Mbiemrin nje simbiozë katoliko-orthodokse. Familja ime e ka pranuar Islamin para dyqind vitesh. Jemi me fis Kelmend, derisa sot kelmendas ka edhe muslimane, edhe katolike. Të vjetrit e mi kanë festuar bajram e respektuar pashkë. Kam shokë të besimit islam që janë martuar me katolikë por edhe anasjelltas.
I kemi dashur rrëfimet për betejat e Mehmet Shpendit pranë Dedë Gjo Lulit. Jemi rritur me veprën madhore të Fishtës kushtuar Osman Kukës. Jemi motivuar me fjalimin e Hasan Prishtinës në varrimin e Luigj Gurakuqit, derisa na kanë mbushur jetë betejat e Agim Ramadanit e Pren Marashit.
Kjo është bukuria e popullit tonë. Kur emrat, mbiemrat e fetë nuk na ndajnë, por na bashkojnë. Ky është themeli i shqiptarizmes. Dhe si popull do të rrojmë deri atëherë kur jetojnë këto vlera mes nesh.
Burimi/Facebook


Leave a Reply