munden te depertonin në Pilur dhe
as të vareshin poshtë e ta benin të tyren qendrën e
“epikratise së Spiromilos”. U derdh aty gjak Lab, u plagos
ndonjë nga tanët si dhe andarti Kacigari nga Kreta.
Shpallja e Pavarësisë së Shqiperisë më 28 Nendor të
93
HISTORIA E QEPAROIT
atij viti, d. m. th. njezet e tri ditë pas pushtimit grek te
krahines sone, nuk e trazoi shume vendin dhe as krahinën
tonë, sepse s’u duk ndonje veprim a ndonje ngjarje për t’u
shënuar!
Vlora me Ismail Qemalin merrej me organizimin e
shtetit të sapo shpallur të pavarur…ndërsa bregdeti
vazhdonte të mbronte kufijte nga rreziku eventual i ndonjeë
sulmi tjeter më të rrezikshem, sidomos me entusiasmin kur
vendi u shpall i pavarur. “Kufijtë”, pra, ruheshin me kujdes
nga veriu dhe nga lindja. Në një ndeshje të rojeve të bregut
në Qafën e Llogorasë në atë fazë u vranë Kosta Jani nga
Himara dhe dy tri shokë nga Lebërit e asaj ane !
Pushtimi i Janines ne shkurt te vitit 1913, qe një ngjarje
me rendësi se tani s’mbetej më gjë për ushtrine greke, veç
se te marshonte ndaj veriut dhe të pushtonte krahinat e
Korçës dhe të Gjirokastrës që, së bashku me ata të Himarës,
tash të pushtuar, do të formonte atë pjesë të Epirit mbi të
cilën Greqia kishte hedhur prej kohe sytë dhe tani po
plotësonte ëndrrën e lakmuar, e cila më pas, me ngjarjet që
ndodhën, mori emrin e urryer “Vorio Epir”, politikë e
krijesë që i shkaktoi kaq shumë dëme e andralla vendit
dhe që dhe sot vazhdon të përmendet në analet dhe në
pretendimet e pavend të fqijnit tonë të jugut!!
Ushtrite Greke tani pa pengese pushtojne pjesë të tera
të Jugut të Shqipërise dhe organizojne mbrojtjen e
pushtimeve të tyre me kufij lumin Vjosa dhe Qafen e
Llogorasë, por jo me tutje, sepse shpallja e e vetqeverimit
të Shqipërisë ua prishi planet e tyre djallezore të “Megalidese”!
Kufijte tashmë ruheshin “këtej” nga ëetat e Bregut
!, dhe “andej” nga rojet e shtetit te ri shqiptar!!
Mbritja e ushtrise së rregullt greke e shkriu pushtetin
andarteks të Spiromilos dhe në fshatrat tona u vendos rendi
94
JANKO LL. PALI
i ri me post-komanda gjandarmerie dhe pushteti civil, i cili
avash avash filloi te kryeje te gjitha funksionet. Per mbrojten
e vendit u organizua mobilizimi i popullsisë dhe dhjetra
djem të vendit shkuan të kryejnë shërbimin ushatrak në
Gjirokastër, nga ku shpërndaheshin në pikat e ndryshme
të kufirit Greko-Shqiptar. Kjo situatë vazhdoi kështu deri
sa Fuqitë e Medha vendosën në Firence të Italisë kufijte e
shtetit tone deri në Kepin e Stillos, për karshi Korfuzit.
Ky vendim i detyroi grekët të tërhiqen nga zaptimi qe
i kishin bere të famëshmit Vorio-Epir nga i cili s’u bente
zemra të largoheshin. Po ikën dhe e lanë vendin në gjëndje
kaotike në dimrin e vitit 1913, sepse brenda atij viti ata ranë
në luftë me ish aleatin e tyre bullgar. Bullgarët donin me
doemos të qendronin e të sundonin qytetin e Selenikut, ku
ushtrite e tyre ishin futur shatë orë pas ushtrive Greke, të
cilët i paten lejuar bullgarët të hyjnë, në gjithë Maqedoninë
e Thraken perëndimore.
Po Greket nuk e hanin dot këtë pretendim të bullgarëve,
ndaj u shpallën luftë, i nxuarën nga Selaniku dhe në betejat
që bënë me ta në ngushticën e Kreshnes dhe në Kiliks, e
mundën keq ushtrinë bullgare në të cilën e kishte sulmuar
edhe ushtria Serbe ngaqë dhe asaj i kishin rene ne qafe,
duket, me pretendime të pa vend! Kështu që Bullgarët si
aleate me Ballkanasit kishin fituar luften me Turqine dhe
kishin pushtuar Adrianopojën, por tani që u mpleksen me
shoishoqin, përfitoi Turqia, e cila sulmoi perseri dhe e mori
Adrianopojen, qytet me rëndësi !
Në pranverë të vitit 1913, Kurveleshi i poshtem dhe
lumi i Vlores, te nxitur dhe nga Shpallja e Pavarësisë në
Vlorë e të revoltuar që Junani qendronte ende në Bregdet,
vendosën edhe një herë tjater ta sulmojnë e ta dëbojne nga
vendi.
95
HISTORIA E QEPAROIT
Fuqi të grumbulluara në Kuç i ranë përsëri Pilurit dhe
këtë herë do të kishin depërtuar e do të kishin zbritur në
Himarë, me gjithë qendresën e fortë që i u bë nga gjithë
burrat e Himares dhe te Pilurit e ndonje çete tjater nga
fshaterat e tjera Qeparo e Kudhës. U vranë aty nga Piluri,
po u plagosen dhe Naqe Aliu, Kiço Sava, Leko Kosta nga
Qeparoi dhe të tjerë nga fshatrat e tjera që kishin marrë
pjesë në atë ndeshje. !
Po tamam në këtë kohë kur luftohej në Pilur dhe
Vanovë, Qeveria Provizore e Vlorës me Ismail Qemalin, e
vënë në dijeni se Kurveleshi po luftonte Himaren, u
shqetesua dhe dërgoi urdhër në Kuç që të pushohej lufta
menjëherë, sepse çastet ishin kritike, se ende Shqiperia nuk
kishte kufij të caktuar dhe s’ishte e leverdishme që Evropa
te informohej (greket bënin çdo gjë kundër neve) se
shqiptaret po bënin vëlla-vrasje !
Ky ishte një gjest politik i dorës së parë dhe fuqitë e
grumbulluara nuk e bene fjalen dy dhe u terhoqen nga
tereni i pushtuar i Vanoves dhe nga kodrat e Pilurit u
kthyen në Kuc, dhe u shpërndanë nga kishin ardhur !
Pikerisht ate dite eshte vrare dhe Kiço Nikollori, rrugës
kur shkonte për Kudhes nga nje plumb i ftohte qe vinte
duket nga shume larg.
Siç thamë, vendimi i Fuqive të Mëdha për largimin e
trupave Greke nga Epiri që ishte inkuadruar brenda kufijve
të shtetit të ri shqiptar dhe që u kishte ndezur grekëve në
grykë se s’mund ta kllapitnin, i bëri këta që të mendonin
një marifet me qëllim që sundimi i tyre në trevën e
kontesuar të mos zhdukej !
Kështu ata menduan të largonin fuqitë e tyre të
armatosura, po lanë në krahinat që zbrazën kuadro te
ushtrisë së tyre dhe shpallën botërisht se Korça, Gjirokastra
96
JANKO LL. PALI
e Himara nuk pranonin vendimin e dhënë dhe do të
organizoheshin në mënyrë që këto të shpalleshin
Autonome me emrin “Autonomia e Vorio- Epirit”, nën
kryesinë e Kristaq Zografos, një renegat nga Qestorati dhe
me një qeveri provizore me pjesëmarrjen e Spiro Milos për
gjendarmërinë, dhe kolonelin e ushtrinë greke Dhulin nga
Nivicë -Bubari, si Minister i Luftes se asaj pjelle të intrigës
së Greqisë!
E tillë është historia e kësaj krijese famëshuar e cila u
mbajt më këmbë, që nga hinderllandi i Vlores e deri ne
Korce, nga shkurti i 1914 e deri sa pushoi se qeni, pas një
viti, kur Greqia bëri mobilizimin për t’u futur në luftë përbri
Aleatëve, Francës dhe Anglisë, në luftën e parë Botërore !
Qeveria Greke e Venizellosit, me mobilizimin e bërë e
zgjati përsëri pushtimin e trevave tona, i inkurajuar, duket
dhe prej Aleateve ! Po mbreti Kostandin nuk donte t’i
shpallte luftë Gjermanisë se ishte dhëndërri i Kajzerit dhe
Qeveria e Venizellosit ra.
U bene zgjedhje te reja dhe fituan kundershatret e
Venizellosit, po krahinat tona, mbeten përsëri të pushtuara
nga greket deri sa Italia, e joshur prej traktatit të Romës, i
braktisi shokët dhe hyri në luftë në maj të vitit 1915. Ushtritë
e saj zbarkuan në Vlorë dhe zaptuan gjithe vendin deri në
Janinë, po më pas u tërhoqën dhe mbetën tej Vjosës në vijën
e kufirit të parë Greko-Shqiptar.
Situata mbeti ashtu siç ishte në treven tone të pushtuar
nga greket, dhe bijtë e vendit, nën petkun e ushtarit grek,
ruanin në kufirin e Tepelenës e Vjosës, në anën tjatër të
secilës bënin roje ushtarët e Austro-Hungarise !
Traktati i famshëm i Londrës, i paskej dhënë të drejtë
Italisë, të pushtonte Vlorën dhe hinderallin e saj për
shpërblim të tradhëtisë që u bëri shoqeve të saj, Perandorive
97
HISTORIA E QEPAROIT
qendrore të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë !
Këtë traktat te fshehtë e nxorri në dritë Revolucioni Rus…….
(9)
Fund…
vijon shtojce…
Traktati i famshëm i Londrës, i paskej dhënë të drejtë
Italisë, të pushtonte Vlorën dhe hinderallin e saj për
shpërblim të tradhëtisë që u bëri shoqeve të saj, Perandorive
97
HISTORIA E QEPAROIT
qendrore të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë !
Këtë traktat te fshehtë e nxorri në dritë Revolucioni Rus
që publikoi aktet e marrëveshjet sekrete që kancelaria e
Carit kishte bërë me Aleatët. Me zbarkimin e Italisë, Aleatët
urdhëruan Greqinë të tërhiqte forcat nga Vorio-Epiri dhe
pas shumë dredhirash, kjo u arrit në verë të vitit 1918, dhe
tani italianët ishin të sigurtë se toskëria u bë e tyre ! Po nuk
i kishin bërë mirë llogaritë, se Zot në vend qenë vetë populli
dhe kur ky u ngrit e kërkoi largimin e tyre ata s’deshën,
por u shtrenguan nga lufta qe u beri populli dhe e lane me
dhune e u hodhen ne det nga vrulli sulmues i popullit
!Muza Popullore e ka kenduar mire dhe ngjarjen e thote:
Ç’është kështu që dëgjojmë/ Bëhetë dyfek në Vlorë…
Shqipëtarët luftojnë / me një mbret dyzet milionë…
Kur u bë bashkimi, më kujtohet, kanë ardhur në
Himarë si të deleguar të Qeverisë së Tiranës z. Spiro Koleka
( i parë – shën.im J.P.), Qazim Koculi e Ahmet Lepenica dhe,
në shtëpinë e Kolë Fotos, bënë mbledhjen e njohjes e të
paraqitjes. Aty unë i paraqita majorit A Lepenica një lutje
për t’u emëruar nëpunës në administratën Shqiptare. Aso
kohe nuk ishin shumë ata që dinin të shkruanin në gjuhën
amtare dhe, majori, kur e lexoi u habit e më tha: T’u lumtë,
more djalë, për dëshirën që ke t’i shërbesh atdheut po, kush ta ka
shkrojtur lutjen ?. Kur, unë ju përgjegja unë vetë, atëhere i
kënaqur, më thotë: Aqë më tepër, ti e meriton e duhet ta presësh
me domosdo përgjigjen e lutjes sate…
Në realitet ahere ishim pak që optuam të shërbejmë në
Shqipëri, sepse nga elemente me trubullira grekomane,
sikur nuk shihej me sy të mirë ai që u afrohej autoriteteve
të reja e, per këtë, si provë është fakti që, ditën e parë që do
98
JANKO LL. PALI
të vinte delegacioni në Himarë, nga Skaloma jonë u nis një
barkë e Koço Xhanit nga Piqerasi, e mbushur me fshatarë
tanët të cilët nuk donin të qëndronin me bashkimin e
krahinës me Shqipërinë, për të vetmen arsye se s’u kishte
dalë dalldia e megallidesë dhe, preferuan të merrnin
shtegëtinë, se sa të rinin e të jetonin këtu, nën flamurin
kuq e zi.
Më kujtohet se atë ditë u larguan këndej ndo njezet vetë:
i ndjeri Dr.Leka, Spiro Merxhani, Nonda Varfi ( që pas dy
a tre muajsh, u kthye përsëri, se nuk gjeti punë të mirë në
Greqi e që, pastaj, në dhjetor të vitit 1921, u emërua mësues
e çeli shkollën shqipe në fshat, Për veten time, unë prita
përgjigjen e lutjes sime, i sigurtë për të deri në datën 25 të
korikut e, mbasi nuk më erdhi gjë e nderkohë që edhe jetesa
këtu nuk qe e mbarë, pa ndonjë punë a pa ndonjë të ardhur,
m’u prish pak qejfi e u ngrita e ika përsëri për në kurbet (
Francë ). Shkova në Paris ku, mbas një kohe shumë të
shkurtër, më lajmëron Odisea Andruci që të kthehesha
përsëri, se lutja ime ishte pranuar e kërkohesha të vija të
filloja punën. Mirëpo m’u duk e vështirë të kthehesha
përsëri dhe vendosa e qendrova aty edhe shtatë vjet të tjera,
deri sa më 1928, ( qysh më 1924 kisha sjellë në Paris mëmën
time e gruan. ( shën. im. – J.P.), kërkova të vija në Atdhe,
mbasi kisha siguruar një punë shtetërore.
I lajmëruar se kërkesa që kisha bërë m’u aprovua e isha
emëruar mesues në fshat, u ktheva në tetor të atij viti dhe,
që nga dita e tretë e kthimit tim, fillova në shkollë ku
shërbeva deri në vitin 1964, kur dola në pension, mbasi
kisha punuar si mësues, kryemësues, drejtor shkollash në
Himarë 1941- 42 e, me çlirimin e vëndit, drejtor didaktik
(inspektor) në Vlorë e, njëkohesisht, drejtor i shkollës 7-
vjeçare të Skeles me 800 nxënes e 17 mësues.
99
HISTORIA E QEPAROIT
Me bashkimin e krahinës sonë me Qeverinë qëndrore
të Tiranës, në qershor të vitit 1921, filloi për popullin e fshatit
tonë një jetë më e qetë, më e rregullt dhe e stabilizuar në
politikë, në ambient, me gjuhë, shkollë, shoqëri, idealet
kombëtare e pa pikën e nostalgjisë për kohët e kaluara, të
cilat asgjë nuk i kishin siguruar veç ndarje, përçarje, urrejtje,
dëme e pasiguri për familje e për vetë qënien e tij.
Për fat të keq, duket se ende s’ishte plotsuar kupa e
mjerimeve të popullit në jetë, sepse, tek priste që tani, i lirë
brënda shtetit të vet e pa pushtues e armiq, të jetonte i
lumtur dhe të shijonte me gaz djersën e tij, pa zot e shtypës
në krye, të shijonte frytin e përpjekjeve shekullore me
luftëra e tani me djersë e mundim, ndjeu përsëri barrën e
brengën që i shkaktoi mënyra e trajtimit që i bëhej nga ata
që erdhën në krye për ta qeverisur dhe që e mbytën e nuk
e lanë të rriste mirëqenien e të rronte i lumtur.
Regjimi feudalo-borgjez që sundoi vëndin deri më 1939
nuk ishte gjë tjatër veç se një mënyrë qeverimi në të cilën
populli shtypej, shfrytëzohej, përdhunohej e s’i jepej asnjë
kujdes për të rritur mirëqënien e tij apo t’i njiheshin ato të
drejta elementare që, një popull sovran, duhet të gëzojë kur
thuhet se është zot i fateve të veta.
Populli i fshatit tim shijoi edhe ky gjatë kësaj periudhe
hidhërimet e jetës nën sundimin e kryefeudalit Zog, i cili
me demagogjinë, intrigat e marrëveshjet e tij me kancelarinë
fashiste të përtej detit, e rregulloi dhe u vetëshpall mbret e
qendroi mbi fronin e Shqipërisë afër 11 vjet, në sajë të
politikës së tij të mbrapshtë të marrjes hua të vazhdueshme,
por edhe të lënies së vendit në prapambetjeje. Ishin evidente
të thyerat e politikës së tij antikombëtare, politikë që nuk
ishte tjetër veç se si të shfrytëzohej populli e vëndi sa më
shumë, me qëllim që t’i shtohej salltaneti pa marrë parasysh
100
JANKO LL. PALI
shkeljen flagrante të besimit që i pati dhënë vëndi. Gjatë 11
vjetëve që ai sundoi, me hu e me litar, u tregua më se tiran
e satrap.
Kur më 1939 Italia fashiste dërgoi fuqitë e saj ushtarake
për pushtimin e vëndit, mund të themi se ishte vetë Mbreti
Zog që titullohej si Mbret i Shqiptarëve ai që e kishte
pregatitur pushtimin, qysh kur u lidh pas qerres së Italisë,
në vitet e para të mbretërimit të tij, duke marrë pa llogaritur
huara në të holla e në çdo gjë. (I duheshin huarat se donte
të mbante salltanete e lukse, tamam si mbretërit e tjerë që
ishin konsoliduar mbi frone qysh prej gjeneratash). Për t’u
mbajtur pra, në rangun e një dinastie të vërtetë, i duheshin
fonde e këto i mirrte pa u kursyer se, edhe ai që i jepte kish
interes që ky t’ja kërkonte. Çdo herë që nënshkruhej
akordimi i huasë, ikte nga dora e popullit edhe një burim
që mund t’i siguronte nje lloj mirëqënie në financa,
peshkim, dogana, miniera, pyje, fusha etj.
Organizatorët italjanë që kontrollonin çdo sektor të
ekonomisë sonë, po edhe të sigurimit të shtetit e të Dinastisë
së Zogut, nuk punonin veçse për vete e, misioni i tyre i
posaçem po edhe roli i tyre i përditshëm, ishte veç që të
pregatisnin sundimin dhe pushtimin e vendit në kohën e
duhur, ashtu siç u bë me të vërtetë, të premten e zezë të 7
Prillit 1939. Në limanet e vëndit tonë asgjë nuk ishte
paramenduar për t’i pritur ashtu si duhet pritur një armik
që vjen të të sundojë vëndin e të të shkeli vatrën. Inisjativa
vetjake e një Mujoje, në Durrës që, me zjarrin e mitrolozit
të tij, bëri që desantët e San-Markos të zbythen në molin e
të parit liman të vëndit, ishte një shuplakë në surrat të
Mbretit të pa besë e të pa burrëri, si edhe të atyre që
kridheshin në favoret e regjimit.
Plumbat e Mujos s’mund ta ndalnin invazionin dhe
101
HISTORIA E QEPAROIT
vendi u pushtua pa shumë të keq se, rezistencën e popullit
që kërkonte armë për të gjakosur pushtuesin e huaj, e rrejti
falsiteti i një Mbreti, tradhëtia e prijsit të kombit dhe
poshtërsia e gjithë njerëzve të tij, pjesëmarrës në këtë
tradhëti të lemerishme ndaj Atdheut e popullit. Aq poshtë
qe rrënoja e karakterit e aq i ulët qëndrimi i tyre në ato
çaste kritike për fatet e Atdheut sa, ndërsa populli kërkonte
ne turma të luftonte, Prijsi i …adhuruar i Shqiptarëve,
bastisi Bankën e Shtetit, rrëmbeu thesarin e ç’gjeti, flori e
monedhë të huaj dhe, duke lëshuar parulla se, tërheqja tinas
nga kryeqyteti na qenkej fillimi i një rezistence që do linte
emër në analet e historisë së kombit !; (në të vërtetë, bëhej
në atë mënyrë, se vetë ai kishte frikë të madhe nga populli
se mos ja kuptonte planet plot tradhëti e s’do ta linte të
largohej, po do t’ja shkurtonte vetë këmbët), u hipi
makinave e sa më shpejt kaloi kufirin e u hodh në Greqi,
duke e siguruar kështu jetën e mallin e grabitur, bashkë
me missat e Familjes Mbretërore e ata pak që e rrethonin e
ndanin tryezën me të.
Braktisja e vëndit nga mbreti dhe mosinteresimi i tij
për fatet e Atdheut ishte në kundërshtim të plotë me
qëndrimin e popullit, i cili në çdo krahinë e ndjeu rrezikun
e së ardhmes dhe, me ç’kish në dorë, tregoi se i dhëmbej
vatani e u organizua me çeta dhe shkoi për t’u bërë ballë
kujtdo qoftë që do shkelte tokën e shënjtë të vëndlindjes.
Kështu ndodhi edhe ndër ne, këtu. Në mbrëmjen e
gjashtë Prillit 1939 u formua një çetë prej 20 personash të
rinj e të moshuar e, për gjithë natën shkuam në Himarë.
Aty kërkuam armë dhe zumë vënd në Kodër të Ronde mbi
Spile me qëllim që të shtinim kundër invaduesit, po të
zbarkonte aty për të dalë në breg te detit. Por aty nuk doli
askush dhe çeta, pasi mori vesh se Vlora e Saranda u zunë
102
JANKO LL. PALI
nga armiku, u kthye sërish në fshat në pritje të ngjarjeve të
mëpasme.
Armët e marra në Himarë i dorëzuam në postkomandën
e vëndit dhe qëndruam në pritje, duke shijuar
hidhërimin që ndjente i gjithë populli për pushtimin e
vëndit nga të huajt. Fshati e jetoi okupacionin fashist me
një pasivitet relativ, duke u marrë me punët e veta e, gjatë
kohës, nuk u dallua ndonjë pjesëmarjeje apo afrim me
pushtuesin. S’do mënd që populli e urrente atë gjëndje të
asaj kohe, kur e shihte veten të sunduar e nën kontrollin e
një të huaji që kish ardhur me armë në dorë e qe ulur në
qoshe, por s’mund të thoshte gjë se ishte i pafuqishëm.
Situata e kërkonte që sejcili të merrej me punën e tij e të
mos u zinte besë buzëqeshjes së pushtuesve si edhe thënjes
se kishin ardhur këtu, si shpëtimtarët tanë nga shtypja e
Zogut !
Ardhja e Italisë në vëndin tonë nuk ishte veçse një
prelud i asaj që do të vinte më vonë. Pesë muaj pas
pushtimit të Shqipërisë, më një të shtatorit të po atij viti,
filloi Lufta e Dytë Botërore me sulmin hitlerian të rrufeshëm
kundër Polonisë. Lufta vazhdoi gjashtë vjet e në të u
krodhën dhjetra shtete.
Sukseset e para të koalicionit fashist në Lindje e
Perëndim, e shtynë Italinë të provojë të depërtojë në Ballkan
duke u nisur nga kryeura e saj, Shqipëria. Në tetor të vitit
1940, Italia fashiste donte të përgjunjte Greqinë e kërkoi që
ajo t’i dorëzohej pa shtirë dyfek. Po Qeveria e Athinës e
asaj kohe ju përgjegj me gojën e Kryetarit të saj, Metaxas, se
nuk dorëzohej e, kështu, plasi lufta mes Italisë dhe Greqisë.
Italia fashiste, për hiç sebepin e Daut Hoxhes, sulmoi fqinjin
tonë të jugut. Ushtria jonë, e lidhur aso kohe me atë të Italisë,
u detyrua të merrte pjesë në atë luftë, po pa qejf duke
103
HISTORIA E QEPAROIT
dërguar disa formacione, të cilat hodhën armët që në
përpjekjet e para me grekët dhe vetë italianët i nxorrën nga
fronti dhe i izoluan në kazermat e Shijakut.
Armët Greke të cilat në ditët e para të luftës s’po
shkonin shumë mbarë, pas mbi dy javë qëndresë të tyre,
kthehen e i vënë para armiqtë e, këta, të shpartalluar
tërhiqen pa rregull e grumbullohen në malin tonë Gjivlash,
ku edhe përforcohen e ngulen për rezistencë kundër sulmit
të fuqive greke që i ndiqnin këmba këmbës. Populli ynë i
pa ditur, vazhdonte të qëndronte në vënd, pa menduar se
ndeshja në malin tonë do ishte plot rreziqe për të. Më datën
20 dhjetor të vitit 1940, ranë brënda në fshat disa predha
topi që nga Nezhina e Piqerasit e që drejtoheshin drejt
Gjivlashit nga artileria greke. Nga rënia e gjyleve në fshat,
u vranë disa persona po, me gjithë atë…, ne vazhdonim të
rrinim në shtëpitë tona …
Së fundi, vija e frontit italian në majën e Gjivlashit u
thye dhe ushtarët grekë e pushtuan atë e u futën në fshat
më 20 dhjetor në numër shumë të paktë. Por ushtria greke
nuk u ndal këtu, po vazhdoi ndjekjen e ushtrisë italjane në
ikje të paregullt. Aviacioni italjan, duke ndjekur operacionet
e luftës dhe ngjarjet e Gjivlashit, pat thënë në komandën e
Vlorës se, s’mund të qëndronin në vijën e caktuar, për arsye
të presionit që bënin grekët me një artileri shumë të
përpiktë. Kjo i ndihmoi greket që të hynin vijës së detit e u
mori italianëve krahët aq sa vija e tërë e frontit u trondit të
zbërthehej. Por, nga ana tjetër, siç rrodhen ngjarjet më vonë,
edhe vetë fshati ynë u ktheu pushkën e kështu, italianët u
tërhoqën duke u ankuar se u gjëndën mes dy zjarreve !
Kjo ndodhi nuk ka qënë larg të vërtetës sepse, në
realitet, qysh para se të vinin grekët këtu, disa fshatarë
tanët, që ishin verbuar tërë jetën nga ideja e Greqisë së
104
JANKO LL. PALI
Madhe, menduan se do ishte mirë t’u jepej një dorë ushtrive
greke duke sulmuar italianët. Në fakt që të dyja palët
ndërluftuese, italianët e grekët, na ranë më qafë neve, në
vendin dhe në vatrën tonë. Dhe kjo ndodhi pikërisht në
kohën kur ushtarët grekë do të fillonin mësymjen e tyre
kunder majës së malit, nga ana tjetër e fshatit tonë.
Më fanatiku po edhe më i pasionuari pas Greqisë së
Madhe, plaku qeparotas 70 vjeçari Naqe Hoxha, i nxitur
nga bisedat progreke, nuk e bëri fjalën dy dhe, kur ushtarët
italjanë po zbytheshin të shpartalluar, të dizorientuar e pa
rregull, ngriti pushkën e, nga mbrapa, goditi dy ushtarë
italjanë të çarmatosur, të cilët po vraponin t’i shpëtonin
rrezikut nga pozitat që kishin lënë në Gjivlash e që vraponin
nëpër fshat pa shikuar përreth, veç vetëm rrugën të
shpëtonin kokën. Të zbythur e të shpartalluar ata e kishin
humbur pusullën e ecnin kuturu.
Njërin prej tyre Naqja e vrau, ndërsa tjetri, ditëgjatë,
shpëtoi e iku e, ndoshta, u tregoi ngjarjen për shokun e tij
që gjeti vdekjen. Kjo bëri që italjanët të ankoheshin në
komandë se qenkeshin mes dy zjarresh, – të vëndasve e të
grekut. (Pamvarësisht se, ata frontin e kishin lënë më parë
se të ndodhte episodi i vrasjes së ushtarit të tyre). Mirëpo,
nga kjo ndodhi, nuk vonoi të shikonim dhe pasojat fort të
hidhura për fshatin i cili, pas kësaj, u muar si armiku numur
një i italianëve. Keshtu, qysh atë ditë, aviacioni italian u
urdhërua që të bënte hakmarrje kundër fshatit, duke e
bombarduar pa pikën e mëshirës.
Rezutati i aktit: dhjetë vetë të vrarë, rreth 70 shtëpi të
shkatërruara, dëme ekonomike të pa llogaritura. Veç kësaj,
populli, duke mos pasur besim të qëndronte më në shtëpitë
e veta, kaloi tërë dimrin nëpër shpella e nën pemë. Ai dimër
do të mbahet mënd nga gjithë ata që e jetuan dhe,

105
HISTORIA E QEPAROIT
konsekuencat e tij përmënden, se rënduan gjëndjen e tërë
fshatit. Për veten time, intrigat e dashakeqësia e ca
fshatarëve të mi, simpatizanë e antarë të grupit progrek të
Megali Idesë, bënë që, për ambicje personale e urrejtjeje për
arsye hipotetike, më arrestuan grekërit e më 1 janar 1941 u
përcolla nga Kudhësi, ku qëndronte shtabi i divizjonit grek
e u dërgova brënda në Greqi, si i internuar politik shqiptar
antigrek.
U akuzova se kisha dashur që në kishë mesha të bëhej
në gjuhën amtare ( akuzë e vërtetë, shih “Jeta ime.”shën. im,
J.P.); se gjoja me ndërhyrjen time kisha devijuar rrugën e
drejtë të dhënies së një dekreti të k/plakut të fshatit, në
favor të një njeriu tim, ( Që s’është e vërtetë. Shën. im, J.P. ), se
isha i martuar dy herë ( gjë për të cilën e pyeta dhe me zë të
lartë e me kurajo hetuesin kapiten : A është kjo ndonjë ndodhi që
ka dëmtuar interesat e shtetit tuaj grek ? – Shën. im, J.P. ) etj.
Sidoqoftë u largova prej fshatit e qëndrova në internim
deri më 25 të prillit të po atij viti kur, me shkeljen e territorit
grek nga trupat gjermane, autoritetet greke na lëshuan nga
kampi i tmershëm i internimit të Koqinjasë. Qendrova në
Athinë 10 ditë i lirë e, mandej, shkova në fshatin Qeretea të
Athinës, ku ndodheshin të ngulur prej shumë vjetësh, një
kushuri i atit tim dhe vëllai i ungjit tim, Manol Pali.
Qëndrova edhe atje 10 ditë të tjera me familjen e tij, me
vajzat Eleonora dhe Qirjakulla dhe, mandej, u ktheva sërish
në Athinë për pak ditë, se nxitesha të kthehesha sa më parë
në fshat e në shtëpi, të cilën e kisha lënë në mes të një dimëri
të ashpër e të egër, ( në një banesë e cila kullonte ujë nga
bombardimet që ja kishin bërë çatinë shoshë). Rrugës u
ndala tek kushëriri im, Filip Pali, i cili ndodhej në Ksillokastro
të Moresë, në gjendje shumë të mirë.
Kalova edhe atje dhjetë ditë shumë të mira dhe, i
106
JANKO LL. PALI
ndihmuar nga Filipi, mora rrugën për në shtëpi duke
kaluar nëpër Patrë, Mesollonjgj, Artë, Filipjadhë e Janinë.
Këtu ndala dy ditë dhe, i nisur prej andej në orën 5 të
mëngjesit, arrita në Delvinë e në Sarandë po atë ditë të
qershorit 1941, dhe pastaj në shtëpi ku gjeta familjen disi
mirë.
Dimëri i rreptë që kishin kaluar në shpella, nuk i kishte
rënduar edhe aq shumë njerëzit dhe bashkëfshatarët e mi.
Në vjeshtë të atij viti, më 1941, u transferova në Himarë
si Drejtor i Korespodencës për shkollat e krahinës, deri në
përfundim të atij viti shkollor. Në fillim të vitit të ri shkollor,
ngela si mësues në fshat dhe në tetor të atij viti, pata
fatkeqësinë të humbas djalin e madh në moshën 4 vjeç pa
14 ditë. Siç duket, paskej marrë të ftohtë shpellave, por ne
nuk e kuptuam dhe ditën e katert të sëmundjes ju shfaqën
vështirësi në frymëmarje dhe atë mbremje dha shpirt. Ishte
për mua një moment fort i pikëlluar se brenda muajit
humba edhe vajzën, Jolandën dhjetë muajshe, që pati një
helmim e ma sollën nga Vlora në arkë. (E solli nëna ime vetë,
të mbuluar me jashmak, me makinën e linjës…dhe, pasagjerëve u
beri pershtypje heshtja e saj, 10 orë …e, ne Qeparo, kur nëna ime
zbriti nga makina e filloi të qante me zë, morën vesh që ajo e
kishte sjellë të vdekur…Shën im. J.Ll.P.). E hoqa me durim të
detyruar këtë dhëmbje dhe, me miqësinë time dhe
shoqërinë e tërë fshatit, ndava helmin e, ndërkohë, isha i
detyruar të vazhdoja detyrën për përfundimin e vitit
shkollor.
Në prill 1943 një bataljon italjan erdhi në fshat, mblodhi
gjithë burrat në shkollë e kërkoi të dorëzojmë armët që
gjëndeshin në fshat. Në mbrëmje, kur u tërhoqnë për në
Sugë, ku ishte komanda e Artilerisë Bregdetare, na morën
peng. Duket se kishin frikë nga ndonjë pritë prej fuqive

107
HISTORIA E QEPAROIT
partizane që, sa vinin e zgjeronin territorin e tyre të çliruar
e ishin bërë tmerr i armikut, i cili s’guxonte më të dalë as i
armatosur nga fortinot e prezidiot e tij. Na morën, pra, mua
e katër të tjerë e na shpunë në komandën e Sugës, ku na
mbajtën për afër dy orë e, mendej, na lëruan duke na
porositur që të mos trazohemi me partizanët, se do të ishim
si fshat direkt në goditjen e topave të tyre.
Ikëm për gjithë natën por asnjëri nga ne nuk bëri kujdes
t’u nënshtrohej urdhrave të tyre për sa kohë që ishin në
këmbë sepse, në ditët e para të shtatorit të atij viti, Italia e
telendisur nga lufta, hodhi poshtë Qeverinë e Duçes dhe u
dorëzua pa kushte. Gjithë ato ushtri që ndodheshin jashtë
territorit të saj mbetën pa asnjë mbështetje e në mëshirë të
popujve që ata më parë patën pushtuar. Ushtria e tyre në
vëndin tonë ngeli e çarmatosur dhe në një gjëndje të
vajtueshme. Gjithë ata mijëra ushtarë të rraskapitur e të
urritur ! U katandis në mbeturina pa vlerë e gjithë ajo ushtri
tetë milionë bajonetash, trimërinë e zotësinë e së cilës kaq
shumë e kishte trumbetuar karshi botës, kryetari saj, Duçja
i fashizmit, Benito Musolini.
Për këta mijëra ushtarë që mbetën këtu s’u interesua
askush. Populli ynë, duke vënë më një anë urrejtjen që
mund e duhej të kish ( se ishin ata që pushtuan vëndin e
silleshin me kaq tallasëm kur kishin fuqinë ), tani që ngelën
në mëshirë të fatit, veproi me dinjitet. I erdhi keq, i mëshëroi,
e i ndihmoi duke ndarë me ta edhe kafshatën e fundit të
gojës që mezi e kish për vete. Populli ynë u tregua shumë
bujar e nuk i la ushtarët italianë që të vdisnin rrugëve, po i
afroi, i mirëmbajti gjatë një kohe të gjatë deri sa mundën,
me periudha, të hidheshin në Itali. Mijëra e mijëra nga ata
që shpëtuan e u hodhën në vënd të tyre e mbajnë mend
mirë edhe sot me mirënjohje shërbimin bujar që u pati bërë
108
JANKO LL. PALI
populli ynë, në një kohë aq kritike për vetë jetën e tij.
Por largimi i trupave të dështuara të Italisë nuk i dha
popullit prehjen që duhej e që meritonte. Qysh nga rënia e
Italisë fashiste, aleati i saj i madh, Gjermania shpejtoi të
dërgojë fuqitë e saj që zaptuan vëndin tonë si pikë
startegjike e që u duhej për të siguruar krahët e ushtrive të
tyre që kishin në Greqi, ku ishin futur pas dështimit të
sulmeve të ushtrisë italjane gjat dimërit 1940-41.
Hyrja e fuqive gjermane në tokën tonë u prit me pushkë
nga fuqitë Nacional-Çlirimtare qysh në hapin e parë dhe
kjo u dha atyre shkak që të djegin e të shuajnë nga harta e
vëndit fshatin Borovë, në afërsi kufiri me Greqinë. Po kjo
nuk ndaloi luftën që forcat partizane vazhduan t’u bëjnë
invadorëve të dytë, gjermanëve, në çdo shteg e në çdo rast,
gjatë gjithë kohës që qëndruan në vënd, deri në nëndor të
vitit 1944. Lufta e Frontit Nacinal-Çlirimtar dhe e mbarë
popullit tonë të mobilizuar për këtë qëllim, i detyroi fuqitë
gjermane të ndërmirnin operacione ndëshkimi anë e
mbanë, të djegin, të vrasin, të bëjnë njëmijë e një mizorira.
Mbas dorëzimit të Italisë fashiste e ardhjes së
gjermanëve, fshati ynë, në nëndor 1943, me ardhjen e të
deleguarit të frontit Nacional-Çlirimtar, Ibrahim Dervishi,
doktor, u hodh një zëri në frontin e luftës e, aty për aty,
populli zgjodhi Keshillin e parë Nacional-Çlirimtar, të
përbërë nga dhjetë vetë, sipas mëhallave. Si kryetar i këtij
këshilli me një zë u zgjodha unë. Edhe herë të tjera ishte
bërë tentativë për të nxjerrë ndonjë të tillë këshillë, po për
arsye të ndryshme e, sidomos, se nuk kishte pasë shumicë
populli si këtë radhë, përpjekjet nuk kishin patur sukses.
Kështu, qysh në ditët e para të nëndorit, fshati u radhit
haptazi në luftën që bënte gjithë vëndi ndaj okupatorit e
tradhëtarëve.

109
HISTORIA E QEPAROIT
Lidhja e fshatit me luftën u bë efektive qysh atë ditë
me dërgimin e 15 djemoshave në çetën partizane të doktor
Ibrahimit, veprim që vetë ky e pati kërkuar nga këshilli,
për ta shoqëruar në një punë që kishte në Kuç. Lufta
kërkonte e Këshilli bënte çmos që të ishim konsekuentë
me fjalën e dhënë, por, për fat të keq, brenda popullit
ndodheshin edhe nga ata që shpreheshin vërtet pro luftës,
po ndërkohë kishin edhe tendenca ngurimi në ndonjë rast
për t’i dhënë luftës pa kursim.
Këjo bëri që rrodhën edhe disa anomali mes një çete
partizanësh me komandant nga Borshi e një pjese të popullit
tonë, fill pas Operacionit të madh të Dimërit që vërtet rëndoi
fort mbi vëndin dhe mbi luftëtarët e lirisë. Po ky episod
parodik nuk arriti në asnjë mënyrë të ndikonte për
shkatërrimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe as për
ngadalësimin e luftës që i bëhej gjithënjë më e ashpër
armikut, kudo që ndodhej.
Pas Operacionit disa njerëz, sidomos nga ata që ishin
me një farë influence në popull, nuk ishin më aq të nxehtë
e pro luftës, siç ishin kur u formua këshilli N-Çl. Pata bërë
një mbledhje me ta, në godinën e shkollës e u kërkova të
bënim një riformim të këshillit me qëllim që të ndahej pak
përgjegjësia e veprimeve që bëheshin në emër të luftës e,
njëkohësisht, të forcohej edhe më këshilli e të afirmohej më
mirë, për të plotësuar pa ngurim çdo kërkesë që mund të
bëhej nga lufta. Për fat të keq, asnjë nuk pranonte të shtonte
radhët e këshillit, po të gjithë hiqeshin mbrapsht. Kjo më
dëshpëroi pa masë dhe, qysh atëherë, vendosa të
largohesha edhe nga kryetar i këshillit, po në të vërtetë,
kjo ka qënë një arsye dosido se, arsyeja e vërtetë e kryesore
duhet të ketë qënë ajo që unë vetë nuk isha sa duhej i
vendosur të ndjek me tërë përgjegjësinë e duhur detyrën
110
JANKO LL. PALI
që më kishte ngarkuar populli.
I impresionuar nga qëndrimi pasiv i atyre mbi të cilët
mendoja se duhej të mbështetesha për të bërë punën e
ngarkuar dhe i influencuar nga një mendim fiks se isha
ngarkuar me një përgjegjësi shumë të madhe për kohën e
situatat të cilave u’a kisha fuqinë t’i mbaja, humba besimin
në vetvete e të Këshillit që kisha. Ndaj kur erdhi aty Dervish
Hekali për të gjykuar anomalitë e krijuara, që
përmënda më lart, desh më futën në grindje me vetë ata që
kishin pranuar një zëri. Unë s’durova dhe pak e të dilja pa
frikë e turp përpara çetës, por, pa u mendur mirë, preferova
të largohesha e shkova në Himarë, ku qendrova dy-tre ditë.
Kur u ktheva e gjeta Këshillin tonë të rrëzuar e, në vëndin
tim, qe zgjedhur një tjetër kryetar, Kozma Mali.
Mbaroi, pra, kështu aktiviteti i Këshillit nënë kryesinë
time, në ditët e para të prillit 1944, ndërkohë që Dervish
Hekali, sa u largua nga Qeparoi shkoi në Kuç e aty u vra
më 12 Prill 1944. Ndërkohë lufta vazhdonte gjithënjë edhe
më e ashpër e ushtria Nacional-Çlirimtare rritej dhe,
goditjet e saj sa vinin bëheshin më të dhimbëshme për
armikun që po, mënjanohej e grumbullohej në qëndra të
mëdha, ku kishte arritur të bënte për vete edhe Ballin
Kombëtar e Qeverinë Kuislinge te Tiranës. Në fillim të
qershorit 1944, vendoset të bëhet një operacion pastrues
kundër luftës partizane, e cila vazhdonte të bëhej gjithënjë
e më guximtare e më e fortë.
Operacioni filloi e bishti i tij arriti edhe në fshatin tonë.
Më 20 qershor, një detashment gjerman mori me dhunë
një numër të madh bashkëfshatarësh si rober dhe i dërgoi
në Gjermani, ku qëndruan deri në mbarim të luftës ( me
perjashtim të njërit që u ekzekutua në Shën Vasil, bashkë
me shumë të tjerë, se i patën gjetur në shtëpi një kallëp
111
HISTORIA E QEPAROIT
dinamiti ). Nderkohë, gjatë një aksioni që partizanët bënë
në Protopapë kundër disa makinave gjermane që shkonin
për në Himarë, ata zbritën dhe goditën me mortaja fshatin
duke kallur frikë e duke vrarë edhe dy persona. Dy nga
ato predha mortaje qëlluan edhe mbi shtëpi time e, ndërsa
njëra plasi në qoshen e jashtëme të saj, tjetra s’plasi por
çpoi çatinë, u mbështuall me lesh mbi jasëk të krevatit nga
flurudha dhe ngeli në qosh të murit, në dysheme, poshtë
krevatit. Mbas dy-tre ditëve kjo ngjarje i’u tregua
gjermanëve e ata erdhën, e shqepën nga dyshemeja, e
çfuqizuan dhe e morën me vete.
Më 18 shtator 1944 forcat gjermane u larguan këndej,
pasi hodhën në erë Urën e Borshit për t’u penguar
komunikacionin atyre që, eventualisht, do donin që t’i
ndiqnin pas. Për rrjedhojë, krahina jonë tashmë ishte çliruar
dhe njerëzit sikur morrën frymë lirisht, duke besuar në një
jetë të re, më te mirë…
FUND
112
JANKO LL. PALI
SHTOJCE
Pyetësor lidhur me Historikun e Fshatit Qeparo
Përpiluar nga mësues Janko Ll.Pali

Marre nga Facebook
Falenderojme mikun tone shkrimtarin Petraq Pali qe na dhuroi nje veper te tille te shkruar nga babai i Tij,Mesuesi Janko Ll . Pali.


Leave a Reply