
Shkruan Sylejman Morina
Aktivitetet e zhvilluara të Bernardit, janë shumë dimensionale, kulturore artistike e hulumtuese, për ndriçimin e kulturës arbëreshe, ruajtjes dhe afirmimit të sajë në shumë mënyra pa kurrfarë kompensimi material. Atë e shtyu dëshira e fuqishme të bëjë diçka për bashkëvendësit e vet. Këto veprime e bëjnë Bernardin të dallohet nga veprimtarët dhe intelektualët e sotëm të Arbëneshit të Zarës.
Sigurisht, që disa vepra të tjerëve ku ai është bashkëpjesëmarrës, lirisht mund të shprehemi se pa kontributin e jashtëzakonshëm të Bernardit nuk do realizoheshin fare apo jo si t ë këtilla çfare janë. Ai këtyre ditëve me mjete të vetanake e ka paguar përkthimin e veprës së Tullio Erberit, La colonia albanese di Borgo Erizzo presso Zara, Dubrovnik,1883, nga italishtja në kroatisht. “Për ketë libër i yni Dr. Aleksandër Stipçeviqi thotë, se kjo vepër është më e vlershme se çdo vepër e shkruar ndonjëherë për arbneshët. Por a do të botohet dhe kur do të botohet është çështje e problemit financiar” tha Bernardi. Vërtetë shumë keq dot ishte nëse nuk gjendet ndonjë mundësi financiare për botimin e saj.

Njerëzit me shpirt e me zemër të tillë nuk janë si të gjithë tjerët, ata janë të veçantë dhe ndryshe, ata janë të paktë dhe dallojnë nga shumica. Sidomos në kohën e tanishme të punosh dhe të shpenzosh për të mirën e përgjithshme, kur erozioni i krizës i ka përfshi të gjitha kontinentet, dhe jeta po bëhet më e rëndë, kur egoizmi u bë pjesë e kulturës bashkëkohore, ku interesat individuale mbizotërojnë, paksa është vështirë që shumë kush të kuptoj veprimet e këtyre njerëzve – po i tillë është Bernard Kotllari. Por, aktiviteti i Bernardit është i pandalshëm si shprehet edhe vet: ”Unë në mënyrë standarde vazhdimisht diçka “gërmoj“ dhe mundohem se si të bëjë diçka për arbanasit tanë”. Publikisht hapur dhe guximshëm, Kotllari i ka paraqitur pikëpamjet e tija, dashurinë për arbëreshët. S’ka zaras e arbnesh që nuk di për Bernardin, lere më në qarqet kulturore e artistike të Zarës. Ai është një intelektual që me tërë qenien është i dhënë pas çdo gjëje arbëneshe. Duke i analizuar shkrimet në gazetat e ndryshme në gjuhën kroate nga 80 herë, që është shkruar për te në 42 shkrime janë të lidhura me arbëreshët. Ndërsa tjerat kanë të bëjnë me probleme të tjera. Shkrimtari, publicisti, intelektuali historiani i fotografisë nga Zara Abdullah Seferoviç, në pyetjen tonë për personalitetin artistik të Bernardit ai u shpreh kështu: ”Bernard Kotlari, është afirmuar në Zarë, si autor tejet kreativ dhe i suksesshëm në lëmin e mediave vizuale, veçanërisht është afirmuar për atë që mendimet e tija autoriale vetë i përcakton medien në të cilën e realizon. Madje, është i suksesshëm në përgatitjen grafike jo vetëm të projekteve të tija, por edhe si bashkëpunëtor me autorët tjerë. Emri i tij rregullisht haset në ekspozitat e fotografive të organizuara në Zarë, prezantimin e video shfaqjeve dhe audio CD –ve, DVD-ive, librave për të kaluarën e arbëneshëve dhe sportit të arbanasve. Mund të thuhet se si ka arritur të krijoj një lloj rrethi kulturor e botues zaras. Anëtari Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës z. Nexhat Rexha, lidhur me veprimtarinë e Bernardit ishte shprehur: “Është impresionuese veprimtaria intelektuale e humanitare e artistike z. Bernardit, kam pasur rastin të lexoj për te në revista, gazeta që botohen: në Kosovë, Shqipëri, Bujanoc (Serbi), në gazetat e diasporës, si dhe në portale interneti. Një inxhinier i elektros thellë ka depërtuar në lëmin kulturor, aq i dhënë pas arbëresheve të tij jo me fjalë, po me vepra; një dizajner i mrekullueshëm i shumë librave për arbëreshet, filmave dokumentarë, fotografive artistike, të përvetëson dhe të bënë për vete me çdo krijim të tij, sepse vlerat artistike të japin qartësinë e një njeriu me profil të thelle prej inetelektuali dhe ruajtes të gjenit arbëresh. Interesohemi për te, sepse ai di te na befasojë me çdo punë e projekt realizues, në krijimin e formimin vlerave estetike. Vetëm në vitin 2012 Bernardi gjashtë veprave ia ka bërë përgatitjen grafike, kopertinat, dizajnin dhe fotot e veprave të fundit të publicistit njohur zaras Drago Mariqit “Kampanelët e Zarës”, autobiografisë së Izhi Marshanit –“Trëndafili i erërave të Izhit”, ”Hendbolli në Zarë dhe rrethinë”, pastaj veprës mr. Ivica Mateshiqit me kolume nga lufta “Populli im që më bëre mua”, veprës së Gjanfranko Kotlarit” “Arbneshët e Zarës në gazetat e sh.XIX”, veprës së drejtorit të shkollës fillore Ivan Buciq ”Zhvillimi i arsimit në Jasenicë”, si dhe DVD-in kushtuar qindvjeçares Ana Peroviqit. Projektet e tija nuk kanë të sosur, ai do na befasoj edhe vitin tjetër me gjëra të panjohura dhe interesante për opinionin arbënesh dhe shqiptarë.
Revista “Buzuku”


Leave a Reply