
Krahina e Krajës gjendet në pjesën jugperëndimore të liqenit të Shkodrës, nën shpatet e malit të Rumisë, në drejtimin lindje-perëndim. Në lindje fillon nga fshati Skje duke përfunduar në perëndim me Marstjepaj. Një përkufizim i tillë është për kohën e tashme, ndërsa në të kaluarën kjo krahinë ka pasur shtrirje me të gjerë territoriale.
Me këtë shtrirje territoriale, sipërfaqja e Krajës është 143.8 km2 me popullsi prej 1881 banorësh (2011), ndërsa në aspektin administrativ është në kuadër të komunës së Tivarit

Kraja iu dhurua Malit të Zi, fillimisht pjesa perëndimore e saj, në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878) dhe më pas pjesa lindore nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913).
Sa i përket strukturës kombëtare, popullsia e Krajës është shqiptare, ndërsa është çështje tjetër se si e ka paraqitur atë statistika zyrtare e pushteteve të kohës, si në të kaluarën e deri në ditët tona. Nga aspekti i strukturës konfesionale dominon konfesioni islam e më pas ai katolik, ndërsa në pjesën erëndimore të Krajës një vendbanim i vogël i përket konfesionit ortodoks, që është dukuri specifike për tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare në Mal të Zi.
Vendbanimet

Në hapësirën territoriale të Krajës e cila banohet nga popullsia shqiptare ekzistojnë vendbanime fshatare, të cilat për nga madhësia e tyre janë vendbanime të vogla, të kushtëzuar drejtpërdrejt nga kushtet natyrore. Çdo vendbanim ka emrin e vet dhe është i përbërë nga lagjet (mëhallat).
Në traditën popullore, nisur nga morfologjia e relievit Kraja ndahet në Anën e Sipërme (Perëndimore) dhe në Anën e Poshtme Lindore). Një ndarje e tillë është përcaktuar nga pozita gjeografike sepse territori i Krajës ka shtrirje lindjeperëndim, nën shpatet e malit të Rumisë (1594m). Dhe janë pikërisht kushtet natyrore, përkatësisht morfologjia e relievit që ka kushtëzuar zhvillimin e vendbanimeve përkatëse.
Sipas statistikës zyrtare, Kraja ka gjithsej 22 vendbanime fshatare: Arbnesh, Skje, Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Kështenjë, Babosht, Ftjan, Brisku i Sipërm, Brisku i Poshtëm, Muriqi i Naltë, Muriqi i Poshtëm, Pinç, Bes, Gurzë, Dedaj, Lukiq, Ljare, Gjuraç, Pecanj/Draçevicë, Marstjepaj, Bujgër/Karanikiq. Një e dhënë e tillë numerike është nga pushteti vendor i Tivarit edhe pse realisht numri i vendbanimeve është më i madh sesa e
jep statistika zyrtare, sidomos në zonën lindore.

Në Anën e Sipërme, ku bën pjesë edhe zona e Shestanit (mikroregjion), janë gjithsej 14 vendbanime, ndërsa në Anën e Poshtme janë 8 vendbanime. Qendra lokale e Krajës është Ostrosi i cili në të kaluarën është quajtur Varrkurti. Popullsia e Krajës në të kalurën tërë veprimtarinë tregtare dhe shoqërore e ka zhvilluar me qytetin e Shkodrës, ku në sajë të këtij pozicioni në të kaluarën, në disa botime sllave e hasim të shkruar edhe si Kraja e Shkodrës.
Nga vendbanimet e pjesës perëndimore të Krajës, ku është edhe zona e Shestanit, kemi emigrimin e parë të popullsisë vendore duke filluar nga fillimi i shek. XVIII nga Ljara, Brisku e disa vendbanime të Shestanit, të cilët janë vendosur në qytetin e Zarës në Dalmaci duke formuar vendbanimin e tyre Arbanasi.
Në saje të kushteve natyrore, veprimtari tradicionale e banorëve të Krajës është blegtoria dhe bujqësia. Në veçanti dallohet kultura e duhanit dhe po ashtu edhe gështenjat. Popullsia e vendbanimeve pranë liqenit merret me peshkim./Dr.Nail Draga/
Burimet natyrore te bashkesise vendore te Krajes
Liqeni i Shkodrës është shpallur park nacional ne vitin 1983. Ka siperfaqen 370-530 km2 që mvaret nga niveli i ujit. Paraqet liqenin më të madh ne Ballkan. Thellësia mesatare e liqenit është 7m, pervec ne syne. Syni më i thel është Radusha mbi 60m. 2/3 e siperfaqes i takon Republikes se Malit te Zi, kurse 1/3 Republikes se Shqiperis
Bota bimore e liqenit eshte e shumllojeshme. Pjesa jugore e liqenit eshte guror dhe ka disa ujedhesa ku rritet lari, shega e eger etj.
Vegjetacioni ujor eshte poashtu i shumellojshem. Kacirami rritet vetem ne Liqenin e Shkodres. Nen siperfaqen e ujit rritet leshteriku dhe lemushki.
Liqeni eshte i populluar te shumta dhe eshte strehimi per 271 lloj yogjsh, sidomos gjat dimrit. Ne Liqenin e Shkodres jetojnë 48 lloj peshqish.
Rumija ështe një nder malet me te medha ne Republikën e Malit te Zi. Lartesia e malit eshte 1959 m.
Gjeografi
Lartesia e maleve:
Rumija -1959m
Mali Gjan – 1323m
Llakfica – 679m
Çaçeva – 360m
Lartesia e retheve mbi nivelin e detit:
Armnesh – 302m
Skjeja – 109m
Ostrosi madh – 279m
Ostrosi vogel – 240m
Martiqi – 174m
Boboshti – 48m
Keshtenja – 245m
Ftjani – 505m
Institucionet
Institucionet shteterore: Bashkesia vendore Ostros, Stacioni Policor, Elektrodistribucioni, Sherbimi i zjarrfikesave, Posta, Stacioni shendetesor, Bibloteka e shtetit, Shkolla fillore.
Popullsia
Sipas regjistrimit te fundit (2011) ne Kraje jetojne 1822 banore.Sa i perket etnise, banoret e Krajes jane 100% shqiptare, ndersa sa i perket religjionit 98% jane te besimit islam.
Numri i banoreve sipas retheve:
Ostrosi madh- 342 banore
Arbneshi- 338 banore
Martiqi- 300 banore
Boboshti-181 banore
Keshtenja- 172 banore
Ostrosi vogel- 115 banore
Muriqi poshtem- 101 banore
Skje- 86 banore
Liare- 64 banore
Ftjani- 62 banore
Brisku i poshtem- 27 banore
Brisku i siperm- 22 banore
Muriqi i siperm- 12 banore
PREJARDHJA E TOPONIMIT “KRAJA”
Toponimi Krajë-a ka qenë dhe është objekt studimi i dijetarëve të ndryshëm. Shumë prej tyre provojnë të argumentojnë se toponimi Krajë (sllavisht Krajina) buron nga fjala sllave kraj, që dmth. skaj, anë, fund, ose siç thotë Vasilije Lukiq «vendbanim në jugun më të skajshëm». Studiuesit në fjalë, sipas analogjisë (p.sh. Bosanska Krajina, Negotinska Krajina, Srpska Krajina etj.), toponimin Kraj (Krajina) e nxjerrin të plotë si Kraja e Malit të Zi (sllavisht Crnogorska Krajina), e që don të thotë anë, skaj i Malit të Zi.
Është e vërtetë se Kraja aktualisht gjendet në kuadër të Malit të Zi, por Kraja (Krajna) si toponim ekziston shumë më heret se formimi i Malit të Zi, si shtet bashkëkohor. Ajo deri në Kongresin e Berlinit (1878) ishte plotësisht jashtë Malit të Zi. Vetëm në bazë të vendimeve të këtij kongresi Kraja hyri pjesërisht në kuadër të Malit të Zi, ndërsa në vitin 1913 ajo u aneksua plotësisht (me përjashtim të Zogajve).
Veç kësaj, edhe toponimi Krajë (sllavisht Krajna) është shumë më i vjetër se toponimi Mali i Zi (sllavisht Crna Gora). Toponimi Kraja përmendet qysh në Analet e Priftit të Dukles (1149), ndërsa toponimi i papërcaktuar qartë Mali i Zi (Crna Gora), për herë të parë përmendet në vitin 1318, në krisobulin e Krajl Millutinit, ku ai ndër të tjera, shkruan: “Dhe i tregoni se edhe arbanasët nga Mali i Zi, Vasja me fëmijët, po ashtu janë punëtorë të Shën Nikollës (manastiri i Vraninës)”. Në kohën kur Mali i Zi ishte pothuajse i panjohur, Kraja ishte madje edhe qendër arqipeshvale.
Prandaj, edhe sikur të argumentohej plotësisht se toponimi Krajë rrjedh nga fjala sllave (serbe) kraj, që dmth. anë, skaj, krah, në asnjë mënyrë nuk mund të qëndrojë mendimi se kjo trevë (Kraja) e ka kuptimin e anës, skajit, krahut të Malit të Zi (Crnogorska Krajina). Shumë më e logjikshme do të ishte të thuhet se në rastin konkret kemi të bëjmë me një anë, krah të Shkodrës, sikurse është rasti me Liqenin e Shkodrës, Malësinë e Shkodrës etj. Shumë herë edhe sllavët, madje edhe Krajl Nikolla, Krajën nuk e quajnë Crnogorska Krajina, (Kraja e Malit të Zi), por Skadarska Krajina (Kraja e Shkodrës). Kraja ishte nahi e Shkodrës qysh në shek. XV dhe pjesë integrale e Sanxhakut të Shkodrës gjatë të gjithë shekujve të ekzistimit të tij.
Sipas Konstantin Jireçekut, kraj, krajina ose krajishta qysh nga fundi i shek. XI janë quajtur nga serbët famullitë kufitare serbo-bizantine. Duke u mbështetur në këtë konstatim Milan Shufllai e përforcon atë duke shtuar se Krajina (shqip Kraja) “serbët e quajshin anën përgjatë Liqenit të Shkodrës ndërmjet Bunës dhe luginës së Cërmnicës.”
Ky përkufizim i shtrirjes gjeografike të Krajës është relativ dhe shumë i vonë. Emri i trevës në fjalë (Krajës) e ka prejardhjen e vet nga emri i një fshati (vendbanimi) të Krajës, i cili sllavisht quhej Krajna. Të tillë e kemi edhe në Analet e Priftit të Dukles (shek. XII), të tillë e kemi edhe në defteret e parë osmanë të shek. XV, por edhe më vonë. Sipas Analeve të Priftit të Dukles, Krajna është vetëm një vend (locus). Kështu quhej Ostrosi i sotëm, ku gjendej edhe Kisha e Shën Mërisë së Krajës. Edhe në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës nga viti 1485, në kuadër të Nahisë së Krajnës, qysh në këtë kohë kemi edhe Nahinë e Shestanit.
Fshati i Krajës ishte një nga fshatrat e luginës së Romanesë, gjegjësisht të luginës së Rumisë, siç quhej ajo në atë kohë.
Sidoqoftë, është fakt i pamohueshëm se Kraja ishte vendbanim edhe para dyndjes (okupimit) sllav dhe se ajo kishte një emër tjetër para se të quhej nga sllavët Krajna. Se si është quajtur ajo në atë kohë nuk e dimë, por mund të supozojmë se ky vendbanim (locus) në lashtësi është quajtur Kroj (Kronj), duke e lidhur këtë me fjalën shqipe kroni (shumës kronj).
Është i njohur fakti se Kraja është një trevë e thatë, vendbanimet e së cilës nuk kanë burime (ujë të gjallë). Përjashtim bën vetëm fshati i hershëm Krajna (tani Ostrosi), ku kishte dhe ka ujë të gjallë gjatë tërë vitit. Fjala është për kronin (kronjet) të cilët e furnizojnë me ujë të bollshëm Ublën e lashtë të Krajës. Afër këtij uji të gjallë (kroni), me rëndësi jetike për njeriun, u ngrit edhe Kisha e Shën Mërisë së Krajës. Ka të ngjarë se me kalimin e kohës (fjala është për disa shekuj) fjala (toponimi) shqip Kroj (Kronj) të modifikohet nga sllavët në Krajna, pastaj në Kraja (nga shqiptarët) e Krajina (nga serbët). Edhe prifti i Dukles, kur flet për Kishën e Shën Mërisë së Krajës, më 1149, shkruan “…in ecclesia sanctae Mariae, in loco qui dicitur Craini.”
Edhe Kruja (Krueja), qytet në Shqipëri, gjegjësisht toponim i cili rrjedh nga fjala shqipe krue (kroni) në lashtësi u quajt edhe Acropolites, Acruium, Croas etj.
Veç kësaj, në të folmen lokale të Krajës, në vend të fjalës burim, gjithmonë përdoret fjala krua (kroni) ose ujë i gjallë. Lidhur me këtë po në Krajë edhe sot ekziston toponimi tjetër – Kruethi (që ka kuptimin e kronit të vogël).
Kraja, e cila fillimisht ishte emri i një fshati (lokaliteti), pra Ostrosi i sotëm, më vonë (kah fundi i shek. XV) e zgjeroi kuptimin gjeografik e administrativ të saj dhe u shndërrua në nahi (krahinë), e cila përfshinte vetëm fshatrat e Anës së Poshtme dhe më pastaj ajo (Nahia e Krajës) futi në gjirin e saj edhe fshatrat e Nahisë së Maleve të Shestanit. Përkitazi me këtë Ahmet Xhevdet Pasha, kah mesi i shek. XIX, shkruante se “Nahia e Krajës shtrihet gjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës. Ana detare e saj është kazaja e Tivarit.” Sipas tij, ajo përfshinte shtatë fshatra: Selcën, Krricën, Shestanin, Muriqin, Krajën, Pinçin dhe Shirokën. Edhe Sami Frashëri, kah fundi i shek. XIX, do të shkruajë se Kraja “është një nahi, që në kohë të fundit iu dha Malit të Zi dhe shtrihet në anën jugperëndimore të Liqenit të Shkodrës, gjegjësisht në veriperëndim të Shqipërisë. Ajo së bashku me Tivarin dhe Ulqinin ka 376 kilometër katrorë, kurse popullsia është gati tërësisht shqiptare. Ka 16.000 banorë, pjesa dërmuese janë myslimanë.”
Këto tri kuptime të shtrirjes gjeografike të toponimit Kraja (qoftë si fshat, qoftë si Ana e Poshtme, apo si trevë e Krajës dhe e Shestanit, së bashku) janë edhe sot të pranishme, edhe pse fshati i cili dikur quhej Krajë, Krajna apo Kroj, sot quhet Ostros. Edhe sot ka raste kur kështenjanët, etj. edhe pse jetojnë në Krajë, kur duan të shkojnë në Ostros, thonë se duan të shkojnë në Krajë.
Burimi: FB Mirësevini në Krajë (Welcome To Kraja)
KRAJA ILIRE
Edhe Kraja ishte një nga trevat e ilirëve të lashtë. Në këtë trevë të Ilirisë, sikurse në pjesën më të madhe të bazenit të Liqenit të Shkodrës (Labeatis lacus) siç e quan Tit Livi, jetonin pjesëtarët e fisit ilir me emrin labeatë (Labeates). Fqinjë të tyre në lindje ishin scirtonët (Scirtones), ndërsa në veri të tyre jetonin dokleatët (Docleates), të gjithë këta ishin fise ilire.
Vendi ku jetonin labeatët quhej Labeatis. Qendra më e fuqishme e tyre ishte Shkodra. Tit Livi shkruante se Genti e kishte zgjedhë Shkodrën për kryeqendër (fortesë) të mbarë mbretërisë së tij “duke qenë vendi më i fortë i labeatëve, dhe i vështirë për t’iu afruar.”
Gjetjet arkeologjike dhe studimet ilirologjike dëshmojnë se ilirët ishin një popull i lashtë dhe autokton i Ballkanit. Gjithashtu, edhe për praninë e ilirëve në trevën e Krajës ekzistojnë gjurmë dhe dëshmi relevante arkeologjike, etnografike, etnologjike etj.
Për këtë dëshmon edhe fakti se, sikurse në shumë lokalitete të tjera ilire, ashtu edhe në Krajë (te Liqeni i Shkodrës) është gjetur një sëpatë ilire e tipit dalmato-alban.
Gjithashtu, Andromaqi Gjergji, duke bërë fjalë prë veshjet shqiptare në shekuj, thekson se “më vete qëndron edhe veshja e Krajës, krahinë shqiptare në Mal të Zi.” Kjo dëshmon njëkohësisht edhe për vazhdimësinë iliro-shqiptare në këtë trevë. Dëshmi e tillë, në radhë të parë, është veshja kombëtare e gruas së Shestanit e cila me asnjë detaj nuk dallohet nga veshja e bustit të gruas të zbuluar afër Beratit, e cila i përket shekullit III-II para erës së re. Elemente të tilla ilire vemë re edhe te gratë tjera krajane.
Lashtësinë ilire në këtë trevë na kujtojnë edhe motivet e zbukurimit të pëlhurës, të cilën e thurin në tezgjah (vek) edhe sot mjaft vajza e gra krajane. Kjo iu bie në sy edhe të huajve të cilët i siell rruga në Krajë.
Në Krajë, gjithashtu, janë ruajtur deri në ditët tona edhe disa nga kultet e ilirëve të lashtë, siç është rasti me kultin e diellit dhe me kultin e gjarprit.
Me kultin e diellit lidhet edhe tradita shumëshekullore e ceremonisë së palegrinazhit të shenjtë të krajanëve në malin e Rumisë, sipas të cilës burrat e kësaj treve (Krajës), çdo vit në ditën e Rshajave (Pentecostes), merrnin me vete kryqin e Kishës së Shën Mërisë dhe ngjiteshin herët pa rënë dielli në majen e malit Rumia dhe me të lindur (dielli) i faleshin atij. Kjo traditë tepër e lashtë ka vazhduar të praktikohet nga pjesëtarët e tre besimeve fetare deri në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, por pa kryqin e kishës. Atje organizoheshin edhe gara popullore. (Këtë traditë e ndërprenë organet e pushtetit të ri komunist).
Veç kësaj, çdo njeri që ngjitej në maje të Rumisë, qoftë edhe në ndonjë ditë tjetër, sipas traditës, e kishte obligim të brendshëm për ta ngjitë edhe një gur (sa më të madh) në maje të Rumisë, në mënyrë që ajo të “rritej” sa më shumë. Ekzistonte bindja, madje, se ai që nuk e ngjet gurin në maje të Rumisë do të ketë vështirësi për t’u kthyer (për të zbritë) nga ajo.
Për dëshirën e madhe që Rumia të rritej sa më shumë dëshmojnë edhe këto vargje poetike nga gurra popullore krajane:
“Oj Rumia bjeshk’e naltë,
Ti u bash o, ma e naltë,
Ti u bash m’e naltë se je!…”
(Vargje nga njëra ndër këngët më të preferuara e cila këndohej në vallen e njohur krajane).
Gjithashtu, është i njohur fakti se edhe kulti i gjarprit kishte një shtrirje të gjerë në trevat ilire. Ndër krajanët ai është i pranishëm edhe sot. Ka të moshuar që tek gjarpri shohin diçka jo të zakonshme, madje edhe të mbinatyrshme. Ka të atillë të cilët thonë se është mirë që shtëpia ta ketë gjarprin e vet, sepse ai (gjarpri) trajtohej si mbrojtës i vatrës familjare. Disa madje edhe kanë frikë të mbysin gjarprin (dhe nuk e bëjnë dot atë) nga se janë të bindur se një akt i tillë do të sillte pasoja të këqija për vetë atë (dorasin), për anëtarët e familjes ose për bagëtinë e tij.
Vazhdimësia iliro-shqiptare në këto vise theksohet edhe në shkrimet mesjetare. Kështu p.sh. Mihal Postoli, bizantin nga Konstantinopoja, më 1467, në letrën që i shkroi Jorgj Zevedenit nga Qiproja, ndër të tjera, thotë se “Buena buron në malet e ilirëve dhe të taulantëve.”
Për vazhdimësinë e padiskutueshme midis stërgjyshërve tanë ilirë dhe të popullsisë së Krajës, dëshmon edhe prania e toponimit (fshatit) Arbnesh. Ky emër vendi dëshmon për lidhmërinë e natyrshme midis emrit të vjetër antik të shqiptarëve (Albi, Albanoi, Arbër etj.) qysh në shek. XI dhe të popullsisë aktuale në Krajë. Këtë e dëshmon edhe ekzistimi i arbëreshëve të Zarës, të cilët u shpërngulen nga fshatrat e Krajës (kryesisht të Anës së Sipërme) gjatë gjysmës së parë të shëk. XVIII. Nga Kraja ata sollen në Zarë edhe emrin e lashtë etnik (Arbnesh), të trashëguar nga të parët e tyre ilirë.
Kurorëzim i të gjitha këtyre dëshmive është qëndresa e popullit të Krajës nga lashtësia e deri në ditët tona. Popullsia e Krajës, përkundër sundimit shumëshekullor romak, sllav, osman etj., jo vetëm që ruajti të gjallë, por edhe e begatoi sentimentin dhe qenien e tyre iliro-shqiptare. Mbi të gjitha, edhe në këto troje të Arbërisë, gjithnjë, tingllon ëmbël gjuha e hyjnueshme shqipe.
Krajës ilire i këndoi dhe Dom Ndre Mjedja, në poemthin e tij të njohur “Scodra”, ku ndër të tjera ligjëron:
“Difto si grigjen nëpër shpat kur lshote
Me lkur’harushet vesh’e njesh’barija,
Gjith rrotull Krajës e kah merr Rumija
Kumbim trokash mbi troje tingullote;…”
Duke u përpjekur për ta zbërthyer mesazhin poetik të këtij poemthi, Jolanda Kodra (ndër të tjera), pasi përshkruan triumfin e tatëgjyshit Polifem mbi kulshedrën e mnershme helenike, shton: “Mbi kufomën e dekun të kulshedrës u grumbullua nji sukë e madhe gurësh që pruni me vete shkambi i shkëputun malit dhe Polifemi, tashma i zbutun e me buzë në gaz, tue zbritë së nalti (nga Taraboshi) e tue mbështetë kambën mbi atë grumbull shqypton fjalët fatidike: “T’Ilirijes a k’tu temeli.”
***
Ky themel i Ilirisë vazhdimisht ishte në rrezik. Ai u rrezikua nga perandorë, perandori e popuj të ndryshëm pushtues (nga grekët, romakët, bizantinët, romanët, sllavët, venedikasit, osmanët etj.), por megjithatë, ai themel dhe populli që e “rrënjosi” ate, mbeten:
Gjallë se gjallë
Kuvendon Liqen’i vjetër,
Me Ruminë gjithmonë krenare,
Kraja jonë, kjo shpatë ilire,
Taraboshi e merr fjalën:
E ngritë kokën Taraboshi
Me urt’si i thotë dy fjalë
-Shumë kulshedra dikur moti
U vërsulen në k’to anë,
Erdhën gotët e avarët,
Dhe tatarët me romakë,
Erdhën sllav’t, osman’t e t’tjerë,
Jo si miq, por gjakatarë,
U bënë luft’ra, shumë beteja,
Për ketë tokë të mirë e t’lashtë,
Shumë vuajtje pat ky popull,
Por Shqiptari gjallë se gjallë.
Burimi: FB Mirësevini në Krajë (Welcome To Kraja)
GJURME NGA MESJETA
Sllavët lanë gjurmë të thella edhe në ato treva ku popullsia autoktone iliro-shqiptare i rezistoi procesit të sllavizimit të plotë. Gjurmë të tilla në Krajë janë ruajtur deri në ditët tona. Ato janë të pranishme në fusha të ndryshme të jetës, e veçmas në ate të onomastikës.
a) Toponimet
Sikurse në të gjitha viset ballkanike, ku jetuan e sunduan sllavët, ashtu edhe në Krajë, janë shumë të pranishëm toponimet sllave. Kjo shpjegohet me faktin shumë të njohur se sllavët e kishin (dhe e kanë edhe sot) traditë që toponimet e popujve të tjerë, pra edhe të popullit iliro-shqiptar, ose t’i përkthenin në sllavisht, ose t’i modifikonin me emra te rinj sllavë. Këtë praktikë të sllavizimit të toponimeve të popujve të tjerë e theksojnë edhe studiuesit serbë.
Prandaj, në rrethana të sundimit e administratës shumëshekullore sllave (serbe), të ndikimit shumë të fuqishëm të kishës ortodokse serbe, të politikës e të praktikës shumë të theksuar sllavizuese serbe etj., nuk mund të na habisë fakti se pse në trevat shqiptare (pra, edhe në Krajë) janë të pranishme në masë aq të madhe toponimet sllave, por shumë më tepër habit fakti se si ka qenë e mundur që edhe në ato rrethana aq të disfavorshme për popullin shqiptar, e në veçanti për popullatën ë Krajës, të ruhen e të kultivohen edhe një sërë toponimesh në gjuhën e popullit autokton shqiptar, si p.sh. toponimet: Shtegvashë-a, Qafë-a, Burgjet, Brisk-u, Mal’i Gjanë, Dhen’i Kuq, Bes-i, Trilerat, Fulisat, Qerret-i, Kron’i Lugjeve, Fierushë-a, Përvan-i, Plancat, Qeta’Gashit, Nersanat, Miudhat, Qafa’Ljares, Kulam-i, Dielet, Dacat, Kunorë-a, Rjeps-i, Pinç-i etj.
Në Krajë janë të pranishme edhe dubletet shqiptaro-sllave, si p.sh. emrat e fshatrave: Kështenjë (shqip) – Koshtanjica ose Koshtanja (serbisht), Ftjani (shqip) – Tejani (serbisht), Boboshti (shqip) – Bobovishte (serbisht), Rjepsi (shqip) – Repaza (serbisht) etj.
Toponimia sllave në Sanxhakun e Shkodrës (pra, edhe në Krajë) është ngulitur nga sllavët (serbët), kryesisht para shek. XV, por vazhdoi edhe më vonë, madje deri në kohën tonë.
Kjo ka të bëjë edhe me toponimin Ostros. Në shek. XV ky lokalitet quhej (sllavisht) Krajna. Ostros u quajt shumë më vonë dhe rrjedh nga fjala sllave oshtro (oshtriti). Këtë rrënjë e kanë për bazë edhe shumë toponime e patronime të tjerë, jo vetëm në gjuhën serbe, por edhe në ate çeke, ruse, ukrainase, polake etj. (Të ngjashëm me këtë janë edhe toponimet e fshatrave Oshtrik, Oštrovac, Oštrikovac, Oshtrikovaça etj., si dhe një varg patronimesh serbe, kroate, ruse, polake etj.) Qendra e lokalitetit të Ostrosit u quajt edhe Vorrikurt, sipas varrit të Kurtit, i cili ishte deri vonë një nga përmendoret e këtyre anëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, administrata e re jugosllave, e cila realizohej vetëm në gjuhën serbe krijoi parakushte për sajimin e një toponimi të ri -Mjesni (nga mjesni odbori, mjesni organi etj.), i cili u përdor nga populli krahas me toponimin Ostros, kurse toponimi Vorrikurt shkoi duke u zbeh.
Sllavizimi i toponimeve (patronimeve) shqiptare në Krajë u krye gjerësisht nëpërmjet të shtesave (serbe) iq, viq, oviq, të cilën gjë e realizoi administrata e Krajl Nikollës dhe pasuesit e tij. Kështu p.sh. në fshatin e Kështenjës aktualisht është i pranishëm toponimi (patronimi) Dragoviq. Ky toponim (patronim) kështu i sllavizuar është shumë i ri. Ai është modifikim (sllavizim) i toponimit (patronimit) Dragovol (Dragovojë), ngjashëm me Dragovolën (Dragovojën) në rrethin e Koplikut nga shek. XV. Ky toponim (patronim) rrjedh nga fjala arumune dracul, gjegjësisht nga fjala shqipe dragua (dragoni). (Dragoni është “figurë mitologjike shqiptare, që parafytyrohej si një qenie shumë e fuqishme me fletë të padukshme nën sqetull.”) Për këtë dëshmon edhe fakti se afër këtij lokaliteti gjendet edhe Shpella e Dragonit.
Se toponomastika është një proces shumë i ndërlikuar dëshmon edhe ky shembull: Midis vaneve (limaneve) të Liqenit të Shkodrës, në anën e Krajës, është edhe Vani i Shkjeve. Në shikim të parë del se ky va (gji) ose është i “shkjeve” ose ishte i tyre. Por, jo. Ky va as nuk është as nuk ishte ndonjëherë i “shkjeve”, ai ishte vani i fshatit të Kështenjës. Emri Vani i Shkjeve u sajua nga vrasja e një njësie malazezësh, që kishin hyrë në fshatin e Boboshtit për të plaçkitur e prerë koka “turqish” (shqiptarësh kranjanë). Asgjësimi dhe varrosja e pjesëtarëve të kësaj njësie nga boboshnjanët të prirë nga Adem Boboshti, prej Hajdarajve, u bë afër këtij vani (gjini). Që nga ajo kohë, ky va gradualisht, filloi të quhet Vani i Shkjeve, ashtu siç quhet edhe sot nga vendësit.
Këta shembuj dëshmojnë se sllavizimi i toponimeve shqipe ishte një proces i gjatë, i cili është i pranishëm edhe në kohën tonë. Ky proces është i lidhur ngusht me dominimin politik dhe administrativ të sllavëve në një trevë të caktuar, në rastin konkret me dominimin politik dhe administrativ sllav në Krajë. Megjithatë, duhet theksuar se Kraja bën pjesë në ato treva shqiptare (nën sundimin sllav) ku janë ruajtur më së shumti toponimet shqipe.
b) Antroponimet
Procesi i sllavizimit u manifestua gjerësisht edhe në fushën e antroponimeve shqipe. Këtij procesi nuk kishte se si t’i shpëtonte as popullsia shqiptare e Krajës në Mesjetë, e cila ishte me shekuj nën sundimin e administrimin sllav (serb).
Për onomastikën (emrat e patronimet e njerëzve) në Krajë, sikurse në mbarë Sanxhakun e Shkodrës dëshmon edhe Defteri (regjistri) i këtij sanxhaku nga viti 1485. Sipas tij, fshati Krajna, i cili ishte një fshat i Nahisë së Krajnës, kishte 142 shtëpi. Në këtë fshat në atë kohë jetonin këta kryefamiljarë, gra të veja dhe beqarë: “Ivza, i biri i Popit; Petri, i biri i Spanit; Kola Maviçi; Kola, i biri i Dimitrit; Dançul Gjonçiqi; Andrija Bruti; Kolashi, i biri i Gjorgjit; Gjon Gojsha; Nika, i biri i Borës (Burës); Andrija, i biri i Marinit; Marini, i biri i Gjorgjit; Kalo Shurdo; Dhimitër Shurdo; Petri, i biri i Krujës (Kroja); Gjon Kravali; Nika, i biri i Krabalonit; Prinda Nikolla, Petr Gjoni dhe Nikolla i vëllai i tij; Stoja Koliqi, Nika Xhuloviqi; Rado Gjoni; Gjonashi, i biri i Nikshës; Nika, i biri i Kuklit; Gjoni, i biri i Andrijës; Nika, i biri i Bojkos; Nikolla Andrija; Marin Andrija; Vllatko, i biri Marinit dhe Petri i vëllai i tij; Gjon Petri; Gjon Andrija; Gjuraç Petri; Nikolla Gjoni; Gjon Andrija dhe Nikolla i vëllai i tij; Dabo, i biri i Bruçit; Nika, i biri i Lazarit; Marini, i biri i Nikës; Nika Andrija; Kola Gjorgji; Petri, i biri i Pavlos; Tole Muriqi; Tole Kaliqi; Nusha Dodiqi; Gjin Gradomani dhe Vukçi, i vëllai i tij; Pejan Kola; Nika, i biri i Nenkos; Burza Dragoza, Nikza, i biri i Kallogjergjit; Nika, i biri i Pavlit; Gjoni, i biri i Varsaqit; Dukza, i biri i Marashkos.”
Nga Nahia e Shestanit, sipas Defterit turk të vitit 1485, po vemë në pah emrat e kryefamiljarëve, grave të veja dhe beqarëve të dy fshatrave të asaj kohe:
Fshati Gjon Braka – shtëpi 43.
“Gjon Braka dhe i biri Gjura; Novak Daba; Daba Stoja; Dabovani dhe Pejani të vëllezërit e Nika Lazarit; Stoja, i biri i Gjinit; Vuk Nika; Daba Pop; Gjura Doda; Pero Niksha; Deda Stepani; Daba Andrija; Gjura Daba; Gjergj Stepani; Dabko Gjergjoviq; Stepa Dabkoviq; Gjuro Nika; Gjuro Stoja; Daba Ivani; Pal Dabko; Rajko Gjergjeviq; Dobrko Dobriqi; Vuk Juvko; Dabko, i biri i Stajkos.”
Fshati Sëvaça (Seoça) – shtëpi 29
“Vuk Rajko dhe Gjurashi, i biri i tij; Branko, i vëllai i Nikolla Vardos; Vukashin Radiçi; Nikça Stoja; Stoja Dabzhivi; Melko, i biri i Dragiqit; Radiç Gjuriqi; Novaku, i biri i Bojkos; Milja, i biri i Grubaçit; Pop Bozhidari; Melku; Odaç Bubza (Bobza); Zhivza Ribari; Lazar Gargoviqi; Radashin Nikëza; Vuko, i biri i Popit; Andrija Gjura; Gjuro Pjeçi (Pjaçi); Dabzhivi, i biri i Bogës; Gjuro, i biri i Popit; Vuk Rajko; Bojin Tanushi; Nikëza, i biri i Petr Stepanit; Stepani, i biri i Nikëzës.”
Siç thekson Selami Pulaha, është vështirë të dallohen të gjithë emrat që përdornin shqiptarët nga emrat që përdornin sllavët në Mesjetë, sepse shumë emra të sferës ortodokse ishin të njëjtë, si për shqiptarët, ashtu edhe për sllavët. Të tillë ishin p.sh. emrat: Nikollë, Andrea, Lazar, Gjorgj, Dimitër, Petr, Mihail etj. Por, megjithatë, disa emra që i hasim në defterin e përmendur më lart, si Gjin, Gjon, Leka, Kola, Progon, Tole, Lesh (Llesh), Bardo, Kolsh, Gjeç, Tanush, Mazarak, Pal etj., janë emra tipikë për popullsinë shqiptare, kurse emrat: Bozhidar, Stepan, Millosh, Dobzhiv, Vuk, Vllad, Bogdan, Branko, Dobrosh, Tihomir, Radosllav, Mlladen etj., janë emra karakteristikë me prejardhje sllave.
Veç kësaj, bie në sy edhe një antroponomi shqiptaro-sllave, kur emri i personit është shqiptar, kurse mbiemri (ose emri i të atit) është sllav ose anasjelltas, si p.sh. Deda Stepani, Stoja, i biri i Gjinit, Bojin Tanushi etj. Këtë fenomen onomastik e ndeshim edhe më parë në këto anë. Kështu p.sh. në Analet e Priftit të Duklës përmendet edhe një njeri (luftëtarë i shquar), i cili kishte emër të mirëfilltë shqiptarë – Koçopar (i cili përbëhet nga emri Koço dhe(i) parë. Por, siç bëhet e ditur në Analet e Priftit të Duklës, Koçopari (me emër shqiptar) ishte i biri i princit Radosllav (me emër sllav). Pra, nëse Koçopari ishte shqiptar, atëherë del se edhe i ati i tij (Radosllavi) ishte shqiptar, por me emër sllav, dukuri kjo shumë e pranishme në Mesjetë në Ballkan.
Gjithashtu, Defteri i regjistrimit turk i Sanxhakut të Shkodrës nga viti 1485, dëshmon se qysh në Mesjetën sllave, edhe në Nahinë e Krajës dhe të Shestanit, ishte i pranishëm (edhe pse në masë të kufizuar) fenomeni i sllavizimit të mbiemrave (patronimeve) shqiptare nëpërmjet të shtimit të prapashtesave tipike sllave (viq, oviq, iq), si p.sh. Gjonçiqi, Koliqi, Xhuloviqi etj.
Marrë në tërësi, Defteri i regjistrimit turk i Sanxhakut të Shkodrës nga viti 1485, dëshmon katërçipërisht se në popullsinë e këti sanxhaku, përkundër ndikimit shumëshekullor sllav dhe të sllavizimit të emrave të shqiptarëve, u ruajtën dhe u përdorën edhe shumë emra shqiptarë. Dhe, pikërisht Kraja ishte një nga ato krahina (nahi) ku u ruajtën më së shumti emrat josllavë.
Duke u mbështetur në një analizë të thellë e të shumanshme të këtij Defteri (dokumenti) aq të rëndësishëm nga fundi i shek. XV, Selami Pulaha përfundon se në kushtet e sundimit katërshekullor të feudalëve sllavë (serbë), të shtetit e të kishës ortodokse serbe “klasa sunduese ishte sllave dhe kjo shpjegon epërsinë dhe mbizotërimin e saj politik dhe fetar mbi elementin shqiptar të krahinave të përfshira në shtet e tyre, në një kohë kur procesi i zhvillimit të një klase feudale shqiptare nuk kishte arritur deri sa të formonte shtetin e vet feudal dhe një kishë të veçantë dhe autonome… Në këto rrethana ishte shumë më lehtë që një shqiptar të merrte emër sllav se sa një sllav të merrte emër shqiptar. Pra, mund të thuhet se tanimë me emra shqiptarë mbahej vetëm popullsia shqiptare. Po kështu edhe ata banorë që në burimet në fjalë (Defteret e regjistrimit turk nga viti 1485 dhe të atij nga viti 1582) përmenden me emra shqiptarë dhe mbiemra sllavë ose anasjelltas, në këto kushte duhet të konsiderohen shqiptarë. Nga ana tjetër është vështirë të mendohet se nën antroponiminë shqiptare fshihej elementi sllav, veçanërisht kur është fjala për zonat e brendshme të sanxhakut (siç ishte Kraja). Megjithatë këtë në zonat e kontaktit midis dy popullsive nuk përjashtohet absolutisht mundësia që nëpërmjet të lidhjeve martesore një sllav të merrte emër shqiptar. Por kjo mundësi ishte e kufizuar ende në shekullin XV nga lidhjet e forta të gjakut, që ruheshin në organizatat blegtorale shqiptare – katunet si dhe në fshatrat që në shumicën e rasteve përbënin bashkësi. Ky stad i organizimit shoqëror e pengonte shkrirjen e të dy elementeve (shqiptare e sllave).”
Të dhënat onomastike që ofron Defteri i Sanxhakut të Shkodrës nga viti 1485, janë të rëndësishme edhe për faktin se në atë kohë (fundi i shek. XV) nuk kishin filluar ende të vepronin rrethanat e reja të kushtëzuara nga administrata e re osmane.
Për të fituar një pasqyrë më të plotë për ecuritë onomastike në Sanxhakun e Shkodrës një shëkull më vonë vlerë të veçantë ka regjistrimi i hollësishëm i këtij sanxhaku nga viti 1582. Në këtë kohë, “ndër të tjera me shkatërrimin përfundimtar të aparatit shtetëror që pat qenë në dorë të klasës feudale serbe dhe të pozitës mbizotëruese të kishës serbe, vërehet në krahinat e Sanxhakut të Shkodrës, jo vetëm pakësimi i emrave sllavë të huajtur nga elementi shqiptar, por në përgjithësi edhe pakësimi i elementit sllav në antroponinë e atyre fshatrave, ku ekzistonte gjatë shëkullit XV, veçanërisht në krahinat qendrore dhe lindore të sanxhakut.” Antroponimia sllave zvogëlohet shumë edhe në fshatrat e Nahisë së Krajës e të Nahisë së Maleve të Shestanit. Kështu, fshatrat e Nahisë së Krajës (Gjonçiq, Ftilan, Pençan, Brisk, Livar, Zogan, Arbanas, Bespod, Babsul, Roviq, Boboshta) dallohen për faktin se shumica e banorëve të tyre kishin emra shqiptarë. Për dallim nga këta fshatra, shumica e banorëve të fshatrave: Shkllav, Vrajsha, Nadvilla dhe Podgozhan kishin emra sllavë, gjegjësisht antroponimi shqiptare-sllave, ndërsa banorët e fshatrave Muriq e Koshtanja kishin numër pothuajse të barabartë emra shqiptarë e sllavë.
Gjithashtu, edhe në fshatrat e Nahisë së Maleve të Shestanit (Diraçovica, Guriza, Shista, Dedaq e Markoviq) gjysma e banorëve kishin emra shqiptarë e gjysma tjetër kishin emra sllavë ose kishin antroponimi të përzier shqiptaro-sllave. Në fshatin Selça dhe Kërnica shumica e banorëve mbanin emra sllavë.
Rreziku nga sllavizimi i popullsisë shqiptare, krahas mkëmbjes së administratës osmane, u zvogëlua edhe në Krajë. Por, sllavizimi i shqiptarëve do të vazhdojë edhe më vonë, në ato treva shqiptare që mbeten ose ranë sërish nën sundimin serb, si p.sh. Cërmnica, Virpazari, Rijeka, Tivari, Podgorica etj. Këtë e dëshmon edhe Jovan Cvijiq kur shkruan se “gjatë dy shekujve të fundit (shek. XIX e XX) u serbizuan shumë shqiptarë në juglindje të Malit të Zi (Cërmnicë e Kuç), si dhe në juglindje të Bokës së Kotorit.” Edhe Joseph von Hammer shkruan për “kryengritjen e shqiptarëve të Podgoricës”, në vitin 1640, të cilët më vonë do të sllavizohen. Gjithashtu, edhe Jovan Erdelanoviq bën të ditur se sikur në Rijeka Cërnojeviq, ashtu edhe në Virpazar shumica e popullsisë ishin mjeshtër e tregtarë (katolikë e mysliman) të ardhur nga Shkodra, por që me kalimin e kohës u sllavizuan, sikurse edhe banorët e Krricës, Selcës, Godenjës etj.
Në fund mund të konkludojmë se popullsia e Krajës nuk u sllavizua, në radhë të parë, për faktin se etnosi iliro-shqiptar në këtë trevë ka qenë gjithnjë i fuqishëm numerikisht (në raport me okupuesit e sunduesit sllavë). Ai nuk u asimilua as nuk u shkri me serbët në një komb unik, por e ruajti identitetin e vet etnik.
Dhe, populli shqiptar, përgjithësisht, përkundër ndarjeve fetare (katolikë e ortodoksë) dhe atyre krahinore, përkundër ndikimit të fuqishëm romak, sllav etj., “hyri në këtë periudhë aq të vështirë të historisë së tij i konsoliduar tashmë si një kombësi e përcaktuar mirë, me një ndërgjegje pak a shumë të qartë për rrugën e vet të veçantë, si një unitet më vete, i formuar historikisht në bazë të origjinës, gjuhës, formimit shpirtëror e kulturor të përbashkët”.
Pjesë integrale e këtij entiteti etnik (kombëtar) ishte vazhdimisht edhe popullsia e Krajës. Për këtë dëshmon edhe krisobuli i krajl Millutinit nga viti 1318 (i përmendur edhe më parë), ku bëhet e ditur se ai manastirit të Shen Nikollës në Vraninë, veç pronave të tjera, i fali “nga shqiptarët e Krajës ujëdhesat (garicat) e Plakut”. Pra, edhe krajl Millutini, para afër shtatë shekujsh, flet për shqiptarët e Krajës.
c) Shën Mëria e Krajës dhe objekte të tjera
Kisha e Shën Mërisë sëKrajës është një nga objektet e rëndësishme mesjetare. Për këtë objekt tëkultit është shkruar mjaft, madje edhe monografi, por historia e saj ende nuk ështëndriçuar në mënyrë shkencore.
Për këtë kishë për herë të parë flitet në Analet e Priftit tëDuklës. Për shkenctarët deri vonë ishte i diskutueshëm edhe problemi i venditse ku kishte qenë kjo kishë e lashtë. “Këtë analizë të vendit të kishës së Shënmërisë,që kishte eshtrat e Shnjon Vladimirit…, e bën Jastrebov, i ndjekur ngaRovinskij dhe e vendosë në këmbët e Malit Tarabosh (më saktë të Kodërkollës)nja 3 orë e gjysmë nga Shkodra. Ippen gjen në Ostros rrënjët e saj. Që nga kohamë e vjetër ishte aty Manastiri i Shënmërisë, i përmendur nga Presbiteri iDioklesë, me varrin e Shnjon Vladimirit vdekur rreth vitit 1016.
Në shkrimet serbe, zakonisht thuhet se Kisha e Shën Mërisë sëKrajës zë fill midis viteve 970/980. Atë e ndërtoi princ Pjetri, i ati i Gjon Vladimirit. Duhet theksuar se për këtë nuk ka dëshmi të qëndrueshme, aq më tepërkur dihet se kisha të ngjashme në këto treva kishte edhe para kësaj kohe. Shumëshekuj më parë, madje “më 602, përmenden për herë të fundit në dokumentetkishtare peshkopata e Shkodrës dhe e Dioklesë.”
Gjatë gërmimeve arkeologjike të realizuara para disa vitevenë mbetjet e Kishës së Krajës, nën nivelin e themeleve të saj u gjetën disaskelete njerëzish, e kjo dëshmon katërçipërisht se në vendin ku u ngrit kjokishë ekzistonte një kishë tjetër para saj, gjegjësisht para ardhjes së sllavëvenë Ballkan.
Veç kësaj, sllavët e jugut në këtë kohë, gjegjësisht nëfillim të shek. shtatë nuk e kishin përvetësuar ende krishterimin, përkundërshqiptarëve (ilirëve), të cilët ishin ndër të parët që e përvetësuan atë. Veç kësajedhe në rast se Kisha e Krajës u ngrit më 970/980, ajo nuk ishte kishë“pravosllave”.
Gjithnjë sipas Analeve të Priftit të Duklës, pas vdekjes sëprinc Pjetrit, princi i Zetës u bë i biri i tij, Gjoni (sllavisht Jovan)Vladimiri. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij, Kosarën, kah fundi i shek. Xose fillimi i shek. XI, në vend të Kishës së Shën Mërisë ngritën manastirin E papërlyera e Krajës.
E papërlyera e Krajës njëkohë ishte edhe arqipeshkvi. Ajo ishte mitropoli pa sufragan, gjegjësisht pavartësi, e cila dha “prova të gjalla të bashkimit të katholicizmit et’orthodoksizmit.” E papërlyera e Krajësishte një qendër fetare ekumenike. Arqipeshkvi i parë i saj u emërua Teodozi(para vitit 1446). Pas tij në vitin 1453 në Arqipeshkvinë e Krajës erdhiarqipeshkvi i Thermopileve, Sabbas. Një vit më vonë, më 1454, arqipeshkëv nëArqipeshkvinë e Krajës u emërua veprimtari i shquar shqiptar me aftësi të jashtëzakonshme,Pal Dushmani. Pas vdekjes së Pal Dushmanit më 1457, selia e Arqipeshkvisë sëKrajës për njëzet vjet mbeti zbrazët. Pastaj arqipeshkëv i Krajës u emërua AndriaKroati, të cilin pasi e larguan nga selia e vet e burgosen dhe vdiq në burgun eBazelit, rreth vitit 1483. Pak kohë pas tij Arqipeshkvia e Krajës u shua faredhe në kohën e sundimit osman ajo u shndërrua vetëm në titullare.
Kisha e Krajës e vazhdoi veprimtarinë e vet deri në fillim tëshek. XVII, gjegjësisht deri në kohën kur hordhitë ushtarake të Sylejman PashëBushatit, gjatë depërtimit nga Shkodra për në Cetinjë, e shkatërruan atë dhe eshndërruan në gërmadhë. Nga ajo mbeti vetëm gërmadha e saj dhe Kryqi i Krajës,i cili thuhet se gjendet në Mikuliq.
Edhe pse për ndriçimin shkencor dhe të plotë të Shën Mërisëgjegjësisht të Të papërlyeshmës së Krajësmungojnë dokumentet relevante, edhe pse bëhen përpjekje nga pseudoshkenctarëtserbë që ajo të përvetësohet e të trajtohet si “përmendore e parë sllave në Maltë Zi”, një gjë është plotësisht e vërtetë: Kishae Shën Mërisë ishte dhe është një përmendore e historisë së Krajës.
Gjatë mesjeteës në Krajë u ngriten edhe kisha të tjera,midis të cilave veçohen ato të cilat u ngriten në ujëdhesat (garicat) e Liqenittë Shkodrës.
Në Garicen e Madhe u ngriten dy kisha: Kisha e ShënGjergjit, të cilën e ndërtoi Gjergji II Stracimir Balsha, Sundimtar i Zetës dhei Shqipërisë Veriore (1378-1403). Po në këtë ujëdhesë, gruaja e Gjergjit IIStracimir Balshës, mbretëresha Helena në vitin 1440, ngriti një kishë të re, ShënMërinë, me dëshirë që të varrosej brenda saj. Në shek. XV, në Garicen eMarashnikut, u ndërtua një kishë tjetër, në të cilën gjendet edhe trihonostasimë i vjetër në kishat e Liqenit të Shkodrës. Kjo ishte vepër e përshpirtshme eGjergj Balshës (1403-1421). Në ujëdhesat e Liqenit të Shkodrës ka edhe kisha tëtjera, si ajo në Garicen e Plakut etj.
Aktualisht, konsiderohet se kisha më e vjetër katolike në Anëne Sipërme është kisha e Briskut të Poshtëm. Veç kësaj, ekzistojnë edhe kisha tëtjera katolike, si ajo e Ftjanit, Pinçit, Dobrecit, por më e madhja dhe më enjohura nga ato është kisha e Ljares.
Ublat e Krajës.-Edhe pse Kraja është një trevë që shtrihet gjatë bregut të Liqenit të Shkodrës,ajo në brendi është vend i thatë, pa ujë të gjallë. Për ta kompenzuar mungesëne ujit krajanët qysh në lashtësi u detyruan të ndërtojnë puse ose ubla, siç iquajnë në këto anë. Kraja është vend ublash, midis të cilave po përmendim vetëmdy prej tyre.
Ubla më e njohur në Krajë është Ubla e Krajës. Edhe ate thuhet se e ndërtuan Gjon Vladimiri dheKosara në fshatin Krajë (Krajna, Kroj) ku gjendej kroni, burimi i vetëm me ujëtë bollshëm gjatë gjithë vitit. Ajo luajti rol të rëndësishëm gjatë historisë nëjetën e popullsisë së lokaliteteve për rreth dhe të Kishës së Shën Mërisë dhe tëTë papërlyeshmës së Krajës.
Ubla e Krajës është e thellë rreth 15 metra, ndërsa diametrii grykës së saj është dy metra. Ajo edhe sot është në gjendje të mirë dhe ujine saj e shfrytëzojnë banorët e lagjeve për rreth. Uji që rrjedh nga kroni icili gjendet në fund të saj nuk është ndërprerë kurrë qysh nga koha eVladimirit e Kosarës dhe deri në ditët tona.
Histori e veçantë ka edhe Ubla e Ljares. Thuhet se gjatë një udhëtimi mbretëresha Helena, përshkak të motit të lig, u detyrua të qëndrojë në Ljare. Për shkak të mikpritjessë ngrohtë nga popullsia e Ljares (veçmas nga familja Junku), ajo ndër tëtjera, në shenjë falënderimi, vendosi të ndërtojë një pus (ubul), për të cilënkishin shumë nevojë ljarasit. Mbretëresha e ndërtoi atë më 1290. (Kështu dëshmonjo vetëm gojëdhëna, por edhe një dokument, i cili ruhet në arkivin privat tëMark Nikë Junkut në Dobrec të Ljares).
Mirëpo, kur një pjesë e popullsisë u islamizua, filloi edhegrindja se kujt duhej t’i takonte pusi (ubla) – katolikëve apo myslimanëve dhekjo u shndërrua në vllavrasje. Për ta ndërprerë këtë armiqësi, myslimanëtvendosen që ta mbyllin përfundimisht. Ublen e mbyllen dhe dhanë besën se as nukdo ta hapin kurrë as nuk do ta zbulojnë se ku gjendet ajo. Dhe ashtu ndodhi.Thonë se vendin ku gjendet ubla e mbyllur e din vetëm nga një pinjuel (ljaras)brez pas brezi, por atë, sekret ai e ruan me fanatizëm nga të tjerët. (Nëpyetjen që i bëri prof. dr. Hajrullah Koliqi, Mark Nikë Junkut, burrë 71 veçarnë atë kohë (1979), se a është mirë që kjo ubël edhe sot mbahet e mbyllur dhe nuk zbulohet vendi se ku ishte ajo, ai jupërgjegj: “Kish me kjenë mirë për ljaras që t’çilej ajo ubul, por shumë ma merandsi isht besa qi kanë dhanë. Besa isht ma e madhe se Zoti n’tokenshqyptare.”
ç) Vladimiri dhe Kosara
Legjenda e dashurisë idilike dhe të pastër midis GjonVladimirit dhe Kosarës është e përshkruar në kreun XXXVI të Analeve të Priftit të Duklës.
Pas vdekjes së princ Pjetrit, princ i Zetës (Duklës) u bëbiri i tij, Gjon Vladimiri, i cili ishte sundimtar në këto anë në fund të shek.X e fillim të shek. XI. Atë e sulmoi mbreti maqedonas (bullgar), Samuili dhe emundi në betejën afër Tivarit më 988, e zu rob dhe e çoi në burgun e Prespës.
Duke i përjetuar thellë në shpirt vuajtjet e Vladimirit nëburg dhe duke e dëgjuar të folurit e tij të ëmbël, e bija e mbretit Samuil,Kosara, dashurohet në të “jo në bazë të ndonjë epshi trupor, por sepse i erdhikeq për rininë e bukurinë e tij.” Dhe, për rrjedhojë Kosara e dashuruar i vurikusht të atit: “Ose ma jep për burrë Vladimirin që mban në burg, ose ta dijshse para do të vdes se do të martohem me ndonjë burrë tjetër.”
Kështu, mbreti Samuil u detyrua që t’ia plotësojë dëshirën sëbijes. Vladimiri dhe Kosara u martuan dhe u kthyen si sundimtarë me seli nëKrajë, natyrisht si vazal të Samuilit. Në Krajë ata ngriten manastirin E papërlyera e Krajës, oborrin mbretërordhe ublën e Krajës. Ata bënë një jetë të pastër e të lumtur. Jetuan si bashkëshortë,por në shenjtëri e pastërti të plotë (“matrimonium non consumptuni”) dhe nukpatën fëmijë. Si grua që ishte me kulturë, Kosara ngriti edhe një kuvend e njëshkollë për femra në Krajë.
Pas vdekjes së Samuilit dhe vrasjes së djalit të tij, nëfronin maqedonas erdhi Jovan Vladisllavi. Sundimtari i ri maqedonas e ftoiVladimrin që të shkonte tek ai në Prespë, duke iu betuar në kryq se nuk do t’indodhte ndonjë gjë e ligë. Vladimiri i besoi atij, shkoi në Prespë, por e vranënë pabesi para derës së kishës së atij qyteti. Kështu, princ Vladimiri u vra më22 maj 1016. “Gruaja e Vladimirit të shenjtë u mbyt në lot shumë e shumë ditë,aq sa nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë.”
Vladimirin së pari e varrosin në Prespë, por Kosara eshtrate tij i solli në Krajë dhe i varrosi në Tëpapërlyeren e Krajës. Vetë Kosara u bë murgeshë dhe vazhdoi të sundojë nëkëto anë deri më 1018, kur edhe vdiq. Ajo u varros te këmbët e të shoqit tësaj, Vladimirit.
Kështu përfundon rrëfimi i Priftit të Duklës për Gjon Vladimirindhe Kosarën, por “historia” e tyre do të vazhdojë edhe më vonë. Kështu, eshtrate Gjon Vladimirit të shenjtë, shqiptari Mihal Komneni vendosi t’i rivarrosë nëDurrës, prej nga i çuan në Elbasan, pranë një manastiri. Për nder të GjonVladimirit princi shqiptar Karl Topia në vitet 1381-1383 në themelet emanastirit të vjetër ndërtoi një manastir të ri, i cili që nga ajo kohë e derisot e mbanë emrin Kisha e Shën Gjonit (Shnjonit).
Legjenda mbi Gjon Vladimirin është legjenda më e vjetër mbishenjtorë në Ballkan. Trupi dhe shpirti i tij u bënë pasuri shekullore eshqiptarëve, që nga fundi i shek. XII, kur filluan të mbahen panagjyre(manifestime) për nder të tij. Dita e Shën Gjon Vladimirit është 22 maj.
d) Kontët e Ljares
Nga një gojëdhënë dhe një dokument mësojmë se vëllazëriaJunkaj nga Dobreci i Ljares është me prejardhje bujare, qysh nga shek. XIII.Sipas dokumentit të përmendur “mbretëresha e stolisi (Junkun) me titullin eKontit të Ljares e të bujarisë, i cili ishte titulli i parë në krahinën eKrajës, …” Titullin e Kontit të Ljares Junkut ia dha mbretëresha Helena më1290, atëherë kur e ndërtoi edhe Ublën e Ljares.
Si ndodhi kjo?
Sipas gojëdhënës e dokumentit të përmendur më lart,mbretëresha Helena ishte nisur për të shkuar në Tivar. Për të arritut atje ajoduhej të kalonte nëpër Krajë (Ljare). Ishte kohë dimri dhe gjatë kalimit nëpërLjare bëri një kohë shumë e ligë. Dhe, mbretëresha u detyrua të kërkojëstrehim, mikpritje… Mikpritje të ngrohtë gjeti kudo në Ljare, por në mënyrë tëveçantë në konakun e Junkut në Dobrec.
Mikpritja e ngrohtë e njerëzore që rezervoi familja e Junkutpër mbretëreshën Helena e mahniti atë. Këto përshtypje të mira të sajuara ngasjellja bujare e respekti i treguar ndaj mbretëreshës bënë që ajo në shenjëfalënderimi ta nderojë, jo vetëm popullin e Ljares, por veçmas familjen eJunkut. Dhe, kështu, ajo familjen Junku e stolisi me titullin e lartë të Kontit të Ljares dhe për stemë – kokën e mëzatit.
Me kalimin e kohës, familja e Junkajve u shtua dhe udegëzua. Gjatë shekujve shumë familje nga kjo vëllazëri u shpërngulen ngaLjarja dhe u vendosen në vende të tjera, si në Zarë, Ulqin, Tivar etj.
Një pinjuell nga kjo vëllazëri me kohë ishte shpërngulur dhevendosur në Essek të Hungarisë, nga e cila u sajua edhe një familje. Një djalënga kjo familje në Hungari ishte njoftuar me një vajzë bujare (me të cilëndëshironte të martohej), por për ta arritur këtë i lypej edhe atij një dëshmise kishte prejardhje nga një familje e lashtë bujare. Për ta siguruar këtëdokument (dëshmi), ai u detyrua të shkruajë një letër në Dobrec të Ljares, nëtë cilën kërkonte që t’i dërgohej dëshmia e nevojshme për prejardhjen e tijbujare. Por, meqenëse dokumenti origjinal, i dhënë nga mbretëresha Helena,kishte humbur, dëshminë e kërkuar e shkruan, nënshkruan dhe e vulosenautoritetet më të larta kishtare të Budvës, Kotorrit, Tivarit, Durrësit,Shkodrës, Lezhës etj.
Dokumenti në fjalë u lëshua në Budvë, më 30 qershor 1758.
Autoritetet e përmendura kishtare, nëpërmjet të gojëdhënësdhe argumenteve dëshmuan se mbretëresha Helena vërtet e stolisi Junkun metitullin Kont dhe se pasardhësit e tij gjithnjë e gëzojnë këtë titull të lartëtë bujarisë.
Dokumenti në fjalë iu dërgua Kont Junkut në Hungari dhe umartua me konteshën, por ata nuk paten fëmijë.
Titullin e Kontit, Junkajt e Dobrecit të Ljares vazhduan tambanin me shekuj, por duhet shtuar se asnjë djalë as vajzë nga vëllazëria etyre nuk u martua me ndonjë vajzë, përkatësisht djalë, nga familje bujare, por“Me varza e djelm të sojit t’vet”, siç thotë Mark Nikë Junku.
Burimi: FB Mirësevini në Krajë (Welcome To Kraja)
Historia e arsimit ne Kraje

Kraja e Shkodrës, ky shteg midis Lindjes e Perëndimit, kjo trevë shqiptare midis Baltës (liqenit të Shkodrës) dhe Romanesë (Rumisë) së shenjtë, është arkeologji vlerash të shumta’.
‘Nuk ishte rastësi fakti që autori i monumentit të parë në gjuhën shqipe (Mesharit) Gjon Buzuku, ishte nga Kraja, nga kjo trevë me traditë në fushën e kulturës dhe arsimit mesjetar.’ Në qendër te kësaj treve, në Ostros, sot komuna e Tivarit, gjendët dhe vepron Shkolla fillore ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’…
‘Fillet e edukatës dhe arsimit në Krajë duhet kërkuar te të parët e shqiptarëve, te labeatët (ilirët), të cilët ishin kulm i kulturës evropiane,si dhe pedagogjinë (edukatën) popullore albano-shqiptare. Por, më sa dihet deri sot, format e para arsimore në këtë trevë, sikurse edhe në treva të tjera veriore albano-shqiptare i organizuan urdhërat fetarë, fillimisht benediktinët, të cilët qendruan dhe e zhvilluan veprimtarinë e tyre në këto treva nga shekulli VI-XIII,pas të cilëve erdhën dhe dominuan në këto vise pjestarët e urdhërit dominikan. Në këtë fushë ndikuan edhe faktorë e popuj tjerë fqinjë dhe pushtues, si helenët, romakët, venedikasit, sllavët, osmanët etj’.
Në vitin shkollor 1928/29, saktësisht më 10 mars 1929 u hap shkolla e parë në Krajë (në gjuhën serbe) në Maxhuraj(Ostros), në shtepinë e Smajl Maxhurit,e cila e vazhdoi veprimtarinë e saj deri në vitin 1941. Mësuesja e parë e saj ishte Milka Saviq, e cila punoi tre vjet në këtë shkollë. Këshilli i parë i kësaj shkolle përbëhej nga:Kasem Çeka_Gjençiqi, Sait Kanaqi dhe Met Alia-Kovaçi.

Në vitin shkollor 1935/36 u hap shkolla e dytë fillore në Krajë, në Martiq(poashtu në gjuhën serbe), në të cilën i vijonin mësimet nxënësit e Martiqit, të Kështenjës dhe të Boboshtit. Mësuese ishte Antonia Markoviq. Pushtimi fashist solli një realitet të ri politik e arsimor edhe në Krajë, kur më 22 korrik 1942 edhe
Shkolla ne Martiq (Runj)
Kraja iu bashkua Prefekturës së Shkodrës.
‘Në vitin shkollor 1941/42 u çel Shkolla fillore “Skenderbeg” në Ostros. Mësuesit e kësaj shkolle fillore shqipe ishin nga Shqipëria: Prenkë Gjakova, Nuhi Kiçi, Kaqe Pisha dhe Ilia Zhavori. Në muajin maj 1942 kjo shkollë kishte 74 nxënës, të gjithë djem’. 4
Pas Luftës së dytë botërore, Kraja përsëri u gjend brenda kufinjve administrativ e politik të Jugosllavisë së re socialiste. Në vitin shkollor 1945/46, për përgaditjen dhe mirëvajtjen e mësimit, qendruan dhe punuan afro katër muaj në Krajë mësuesit nga Ana e malit, Fadil Avdiu dhe Metë Kurti.
Më 1 shtator 1946 u çel shkolla fillore në gjuhën shqipe në Maxhuraj, në të cilën e vijonin mësimin nxënësit nga Ostrosi i Madh, Ostrosi i vogël, Arbneshi e nga Skjeja. Mësuesit e parë të kësaj kanë qenë: Veli Hoxha dhe Xhemal Avdiu. Në vitin e parë shkollor kjo shkollë kishte 161 nxënës.
Në vitin shkollor 1946/47 u cel edhe në Martiq shkolla në gjuhën shqipe me mesues: Metë Kurti, Hasan Hoxha (Gjeëbritaj), Adem Gjokaj dhe Ali Cuku. Në ate vit shkolla kishte 64 nxënës nga Martiqi, Kështenja, Ftjani dhe Boboshti. Më vonë kjo shkollë kalon në Ramushaj.

Në vitin shkollor 1947/48 çelet shkolla fillore në gjuhën shqipe në Dragoviq, me mësues Halil Avdiun. Shkolla kishte 49 nxënës. Më vonë kjo kaloi në Kështenjë. Shkolla fillore e Maxhurajve këtë vit kalon në mejtep të Ostrosit të Madh me mësuesin e parë kranjan Rexhep Lanin (Gjeçbritaj). Po këtë vit çelet edhe shkolla fillore në Arbnesh, me mësues Janko Perkolën në të cilën ndiqnin mësimin 87 nxënës nga Arbneshi dhe Skjeja.
Hasan Hoxha nder mesuesit e pare kranjane
Prof. Dr. Hajrullah Koliqi: ‘Historiku i arsimit ne Kraje’, Prishtine, 1999.
Në vitin shkollor 1948/49, u çel shkolla fillore edhe në Ftjan, me 58 nxënës, me mësues Hysen Cukun si dhe shkolla fillore në Bobosht me 70 nxënës, me mësues Ali Cukun. Ne vitin shkollor 1951/52 si mesues punon edhe Salo Kurmemoviqi nga Ana e malit. Në vitin shkollor 1952/53 shkollës fillore në Ostros iu shtua edhe klasa e peste. Ne vitin shkollor 1953/54 si mesues punon edhe Myrto Curoviqi. Në vitin shkollor 1955/56 u bë shkollë tetëklasore.
Krajanët filluan të vazhdojnë shkollimin e mesëm, shumë prej të cilëve në shkolla normale (shkolla profesionale për mesues), në Nikshiq, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Shkup. Më 1960 doli mesuesi i parë krajan Rexhep. Në vitin shkollor 1961/62 në Shkollën fillore te Ostrosit erdhi edhe Ramazan Marku, mësuesi i parë i kualifikuar (mbaroi normalën në Nikshiq). Punon edhe mesuesi Smajl Hoxhiqi.
Në vitin shkollor 1962/63, kjo shkollë merr statusin e shkollës amë. Shkolla e Ftjanit, Kështenjës, Boboshtit dhe Arbneshit u bënë paralele të ndara të Shkollës fillore në Ostros. Kuadri mësimor në shkollat e Krajës fillimisht ishte plotësisht i pakualifikuar.
Për përgaditjën profesionale të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi,sikurse edhe për mësuesit tjerë u organizuan kurse pedagogjike. Në këto kurse morrën pjesë edhe mësuesit që punonin në shkollat e Krajës. Gjecbritaj i cili mbaroi shkollën normale në Nikshiq. Ketij viti si mesues punon edhe Qamil Canoviqi.
Në vitin shkollor 1963/64 si mësimdhënës punon Omer Çobi nga Krytha. Në vitin shkollor 1964/65 në shkollën qendrore punojnë edhe: Adlije Canoviq-Luka, Munire Gjullameroviq, Petar Saviq, Hazir Kuçi dhe Petar Mirdita. Në vitin shkollor 1965/66 kthehen nga studimet dhe japin mësim arsimtarët e diplomuar Ismail Doda,e Tahir Perazaj. Këtij viti fillojnë punën Ibrahim Luka dhe Musa Gjoni. Si mesues punon edhe Nezir Koliqi.
Po këtij viti fillon punën mësuesi i diplomuar Ismail Doda(në Arbnesh), pastaj Tahir Perezi e më vonë Selatin Gjenashi. Ne vitin shkollor 1966/67 si mesues punojnë edhe (mesues te posadiplomuar) Hajrullah Koliqi, Brahim Canoviqi dhe Beqir Haxhimuratoviqi. Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohën: Rexhep Vata(nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetër Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Ketij viti punoi edhe Bajram Berisha.
Në vitin shkollor 1967/68 filluan punën mësimore në Krajë edhe dy mësueset e para krajane: Nazire Curaj (në Ostros) dhe Fatime Gjeçbritaj (në Arbnesh). Po këtij viti në këtë shkollë fillon punën edhe Mehmet Bardhi. Në punë u pranuan edhe Adem Hajdari (me shkolle te mesme bujqesore), Nezir Milla, Qazim Haxhimurati dhe Fatime Tuta me kualifikim të mesem ekonomik.
Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohën: Rexhep Vata (nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetër Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Më 10 mars 1968 shkollës i jepet emri i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.
Në këtë vit hapet edhe paralelja e ndarë në Skje me 32 nxënës. Kuadrot vazhdimisht plotësohën me mësues vendas.Keshtu në vitin shkollor 1968/69 erdhen me diploma mesuesie: Aishe Maxhuri, Sulltana Gjenashi, Osman Kaca dhe Hysejn Hajdari. Me kohë të caktuar pune u pranua edhe Nuo Gjokaj nga Malësia.
Termeti i 3 nëntorit 1968 dëmtoi edhe objektin e shkolles. U ndertua objekti i ri i përkohshem i tipit ‘montazhë’. Më 1 prill 1969 drejtor shkolle zgjidhet Ismail Doda (edhe nëntë muaj më parë ishte ushtrues i kësaj detyre).
Në vitin shkollor 1969/70 punën fillojnë edhe Ibrahim Berjashi, Zija Bardhi, Abullah Vukoviqi, Fadil Kaciqi. Poashtu u punësua edhe Hajrullah Hajdari me kualifikim të mesëm ekonomik.
Në vitin 1970 Universiteti i punëtorëve nga Tivari hapi paralelen e vet për arsimin e të rriturve edhe në shkollën tonë me qellim zhdukjeje të analfabetizmit. Me 11 qershor 1971 u vu gurthemeli i godinës se re shkollore në Bishtigvozd. Në vitin shkollor 1971/72 me diploma të mësuesisë punësohën: Xhevdet Marku, Sanije Bardhi, Bajram Demiri dhe Mujo Koliqi. Poashtu fillon punën Ramazan Bardhi. Punësohet edhe Dragolub Gjokiqi nga Malësia e Madhe.
Në vitin shkollor 1972/73 punojnë edhe: Lime Berjashi dhe Ali Gjeëbritaj. Punon edhe Mehmet Bardhi i vetmi profesor i diplomuar. Në vitin shkollor 1973/74 kalohet me punë ne godinen e re shkollore ne Bishtigvozd, godinë me një sipëerfaqe prej 1070 m2.
Në këtë vit shkollor numri i nxënësve ishte:të regjistruar 520,në fund të vitit 516. Po këtij viti me akcione vullnetare banorët e Skjesë ndertojnë godinen e re shkollore. Këtij viti për të parën herë punësohën:Qamil Maraj.Smajl Draga dhe Isa Draga.
Në vitin shkollor 1974/75 fillojnë punën në shkollën tonë:Muharrem Ardolli dhe Xhevat Kanaqi. Numri i nxënësve: 517. Këtij viti shkollor marrin diplomat e përgaditjes se lartë: Ismail Doda , Qamil Maraj dhe Nezir Milla. Ibrahim Luka dhe Ramazan Bardhi diplomojnë në Shkollën e lartë pedagogjike.
Në vitin shkollor 1975/76 numri i nxënësve ishte:në fillim të vitit 511,në fund të vitit 510. Në vitin shkollor 1976/77 punësohët arsimtari i biologjisë Beqir Berjashi. Në vitin shkollor 1977/78 drejtor i shkollës zgjidhet Adem Hajdari (mësues).Kuadër i ri vjen Sabahet Hoxhiqi nga Ulqini.Një kohë të shkurt këtë vit punoi edhe Xhafer Perashi.
Më 15 prill 1979 termeti dëmton objektet shkollore në Ftjan,Keshtenje,Bobosht dhe Arbnesh.Më vonë zëvëndësohen me objekte te rinjë të tipit ‘montazhë’. Këtij viti fillojnë të punojnë edhe Aishe Çobaj dhe Imer Draga. Më 12 gusht 1981 për drejtor shkolle zgjidhet Ramazan Marku. Këtij viti në këte shkollë punësohet edhe Bejto Myrta Draga.
Më 23 gusht 1982 për herë të parë shkolla jonë zgjedhë ndihmësdrejtorin,Rexhep Gjeçbritaj, mësues veteran i kësaj shkolle.Fillon punë si arsimtar i bdiplomuar i matematikës Tahir Bajraktari. Kete vit shkollor (1982/83) fillon punen Sabri Kanaqi, arsimtar i arsimit teknik. Më 24 shkurt 1984 ndihmësdrejtor zgjidhet Qamil Canoviqi, mësues veteran.
Në vitin shkollor 1984/85 pranohën në punë:Skender Cuca(nga Sukobina),arsimtar i edukatës fizike , Skender Nasradini (nga Krytha) arsimtar i matematikës dhe Nebojsha Rajciq (nga Tivari) si arsimtar i edukatës muzikore. Këtij viti puntori i kësaj shkolle Ismail Doda morri titullin magjistër.
Më 31 korrik rizgjidhet për drejtor shkolle Ramazan Marku. Në vitin shkollor 1985/86 per mungesë kuadi pranohët në punë Stanisllava Rojeviq, arsimtare e edukates së artit figurativ. Këtij viti për të parën herë fillon mësimi i gjuhës angleze në shkollën tonë.
Më 11 nëntor 1986 fillojnë punimet në fazën e dytë të objektit të shkollës qendrore me një sipërfaqe prej 750 m2 me sallë të edukimit fizik. Në vitin shkollor 1986/87 si kuadro të rinjë pranohën Hasan Cukoviq dhe Anto Luliqi. Kete vit u pru telefoni në shkollën qendrore.
Në vitin shkollor 1987/88 për arsimtar të gjuhës angleze pranohët Agim Bajraktari,arsimtar i diplomuar për kete lëndë.Këtë vit përfundojnë punimet ne fazën e dytë të shkollës. Shkolla pajiset me orendi të reja. U rregullua poligoni i shkollës dhe u përfundua rrethimi i oborrit. Numri i nxënësve:
Në vitin shkollor 1988/89 pranohën në punë:Nezir Perashi,arsimtar i matematikës dhe Selman Haxhimurati, arsimtar i edukatës së artit figurativ. Në vitin shkollor 1989/90 punësohet Fikret Juleviq, profesor i edukatës fizike. Pas pensionimit të drejtorit të deritashëm Ramazan Markut,më 15 qershor 1991 ushtrues i detyrës emrohët Ali Gjeçbritaj.
Më 4 janar 1992 për drejtor të shkollës Ministria për arsim dhe shkencë e Malit të Zi emron Fadil Kaciqin, arsimtarin e deritashëm te gjuhës serbokroate. Këtë vit u bë edhe konstituimi i Këshillit të shkollës në baza të reja ligjore. Pranimi i kuadrove të reja u bë nevojë e sidomos për gjuhën angleze (arsimtari i deritashëm i kualifikuar emigroi në SHBA).
Si mësimdhënëse e gjuhës angleze pranohët Aishe Koliq, arsimtare e grupit klasor kurse për edukatë muzike Kadri Doda nga Shasi. Nga shtatori i këtij viti gjuhën serbokroate e jep Kasem Alloviqi nga Katërkolla. Më 1994 puntorë të rinjë në procesin mësimor pranohën Skender Ramusheviq dhe Xhafer Cukoviq, të dy arsimtarë të edukatës fizike.
Më 16 korrik 1997 për drejtor shkolle emrohet Beqir Berjasheviq,arsimtar i biologjisë. Gjendja materiale e shkolles ishe e palakmueshme e sidomos gjendja e objekteve shkollore.Nga mungesa e mjeteve materiale nuk ishte investuar fare një periudhë mjaftë të gjatë. Në paralele të Ftjanit dhe Boboshtit nga inspektori gjegjës ndalohet organizimi i mësimit.Mjete për objekte të reja nuk kishte.
Drejtori organizoi aktivitete të gjithëanshme për sanimin e
objektit në paralelën e Boboshtit dhe ndertimin e objektit te ri në Ftjan. Poashtu u punua në sanimin dhe përmirsimin e gjendjes se objekteve shkollore në Arbnesh,Skje dhe Kështenje. U bënë adaptime edhe në objektin e shkollës qendrore e sidomos ne sallën e edukatës fizike. Montohën të gjitha rekvizitet sportive të cilat vite me radhë ishin jashtë funkcioni.
Duhët cek se ne këte ndihmuan në mënyre humanitare(pa pagese) mjeshterve te portit te Tivarit. Poashtu mjetet e komunikacionit (dy kombibus) u prunë në gjendje të rregulltë teknike. Patjetër duhet cekur se edhe këty pa pagesë ndihmuan mjeshtrit e portit të Tivarit.
Me ndihmën e Ministris për arsim dhe shkencë dhe donatorve tjere e sidomos komunës së Tivarit, vehën dritare të reja nga alumini ne objektin e shkolles qendrore.
Më 10 mars 1999 bëhët promovimi i numrit të parë të revistës se shkollës ‘Valët’. Këtij viti doli nga shtypi monografia ‘Historiku i arsimit në Krajë’ të cilin shkollës ia dhuroi autori prof. dr. Hajrullah Koliqi, ish nxënës dhe puntor i kësaj shkolle.
Gjatë kësaj periudhe paraqitet nevoja për kuadër të kualifikuar për ciklin e lartë për shkak të migrimit të shumë puntorëve nga kjo shkollë në SHBA e gjetiu. Këte vit në shkkollën tonë vie të punoi edhe Hajdar Mujeziqi (në Ftjan).
Duhet cekur patjetër se dhjetëvjetshi i fundit i shekullit të kaluar ishte dekadë e sukseseve dhe të arriturave të mëdha të këtij institucioni. Ne veren e viti 2001 shkollen tone e vizitoi Xhevat Koliqi, ish nxenes i kesaj shkolle e tani banor i SHBA, me te cilin rast shkolles sone i dhuroi kompjuterin e pare me te gjitha pjeset percjellese (1.200,oo dollare).
Me 15.07 po te ketij viti, ne oborrin e shkolles, u be perurimi i bustit te Skenderbeut emrin e te cilit mbane shkolla jone. Ne korrik ti vitit 2002 Imer Beqiri Hoxhaj, nga Qyrjani, qe jeton ne SHBA, shkolles sone i dhuron 3.000,00 dollare amerikan per te blere 5 kompjutera.
Dic me von edhe dy te tjere i fituam nga Sekretariati per zhvillim te RMZ dhe keshtu formojme ne shkolle kabinetin e informatikes. Ne prag te festes se dites se shkolles, Banka Komerciale e beogradit i dhuroi shkolles sone orendi me vlere prej 8.000,oo Eurash ndersa ‘Verano Motors’ poashtu nga Beogradi 5 kompjuter (te perdorur). Ishin keto dhurata pas nje vizite rasti i drejtoreve te ndermarrjeve ne fjale.
Me 24.11.2004 Komuna vendosi qe shperblimin e sivjetem, ’24 Novembar’ me 2.000,00 Eura ta marrr kolektivi i shkolles sone, si kolektiv me i dalluari kete vit ne komune.
Urime per kete shperblim, shkolles i arrijti edhe nga kryetari i Kuvendit republikan. Me 5 10.2005 Shkollen tone e vizizuan 25 student te mesuesise me pedagog nga Cirihi. Sanimi i pullazit te objektit te shkolles ne qender ishte perpjekje e perditshme e drejtorit te shkolles. Kjo u arrite ne kete vit shkollor, kur shkolla jone u integrua ne reformen shkollore-mesimi fillor nentevjecar.
Letersia e Krajes

Mehmet Kraja
Mehmet Kraja ka lindur më 1952, ne Kraje, ne Mal te Zi. . Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e Re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja” ”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tirane. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zeri” dhe “Koha Ditore”. Qe nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Deri tani ka botuar: 10 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekstesh publicistike në shtypin e Kosoves she Shqiperise.
Mehmet Kraja
Im atë donte Adolfin
(Fragment romani.)
V jeshta e fundit e Luftës së Dytë Botërore tim atë e gjeti në Shkodër. Pesë delet i kishte shitur në pazarin e bagëtisë që para mesditës, kishte blerë kripë, sapun dhe vajguri dhe tani, me hejbe në krah dhe me qeskën e parave lidhur pas ushkurit, shkoi e hyri në Kafen e Madhe. Nuk u ndal as te rruga e kovaçhanave, as te dyqanet e saraçëve, por u fut në shehër bashkë me një rigë shiu, një pëshurrimë e përzier me erën, që lagte kalldrëmin me një sitje të hollë dhe të mjegullt.
Në të vërtetë, atë ditë tim et i ndodhën në Shkodër ca gjëra që nuk i kishin bërë vaki ndonjë herë tjetër. Ndërsa kalonte nëpër një sokak të ngushtë e të rrethuar me ato avlitë e larta, dhe me dyert e kapixhikëve që ngjanin me vrima buburrecash, vërejti tek hapej njëra syresh dhe që andej pa të dilte një djalë jo më i madh se trembëdhjetë vjeç. Veshët i kishte të mëdhenj, si të lakuriqit të natës, dhe një hundë majuce i rrinte mbi fytyrë si sqep gargulli. Ai i doli përpara tim et, e zuri për mënge dhe, me një të pëshpëritur që vinte si grahmë maçoku, i foli mu rrëzë veshit. A do pith, mos më shiko ashtu, e kam Dranën këtu mbrenda, asht e trashë, i ka ****ët sa dy sepeta. Im atë u ndal. Porta e ngushtë kishte mbetur gjysmë e hapur dhe brenda oborrit shihej gryka e pusit, një govatë aty pranë dhe ajo Drania sa një katua, tek ishte ulur këmbëhapur mbi një stol, merrte ujë me të dy duart nga govata dhe lante kofshët, bashkë me atë thellomën e zezë midis shalëve. Jo që nuk i pëlqeu ajo pamje, madje për ndonjë çast e mendoi veten tek shtrihej mbi të, si mbi një lundër, po ja që atë ditë e kishte mendjen te punët e luftës dhe punët e mëdha të botës, dhe nuk desh që shfryrjen e herdheve ta ngatërronte me to. Atje në katundin tonë, punët e sevdasë? E la mendimin përgjysmë dhe atij djalit me hundën si sqep ia ndezi një flakaresh, pthu! edepsëz, bre! dhe pjesën tjetër të sokakut e kaloi duke i bërë dy hapa me një. Djali e shau, por ai nuk e ktheu kokën prapa.
Në të hyrë të Çarshisë dikush desh t’i shiste një sahat me qostek argjendi dhe me dy gurë që vezullonin si sy maceje, në kapakun e mbuluar me shkrim arabisht. Merre, i tha i zoti, asht sahati i Riza Pashës, ja ka falë gjyshes teme për nji natë qi fjeti me të. U ngërdhesh. Ngriti njërën këmbë dhe u pordh dy herësh.
Ndërkohë, një plakë që aty pranë shiste sarikanë, bërtiste me zë të lartë, hajdeni gra, ejani vajza, ju rruen nana sa çelë e mbyllë sytë, ju ban atë teshën si qefull, se komunistat e duen të rruem, thërriste ajo. Një grua e veshur me çitjane, si me ndrojtje iu afrua plakës, ndërsa burri i saj, një zgatalan me xhamadan të qëndisur dhe me tirq maje ****ës, kishte zënë vend tre-katër hapa më andej dhe e shikonte gruan e vet me bisht të syrit. Gruaja me çitjane i tha diçka plakës me zë të ulët. Por plaka ia krisi me të veten. Mos m’thanshin Hasime, qi nuk ta ban si shuplakën e dorës! Si the? Nuk asht komunist? Qyqja ti! Gjeje nji hypës, sa nuk t’ka lanë nepsi. Burri me tirq u skuq në fytyrë, pastaj u mërtis dhe dikur u nxi fare. Shkoi dhe e zuri gruan e vet për llëre dhe, me shikimin e rrëzuar përtokë dhe me nofulla të shtrënguara, i tha plakës, ta baj vorrin këtu, midis Çarshisë, shtriga plakë, dhe u largua duke sharë nëpër dhëmbë dhe duke tërhequr gruan pas vetes, me atë mënyrën e sprovuar të tërheqjes së mushkës për ullari. Gruaja me çitjane, ndërsa i shkonte burrit pas me hapa të shpejtë, ktheu kokën prapa një herë dhe dy herë, dhe me atë shikimin e humbur që nuk kapte asgjë, dhe me atë hutesën e saj të mjegullt e të hapërdarë nëpër tym ëndrrash dhe giasmesh të largëta, la mbi atë anë të Çarshisë një molepsje të trishtë të ajrit dhe ngrysje të pikëllimtë të havasë, që të shponte si turjelë tamam në dërrasë të gjoksit.
Tek ana e epërme e Çarshisë, atje ku kalldrëmi i lagur ngjante si i lyer me sapun nga një shkëlqim i beftë dielli, pikërisht te ai dyqani i pëlhurave me penxhere të mëdha e me qepena të ngritura përgjysmë, im atë pa një turmë njerëzish që ishin mbledhur në rreth dhe bënin sehir. Para tyre, një burrë i shkurtër, me kapelën prej basme mbi tepe të kresë, me mëngët e përvjelura dhe me xhamadanin e zi shtrënguar pas trupit, nxirrte nga dyqani me nxitim të madh dengjet e faqellit dhe të kambrikut, i hidhte përtokë dhe pastaj i shtrinte një nga një mbi baltën e kalldrëmit. Dymbëdhetë kute për nji qefin. Merrte një copë letër nga xhepi i xhamadanit dhe një kalem me maje të topitur nga xhepi tjetër. Shënonte. Bënte hesap. Shpejt. Pa ia vënë veshin askujt. Pasha Kuranin, askujt nuk ia kam vjedhë ma shumë se gjysmë kute. Çohen mandej lugat ata të mallkuem, ta nxijnë ymrin. Maste. Kruhej pas veshit. Mendohej. Shtriu edhe një deng pëlhure. E shkeli me këmbë, në cepa, në mjedis, në të gjitha anët. Tridhetë e tre të vdekun nga dymbdhetë kute bajnë? Shënoi diçka në letër, duke e lyer majën e lapsit me pështymë. Mulla Qazimi m’ka thanë, për burra ban edhe ma pak, për gra jo. Dy pash nën dhè, dymbëdhetë kute qefin, gjithsejt bajnë pesëmbëdhetë kute vdekje. Hyri në dyqan dhe doli që andej pa asgjë. Qëndroi në derë. Thirri. Nuk ka ma. Kush e ka ndër mend me vdekë, le të vdesë sot. Pastaj iu kthye atyre që e shikonin. Ikni. Pse m’rrini këtu si gurë vorresh? Nuk kam për ju. Pastaj kërceu nga dera mbi kalldrëmin e rrugës dhe i shkeli me këmbë pëlhurat e shtrira përtokë. Baltë kemi qenë, baltë do të bahemi?
Pak pas mesditës, im atë hyri në Kafen e Madhe. E shtyu derën si me ndrojtje dhe, kur u gjend brenda, picërroi sytë që të shihte më mirë në kishte ndonjë tryezë të lirë në anën e dritësoreve. Atje ishte ulur edhe herën e fundit, para dy muajsh, me bërryla mbështetur mbi tryezë dhe me shikim matanë xhamave që lageshin nga rrebeshi i shiut, ndërsa mendimet e çonin larg, në një endje vâ pa vâ, si ato gjemitë që i merr me vete era e detit. Kishte qëndruar aty më shumë se një sahat, kishte pirë dy kafe sade dhe, në dalje, çirakut ia kishte falë një metelik. Kështu bënin edhe ata burrat e shehrit. Me majat e gishtërinjve të hollë e nxirrnin metelikun nga xhepi i vogël i xhamadanit dhe ia lëshonin në dorë çirakut, që i përcillte te dera me temenà. Paç gjithmonë, Zoti t’ruejt! Çiraku mbyllte derën pas atyre që dilnin dhe kthehej me vrik te banaku, i qetë dhe i heshtur. Dhe i bardhë, si i larë me finjë.
Por atë ditë Kafja e Madhe kishte qenë e mbushur dëng dhe vlonte si zgjua bletësh. Ajrit i vinte erë kafe dhe duhan, dhe një mërmërimë e jermtë zërash pluskonte mbi kokat e njerëzve, deri nën tavanin e lartë. Mirë se erdhe. Çiraku nuk ishte i bardhë, ishte i zbehtë dhe i mërtisur, i nxirë rreth syve, sikur kishte bërë dergjë. E vendosi tim atë te një tryezë afër murit, gati në qoshe dhe kafenë ia solli shpejt, sikur ngutej të ikte diku. Si i ke te shtëpia? Nuk iu përgjigj. Mori tavllën e duhanit, e çoi te banaku dhe solli një tjetër. Pije kafen ma shpejt dhe ik, i tha. Pse? Sot kanë me i vra tre vetë, Hasan Danin, Imer Osën dhe Doktor Kotanin. Pse Doktor Kotanin? Sepse ishte spiun. Nga e di ti? Kështu mora vesh.
Nga dritësoret e mëdha hynte një dritë e hollë vjeshte, e qëndisur anash me ndryshk të vrugtë dhe avuj shiu, që i mbështillte njerëzit me një farë ngathtësie të topitur dhe ua shumëzonte hijet në dy, në tre, në katër, si në dofarë pasqyrash të zeza, që pale ku ishin vendosur. Njëra nga ato hije tim et iu shfaq e bardheme, si e mbështjellë me pluhur tebeshiri. Fytyra e zbehtë, flokët e thinjur, xhamadani me vija, këmisha prej mëndafshi dhe jaka e kollarisur. Ishte Doktor Kotani. Një herë e kishte parë tek tërhiqte hapat ngadalë mbi kalldrëm dhe atëherë pat menduar se vdekja, për të cilën thoshin se ishte e zezë dhe e mnershme, nuk duhej të ishte e tillë. Ajo duhej të ishte e bardhë, si gur i latuar, sepse Doktor Kotani ishte i tillë.
Disa muaj pasi e kishte parë Doktor Kotanin tek kalonte rrugës, im atë e mori gjyshen e tij në krah dhe e solli nga Kraja në Shkodër. Asaj i qe fryrë barku, i qe trashtur gjuha dhe orë e çast fliste jerm. Nuk du me dekë, thoshte, m’ka marrë mbramë xhebraili, kam kenë në botën tjetër, e kam pa, ish ma keq se në Shpellën e Dashit. Në Shpellën e Dashit kishte bolla e gjarpinj dhe vinte një erë e keqe, si të dhjera lakuriqësh. Kur hynë në shtëpinë e Doktor Kotanit, ajo nuk tha më asnjë fjalë. Muret e odës, perdet, minderet dhe vetë Doktor Kotani shndrisnin nga një bardhësi e mermertë, sa të të thernin sytë. E shtrirë në minder, ajo ia mori dorën Doktor Kotanit dhe ngadalë i puliti qepallat, sikur u kredh në katullimë të gjatë e te lumtur.
___________________________________________________________________________________
Ibrahim Berjashi, poet
Ibrahim Berjashi ka lindur ne Krajë, aty ku edhe kreu shkollen fillore. Shkollën e mesme dhe të lartë e kryen në Kosovë. Jeton dhe krijon ne Ulqin. Shkruan poezi dhe proz për fëmij dhe të rritur.
Veprat e tija janë:
”Lule prej guri” – poezi
”E tej malësi e det” – poezi
”Veloret e bardha” – poezi për fëmijë
”Orët e vetmisë” – poezi
”Lundra e humbur” – tregime dhe novela për fëmijë
”Floçka e liqenit” tregime dhe novela për fëmijë
Ja disa nga poezit e poetit Ibrahim Berjashi:
DYER QE S’HAPPEN
Kam ardhur me të gjitha historitë Dhe fusnotat e ruajtura nën lëkurën e gjarpërit Hape portën, jam unë që të kam kërkuar kaherë Mos ma vërbo syrin me pendël hutini Adresa ime nuk ka ndërruar As javën e përmbytjeve të mëdha.
Hapi dyert, nuk jam as Don Kishot as Pirro Personazhe të kësaj drame fatkeqe jemi unë e ti Mos kërko të firmos me gjak fletpalosjen Se më vrave nën pjergullën e sorrave’ Hapi dyert ime zonjë të shpallë dashuri si motit.
METAMORFOZE
Duke ikur nga nata e përrallave të zeza Sheshet e meteorëve U emëruan dhimbje e historisë sime. Ekspozitë që djeg në shpirtë Edhe gjumin ta vjedh me gojë ujkonje Kjo ishte e tëra Që hyri në bllokun e xhepit tim prej bore. Durimi, i biri i Havushës e Ademit Tiranas i pasher, njizetvjeçar U ripagëzua sot në Athinë, Niko. Edhe shpresa vlonjate porosit nga Hamburgu Tash e tutje duhet kërkuar Ursullën Adresë tjetër nuk pranohet. E kush do të jemk unë Stinëve që vjen pas vitheve të pelës A e di njeri këtë parashikim shurran.
PERSOSMERIA E FORMES
Më nuk jemi tradicionalë Sepse në korzo dalim me një këpucë Me bisht dhelpre pas shpine Syzet për diell i vëmë edhe natën Kiur shtrihemi në “krevatin francez”.
Sa shumë jemi përsosur S’ka djallë ta definojë Këtë mit të hijes sonë.
Cdo ditë lëngëzojmë shtrembër Nga xhelozia për parajsë e kosmos. Në rrugë përshëndetemi me dorë të majtë E gjumi s’na zë Pa përtypur gomë aromatike Por shëmbët përsëri po na prishen.
STINE E MBRAPSHTE
Tërë verën i kemi ndjekur mushkajat Edhe ethet s’na kanë ikur nga gjymtyrët Nuk vriten farmacistët tataloshë Që s’kishin hapa qetësimi për pacientët e gjorë As amerikanët llupeshë t’I hidhnin n’litar Pse mbeten pa frymë n’krevatin francez Me prostitutat ruse e motrat shqiptare Ec e bindi malsorët e Briskut të poshtëm Të ma heqin thikën nga qafa ime e hollë Për ta mbajtur një meshë buzukiane Në kishen e dënuar me vdekje Edhe Balshën e tretë deshën ta nxjerrin nga varri Se kishte pas thënë ditën e Motit të Madh – jemi të një gjaku Sa stinë e mbrapshtë!
ME KISHTE PAS HARRUAR ROZAFA
Sëmundja e ujit e kishte përbirë Si një kokërr portokalli Trupin tim të verdhë Postjerët adresën Më kot e kërkonin në tryezën e dallëndysheve Qyteti po vdiste nga tërbimi i kluajve të tredhur. Dita e vjeljes së ullinjve Po hynte në javën e tretë Kush të futet i pari në laboratorium Për të konstatuar grupin e gjakut Në udhëkryq vetëm ora e zezë ulërinë Kur t’i shtrijmë gjymtyrët e mpirë.
Se ç’ishte çmendur Uliam Shekspiri Në dasmën e peshqve me Hamletin marroq Edhe njëqind vjetë po lutej Sabetaj Cevi Pas mureve të kullës së Balshajve Për të mos e zbuluar udhëtimin e mesisë Gjelat s’e thërrasin dot agimin.
Më kot vizatojmë fletëve të zemrës lule Duket se e kanë ngrënë gjinkallat shiun Një stinë para se të vdiste gushti Mua më kishte harruar Rozafa Buzët fosile në shtëpinë e gjarpërit Vuajn dënimin Ura pikon vetëm lot harrimi. RETORIKE C’kemi mbushur kokat folklor Botën e tredhim me një frymë Punë e madhe se ç’ka thotë demoni
Kryesore historisë ia përkufizuam formën Uji do te vrapoje tatëpjetë malit
Tash ka vdekur formula e vjetër Fatn e drejtojmë me telekomandë Asgjë nuk mbetet në shuplakën e Don Kishotit
Edhe orës së murit ja kemi ndrruar ritmin Koha do të ecë për ne Cigare mund te pimë këmbë mbi këmbë Tërë naten e vetmisë së madhe
ORA E BRAKTISJES
Stinë e vashave troket në derë Mrekulli tjetër Nuk ka mbetur As në panairin e ëndrrave Se shuan deti etjen Sa një thërmi edhe dielli Midis syve tanë.
Flisnin zemrat me drithërimë Plagët zgjohen nga gjumi As në librin e të harruarve shënim zyrtarë Se gjallojmë unë e ti Histori e çmendur E këtij mileniumi amoral Ishim të dënuar Të vdesim pa u takuar As diten e Shën Valentinit PARODIA E NATES SE PARE
Ti po vije nga një kohë miti Isha i gjorë për të luftuar në shesh Dhëmbët e gjarpërit kush i duron Ec e mos vdis midis ëndërrës e flakës Kush po thotë se në ditën e lumit Djalli s’i kishte hequr brekët Edhe luante dramën e Piratit pordhec
Gjeli i pa mëshirë pret agimin pas dere Ama vdekja dhuratë shumë e vogel; Atë sekondë flijimi
Pasqyra mërgon përtej kopshtit të çmendur Trupi im për tokë i kishte humbur të gjitha betejat Edhe sa shekuj duhet pritur kamarieren Për një kafe mëngjesi Mbase do të ringjallem.
LETER POETEVE
Ju poet keni zmerën e drerit Me plotikanët Punët u shkojnë pisk.
E dini pse ka ndodhur ky incident Vashat adhurojnë poetët Vashat s’i duan politikanët Pushtetarë Mos firmosni dekretë Për ta dënuar poezinë me gjithë poetë.
Bukuria e stinëve është e poetëve Politikan ju vdisni për atdhe Në mes shalëve të kameriereve. Poetët përherë mbesin të gjallë Në zemrat ne vashave.
CILA VDEKJE MUND TE JETE ME E EMBEL?
Cila vdekje mund të jetë e ëmbël Hyrja në albumin e Majkël Xheksonit spirtuoz Apo nata e vetme në restaurantin “Teuta” Të kalasë së brishtë të Ulqinit baladë
Cila ka më shumë hoje Buzëqeshja hemletiane e Rexhep Mitrovicës Skallëve të teatrit koqeqen të Parisit Bukuria e dhembjeve të Nënë Terezës në Kalkutë Apo dalja e Dedë Gjo Lulit Atje lartë në maje të Deçiqit s bashku me malësorë Për të thënë se jam
Cila t’i qumështon buzët shumë më shumë Kalaveshi I rrushit të pjekur në fushën e Cemit Sharkia e Dervish Shaqës Apo shalët e Dijanës që e alivanosi përjetë princin anglez Nuk ka shije Vdekja nën këmishën e kërrmillit As me syze të zbritura mbi hundë
E JASHTZAKONSHME
Më kishin dënuar me vdekje Fshatarët e katundit Ljare Mua shtegtarin e braktisur.
Në klinikën e errësirës Kishte mbetur e varur në litar Historia e sëmëmundjes “Gjysëmshekulli” zjarr e ankth Nëpër duart prej likeni Vetëm ëndërrat kishin ardhur me stinët Ishin ngrënë pa bukë Edhe tiset e kujtimeve.
E Jashtzakonshme çerdhet e laraskës me një ve qyqeje në mes edhe kur bie shi etja puthë me gjethin e shelgut
Unë një zog I plagosur Me trurin e shpërlarë nëpër kanalizim Frut I kësaj gështenje që s’rron dot Algë e orës së malit që pret të ushtrojë Nga zërat shqip
Edhe pas ndërhyrjes klandestine të kirurgut Duhet ngritur me dekret nga varri të vdekurit Që t’u predikojnë të gjallëve Përse kaq shumë më është hapur zemra.
___________________________________________________________________________________
Hajrullah Koliqi
Hajrullah Koliqi lindi më 7.01.1946 në fshatin Kështenjë (Krajë). Shkollën fillore e kreu ne Kështenje, përkatësisht në Ostros, pas së cilës kreu dhe Shkollën Normale të Prishtinës. Pak kohë ishte mësimdhënës I Gjuhës dhe I letërsisë shqipe në Shkollën fillore te Ostrosit. Studioi Pedagogjinë në fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe diplomoi më 1972.
Në vitin 1973 hajrullah koliqi u zgjodh asistent në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Doktoroi në vitin 1982. Aktualisht, prof.dr. Hajrullah Koliqi është mësimdhënës I Historisë së pedagogjisë dhe I Andragogjisë në Degën e Pedagogjisë së fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Nga numri I madh I punimeve te tija shkencore, publicistike, fejtoneve, teksteve., te publikuara në revista e gazeta të ndryshme, vend me rëndësi zen monografia:Aleksandër Xhuvani-puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike (1987) si dhe botimi I dyte I plotesuar dhe I permirësuar I këtij teksti (1990)
Krahas veprimtarise arsimore e shkencave pedagogjike, prof. dr. Hajrullah Koliqi tregoiinteresim dhe per historine kombetare, per te cilën gjë deshmon edhe kjo monografi qe kemi ne dorë.
___________________________________________________________________________________
Muharrem Hardolli
Muharrem Hardolli lindi ne Hardok, Ostros i vogel me 11.10.1951. Shkollen fillore dhe tetevjecaren e kreu ne Ostros ndersa gjimnazin ne Ulqin. Pas kryerjes se gjimnazit regjistrohet ne Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Dega e Historis ku u diplomua me 01.07.1997. Është profesor i parë i kësaj lënde që jep mësim në Shkollën e Ostrosit.
Pas formimit të subjektit të parë kombetarë, LD në MZ u zgjodh kryetar i Degës së LD në MZ në Krajë. Këtë funksion e ushtron nga vitit 1990-1998. Nga viti 1998 deri në vitin 2001 ushtroi vullnetarisht detyren e kryetarit të Bashkësisë Vendore Ostros kur emigroi në SHBA.
Hardolli ka botuar keto libra:”Vëllezërit martirë, Abdyl e Xhelal Hardolli”, “Fisi Hardolli ndër shekuj”, “Mori Kraja nën Rumi”, “Kranjanet në Amerikë”, “Shkolla shqipe ne Krajë”, dhe “Historianët që kanë shkrua për shqiptarët në Mal të Zi”
Ali Gjeçbritaj
Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh, Krajë me 1953. Shkollen fillore e ka kryer në Arbnesh, tëtëvjeçarën në Ostros, shkollën normale në Shkup. Ka studiar në Prishtinë. Merret me shkrime të ndryshme. Shkruan poezi, tregime, publicistikë etj. Punon mësues në Shkollën fillore nëntëvjeçare “Gj.K-Skenderbeu” në Ostros.
Bashkpunon me Redaksinë e gjuhës shqipe në TVMZ, Radio e Malit të Zi, Radio Ulqini, Radio Tivari, Televizioni Teuta etj. Është bashkëpunëtor i të përjavshmës “Koha Javore”, anëtar i redaksisë së revistes “Buzuku”.
Ka botuar përmbledhjen me poezi “Motet”, “Gjurmët e moteve” dhe “Shkolla ne Kraje 1929-2009″/
Muzika kranjane

Disa kenge popullore kranjane
Krajl Nikolla me sy n Shkoder
Krajl Nikolla me sy n Shkoder:
-Nal ku je o,Kraja e vogel!
Ktu na ke Nikoll t vraft buka,
Nuk isht shua Osa Kuka.
Ne Lesender,ne Vranin,
Lufton Kraja me Cetinj.
Gjimon qielli,dridhet toka,
-Joj,serdare!-Kasem Gjoka.
Tym e flak u ndez Muriqi,
Aty u vra Pop Vujoviqi.
N luft t Krrics kush ra i pari?
-Ali Brahja ,Bajraktari.
Kush e vrau n Shkoder valin?
-E vrau Kraja zemerzin.
Has Lik Doda,ezhderbaja:
-Yryc djelm!-He u past Kraja!
Hoxha Lani me t an e vet,
Mir pa qet,ma mir pa vret.
Ka shingllija pa vjen zani,
Cka pa lufton Dush Tukemani.
Cka ushton andej ka poshti?
-Arnautka(pushka)e Adem Boboshtit.
Ne Stamboll kush e la nam?
-Myrta Ftjani atij i kan than.
Kush i doli ball mejdanit?
-Tahir Pasha ,zog kranjanit.
Me 12-ten n Vlore kush mrriti?
-Patrioti Cuf Selimi.
-Kuku majko!-ndihen gjam,
Neper Kraj eshtnat i kan lan,
Shum vojnik e kapidan.
-Srpski Skadar,gjithnji than.
Kush luftoi me nji ushtri?
-Smajl Isufi me shokt e tij.
Narednikun kush e bori?
-Ky Luc Pjetri si sokoli.
per Shqypni e troje tona,
-Ra theror ky Lek Perkola.
Sikur ai edhe Pater Zefi,
-Kjo shqiponj me shpirt profeti.
Po me gjak kush lau vatanin?
-Ai ma trimi Hasan Dani.
Per atdhe jeten e dhan,
bijt e shqypes shum kranjan.
N Krajen ton ka kjen zakon,
Me luftue per vatan,
Per kto male e per liri,
per flamurin kuq e zi.
Kangë Kranjane
O medet si u ba dynjaja,
çe n’Tivar, Ulqin e Kraja.
Kah t’shetitsh nëpër dynja,
njeksi gjinsh kurrkun nuk ka,
qi gërrgasin për dynja.
Nji femën në rrugë me neshë,
ajo pak edhe m’u qeshë,
menjiherë thonë e ka mikneshë.
O gërrgás, o i biri horrit,
a’j menon ti dopak vorrit?
Ti vorrit çka do me’j çuo,
pa imam ku do me shkuo,
Ku me shkuo pa imam,
se atje me folë nuk lânë,
as me folë as me gërrgá,
atje isht tjetër dynjá.
Sado vonë atje qi t’shkojmë,
si kush bon ashtu do t’shkonje,
t’mirë e t’kqitë i peshojnë.
Kta gërrgásat me’j niguo,
s’kish metë gruo pâ u lshuo,
asnji vajzë s’kish me u fejuo.
Për me folë si isht e drejtë,
isht e drejtë e por qi s’kâ,
gërrgásat kanë dalë n’dynjá,
tjetër s’bâjnë veç gërrgá,
por ishalla s’i nigojmë,
nji fjalë niejnë dhetë i shtojnë.
Kush do t’ijet shoku jem,
mos me folë çka t’vjen nër men,
por me folë donjë fjalë me ven,
aj nër t’moçëm ka kuven,
shoqnija e bon për sen,
hem për sen hem për burrni,
kurse flet fjalë me urti.
Aj qi isht pak fukará,
mos shetise nëpër dynjá,
me ulë kryet mos me pá.
Allafranga mos m’u veshë,
mos m’u veshë moj allafranga,
se nuk ké me mathë opanga.
Me t’u nodhë donjë mik te votra,
lypet mishi edhe grosha,
masenej edhe orizi;
nji mos kjoshin kto të trija,
mos i shko kurrkuj te shpija.
Sa me hángër për márri,
te zenjini s’ke çka bon,
se aj shtremtë e të shikon,
aj te ti e s’ka çka bon;
njekshtu janë nja disâ,
edhe t’mirë zenjina kâ,
ka zenjin qi t’vjen me’j shkuo,
begenis me bjeseduo,
me rá ngushtë kqyr me t’nimuo,
me rá ngushtë edhe t’nimon,
atë dynjá e fiton,
n’ket dynjá vetin neron.
O medet si isht bo mileti,
thonë ká tretë e beriqeti.
Kta vejushat qi s’kanë djalë,
s’bon kush nijet gjâ m’u falë.
Çka fitojnë dhe ata qi kanë,
sa bohet me dalë n’derë,
e shanë tamën pesë qin herë.
Sa bohet me shkuo çoban,
atëherë shkolla e kërkon.
Dymdhet vjeç shkollën maron,
masanej e asqerija,
asqerije hangarija,
hangarije vjet për vjet,
kshtu maron njekjo jetë.
Burrë mâ t’poshtër kun nuk ká,
se aj qi bon shamat me grá.
Edhe grá t’mârra ká,
të idhnon e t’bon me’j rá,
nji kjothtë fajtore, faqja bardhë,
nise t’shkonje kah ká ardhë.
NË QAFA TE SHKODERASË
Ne qafat te Shkoderasë
Bini arra e zojë mbi arrë
Nën hije të njasaj arrë
Qendiste nji vash e bardh
Tre çabana qe ruajn delet
Po i lavdohen vashes-o
A e presim vashen-o
A e grabisim vashen-o
S’pi grabisim vashen-o
Po pa biejm n’mirafa
E po quajm shenjin-o
Kush ti bjer shenjit-o
Ai ta marr vashen-o
Qiti ma i pari çaban
Ai e qiti se fitoj
Mjera nana qi e rrit
Mjera motra per vella
Ma mir vasha qi s’e ka
Qiti ma i dyti çoban
Neper gem te arres-o
Ai se thej o shenjin-o
Mjera nana qi e rrit
Mjera motra per vella
Ma mir vasha qi s’e ka
Qiti ma i treti çoban
Ai e qiti e fitoj
Lumja nana qi e rriti
Lumja motra per vella
Ma lum vash qi e ka
Hajde vash a vjen me mua
Se me shenj un tkam fitua
Se me kjanë mua nana mue
Se me kjan e me vajtan
Kurrë as kurrë smë harron.
Marre nga Krajaonline


Leave a Reply