I. Rrënjët gnoseologjike:
* Lashtësia: Rrënjët e Besës lidhen me traditat e hershme të popullsive ilire: nderi, fjala, mikpritja dhe besnikëria ndaj bashkësisë.
* Mesjeta shqiptare: Koncepti i besës shfaqet në burime mesjetare dhe zhvillohet si pjesë e së drejtës zakonore. Në shekujt XIV–XV, fjala e dhënë, marrëveshja dhe garancia ndërmjet familjeve e bashkësive kishin rëndësi juridike e shoqërore.
Shembuj:
* 1444 – Besëlidhja e Lezhës: Aleanca e princërve shqiptarë nën drejtimin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu mund të shihet si shembull i besëlidhjes politike.
* Kanuni: Në traditën e njohur, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Besa merr formë të qartë zakonore: fjala e dhënë, garancia e sigurisë dhe, në raste gjakmarrjeje, pezullimi i përkohshëm i konfliktit. Shkelja e saj ishte cenim i rëndë i nderit dhe rendit shoqëror.
* 1878 – Lidhja e Prizrenit: Tradita e besëlidhjes dhe solidaritetit ndërkrahinor ishte pjesë e kulturës politike shqiptare, megjithëse Lidhja e Prizrenit ishte organizatë politike e ushtarake moderne për kohën; jo thjesht – një “Besë” kanunore.
* Shek. XX – Lufta II Botërore: Besa u lidh edhe me mbrojtjen e mikut dhe të atij që kërkonte strehë. Ky dimension përmendet në historinë e shqiptarëve që strehuan hebrenj gjatë Holokaustit.
Një formulë tradicionale që e përmbledh fuqishëm Besën, është: “Shqiptari kur jep fjalën, jep Besën.”
————————————-
II. Çfarë është “BESA”, strategjia e re e Ramës?
Sipas artikullit 26 korrik 2026, Kryeministri Edi Rama u ka paraqitur ministrave dhe deputetëve socialistë një strategji për mandatin e katërt, të titulluar “BESA — nga transformimi i vendit te forcimi i besimit”.
Dokumenti pranon një problem politik thelbësor: pavarësisht shumicës së madhe parlamentare, qeverisja përballet me krizë besimi te qytetarët:
– Rama ia atribuon këtë paaftësisë së institucioneve për të dëgjuar, informuar, shpjeguar dhe reaguar ndaj shqetësimeve të publikut.
Në media kjo “paaftësi” shpesh konsiderohet si : “ Mungesë transparence”.
Ai e quan situatën aktuale: “paradoksi i suksesit”: pra, “sa më shumë zhvillohet një shoqëri, aq më pak kënaqet me atë që është arritur dhe aq më shumë kërkon atë që ende mungon”.
Sipas kësaj logjike, tre mandatet e para përfaqësuan “shtetin që ndërton”, ndërsa mandati i katërt të bëhet “shteti që kujdeset”.
Edhe ky citim nuk shkon paralel me “suksese” në tre mandate… Në adnjë mandat nuk janë realizuar premtimet; në tre mandatet e më tej kanë ndodhur: përhapje masive canabis, porte që kanë shpërndarë drogat e bardha; ndërtime tej kërkesave, betonizime dhe kulla të larta si mjete pastrimi të parave; çmimet më të larta në shumë mallra dhe naftën, në Ballkan; gjymtime në zonat e mbrojtura; disa VKM e ligje të debatueshme që po përballen nga ‘Revolucioni i Flamingove’ për 85 ditë të nxehta të kësaj vere të thatë 2026!
Ku hyn institucioni: “Besa”, sot në ditët ‘80, të Protestës?
Metoda BESA, sipas KM, mbështetet në shtatë aftësi të qeverisjes:
të dëgjojë,
të provojë me fakte,
të shpjegojë,
të kujdeset,
të masë rezultatet,
të mësojë nga gabimet dhe të parashikojë e parandalojë krizat.
Lind pyetja, retorike, pse na duhet “Besa” për të bindur këtë popull, kur AI ta ka “dhënë Besën” sa herë të ka votuar? Kjo nuk bën sens, jo si transparencë por si justifikim i pasojave të kaluara, sinjal që pranon keq- funksionim të levave të shtetit. Ato le të japin llogari, për fajin: – secili, sipas hierarkisë!
Zbatimi në të ardhmen:
Parashikohen mekanizma konkretë:
-dëgjesa të strukturuara publike,
-dosje provash për vendimet,
-memorandume shpjeguese,
-Indeksi i Kujdesit,
-një panel publik performance,
-analiza pas zbatimit të politikave dhe
-një sistem paralajmërimi të hershëm.
A nuk janë këto sintoma hapje kalendash:: me rinisje të proçedurave të zvarritura, 36 vjeçare? Pra… shpresa; iluzione të humbura!
Në nivel institucional parashikohen “Njësia BESA”, pranë Kryeministrit, platforma dixhitale “Flamingo Mirror” për publikimin e dokumenteve dhe angazhimeve qeveritare, si dhe një Barometër Kombëtar i Besimit për matjen periodike të besimit të qytetarëve.
A nuk po iludon të mbyllë handikapet me ankesat e parealizuara ndër vite, me disa “Artifice të reja”(platforma, barometër)? Duket se janë kopertura që mbulojnë pisllëkun e kaluar! Populli don : Mirëqenjen e merituar; infrastrukturën sa më të mirë; sigurinë e plotë të jetës; drejtësinë e demokracinë funksionale.
A i kemi siguruar ende këto që populli ua ka dhenë BESËN?
Disa modele të propozuara:
1. Prova e parë do të jetë Vjosë–Narta. Brenda 90 ditësh premtohen dëgjesa me banorët, protestuesit, shkencëtarët dhe bizneset, një vlerësim i pavarur mjedisor dhe ekonomik dhe publikimi i dokumenteve jo-konfidenciale.
Më pas duhet të merret një vendim i arsyetuar.
Kjo do jetë rruga e duhur: Po pse nuk është nisur prej v. 2021, por me colusione të padukshme me J.Kushner & Katarr-Co. për atë ishullin privat dhe zonën mjedisore Nartë-Zvërnec? – A tani në ditën 85 të Protestës u dashkan “filluar” studimi, plani mjedisor, skemat, fizibiliteti, mjetet realitiese, pagesat e mundësitë?
Po ato 450 projektet e atij libri që prezantoi
së fundmi Edi Rama, ai i kanë ndonjëri prej tyre – këto parametra shkencorë- mjedisor, ekonomiko -financiarë, të realizuara e transparente? A kanë nevojë për kohë, kronikime, dhe mundësi objektive realizimi?
Në përfundim, Rama e paraqet këtë kthesë si “Rilindja 2.0”: Kalimin,
– nga Transformimi fizik dhe Ndërtimet;
– te cilësia e shërbimeve, mirëmbajtja, përgjegjshmëria dhe rikthimi i besimit.
A duhen “transormime fizike”? – PO, por shumë prej syresh, duhen “ristrukturuar” sipas një genplan-i të qëndrueshëm perspektiv. Sa nuk është ende vonë! Le të themi për Zonat e Plazhit: Atje ende nuk kanë sistem mbrojtje e filtrimi – ujrat e zeza kudo përfundojnë në trupin e plazhistëve(!?). Ka një tendencë për superngarkesë të zonës relaksuese me shezlongje. Duhet të fillojnë turnet, si në disa shkolla!
Kësh, si përfundim:
“BESA” paraqitet si përpjekja e mandatit të katërt për ta kthyer qeverisjen nga:
– “ne ndërtojmë dhe vendosim”, në
– “ne dëgjojmë, argumentojmë, kujdesemi dhe japim llogari”.
Por ka një dallim të rëndësishëm: kjo “BESA” është emërtim politik dhe metodologjik i qeverisë,
– jo vetë institucioni historik shqiptar i Besës
– fjalës së dhënë.
Pikërisht krahasimi midis këtyre të dyjave është interesant:
– a i përgjigjet “BESA” e Ramës kuptimit tradicional të Besës shqiptare, apo është kryesisht një markë politike?
Çdo Qeveri: Vjen nga populli, Përfaqëson Popullin, Punon për Popullin, dhe mbaron mandatin në shërbim të Popullit”.
– Ky ka qenë e mbetet amaneti i Themeluesve, Baballarëve të mëdhej të SHBA, aleatit tonë themelor të përjetshëm!
Përfundim BESA është institucion:
Nuk toleron propagandë; presupozon ndaj popullit,që i shërben! @highlight
Burimi/Facebook


Leave a Reply